Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Glaukus, secili ne kete teme ka shprehur mendimin e tij per temen. Une kam shprehur mendimin tim te cilin e ka perforcuar edhe Z. Alibali ne shkrimin e tij ku flet per "Gage, karten e djegur", ashtu edhe nga disa shkrime te Mero Bazes, qe mundi jo vetem te nxjerri kete takim sekret ne drite, por edhe ta dokumentoje me foto.

    Ka njerez qe analizojne, ashtu sic ka njerez qe komentojne analizat. Mua me pelqen te analizoj, packa se cfare mendon vizitori, glaukus e kompani. Ndryshe nga shkrimet e gazetareve ne Shqiperi qe shkrimet u ikin sipas diteve me gazetat qe shiten, shkrimet e Albos jane ne forum sot e mot per shqiptaret ti lexojne dhe komentojne.

    Pra glaukus, je i lire te komentosh.

    Mos ki frike se mendime te ashpra do i bejne keq Forumit, perkundrazi do terheqin me shume persona qe duan te lexojne e te shkruajne ato gjera qe ia thone njeri-tjetrit ne rruge , klube a shtepia ...
    Forumi shqiptar nuk eshte kafene por eshte KUVEND. Fjalet e kafeneve jane fjale bajate, kurse ne forum shkembehen MENDIME dhe IDE. Me fjale bajate merren vetem njerezit e vegjel qe u duket se bejne politike duke marre neper goje X politikan e Y parti. Ne kuvend marrin pjese BURRA e GRA te cilat me fjalet qe nxjerrin nga goja, fitojne respektin e atyre qe i lexojne.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #62
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Me kujtohet rasti nje "greku" te lindur e rritur larg atdheut, qe ashtu si shumica e njerezve te tille, jane te mbushur me ndjenja patriotike per vendlindjen e tyre.
    Kur filloj konflikti ne kosove, ky "greku" shprehte hapur urrejtjen e tij kundra shqiptareve te kosoves, si dhe denonte qendrimin e perendimit karshi ketij problemi. Ai fliste me ndotje per shqiptaret dhe shqiperine. S'di pse, pas takimit dhe njohjes me disa shqiptare, ndoshta nga indiferenca e tyre karshi tij si "grek", ketij robit i lindi ideja te pyese kusherinjte e tij te mbetur ne greqi per origjinen e sakte te familjes tij. Dhe ndodhi e pamenduara, gjysherit e tij ishin shqiptare (arvanitas). S'di a e tmerroi ose jo nje lajm i tille, si dhe cili eshte pozicioni i tij ketej e tutje ndaj shqiptareve. Por une mendoj qe ai s'ka se si te jete armiqesor si perpara.

    Kam frike se dhe tek Gage, ka mundesi te ket ndodh nje gje e tille, te kete mesuar diēka sekrete rreth origjines se tij "greke". S'eshte ēudi qe kur ai shprehet qe; "eshte gati ta perfaqesoje shqiperine ne Bruksel" ta kete me te vertet nga dashuria qe ndjen per origjinen e RE te tij.
    Pa dyshim Gage eshte njeri me kulture te gjere, si i tille i kupton mire disa gjera, megjithese ka raste me vonese. Ai mund te kete kuptu, qe "par ignorance" konsideronte si "greke" vetem orthodokset dhe si "turq" vetem muslimanet.
    Te njejtin konsideracion kishte dhe Fishta per shqiptaret, ata te besimit musliman ai shpesh i merrte per "turq".
    Ky ndoshta eshte ZBULIMI I RI, i Gage. Ai me ne fund ka kuptu qe GJAKU SHQIPTAR rrjedh ne damarret e Zotave te Olimpit Grek dhe per rrjedhoje edhe ato te tokes meme greke.

  3. #63
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pergjigje greko-amerikanit, qe mbeti pa pergjigje

    Nga Hajredin Isufi/ Para disa ditesh ne ekranet e televizioneve shqiptar dhe ne mediat e shkruara u be e njohur ardhja ne Shqiperi e Kryetarit te Lobit grek ne Amerike, Nikollas Gage (Emri i tij i vertete eshte Nikolla Gaxho). Ai dha nje interviste ne nje televizion privat. Ne ate interviste riprodhohet nje akuze e rende, shpifje ndaj cameve, per te cilat qarqet shoviniste greke i kane akuzuar camet qe me 1940. Ne intervisten e tij, Nikollas Gage deklaroi se "camet u perzune nga Greqia pas Luftes se Dyte, por bashkepunuan me nazistet. Disa nga keta njerez erdhen dhe dogjen bashke me nazistet fshatin tone".

    Cdo lexues i vemendshem pyet: nga c'burime historike te paanshme del qe camet paskan qene bashkepunetore me fashistet, vrasesit e grabitesti e te krishtereve ne Cameri?

    Kur e degjova deklaraten e Gages u preka shume dhe krijova bindjen time se nuk kishim te benim me nje shkrimtar te njohur e publicist te talentuar, por me nje kalemxhi te rendomte, nje mbartes te reminishencave te nacionalizmit grek te shekullit XIX. Personalisht duke hulumtuar ne fushen e historise per Camerine kam hasur shume sulme e shpifje denigruese ndaj shqiptareve si nga aparatciket greke te mepasshem ashtu edhe nga kalemxhinjte e dekadave te fundit. Nuk kam reaguar, por ato qe kisha per te thene i kam trajtuar ne librin tim te botuar kohet e fundit per Camerine.

    Me kete shkrim, po nderhyj per t'iu pergjigjur greko-amerikanit, qe mbeti pa nje pergjigje per te sqaruar dy ceshtje: Cili ka qene qendrimi i cameve gjate Luftes se Dyte dhe e dyta, cilat kane qene dhe jane lidhjet e muslimaneve came me vellezerit e nje gajku ortodokse came.

    ****

    Qeveria fashiste e Metaksajt, ne pragun e shperthimit te Luftes se Dyte nisi nje propagande ne radhet e te krishtereve kunder muslimaneve. Kjo beri qe ne Cameri te krijohej nje situate e tenisonuar dhe konfliktuale. Kesaj fryme percarese i sherbeu edhe itnernimi ne mase i meshkujve cam nga 17-75 vjec. Ne Cameri u shkallezuan veprime te pashembellta te dhunes dhe grabitjeve ndaj shqiptareve. Lidhur me kete, nje shkrimtar grek ne vepren e tij pohon as me shume dhe as me pak, keto fjale: "te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin cfare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve".

    I.Sarras "Historia tis periokis Igoumenitsis 1900-1950, Athine 1985, f.623)

    ****

    Nje vale egersie e pashembullt dhe nje mizori cnjerezore shfrynte mbi grate, pleqte dhe femijet e pambrojtur. Ishte permbysur dhe shkelur cdo gje: besa, buka, miqesia, vellameria, krenaria dhe rregulli. Ligjin e vendosnin kriminelet dhe kusaret qe nxiteshin nga kokat e nxehta, te vendit dhe propaganda e huaj. Camet, shkruan Jani Sharra, plackiteshin ne mes te dites, therriteshingra e vajza te bukura dhe perdhunoheshin (J.Sara, po aty f.631)

    Ishte koha kur camet muslimane perjetonin nje tragjedi, vertete e denje per t'u luajtur nga Eskili i lashte grek.

    Kur u kthyen camet nga interrnimi, ne veren e vitit 1941, u perballen me dhimbje e veshtiresi te medha. Shume prej tyre gjeten ne familjet e tyre gra e vajza te perdhunuara nga greket. Te krishteret, qe tashme ishin te pambrojtur prisnin qe camet muslimane te hakmerreshin ndaj tyre gje qe per cudine e tyre nuk ndodhi. Kete akt njerezor, qe shprehte mencuri e maturi, ja sesi e pershkruan nje hsitorian grek: "Bido Dulja kur u kthye ne Gumenice nga interrnimi dhe pa qytetin e kthyer ne germadha nga fashistet, shprehu dhimbje dhe deshperim, megjithe dhimbjen per vellane dhe dy djemte e tij te masakruar nga greket".

    (N.Zhongo, Anglikos...qe ethniqi antistasi, 1940-1945, vell.I, f.138)

    ****

    "Muslimanet shkruan me tej ky autor, me logjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem, perkundrazi fshataret muslimane te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastreze te Gumenices per t'u kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe placken qe u kishin grabitur te krishteret" (Po aty). Paria e Camerise, kur vendi ishte pushtuar nga fashizmi, krijoi Keshillin Administrativ te Parise se Camerise. U mendua se me anen e tij do te administrohej vendi, do te zgjidheshin mosmarreveshjet, do t'i vihej fre cdo veprimi te padrejte qe do te merrej nga elemente te vecante sidomos ndaj te krishtereve. Keshilli, caktoi denime te renda per vrasesit dhe grabitesit. Ai predikoi paqe dhe bashkejetese ne harmoni te plote midis muslimaneve dhe te krishtereve. Keshilli cam tregonte hapur se ishte jashte cdo ndikimi te politikes fashiste dhe te perkrahesve te saj. Bashkejetesa dhe harmonia nuk u pelqye as nga qarqet shoviniste greke, as nga pushtuesit e huaj. Ata synonin qe ta hidhnin popullin ne vellavrasje, duke mbjelle urrejtje tek te krishteret per muslimanet dhe anasjelltas.

    Kaosi dhe anarkia tashme kishte dale ne shesh dhe cdo gje ishte jashte kontrollit. Gjendja ne Cameri ishte tensionuar shume. Lufta vellavrasese ishte ne pragun e shperthimit te saj. Masa e popullsise came e shihte me frike e dhembje te thelle gjendjen e tensionuar dhe tregohej e matur dhe e permbajtur per t'u distancuar nga rruga qe sillte krim dhe kaos.

    Nderkohe, bandat greke kishin filluar raprezaljet. Aksioni i pare i bandes se Vasil Ballumit nga Spatharati i Margellicit vrau Jasin Sadikun nje nga paria muslimane e Margellicit. (Georgiu, B. "Istoria tis andistasis 1940-1945, vell.I, f.115)

    Ballumi me pas kapi dhe vrau 14 vjecarin Gjinika, te cilin me pas e dogji gjysme te gjalle. Nderkohe edhe elemente te vecante came ne shenje hakmarrje ndiqnin te krishteret. Ne keto rrethana kreret e Camerise organizuan ne Xhamine e Madhe te Kaskes nje mbledhje ku ishin thirrur muslimane e te krishtere te parise se fshatrave te kazave te Camerise. Thirrja qe doli ne ate mbledhje ishte qe te mos krijohej armiqesi dhe gjakderdhje ne mes muslimaneve e te krishtereve qe nxitej nga propaganda fashiste dhe Napolon Zerva. Mbledhja e Kaskes dhe idete qe shtroi, nisen te perhapeshin e te propagandoheshin ne masen came dhe dukej se dita dites po e luante efektin e vet. Ne kete kohe, familja Gjinika ne shenje hakmarrje per te birin e masakruar nga V.Ballumi, kishte kapur peng djalin e vrasesit dhe e mbanin te izoluar ne shtepi pa e keqtrajtuar. Tek muslimanet e Margellicit dhe tek familja Gjinika ndodhi ajo qe e priste as vete banditi vrases, Vasil Ballumi, lirimi i djalit te tij.

    E solla kete shembull per t'i treguar kryetarit te lobit grek ne Amerike se ai nuk e njeh as finsikerine e shqiptareve te Camerise, as shpirtin e tyre human. Dhe nisur nga keto vlera te rralla te mases came si tek muslimanet ashtu dhe tek te krishteret, po te jetonte ne Cameri, ne vendlindjen e tij, ai do te ishte me i pergjegjshem dhe me i matur ne deklaratat e tij kur eshte fjala per problemin cam.

    Z.Gage ka nje mungese te plote informacioni kur i akuzon shqiptaret muslimane te Camerise si; vrases, kriminele, grabites. Ata greke qe i kane njohur nga afer camet ne vitet e Luftes se Dyte Boterore kane mendim krejt te kundert me kryetarin e lobit grek V.Gage. Keshtu per shembull historiani Zhongo, qe ka jetuar gjate midis cameve muslimane dhe i ka kaluar vitet e Luftes se Dyte midis tyre, ne nje nga veprat e tij deklaron: "Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases e kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshataret e krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave muslimane".

    (Zhongo, "Anglikos qe ethniqi antistasi...vell.I f.146)

    Cilat kane qene lidhjet e muslimaneve came me vellezerit ortodoks te nje gjaku dhe qe ruhen si te shtrenjta deri ne ditet tona?

    I kujtoj zotit Gage se keto lidhje jane te vjetra dhe ruajtur brez pas brezi deri ne ditet tona. Ju z.Gage me siguri nuk i dini se jetoni larg vendlindjes dhe jeni jashte fushes se historise ku mund te mesonit. Historiografia greke e vjeter dhe e re madje dhe ajo e huaj i trajton bukur keto lidhje qe deshmojne per besnikeri e devocion ndaj njeri-tjetrit deri ne flijim. Muslimanet e te krishteret kane qene perkrah njeri-tjetrit kunder nje armiku te perbashket dhe jane pare midis tyre si bashkeluftetare e vellezer. Pa dashur te zgjatem dhe te hyj ne ngjarje historike po sjell vetem nje kenge popullore came per te konkretizuar idene qe shpreha me siper. Kete kenge e kam gjetur ne fshatin e krishtere Shenice ne zonen e Prevezes qe ne kujtesen e popullit ishte ruajtur brez pas brezi shqip.

    Vargjet e kenges jane:

    -Ti moj plaka morfaqate

    A ke vend te rri sonte?

    -Kam sonte e si sonte

    Bujur, lule, trim zotrote.

    Kenga i takon viteve 1840-1850, kur Lule Capari nga Paria e Luaratit te Margellicit ndiqej nga qeveria turke si kundershtar i sundimit osman. Ai gjeti strehe e bese tek te krishteret fqinje te Morfatit.

    Tani le t'i kthehemi viteve te Luftes se Dyte, asaj periudhe qe z.Gage i akuzon camet me shprehjet me denigruese dhe si te gjithe komunitetin cam edhe mua me kane indinjuar se tepermi edhe si bir i asaj krahine, qe kam ikur nga Cameria 3 vjec me i madh se Gage kur u largua nga Camandaj. Dua t'i kujtoj z.Gage se edhe ne ato vite te veshtira 1940-1944 camet muslimane dhe te krishtere ne masen derrmuese te tyre nuk e kane pare kurre njeri-tjetrin si armiq per jete a vdekje. Elemente te vecante pati nga te dy anet qe propaganda shoviniste greke dhe ajo fashiste u mori mendjen. Ne Cameri ka nje shprehje te arte: "Pyll pa derra s'ka".

    E verteta eshte se masa derrmuese e popullsise shqiptare muslimane 'ame i qendroi besnike tradites se lashte te bukes dhe ujit qe kishin ngrene e pire tek njeri-tjetri. Historiani grek Zhongo ndalet ne vepren e tij dhe ia ben te njohur lexuesit kete fakt duke thene: "Eshte per te theksuar se pikerisht ne kete kohe paria muslimane e kazase se Filatit dhe te Gumenices...nuk lejuan "keqberesit" te benin deme ne njerez e ne prodhimet bujqesore" (Zhongo, Anglikos...f.148)

    Ne maj te vitit 1943, Kastriza, fshat i madh i krishtere u sulmua nga individe te vecante muslimane ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve. Paria e krishtere e Kastrizes, perballe rrezikut qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere kerkoi ndihmen e parise se fshatrave muslimane te Varfanjit, Salices, Grikohorit, Graves etj. Ne pergjigje te Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me ne krye hoxhen e fshatit te Varfanjit. (J.Sarra, vep.e permendura f.648).

    Dyert e muslimaneve te Camerise ishin te hapura ne cdo kohe per vellezerit e tyre te krishtere. Ata tek muslimanet gjenin mikrpitje bujari, mbrojtje dhe bese. Keshtu, p.sh ne fshatin Kastriz bashkefshatari musliman si Rexho Hasani mori ne mbrojtje ne shtepine e tij Pilo Dhimen, Ilia Dashin e Thoma Dadon derisa u qetesua gjendja. (J.Sarra,...f.564)

    Abdul Nurcja dhe Sako Braho nga fshati i Spatarit te Filatit per te mbrojtur te krishteret e Kostrizes shkuan me 30 cam te armatosur dhe moren ne mbrojtje te krishteret Aleks Athanasin, Gogo Gjeorgjiun e shume te krishtere te tjere dhe i shpune ne shtepite e tyre ne Spatar duke iu ofruar dashuri dhe mbrojtje per jave te tera. (J.Sarra...f.653)

    Rustem Izeti ne fshatin Koske te Filatit. Jo vetem qe e mori nen mbrojtje ne shtepine e tij Koco Gjiken nga fshati Skupice e Sajerdhes, por e beri dhe vella per shpirt dhe njera nga grate came te Rustemenjve i pagezoi Koco Gjikes djalin e tij, Fotin. (J.Sarra...f.653)

    Per te mos u zgjatur ne kete pike qe jane te shumta me fshatrat muslimane came do te jap edhe gjurme te pashlyeshme ne kujtesen e ne zemrat e te krishtera deri ne ditet tona. Ne fshatin Rrezanj, ne anen e xhadese, ne te majte kur shkon nga Gumenica ne Minine, jane rrenojat e nje shtepie, ngjitur me varrezat e fshatit te populluar nga te krishteret kolone. Brinje rrenojave te asaj shtepie eshte ngritur nje kishez e vogel ne miniature (konizem) dhe qirinjte ne te nuk shuhen as dite, as nate.

    Mesoje zoti Gage edhe ti se atje ka qene shtepia e prinderve te mi dhe konizma lidhet me nje ngjarje. Babai im me perkrahjen e fisit te vet dhe te fshatit i shpetoi jeten Strati Vrisit nga Grikohori duke vene veten dhe femijet e tij ne rrezik. I ndjeri Strati, kur familja jone iku nga terrori i eger i bandave beri ate kishen e vogel per te kujtuar te zoterit e shtepise dhe vendin ku iu shpetua jeta. Kete histori e dine tashme mire te krishteret e Kariqanjit, te Kalishtatit, te Peshtanit dhe te gjithe fshatrat e krishtera te Gumenices e te Filatit.

    Tani le ta gjykoje masa e lexuesve dhe e njerezve te ndershem e te padogmatizuar se sa pa baza jane deklaratat me shprehje te pahijshme e te pabaza qe dalin nga goja juaj z.Gage, kunder cameve. Keto shpifje qofte edhe per konsum propagandistik mund te dilnin nga goja e nje neofashisti te ri e injorant, nga nje koke e nxehte shoviniste qe nuk deshiron harmonine dhe dashurine e te krishtereve came me musliman-_por jo kurre nuk e prisja ta degjoja nga goja e nje personaliteti ne fushen e letersise e te publicistikes. Kjo me befasoi dhe me preku thelle ne zemer dhe i bera pyetjen vetes: Si mund te flase me kaq papergjegjesi nje intelektual i shquar i shkolluar dhe edukuar ne vendin me demokratik te botes!?

    Lajthitjen tuaj zoti Gage une e shpjegoj se ju keni shkeputur lidhjet me vendlindjen, ndoshta njihni mire letersine boterore, jeni te pajisur me kulture te gjere evropiane, por nuk njihni historine e kombit tuaj. Kjo ben qe ju t'i percmoni e t'i poshteroni pa te drejte te gjithe ata qe s'jane greke dhe nuk deshironi t'i keni neper kembe brenda kufirit te sotem se mendoni se ju sjellin probleme, lene pa prona e pasuri ata qe i grabiten pronat e shqiptareve kur iken, per t'i shpetuar shfarosjes se tyre.

    Propaganda juaj sado e shfrenuar e denigruese te jete, ajo vetem se e lodh dhe e mundon nje popull, por ndjenjat e zemres nuk i crrenjosen asnjehere. Megjithese nga segmente te caktuara politike e kalemxhinj eshte shkruar e folur e vazhdon te villet vrer kunder shqiptareve te Camerise, edhe pse camet jane larguar nga trojet e tyre, nga vatrat e tyre, lidhjet me miqte e bashkefshataret e tyre te krishtere i kane ruajtur dhe i ruajne si te shtrenjta. Ata kane vajtur e ardhur tek njeri-tjetri dhe ndjejne dhimbje qe nuk jane bashke. Pa u zgjatur me tej do te shpalos disa rreshta te nje letre qe nje e krishtere kerkon te mesoje per motren e saj came:

    "Bashkatdhetare, qe kthehesh nga Shqiperia! Mos ke mesuar valle per motren time, si ne came, nga vendet tona eshte? Jam e pikelluar. Asgje nuk di pas kaq shume vitesh qe kane kaluar. Bashkeatdhetar! Ti je kthyer para ca kohesh nga Shqiperia, mos valle e di nese rron ende motra ime e dashur? Ishte me trup te imte, sy geshtenje, e bukur, e martuar, e vogel, bije e vetme mes kater vellezerve...

    Te vogla ktheheshim ne oborr dhe loznim me guraleca. Ne sterren e madhe ulnim koken dhe therrisnim te degjonim jehonen e zerave tane. gjithmone besimi nuk na ndante. Kisha dhe Xhamia na bashkonin. Nje miqesi e lashte i lidhte familjet tona.

    -Ta kete duruar rrugen e mergimit?

    -Mendoj se po, jeton pergjigjet zemra e permallur. Por vitet kalojne pa lajme dhe gjithcka e bren dyshimi dhe ankthi.

    Dhe ja 40 vjet me pas, nga Shqiperia vjen nje leter e permortshme shkruar bukur nga vellai i madh....

    O Zot! Sa te tmerrshem, sa te neveritshem gjakataret, tiranet, qe vune popujt te vriten dhe nuk i lane te rrojne me dashuri e zemren per njeri-tjetrin".

    (Nga libri: Tulla Stefanidhu (Mallakata) "Margariti", Athine 1989, f.125)

    Permbajtja e kesaj letre qe shpreh ndjenjat e mases se gjere te krishtereve per camet muslimane si dhe vleresimet e historianeve gjakftohte te krijojne nje pershtypje krejt te kundert nga ato qe kane perrallisur e perrallisin kalemxhinjte sharlatane antishqiptare.

    I kujtoj z.Gage se kolaboracionist ka pas edhe ne radhet e popullsise came. Kjo eshte nje dukuri evidente ne te gjithe vendet e pushtuara nga fashizmi. Numri i cameve kolaboracionist po te krahasohet me ata greke eshte i paperfillshem. A e dini ju zoti Gage se ishin greke dhe jo came ata qe krijuan batalionet e sigurimit e moren pjese se bashku me trupat naziste kunder rezistences antifashiste ne Kallartra, Distono, Feres te Greqise duke masakruar popullsine e pafajshme helene t-_yre zonave? Ju kujtoj z.Gage se ishin keto forca qe masakruan invalidet e luftes ne Drapecan dhe torturuan heroinen greke Maria Stratikopullu. Keto forca fashiste komandoheshin nga gjenerale helene, o zoti Gage si gjenerali kuisling Bakos, Kacimitros, Llogothetopolos, Erali etj.

    Po ju kujtoj z.Gage se krimet qe bene bandat greke me popullsine came ishin te pashembullta. Ato nuk kishin si qellim hakmarrje, por ishte ne platformen e qeverise se atehershme te Athines per ta crrenjosur popullsine shqiptare nga trojet e veta e greket te beheshin zoter ne trojet stergjyshore te shqiptaret. Keto qe po ju them jane bere prezent edhe ne shtypin tuaj: Gazeta greke "Agonistis" e dates 19 janar 1946 per barbarizmat greke kunder popullsise shqiptare ne Cameri shkruante: "...qyteti i vogel i Paramithise u be qytet i vdekur nga shkaku i krimeve dhe i shkaterrimeve barbare fashiste...Bravot e Zerves pasi grabiten dhe shkaterruan e vrane, u bene pronare te medhenj e zoter te tufave te bagetive. Gjithe pasurite e shqiptareve qe u detyruan te lene vatrat e tyre u grabiten ose u shkaterruan".

    Pa dashur qe t'i kthehem asaj kohe qe cmenduria e kokave te nxehta fashiste e kishte mbuluar me nje nape te zeze Camerine dhe gjithe Greqine. Ajo qe dua t'u kujtoj z.Gage eshte se misioni qe keni marre persiper per te penalizuar e denigruar komunitetin cam eshte nje mision i deshtuar edhe per nje fakt se sipas konceptit te demokracise moderne ne fushen politike dhe penale ka pergjegjesi personale dhe jo kolektive. Ky parim baze i koherave qe jetojme na orienton qe te shkojme perpara drejt te ardhmes me te mire pa urrejtje e cmire, qe dashuria te triumfoje mbi urrejtjen.

    Nese ju z.Gage do te vazhdoni t'u permbaheni ideve tuaja qe mbjellin percarje do te mbetemi i vetmuar, e them kete se une kam shume miq ne Greqi dhe shpirti i popullit grek eshte i madh dhe paqesor. Ai eshte i etur per bashkejetese e harmoni reciproke se grindjet e percarjet e kane lodhur dhe deshperuar.
    PAUCA SED MATURA

  4. #64
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Re: +

    Megjithese ne kete teme keshillohemi te bejme analize, fakti eshte se analizen e vertete po e bejne ato BURRA e GRA te cilet kane shkruar artikujt qe po sillen ketu ... Do ishte me e sakte qe fjalet e mia ''ne klube, shtepi e rruge'' te mos perkthehej si perpjekje per ta kthyer kete teme ne chat sic jane bere disa te tjera, por qe te shihnim ketu ato mendime qe shqiptaret i ndjejne ne zemer por qe frikesohen ti shprehin ne Forum...
    Ai takim kuptohet qe do i beje njerezit te analizojne figurat qe moren pjese ne te pra edhe sikur te duash te tregohesh moralist dhe ''burre i mire'', nuk mund te mos mbetesh jashte zberthimit te personaliteteve te Berishes, , Gage-it, e Nanos pasi ata jane edhe strumbullaret e kesaj zhurme e coroditjeje qe po vihet re se fundi ...
    Po ashtu dikush ka bere edhe pergjithesimin e pambeshtetur se ai takim eshte i denueshem nga cdo shqiptar, nderkohe qe nja 2-3 shkrime ketu (qe edhe u hoqen pasi nuk i ''permbaheshin temes'') e mbrojne ate takim, ashtu si dhe '' Qeveria'' e Shqiperise qe nuk sheh ndonje gje te keqe ne ate takim, perkundrazi e vlereson si shkrirje akujsh dhe ecje ne rrugen e duhur ...
    Tjeter perfundim i gabuar eshte ai se Berisha per here te pare mbase ne karrieren e tij politike, vuri perpara interesave kombetare, interesat personale politike si lider i opozites shqiptare, dhe PD-se. Nderkohe qe dihet se ne 1999 Ai nuk pranoi te futej ne Kuvend (Parlament) as per Kosoven, apo fakti qe nuk pengoi apo mbylli piramidat e famshme ne kohe ...
    Po ashtu behet pergjithesimi se kjo ishte nje lloj testi per Berishen nga amerikanet, nderkohe qe eshte lobi grek e Qeveria greke qe jane me te interesuara per keto lloj takimesh poshteruese, aq me teper kur po afron koha e heqjes se Ligjit te Luftes, e paraqitjes se hapur te kerkesave te cameve per tokat e pasurite e rrembyera si dhe kur Kosova po kerkon status me te larte perfaqesimi e njohjeje - pavaresi ...

    Me kete rast ja c'thote dhe nje perfaqesues i pakices greke ne nje artikull ne ditet e para pas takimit:

    Thoma Miēo, sekretar i marrėdhėnieve publike nė PBDNJ, e konsideron pozitive vizitėn e Nikolas Gejxhit nė Tiranė. Miēo thotė se Gejxhi e ka ndihmuar Shqipėrinė dhe ka ndėrmjetėsuar takimin e ish-kryeministrit Meta me presidentin e SHBA-sė, Bush.
    Cili ėshtė mendimi juaj pėr pritjen qė iu bė nė Tiranė Nikolas Geixhit?
    Pėr mendimin tim, vizita e Nikolas Gejxhit, si publicit, si qytetar amerikan, nuk duhet tė shkaktojė shqetėsim nė vend. Ai ėshtė personalitet i njohur gjerėsisht pėr punėn dhe kontributin qė ka dhėnė. Ai interesohet vazhdimisht pėr tė drejtat e minoritetit nė Shqipėri, por edhe mė gjerė, duke qenė njė gazetar i njohur dhe analist pėr ēėshtyjet e Ballkanit dhe Evropės Lindore. Si njeri aktiv nė kėtė fushė, ai ėshtė nė kontakte me politikanė edhe kėtu.
    Ēfarė ka paraqitur Gejxh nė kėto kontakte?
    Nė tė gjitha takimet qė ka bėrė, Gejxh ka shprehur qėndrimin e tij nė lidhje me minoritetin grek nė Shqipėri, tė drejtat e tij. Askush nuk ka pse ta paragjykojnė Nikolas Gejxhin pėr mendimet qė ka. Takimet e Gejxhit nėn kujdesin e Ambasadės sė SHBA-sė tregojnė shkallėn e sensibilitetit. Ai ka kėrkuar tė informohet nga krerėt e politikės shqiptare dhe me ata qė mė parė ka pasur debate dhe e kanė refuzuar. Eshtė pozitive qė ata shtrėnguan duart mes tyre.
    Cilat janė aspektet pozitive tė veprimtarisė sė Gejxhit edhe nė Shqipėri?
    Gejxh ka ndihmuar pėrpjekjet e politikės shqiptare pėr tė rritur kontaktet. Unė jam informuar pėr rolin tepėr pozitiv tė Gejxhit nė pėrpjekjet e tij pėr tė pajtuar politikėn. Tashmė dihet qė Gejxh ishte ai qė e ndėrmjetėsoi takimin e ish-kryeministrit Meta me presidentin Bush. Kjo tregon se ai nuk i kundėrvihet lobit shqiptar nė SHBA, por e ndihmon atė dhe s'ka asnjė tė keqe nėse i shtohet njė mik Shqipėrisė.


    Por nuk vonoi edhe pergenjeshtrimi:
    MPJ: "Gage s'ishte ndermjetes i takimit Meta-Bush!"
    Kreu i lobit greko-amerikan, Nikolas Gage, nuk ka qene aspak ndermjetesi i takimit te zhvilluar para dy vjetesh ndermjet presidentit amerikan George E. Bush dhe zv/kryeministrit shqiptar, Ilir Meta. Nje deklarate e tille doli dje nga burimet zyrtare te ministrise se Puneve te Jashtme. Zedheesi i ketij institucioni, Agim Neza ka derguar neper media pergenjeshtrimin e lajmit qe ishte botuar ditet e fundit per nje ndermjetesim te mundshem te takimit Meta-Bush para dy vjetesh. Ky lajm nga burimet zyrtare te ministrise se Jashtme eshte konsideruar i pavertete dhe i pabazuar. "Nje takim i tille eshte bere i mundur vetem me rruge diplomatike" thuhet ne deklaraten e leshuar nga dikasteri i Puneve te Jashtme. Mediat kane botuar keto dite lajmin sipas te cilit zv/kryeministri Meta dhe presidenti amerikan Bush, jane takuar ne punimet e takimit 10 te Keshillit Ministerial te vendeve anetare te OSBE-se ne Portugali. Por ne ate kohe, burimet e informacionit prane Kryeministrise kane konfirmuar lajmin se takimi Meta dhe Bush ka qene i paparashikuar fare dhe eshte zhvilluar ne Keshilin e Sigurimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.


    Pra ku gjendet e verteta aq me teper kur pohohet nje njeri prane interesave te lobit e shtetit grek , si z.Mico apo edhe ky po perpiqet te na percaje ?!?

    ------------------

    Ja edhe 2 shkrime te tjera te atyre diteve te para te dhjetorit, shkruar ne Gazeta Shqiptare e Koha Jone:

    TIRANE
    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, pohoi dje para mediave se takimi i tij para dy ditėsh me amerikanin Gejxh kishte pėr qėllim integrimin e Shqipėrisė dhe rajonit nė Bashkimin Europian. Berisha theksoi se "pyetja se a ka qenė qenė Gejxh njė person i pėrdėshirueshėm bėhet e pavlerė nė kushtet e integrimit nė BE". Nė vitin 1994 Berisha nuk e ka lejuar greko-amerikanin tė hyjė nė Shqipėri. Ndėkohė, Berisha para dy ditėsh ėshtė takuar me tė. Lidhur me kėtė fakt, kreu demokrat deklaroi se "kur je i vendosur tė shkosh pėrpara, nuk ja vlen tė rrėmosh". Lideri i opozitės tha gjithashtu se "Geixh ka tė drejtėn legjitime pėr tė patur vizionin e tij pėr pakicat kombėtare".





    Interviste /Gejxh: Berisha pranoi se gaboi me mua


    -Te pakten qe nga viti 1994 konsideroheni nga nje pjese e shtypit si antishqiptar. Si e shpjegoni?

    - Ata nuk kuptojne se cfare bej une. Une mbroj te drejtat e minoritetit, por kjo s'do te thote se nuk dua shumicen. Ajo qe bej une eshte te mbroj te dobtin, ashtu si nje qengj qe shkeputet nga tufa, ti shqetesohesh per te, por pa harruar kujdesin per te gjithe tufen.

    -Ju keni influence te madhe ne Departamentin e Shtetit, vecanerisht ne ceshtjen e minoritetit grek ne Shqiperi. A keni konstatuar ndryshime ne gjendjen e ketij minoriteti?

    - Ka patur progres, kushtet jane permiresuar, ka patur perpjekje te permiresohet trajtimi i tyre. Por jane hedhur edhe hapa pas. Keshtu jane ripervaktuar ndarjet e tyre administrative, kjo ka sjelle zvogelimin e fuqise se tyre politike. Disa zona ku ata jetojne nuk kane te drejta arsimore. Ka mese dhjete vjet qe shqiptareve te Maqedonise u eshte dhene e drejta e deklarimit te etnise, fese dhe regjistrimit te popullsise. Si mundet Shqiperia te kerkoje neper bote te drejtat e pakices shqiptare, qe sipas saj po vuan ne vendet fqinje, kur nuk u japin te njejtat te drejta minoriteteve ne Shiperi. Ne skenen boterore nuk mund te veprosh me standarte dyfishe.

    - Si mund te krahasoni gjendjen e minoritetit grek me ate te shqiptareve ne Maqedoni. Ata bene nje lufte per te drejtat e tyre...

    - Me 1994 pati lufte ne Maqedoni!?

    - Jo, por ne vitin 2001, kur situata e tyre ishte shume here me e keqe...

    -Ju duhet te jeni te pergatitur te trajtoni minoritetet, ashtu si kudo ne bote. Perndryshe ju nuk mund te kerkoni te drejta per minoritetet tuaja dhe te jeni te besueshem. Une mendoj se nuk ka asnje te keqe qe dikush te kete te drejten e deklarimit te etnise se vet. Une e bej kete ne Amerike si greko-amerikan, une votoj ne SHBA dhe ne Greqi. Si mundet kjo ta demtoj Ameriken.

    -Kjo ndoshta ndodh sepse shume shqiptare ne Greqi nderruan identitetin shqiptar me ate grek.

    -Nuk e di qe kjo te kete ndodhur. Une kam shqiptar ne fshatin tim ne Greqi. Ata mbajne te njejtet emra. Une e di se te gjithe greket e minoritetit nuk mbajne emra grek. Une kam punuar me individe per te tjere biznese ne Shqiperi dhe per te ndertuar nje imazh pozitiv per vendin tuaj ne bote. Kam sjelle ketu industrialiste te medhenj, gazetare, shkrimtare dhe asnjehere nuk kam lenduar askend dhe asnjehere nuk kam dashur asgje tjeter pervecse te miren e shqiptareve, te cilet une mendoj se jane njerezit qe kane vuajtur me shume ne Ballkan.

    -Politika e qarte e Berishes per minoritetet ju bindi ta takoni ate apo ishte dicka tjeter?

    -Une jetoj ne te ardhmen. Une dua qe femijet e femijeve te mij, te rinjte shqiptare, te rinjte greke, te kene nje te ardhme me te mire. Zoti Berisha beri gabime te renda kur ishte lider i vendit, por ai doli nga nje vend qe sapo kishte lene prapa diktaturen 50 vjecare. Dhe ai ishte rritur ne nje vend, ku te gjitha keto ankthe dhe frika nga bota e jashtme, qe ishin si gogoli qe do te hante Shqiperine, ushqeheshin perdite nga propaganda. Ndaj une e kuptoj zotin Berisha dhe dyshimet e tij ndaj meje, cka e shtyn ate te sillet ndaj meje, ne nje menyre qe sot jam sigurte, ai e pranon se ishte e gabuar per Shqiperine dhe ate vete.

    -Po trajtimi qe i ben Greqia ceshtjes came?

    -Une jam nga kjo zone. Camet u perzune nga Greqia pas Luftes se Dyte, por bashkepunuan me nazistet. Disa nga keta njerez erdhen dhe dogjen bashke me nazistet fshatin tone.Ceshtja came duhet te trajtohet si problem evropian.

    Marre me shkurtime nga TV "Klan"
    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Berishes do ti shkonin shume per shtat vargjet e kenges "Tradhti " Tradhti,Tradhti, me vjen era tradhti !!!
    2 FARM

  6. #66
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Nano ne Parlament per shpjegime per takimin me Gage.

    Siē njoftojnė mediat tona, Kryeministri Nano u thirr nė parlament pėr tė dhėnė shpjegime pse e priti zotin Nikolas Geixh. Por, duke lexuar kronikat pėr kėtė interpelancė, nuk na duket se z. Nano paraqiti ndonjė motiv shtetar a diplomatik, po, mė sė shumti, u tregoi deputetėve se aizoti Nano "si polikikan e qytetar" ka qenė dhe mbetet "pėr njė politikė tė hapur dhe integruese"; se "koha e bunkerizimit tė politikės dhe tė marrėdhėnieve tė njėkahshme e ideologjike ka mbaruar njėherė e pėrgjithmonė", se…!
    "Ēėshtja Geixh", sidomos nė rrjedhėn e zhvillimeve pas largimit tė tij nga Shqipėria, ėshtė bėrė objekt kritikash, diskutimesh e hamendėsish. Prandaj kėrkohej, pėr aq sa lejon "Protokolli diplomatik", tė tregohej, sė paku, pėr ēka parashtroi zoti Gejxh; dhe pėrgjigjet qė iu dhanė nga kryemimistri shqiptar. Z. Nano thotė se prItja ishte njė "ballafaqim mes dy personash, qė kanė pikėpamje dhe interesa tė ndryshme apo tė kundėrta". Mirėpo kėta "dy persona" nu janė dokushdo nė njė takim shoqėror a privat, por nė njė pritje zyrtare: njeri prej tyre, mysafiri, ka hedhur diku mė parė tezėn e tij, sipas tė cilės "Epiri i veriut duhet tė ketė tė njėjtin status me Kosovėn"(!); ndėrsa personi tjetėr, i zoti i shtėpisė, ėshtė kryeministri i Shqipėrisė!
    Por u hesht!
    …Hesht shteti! Hesht politika! Kėtu e kėshtu ,jo rrallė zė fillė spiralja e asaj dukurie tė gazetarisė, heshtja ose anashkalimi ndaj disa problemeve.
    Shqetėsues, tronditės ėshtė artikulli "Pronat, masakėr fiskale nė pallatet nė Tiranė"! Lexuesit mėsojnė se sot nga 127 pallate tė verifikuar, vetėm 20 dalin me dokumenta nė rregull, 107 me konflikt pėr truallin, etj.; se nė Zyrat e Regjistrimit tė Pronave janė njohur 300 pasuri tė llojit pallat (Shih: gazeta "Zėri i Popullit",18 janar 2003).
    Po tė tjerat, 280 "pasuri-pallat"?!
    Shqetėsimi ėshtė pėr tė gjitha ata qė kanė lidhje me ndėrtimin, me shitjen, me regjistrimin e kėtyre pallateve, duke filluar qė nga firmat ndėrtuese deri te blerėsi, pronari i ligjshėm, qė jeton nė njėri prej kėtyre qindra pallateve problem me ligjin. Ky i fundit edhe i tronditur pėr kėta paudhėsi nė kurrizin e tij e tė shtetit.
    Gjithsekush duhet tė nxjerrė pėrgjegjėsinė e vet. Ai qė nxiti veprimet pėr fitime tė jashtėligjshme; qė ushqeu a pranoi mitmarrjen; ai qė falsifikoi apo pranoi dokumenta tė falsifikuar, qė nuk verifikoi pagesat e detyrimeve fiskale tė firmės ndėrtuese; ai qė veshi rrobėn e policit tė ndėrtimit e nuk e kreu detyrėn, etj. Me vetėdije a jo, tė gjithė kėta heshten, kur duhej tė flisnin…!
    Po media? Nė mos heshti plotėsisht, nuk u kushtoi vemendjen e duhur e nė kohė sėmundjeve ekonomiko-shoqėrore qė po injektoheshin nė ndėrtimtari; nuk ngulmoi pėr t'i ngritur kėta probleme praktikisht e konkretisht. Nė njėfarė mėnyre edhe media heshti!
    Sa hėrė ėshtė folur e pėrfolur pėr veprime e qėndrime korruptive nė fushėn e ndėrtimit e tė shitblerjes sė pallateve? Por tė rralla janė rastet kur ndonjė gazetė a gazetarė u ka hyrė kėtyre problemeve, edhe kur janė shkruar a botuar kronika, raporte gazetareske dhe intervista.
    Tė heshtėsh apo t'u anashkalosh problemeve, do tė thotė t'ua lesh shtegun hapur veprimeve e qendrimeve jashtėligjore qė rėndojnė mbi kurrizin e popullit; tė heshtesh apo tė qėndrosh indiferent sidomos pėr ēeshtje jetike pėr shoqėrinė, do tė thotė tė inkurajosh atė qė nuk ėshtė ligjore.Detyra kryesore e gazetarisė, sipas Kodit Etiko-Profesional ASNE, "ėshtė t'i shėrbejė mirėqėnies sė pėrgjithshme, duke i informuar njerėzit dhe duke i bėrė ata tė aftė pėr tė krijuar mendime pėr problemet e kohės". (Edmund B. Lambeth "Gazetaria me pėrkushtim", f.45)
    Motivet e heshtjes sė medias pėr praktika tė kėsaj natyre nuk janė ato tė njerėzve qė pėrfitojnė, duke shfrytėzuar detyrat e postet shteterore apo administrative. Ata ndikojnė nė spiralen e heshtjes me qėllim e paramendim, ngase janė tė interesuar pėr njė qėndrim tė tillė. Prandaj, nė qoftė se vargu i njerėzve me atribute zyrtare e shtetėrore mban pėrgjegjėsi ligjore pėr heshtjen e qėllimshme; ne, gazetarėt, kemi pėrgjegjėsi morale e shoqėrore pėrpara qytetarėve, pėrpara lexuesve tanė qė presin tė mėsojnė nga mediat edhe tė reja tė kėsaj natyre. Misioni i gazetarit pėr raste kėsodore ėshtė zbulimi dhe pasqyrimi i tė vėrtetave, stigmatizimi i tė gjithė atyre, cilindoqofshin, shtetarė a politikanė,qė me veprimin a mosveprimin e tyre i bėjnė udhė antiligjit.
    Nė rrafsh teorik, pėr rastet qė parashtrojmė,heshtja e qėllimshme ėshtė mashtrim. Kapėrcimi i fakteve dhe i ngjarjeve konsiderohen si manipulime, si mėnyra dinake, dredharake e tė stėrholluara pėr tė mbuluar a zbuluar njė realitet sipas interesave tė caktuara. Duke fshehur, errėsuar, lėnė nė harresė a tjetėrsuar fakte, ngjarje e probleme me rėndėsi dhunohet e drejta e lexuesit pėr informim tė saktė e pėr gjithēka i intereson atij.
    Megjithėkėto, edhe pse vonė, mendoj se mirė bėhet, kur nxirren nė pah dhe evidentohen pėrpara opinionit publik gjendje tė krijuara si kjo e ndėrtimit dhe e tregut tė banesave; e rėnies sė prodhimit agrobujqėsor; e investimeve tė pamjaftushme nė degėn e transportit, etj.Por, nė qoftė se mediat do tė informonin me kohė pėr dukuri tė tilla; do t'u vinim nė ndihmė gjithė atyre qė janė vargėzuar e pėrfshirė nė raporte, veprime e qėndrime nė dėm tė ligjit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Kryeministri Ēeku viziton Tiranėn
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 19:01
  3. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  4. Nikolas Gejxh viziton serrisht Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 14:30
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •