Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 88
  1. #51
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ne mos heret vone, drejtesia do te vendoset ne vend. Per momentin ishte zgjedhja me e mire e mundeshme, por kohen e kemi perpara dhe gjerat do te ndryshojne.

    Shqiptaret nuk e kane harruar prejardhjen e tyre, nuk e kane nderruar vatanin e tyre, nuk i kane harruar zakonet e traditat e tyre qe ne kohen e Ilirise e gjer me sot dhe sa te kemi jeten nuk do ta harrojme ate qe na perket.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #52
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Konsolidimi i brendshem ekziston se mos te ekzistonte sot do ishe anarki,do ishe si shqiperia ne 1997...Se kush e ka pushtetin eshte dytesore per sovranitetin e shtetit....edhe sikur ne pushtet te ishin ata te minorances serbe,perseri sovraniteti shteteror ekziston....Sovranitetit shteteror nuk i intereson kush e ka pushtetin,pakica apo shumica,i intereson ekzistenca e nje pushteti.....
    Hyjnjeri ti nuk ia ke haberin se çfarë po flas unë, e as nuk ia ke haberin se çka je duke folur vetë.
    Kosova është me të vërtetë në anarki. Serbët kanë pushtetin e tyre, shqiptarët pushtetin e UNMIK-ut. Sot në Bajë të Zubin Potokut dhe në Jarinë të Albanikut, shkijet i kanë djegur dy stacione policore të Kosovës. Si është ndryshe anarkia???
    Nëdrsa kjo që thu se nuk është me rëndësi kush e ka pushtetin, je duke ra në kundërshtim të thellë, me pikëpamjet patriotike që shpreh ti këtu në forum.
    Si nuk është me rëndësi edhe sikur ta ketë pakica serbe pushtetin? A nuk e kishte në Republikën jugafrikane pushtetin pakica e bardhë??
    A luftoi Adem jashari që serbët t'a kenë pushtetin???

    Se ckane njohur pak rendesi ka...ka rendesi qe Kosova ka marredhenie diplomatike te pavarura nga beogradi....Kjo mjafton te quhet pavaresi..pastaj se eshte e kushtezuar ,e pamjaftueshme apo e dreqosur kjo eshte ceshtje tjeter....
    Kjo nuk ka kurrëfarë rëndësie, ato shtete që na njohin nuk na njohin pavarësinë por na e njohin Pakon e Ahtisarit.

    Kjo është shumë larg pavarësisë, së pari mungon elementi kyq që është ushtria. Nuk ke ushtri. Çfarë pavarësie është kjo???

    Per te qene shtet duhet te ekzistoje nje pushtet qe njihet nga popullsia qe ky shtet pretendon te qeverise.... Ky pushtet ne kosove ekziston keshtu qe ka shtet....
    Po të kuptoj mjaft mirë çfarë don të thuash. Sipas teje nuk ka rëndësi se po ndahet kombi shpirtërisht, nuk ka rëndësi se serbët djegin stacionet policore, nuk ka rëndësi se serbët bllokojnë rrugën, nuk ka rëndësi se ne po shpallemi ardhacakë, nuk ka rëndësi se Kosova po ndahet. Sipas teje me rëndësi që e kemi "pavarësinë".

    Minoritaret ngelen minoritare o burre i dheut....sa tensionohet situata te paret qe e hane jane minoritaret.... Ca fuqie kane ata,fuqi zero.... Ne rast konflikti te deshiruar prej serbise,me jeten e minoritareve u ben shantazh kur te duash,ashtu sikunder ata do bejne shantazh me shqiptaret e kosoves lindore ....
    O burrë i dheut, ti nga Italia po më trgon mu çfgarë fuqie kanë serbët ë??
    Minoritarë po, po e tërë loja po sillet rreth tyre. Ti sikur nuk je në rrjedha të bisedës fare.
    Sipas teje ata kanë fuqi zero, megjithë fuqinë e jashtëzakonshme që i jep Pakoja e Ahtisarit.
    Nga ndërkom,bëtarët ti mos prit që punojnë diçka në favor tonë. Përse do ta heqin ligjin për shumicën e dyfishtë kur vetë e kanë vënë. Ata e kanë vënë me qëllim dhe nuk e heqin.

    Po ta duan shqiptaret me ngulm e te perpiqen ta arrijne ska as zot ta ndale e jo me nje pako me vendime te mykura qe do ja ridergojme me poste brukselit dhe ca dollare per mundimin e ahtisarit.....
    Ta duash bashkimin kombëtar me ngulm, duhet të mos njohësh gjithë ato rezoluta e deklarata të deritashme, duke e njohur vetëm të drejtën tonë për të marrë vendim për fatin tonë. Ne jemi këtu, ne e dimë nga kush të qeverisemi, jo të na tregojnë tjerët si të bëjnë ligjin.
    Populli nuk është se s'do, por nëse e lexon postimin e parë të kësaj teme, e sheh mjaft çfarë ka shkru ai djali, se këta politikanë vetëm rrejnë, tjetër flasin, dhe tjetër zbatojnë.

  3. #53
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    se mjaft ne roberi moj e mjera shqiperi , o djem rrembeni pushkete ia vdekje ia liri !!! sa fraze kuptim plot !!!
    Pushkën nuik mund t'a rrëmbejmë përderisa, pacidizmi mbretëron në kokat e popullit, dhe përderisa nuk kemi ushtri të fortë.
    Rrugët që na mbeten janë LOBIMI dhe DEMONSTRIMI.

  4. #54
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    Mendon Shqiptaret ne pergjithsi ke edhe ti gabime dhe haron me duket,mos e mer aq me seriozitet kete cka te thash thjesht nje kujtim,se thua Kosova haroi te falemenderoi Shqiperin dhe ja ti harove te permendish Shqiptaret prej ane e mban trojeve shqiptare dhe Ameriken.
    per mua kosov shqiperi cameri ilirid plav e guci e tjera jan nji prandaj si permena kto.permena vec ata qe derdhen gjakun per liri dhe sepse pa ta kjo kosov sdo ekzistonte

  5. #55
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin

    Në realitet ata erdhën për të mbrojtur sovranitetin e Beogradit në Kosovë dhe për këtë e nxorën Rezolutën 1244. Vëzhguesit mirë e dinë edhe se Konferenca e Rambujesë e 1999 është organizuar ekskluzivisht për të e realizuar likuidimin e UÇK, sepse krijimi i UÇK i prishi planet greke të BE për shpartallimin e Ushtrisë dhe të Armatimit të Republikës se Shqipërisë. Vëzhguesit politik e dine se BE në emër të ndihmës „humanitare përmes UNMIK-ut i shpartalloi institucionet vendore shqiptare dhe morri ato paralele serbe nën mbrojtjen e vet, parmes të KFOR-it ndau Mitrovicën dhe krijoi enklavat serbe, ku po krijohen komunat serbe që nuk ekzistonin asnjëherë në kohën e okupimit serb! Përmes të AKM, me ndihmën e hajnave vendore shkatërroi bazën ekonomike të Kosovës.
    Ka kohe qe goja e Shqipes nuk ka emituar marrezira te ketilla.

    ATA nuk kane luksin qe te vijne e okupojne e coptojne me dhune shtete, qofshin ato kriminale sikur serbia. ATA kane disa parime qe i respektojne. Sa te drejte do te ishin ATA sikur te mos e pranonin sovranitetin e serbise?
    Cfare mendoni o njerez? Te vjen NATO, te perzej te gjithe serbet e te na thote, "na, perharj ju qofte"? Hahaha.

    Cfare naiviteti!!!

    Ne lidhje me Konferencen se Rambujes, ky Herif Prishtina e ka shume gabim. Pala Serbe ishte vene ne pat-pozicion sepse paralel me cdo gje qe perendimi kerkonte, parakusht ishte prania ushtarake te NATO-s jo vetem ne Kosove por edhe ne territorin e serbise. Kuptohet, kjo ishte e prapranueshme per serbine.

    Pastaj, keto rezervate dhe enklava serbe brenda Kosoves nuk jane asgje tjeter perpos fshatra ku serbet kane jetuar dhe jetojne anipse tani ne numer minimal. Keshtu qe ato nuk u krijuan sepse ato ishin aty edhe para luftes. Nuk e di pse kjo frige nga keto fshatra dhe cka ka te keqe nese UNMIK-u i ka marre nen mbrotje disa serb pleq? Nuk e di kujt i pengon kjo. Pastaj, edhe Shqipet filluan te dalin ne 'gjah' dhe UNMIK-u duke mbrojtur serbet na shpetoj pa humbur edhe ate grimce "fetyre" te mbetur qe kemi trasheguar nga te paret.


    Këto përpjekje 9 vjeçare të ndërkombëtarëve kanë qenë krejt tjera nga ato që thua ti. Qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet shkombtarizimi i shqiptarëve të' Kosovës.
    E verteta eshte se NDERKOMBTARET kane kontribuar ne krijimin e shtetit te Kosoves. Mos te harrojme se raportet e nderkombtarve qe i parashtronin UN-it, botes, mediave, ku potenconin "perparimin" e shoqerise Kosovare (perparimi mungonte) nuk ishin plotsisht te sakte. Me cdo raport, me cdo veprim, me cdo fjale monotone se Kosova eshte demokratike, multietnike, me zhvillim te ndjeshem te luftes kunder krimit e korrupcionit, me zhvillim te drejtave te njeriut (e te gjitha keto nuk ishin te sakta) kane mbajtur ANEN e Shqipeve dhe iu kane dhene nje mbulese per ate qe Kosova beri para ca ditve.

    Tash, mund te mirreni me patriotizem, mund te shani e preni, quani tradhetar ke te doni, por, e verteta eshte krejt ndryshe dhe nje dite ajo do te del ne shesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 19-02-2008 më 14:52
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  6. #56
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    E verteta eshte se NDERKOMBTARET kane kontribuar ne krijimin e shtetit te Kosoves.
    Po cillin shtet bacoooo, po t'i kall stacionet e policisë e nuk ka çka i ban.
    Nuk o shtet ky.

  7. #57
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    cillin shtet
    Ky qe eshte. Ne nuk mund te ndertojme dicka me te mire se cfare jemi vete!!!!

    Nuk mund ta bejme Kosoven Gjermani, Gjermanine Gjermanet e kane bere Gjermani, Ruse e kane bere Rusine, ne e bejme Kosoven.

    Tash, mire do te ishte po te rekapitullosh disa ngjarje e te tentosh te gjesh ku qendron faji e jo e ankohesh tere kohen, bac.

    Edhe nje, kjo thenia "Bac u Kry" nuk po me pelqen. Duhet te themi, Bac, sapo filloj!!!
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #58
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ky qe eshte. Ne nuk mund te ndertojme dicka me te mire se cfare jemi vete!!!!
    Ajo e nënvizume me të zeza është parathënie e kapitullimit.
    Kombin tonë e lënë prapa njerëzit me vullnet të rrjepur. Njerëzit si ti që thonë se nuk jemi më të mirë as vetë se sa e kemi shtetin janë shumë të dëmshëm për këtë popull.
    Neve na duhen njerëz që kanë pikëpamje pozitive, vullnet, dhe që thonë "mundemi".

    Përsëri nuk dhe përgjigje për pyetjen time. Ti po thu "shteti është ky që është", por nuk mund të jetë shtet përderisa ka anarki. Ose anraki ose shtet, realiteti po tregon se ka anarki. Po vie serbi po të djeg postat kufitare, po të bllokon rrugët, etj ndërsa ne nuk mërzitemi sepse tash e kemi "pavarësinë".

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Stendhal
    Anëtarësuar
    19-02-2008
    Postime
    52
    Pershendetje te gjithe debatuesve ne kete teme.

    Me lejoni te shpreh dhe une mendimin tim kuptohet, pa u munduar tu imponohem askujt prej jush ne kete teme.

    Mendoj se Anthem ka deri diku nje fare te drejte, si dhe pjestaret e tjere ne teme. Perpara se ta filloj shkrimin tim, duhet te kihet parasysh se te njejtat shtete qe na ndane, shkaterruan ne konferencen famekeqe te 1913 sot na dhane pavarsine e njeres prej tokave qe presin te lirohet nga zgjedha e huaj.

    Mendoj se lufta e 1997 eshte orkestruar nga vete Amerika. Pse mendoj keshtu ?
    Per te paren misioni ALBA u "krijua" shume shpejt, ashtu si dhe nerhyrja NATO ne Kosove, gati do thoja ne kohe rekord.
    E dyta, u hapen depot e armeve qe i sherbyen UCK-se.
    E treta, Sali Berisha eshte akoma ne pushtet, pra fajtor nuk eshte Sali Berisha i 97, dhe derisa eshte akoma ne pushtet eshte njeriu i Amerikanit.
    E katerta, ju dha shkas Milloshevicit qe te jepte goditjen perfundimtare shqiptareve, pasi Shqiperia u dobesua jashtmase dhe Milloshevici kujtoi se mund ta perpinte te teren dhe shkaktoi lufte me Kosoven.
    E pesta, rruga durres-kukes per ne Kosove po behet pa asnje lloj tenderi, pa asnje lloj prokurimi, ku Amerika, dhe te njejtat kompani qe veprojne ne Irak po shpejtojne ta ndertojne sa me shpejte.
    E gjashta, ne Gjermani dhe ne Itali ka shume pakenaqesi plus qe bazave Amerikane i "skadon" e drejta per te qene atje. Cka me shpie tek pika
    E shtata, kampi Amerikan Ushtarak Bondsteel eshte kampi me i madh dhe baza me e madhe ushtarake e supermbrojtur dhe ku asnjeri nuk di se cfare behet brenda. Ky kamp ndodhet ne Kosove.
    E teta, Kosova eshte vendi me gjeostrategjik dhe me pak problematik(duke qene se Qeveria Federale e Amerikes gezon nje mbeshtetje ne Shqiperi qe nuk e gezon ne asnje shtet te vete Amerikes.
    E nenta, me ane te Kosoves kontrollohen gjithe korridoret e Naftes, Gazit, Lindja e Mesme(me bazen Bondsteel qe gjithmone po rritet) si dhe sherben si nje "sy" tek Rusi.

    Pra interesat Amerikane ne Kosove jane shume shume te medhaja. Per ata qe i duket cudi skenari i 97, nuk eshte hera e pare qe Amerika ben gjera te tilla, ne Amerike Latine rastet jane pa fund ku jane krijuar konflikte per qellime disavjecare te mevona.

    Anthem e ka shume mire qe pretendon bashkim por mendoj se ka ardhur koha qe populli jone te sillet me mend ne koke dhe jo me pasione, sepse pasionet jane te demshme. Duhet te luhet tangoja diplomatike, dhe nese nuk dijme ta luajme, atehere do bejme mire ta mesojme sa me shpejt, sepse perndryshe do mbetemi gjithe jeten duke pare se cfare bejne te tjeret me ne, si na shfrytezojne dhe duke mos shkuar gjekundi. Pasionet jane gjera qe gjithkush i mban perbrenda. Planet nuk i tregohen askujt, pasi po ju treguan dhe po u biseduan ne kafenera humbasin fuqine e tyre per tu realizuar. Ky eshte testi me i madh per kombin tone, dhe i vetmi shanc per tu bere nje shtet qe te gjithe te jemi krenar per te.
    "It is difficult to escape from the prevailing disease of one’s generation."
    - Marie Henri Beyle

  10. #60
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Anthem ke shume te drejte ne shume pika per cka po thua. E vetmja gje qe ti harron eshte se fillimi eshte gjithmone i veshtire.

    Kosova tani ka shpallur pavarsine ( e kushtezuar) Ti me te vertete mendon se Eropa do rije te luaje perjete dadon aty? Natyrisht qe jo.

    Kosova tashme fillon ngadale rrugen e krijimit te nje shteti. Dikur ne te ardhmen duke ndjekur politika te njejta me Shiperine meme, bashkimi do te vije i natyrshem.

    Ceshtja eshte qe nuk mund te luftosh per te arriturr gjithcka qe ne fillim. Gjerat e mira behen ngadale ngadale thote populli. Pra na duhet durim. Natyrisht qe duhet te kemi syte hapur qe 1244 apo Ahtisari-prog mos te punoje kunder interesave kombtare Shqiptare, por nuk besoj se Shqiptaret do te lejojne nje gje te tille.

    Respekte

    Jester
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vargjet e dhimbjes!
    Nga DI_ANA në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 28-06-2009, 13:58
  2. Si e fshehin tradhëtinë femrat?
    Nga OO7 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 06:00
  3. Pse ndodh tradhetia bashkeshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 20-09-2004, 23:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •