Flamuri i Kosovës do të jetë flamuri i 193 i radhës që së shpejti do të valojë në OKB
Ky proces juridik hap rrugë Kosovës jo vetëm në stabilitetin politik dhe ekonomik në rajon, por edhe anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve
Pas qëndirmit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës padyshim ky proces juridik me kontanacion ndërkombëtar i hap rrugë Kosovës jo vetëm në stabilitetin politik dhe ekonomik në rajon, por edhe anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe instancat e larta ndërkombëtare.
KOSOVA ANËTARE E OKB-SË PARA VITI TË RI
Akti i GJND-së e cila mbështet fuqishëm pamvarësinë e Kosovës është konform ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare dhe Kartërs së OKB-së e cila u garanton popojve autokton vetvendosjen, në këtë rast shqipaterëve të Kosovës. Prandja me verdiktin e djeshëm historik që vjen nga Haga, Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë njëkohësisht i hap rrugë përshpejtimit të procesit të njohjes së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Me anëtarësimin e Kosovës në OKB që do të ndiodhë në një të ardhme të afërt automatikisht u hap dyert aneätrësimeve tjera në orgnaizata tjera ndërkombëatre, simtra të OKB-së sin ë UIT, OIM, WHO, ILO, etj.
Ky anëtarësim i Kosovës në këto organizata ndërkombëtare do të ndodhë nga fakti se sa here që kërkonim nga zyrtarët këtyre organizatave të lartpëpmendura se Kosova a mund të jenë anëtare e organizatave në fjalë, zyrtarët e tyre na përgjigjeshin vazhdimisht me fjalët se “Kosova pa qenë anëtare e OKB-së nuk mund të jetë anëtare e organizatës sonë..” Dhe si duket vendini i djeshëm hostorik i GJND-së ka thyer këto rfrene të zyrtarëve të ketyre organaizatave ndërkombëtare, ku Kosova tash e tutje do të inkuadrohet në menyrë insitucionale, pas anëtarësimit të saj në OKB. Pra, një zyrtarë i OKB-së na ka deklaruar sot se në Pallatin e OKB-së së shpejti do të valoj edhe flamuri i Kosovës i 193 me radhë, paralel me atë të shtetit të Shipërisë, të Amerikës, Zvicrës, Rusisë, Serbisë dhe vendeve tjera fqinje të Kosovës. Dhe atsh e tutje në Konfrencat ndërkombëtare nuk do të ketë zhurmë nga UNMIK, se Kosova duhet të merrë pjesë si vëzhguese apo nën mbishkimin "UNMIK". Por, tash e tutje Kosova si në OKB ashtu edhe në organizatat tjera në botë dhe konferencat ndërkombëtare do të prezentohet si Republika e Kosovës.
PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS I PARI KISHTE KERKUAR ANËTERËSIMIN E KOSOVËS NE OKB
Gjatë Samitit të e tretë Ndërkombëtar Interparlamentar Botëror në Gjenevë, ku morri pjesë edhe skeretari I përjgithshëm i OKB-së, vetëm një ditë para verdiktit të GJND-së ne e pyetëm shefin e kësaj organizate ndërkombëtare se cfarë prêt nga ky vendim nga haga dhe një vendim eventual pozitiv pro Kosovës a do t’i hapte vendit anatrësimin e saj në OKB ? Njeriu numër një i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon tha se “Jam i njoftuar për procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me kërkesën e palës serbe për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, më 22 korrik, që në fakt, kjo temë do të jetë edhe në qendër të debatit të Asnamblesë Gjenerale. Dhe unë po e pres këtë vendim më 22 korrik. Cilido që të jetë vendimi, unë e respektoj, dhe kuptoj se shtetet anëtare po ashtu do ta respektojnë vendimin e GJND-së. Kjo është një organizatë, trup gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. Për çfarëdo implikimi ligjor apo politik që vjen nga ky mendim këshillëdhënës, shtetet anëtare, dhe në veçanti palët e përfshira, do të duhet të koordinohen dhe diskutojnë rrjedhën e mëtejme të veprimeve..." Pra, sipas Ban Ki-Moon “cili do qoftë vendim i kësaj Gjykate vendet anëtare janë të obliguara të pranojnë realitetin për Kosovën, pas vendimit të GJND-së...
Madje edhe liderët dhe insitucionet e Kosovës dhe Shipërisë u kanë bërë thirrje jo vertëm ndërkombëtarëve por edhe Serbisë dhe Rusisë të njohin Kosovën, të njohin këtë realitet të ri politik rreth sovranitetit të Kosovës e firmosur edhe nga jurispondecna ndërkombëtare, ekonomik dhe social, meqë Kosova tashmë e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për fund do shtuar se kerkesën për anëtarësimin e Kosovës në OKB e ka bërë i pari presiednti historik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili në letrën e datës (30 shtator 1995) me rastin e 50-vjtorit të OKB-së ai përmes një letreje ju kishte drejtuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate ndërkombëtare i cili ndër tjear kishte shkruar “Ne presim që edhe vendi ynë së shpejti të bëhet anëtar i plotë i organizatës botërore të kombeve. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, e falënderon atë për rezolutën e aprovuar vitin e kaluar, ku kërkohej respektimi i plotë i vullnetit të populit të Kosovës…”
Krijoni Kontakt