Jo me sha po me ba letër toaleti.Flamuri i ri mund t'ju mos u pelqeje ama me sha nuk ka nevoje, sepse tani per tani me kete do te identifikohemi ne bote si shteti me i ri Kosova.
Vetëm flamuri i Shqipnisë na përfaqëson neve.
Pse ngjan shume flamuri i Kosoves me ate te Bosnjes (te njejtat ngjyra, motivi i yjeve)?
Krahasoni:
![]()
Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.
Gott mit Uns
Te njejtat ngjyra dhe yje si ai i Bosnjes. Vetem se ai i Bosnjes ka me shume yje
Flamuri i Republikes se Kosoves
Steme e Republikes se Kosoves
Ibrahimi: Flamuri është i dizajnuar me ngjyra të BE-së dhe institucioneve euro-atlantike
Prishtinë, 18 shkurt 2008 (Kosovapress) Koha 16:05
Ibrahimi: Flamuri është i dizajnuar me ngjyra të BE-së dhe institucioneve euro-atlantike
Fituesi i konkursit për simbolet shtetërore, Muhamer Ibrahimi tha të hënën për Kosovapress se ngjyra e kaltër në flamurin e shtetit të Kosovës paraqet aspiratat e popullit për integrimet euroatlantike, ndërsa harta në sfondin e kaltër paraqet Kosovën si vend të pasur dhe paqësor, derisa gjashtë yjet paraqesin komunitetet.
Propozimi i Ibrahimit për flamurin dhe stemën e shtetit të Kosovës është miratuar dje në seancën historike të legjislacionit kosovar me rastin e shpalljes së pavarësisë.
Ibrahimi theksoi se ideja për dizajnim dhe konkurrim për simbole i ka lindur para publikimit të konkursit për hartimin e simboleve nga ana e Ekipit të Unitetit.
“Kam filluar të punoj para konkursit i cili ka pasur kriteret e caktuara dhe në bazë të tyre e kam punuar flamurin dhe stemën”, tha ai.
Ibrahimi tha se flamuri është i dizajnuar me ngjyra të Bashkimit Evropian dhe institucioneve euro-atlantike.
“Ngjyra e kaltër paraqet aspiratat e popullit të Kosovës në integrimet e institucionet euro- atlantike. Ngjyra e verdhë e arit, përkatësisht harta në sfondin e kaltër, paraqet Kosovën si vend të pasur dhe paqësor dhe yjet e bardha mbi hartë paraqesin komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ka komunitete që me numër janë më të vogël ose më të madh, por të gjitha janë të barabarta në shtetin e ri të Kosovës”, tha Ibrahimi.
Ai theksoi se lajmin për zgjedhjen e propozimit të tij për simbole shtetërore e ka marrë dje, kur Kuvendi e miratoi si flamur të shtetit të Kosovës.
“Gëzimi i parë ka qenë pavarësia e Kosovës dhe gëzimi i dytë ka qenë fitorja për konkursin e simboleve. Nuk besoj dhe nuk shpresoj se do të fitoj ndonjë konkurs më të madh ndonjëherë”, tha Ibrahimi. /L.Tahiri-A.Ademi/
Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 18-02-2008 më 15:32
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ky flamur nuk është dëshir e popullit të Kosoves dhe jam shumë i sigurt se së shpejti duhet të nrdohet .
Pse?
Sepse nuk është flaur i shqiptareve si shumicë e as i minoriteteve si pakicë . Nuk besoj se mbi 2% e popullit të kosoves e ka dëshiruar ksi flamuri .
Është qështje tjetër tani si do të pranohet ky flamur , po shpresoj se nuk do të pranohet më shum se sa një shenjë e identifikimit të shtetit .
KILI
SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Realisht ,doren ne Zemer ky flamur per mua eshte Flamur Minoritetesh,sepse me shumë e gjejne veten ata se sa ne shqiptaret ...
Shembull ta marrim : Serbet kan nje lidhmeri me ngjyren Blue,sepse ne falmurin e tyre disi dominon gjyra Blue poashtu edhe Boshnjaket gati sa ngjyrat e falmurit te tyre jan identike me Kete flamurin Shtetror te kosoves...Te mos flas per komunitetet tjera ...
Ndersa Shqiptaret me ngjyren Blue dhe te Verdhë nuk kan asnje lidhmeri as kulturore por edhe as ndoj lidhmeri tradicionale me zakonet shqiptare...
Ky Flamur per mua eshte -" Flamur Minoritar"-
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 18-02-2008 më 17:32
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Deshta me shtu se flamuri është pjesë e shkombtarizimit që po bëjnë të huajt me ndihmën e politikanëve vendasë.Shembull ta marrim : Serbet kan nje lidhmeri me ngjyren Blue,sepse ne falmurin e tyre disi dominon gjyra Blue poashtu edhe Boshnjaket gati sa ngjyrat e falmurit te tyre jan identike me Kete flamurin Shtetror te kosoves...Te mos flas per komunitetet tjera ...
Flamuri jo që nuk përfaqëson shqiptarët aspak, por ky flamur përfaqëson të gjitha etnitetet barabar, duke i barazu 95% shqiptarë me 5% përqind pakica.
6 yje janë 6 grupe etnike: Shqiptar, serb, boshnjak, goran, turq, magjupë.
Ky flamur tregon politikën që është ndjekur që nga paslufta e ende po ndiqet. Politika e shkombtarizimit të shqiptarëve, dhe e krijimit të kosovarëve.
Krijoni Kontakt