Kërkova në Google Images "kosova flag" dhe të vetmet rezultate ishin foto e flamurit shqiptar.![]()
Me pelqen pasi eshte flamur i shtetit tone dhe me kete do prezentohemi ne gjith boten
Ke të drejt Tironce !
Këto janë gjëra që i dim të gjithë , bile ne nga Kosova .
Ky flamur është prodhim i huaj dhe , po flas për veten time , kurr nuk do të jet flamur i imi , edhe pse ndoshta në ndonjë rast për hir të simbolizimit të shtetit më duhet të përmend .
Unë jam shqiptarë nga Kosova, e jo kosovarë .
Kili
SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Eshte nje fare ironie kjo; qe atyre qe luftuan e vdiqen per flamurin kuq e zi (e per clirim e jete te denje) nuk ju vie aspak keq per flamurin e ri - te vetmit qe mallkojne e shajne jane ata qe flamurin kuq e zi e kapin vetem kur e kap e gjithe mehalla - ne ndonje loje futbolli apo feste ne nentor. Ata qe luftuan me flamur mes dhembeve ne beteje - ata nuk ankohen, ne fakt ata tregohen shume me bujar e me te matur.
E kuptojne rendesine e domosdoshmerine e nje flamuri shteteror. E kuptojne domosdoshmerine e Kosoves si shtet te barabarte per te gjithe - edhe ne simbole e flamur. A e dini pse? Sepse vete e kane perjetuar jobarazine e diskriminimin ne lekuren e tyre: e kuptojne c'dmth te jesh i injoruar nga shteti. Keshtu ata krijojne nje flamur te ri, qe prezenton te gjithe, jo vetem ata, dhe e krijojne ate me ngjyra domethenese: te bardhen per paqe, te kalterten per shprese e te verdhen per arin, ose vleren e madhe te Kosoves - jo domosdo vetem financiarisht.
Ata jane te paret qe me krenari e ngriten flamurin e ri shteteror ne njeren ane, e flamurin kombetar ne tjetren ane. U treguan zemergjere dhe koshiente per nevojat e tjereve, me te dobeteve (sic ishin ata vete, nje kohe te gjate). Bujar e zemergjere nuk tregohen ata qe flasin e lajmerohen nga kanapete e tavolinat e embela e te rehatshme te shteteve perendimore, nje lloj armchair generals shqiptare. Ironi he ironi, prape me preve ti...
'...never could stand that dog...' - TW
e rendesishme eshte pavarsia
sa per flamurin sme pelqen
duke krahasuar me flamurin shqiptar i bie qe kosova te mos kete asnje lidhje me ne
gjithsesi e rendesishme eshte qe vllezerit e motrat kosovare jane te lire tani
urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
JO SEKS PARA MARTESE
i bukur po ka mund te jet edhe me i bukur a dadht me pas kombinim me ngjyr te kuqe KOSOVA meriton me shum se kaq....
___________________________________________
Every moment is another Chance"
Ajo qe nuk me pelqeu ne 17 shkurt, ajo qe ia zbehu shkelqimin pavarësisë, ishte pikërisht flamuri shtetëror i Kosovës, një flamur që nuk përfaqëson as shqiptarët, as serbët, as historinë e Kosovës, por përfaqëson misionin evropian në Kosovë. Nuk ka se si të ndihesh mirë përballë një flamuri evropian që i falet një shteti si Kosova. Një akt i tillë e kthen Kosovën në një eksperiment protektorati evropian, një një koloni evropiane në zemër të Evropës në kohë moderne.
Gjithcka në 17 shkurt ishte planifikuar me përpikmëri të lavdërueshme, përvecse kur kryeministri dhe presidenti i Kosovës shpalosën në sallën e kuvendit flamurin evropian të Kosovës, atë flamur që do të kthehet në flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës. Cfare kontrasti i dy burrave të shtetit të Kosovës që festojnë me një flamur evropian teksa ata qindra mijëra qyetarët e Kosovës festojnë me flamurin kuq e zi. Cfare turpi historik qe nga nje ane te flasesh per "zerin e eterve tane" e nga ana tjeter te shpalosesh nje flamur te cilin ata eterit e kombit nuk do ta njihnin! Cfare turpi te jesh president i Kosoves e te shpalosesh nje flamur evropian kur presidenti i pare i Kosoves insistonte ne cdo takim brenda dhe jashte Kosoves per "flamurin dardan" dhe "Republiken e Dardanise". Shpirti i Dr. Rugoves nuk ka se si te jete ndier mire ne ate dite teksa shikon se si pasardhesit e tij nuk arrijne te kuptojne se jo cdo gje eshte e negociueshme, jo cdo flamur i apelon vetedijes së këtij populli, nuk mund të kesh të qartë vizionin e së ardhmes pa bërë lidhjen shpirtërore me të shkuarën, me të parët tanë.
Në 28 nëntor 1912 në Vlorë, edhe kur 2/3 e Shqipërisë ishin pushtuar nga ushtri të huaja, edhe kur luftanijet italiane mbanin në kontroll bregdetin shqiptar, Ismail Bej Vlora nuk ngriti në Vlorë flamurin e fuqisë së kohës, ngriti në Vlorë flamurin e të parëve të tij, flamurin e Kastriotëve! Ai akt i kushtoi jetën disa vite më vonë plakut nga Vlora, por ai vizioni i tij i dhuroi një kombi të tërë shpresë dhe jetë.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2008 më 02:09
Te gjithe Kosovaret e treguan diten e pavaresise se kush eshte flamuri i tyre. Ky qe eshte tani eshte thjesht nje simbol identifikues si shtet me vete, por te gjithe Shqiptaret kudo qe jane kane ne zemer nje flamur te vetem, ate Kuq e Zi.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Krijoni Kontakt