Close
Faqja 3 prej 34 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 331
  1. #21
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Fare thjesht mund te behet me ndryshimin e permasave. Kosova s'eshte shtet multietnik.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Zoti Avni kete dua ta sqaroj prandaj keqkuptohemi, sepse une e di mjaft mire qe ne jemi shumice qe as disa shtete europiane nuk e kane ate shumice sic e ka Kosova por cfare mund te bejme ne kur ne jemi te detyrar te pranojm dicka te imponuar sic eshte ''shtet multietnik'' sic parashihet ne dokumentin e Ahtisarit por edhe gjate ketyre viteve te pasluftes eshte permenndur si i tille. Pastaj nese ne njeher do te kemi nje flamure te imponuar me mbaroi ajo puna e flamurit sepse ai flamur do valoje ne kombet e bashkuara pergjithmone dhe sdo te kemi mundesi ta ndryshojme.
    Sa i perket flamurit te presidentit Rugova ai kishte te gjitha Dardane dhe ngjyra te mira por kot merresh me njerez ketu sepse ata edhe po te shpallej flamuri me i mire ne bote do te kundershtonin per te vetmin fakt qe eshte propozuar ne ai dhe jo pse i mungon dicka.
    Barca

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    ju kuptoj plotësisht zotëri jimmy! fjalën politikë, ka shumë që e keqkuptojnë, ajo thjeshtë don të thot gënjeshtër. edhe nëse do t'na kishte imponuar ndokush ndonjë flamur, me sovranitetin e duhur kosova nuk do t'kishte patur asnjë problem ta e ndryshojë.. demokracia.

    edhe pse nuk na pelqën imponimi, ashtu e kemi hallin sepse vet nuk patem armatim të mjaftueshem, fuqi të mjaftueshme dhe as që patem ushtri mjaft të organizuar.. ishte një ushtri popullore kundër një ushtrie shtetërore me t'gjitha atributet e duhura dhe armatim shum më të madh se ne. pra na është deshtë ndihmë nga amerika / evropa, kështuqë amerika / evropa e fituan luftën dhe ata sundojnë tani mbi vendin tonë. ky është realiteti. ne e filluam dhe e bërëm luftën, me shum trimëri, guxim të papershkrueshem, sepse me nje kallash nuk është lehtë të i dalësh një tanku në ballë!; mirëpo tjeterkush e fitoj..

    na duhet durim, dhe të punojmë që tä arrijmë sovranitet të plotë, që populli të vendosë dikur vet për fatin e tij.

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga AvniMehmeti
    i nderuari jimmy jam i pajtimit me ju, në një aspekt ku thoni se mund edhe të na imponohet një flamur, i cili do t'na kishte ndalë frymen të gjithëve, një flamur me simbole të përzier shqiptare, serbe, rome, turke etj..

    mirëpo kam mendimin, dhe jam i bindur se nuk duhet të bëhemi aq të dobët që t'ia hapim rrugen çfarëdo qoftë zgjidhjeje. jemi popullata shumicë. në kosovë serbet jan një pakicë prej 5%, t'mos flasim për pakicat e tjera.. 1-2%..

    duhet pak që të krahasojmë me vëllezerit dhe motrat tona në trojet tjera:

    IRJM: shqipëtarët nuk janë pakicë, por jan shtetformues me një përbërje prej 25-27%!! ku jan simbolet shqiptare ne flamurin e IRJM-së? gjuha shqipe është vetëm aty zyrtare ku popullata shqiptare përbën mbi 20% si p.sh. në tetovë, gostivar, strugë etj..

    lugina e preshevës: edhe këtu jan shqiptarët pakicë në shtetin serbi..

    çamëria (greqi): ....

    prandaj mendoj, kurë në këta shtete fqinj t'ju japin ata të drejta pakicave të tyre do t'jau japim dhe ne pakicave tona .. ndoshta.

    mirëpo ralitet është se për njëherë nuk kemi zgjidhje tjeter, ca imponime duhet që t'i pranojmë, tjerat do të vijnë me kohen kurë sovraniteti do të fitohet, fitohet gjithashtu vetëvendosja etj ku sundon demokracia e plotë dhe jo më diktatura, qoftë ajo nga serbia apo nga UNMIK-u. atëherë popullata shumicë vendos vet për fatin e tij.

    me respekt.
    Ke plotësisht të drejtë.
    ...Për këto gjëra Populli Shqiptar në Kosovë me shumicë gati absolute prej 95% do të duhej të protestoj ashpër nëse na imponohet diçka që nuk është e Jona.
    Se prej disa Politikuajve tanë qoftë nga mosdija apo edhe karrerizmi nuk duhet pritur shumë!

    Flamuri
    Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga altiX
    Ke plotësisht të drejtë.
    ...Për këto gjëra Populli Shqiptar në Kosovë me shumicë gati absolute prej 95% do të duhej të protestoj ashpër nëse na imponohet diçka që nuk është e Jona.
    Se prej disa Politikuajve tanë qoftë nga mosdija apo edhe karrerizmi nuk duhet pritur shumë!

    Flamuri
    t'faleminderit për mbështetjen!

    mirëpo më duhet të të kundërshtoj në fjalën "Politikuajve"!

    arsyja: në postimin tim më parë kam shkruar që fjala politikë nënkupton gënjeshtrën, e cila nuk don të thotë se ata po na gënjejnë neve, por gënjejnë në një menyrë tjetër, armikun. ashtu e kemi sot gjendjen, na duhet të "gënjejmë" që të i shkojmë rrotull disa rezolutave të "pa kuptimta".
    ata thonë gjëra që tregon mu mendimin tonë, mirëpo me fjalë tjera, t'cilat mund të implementohen kështu ose ashtu.

    politikanë të korruptuar, vjedhësa.. kemi, këtë askush nuk mund t'a e mohojë, mirëpo ata jan në të gjithë botën! dhe jam i bindur se janë pakicë, edhe ata nuk janë të pavdekshëm.. dhe kurrë mos harro se politikanët vetë populli i zgjedhë, populli i largon nga posti, koha do të ndryshojë! nuk ka më diktaturë por demokraci, vetëmse duhet të ruhemi t'mos e keqëkuptojmë demokracinë..

  6. #26
    Se prej disa Politikuajve tanë qoftë nga mosdija apo edhe karrierizmi nuk duhet pritur shumë!
    ...Është relative!

    Fjala politikë nuk nënkupton gënjeshtrën por Fuqinë, shtetin, udhëheqjen, Lirinë, demokracinë etj. etj.... Për fat të keq tek ne në përgjithësi në trojet shqiptare e në veqanti në Kosovë për të cilën po flasim nënkupton gënjeshtrën. Gënjehet Populli, mbushin xhepat.
    Për fat të keq (e konstatoj me dhembje) kemi Poltikanë Analfabetë (këto që janë momentalisht tek ne në Kosovë).
    Shpresoj në Rininë që do të vjen... por këtë rast që e kishim vështirë se do të vjen më.
    Luftuam për Bashkim Kombëtar e çka kemi sot një vend që tentohet të sundohet nga një 5% pakica Kombëtare!
    Kjo është si pasojë e paaftësisë së këtyre "Politikanëve" që po i quan ti!
    Shiko vetëm Kuvendin çfarë delegatë ka për nga aftësitë Profesionale... të mos flasim për partitë Politike.
    Nuk respektohen Profesorët tanë të nderuar në vendime të rëndësishme për Kombin tonë shqiptar.
    Çështjen e Flamurit dhe Simboleve tjera shtetërore e lënë pas dore. (se dëshirojnë të organizojnë ndonjë tenderë për të vjedhur).
    Këto që po i shkruaj janë pa ngjyra Politike por thjeshtë një revoltë qytetare Shqiptare për këto dëme që i janë shkaktuar Popullit tonë në afat më të gjatë Kohor.
    Prandaj ke të drejtë kur thua se Poltika është gënjeshtër... për fat kjo vlen për disa "Politikanë" tonë.
    Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    e ke me të drejt i nderuari altiX! po flas për politikanët tanë, më intereson vendi ynë prandaj flas për tanët, dhe ja, siç thua ti përshtatet fjala "gënjeshtër", mirëpo tash kami asi që gënjejnë popullin dhe asi që gënjejnë vetëvetin, por edhe asi që tregojnë të vertetën. mirëpo përse ata të vërtetit nuk jan në pushtet?(1) përse nuk jan ata në pozicione të larta?(2) këto pyetje jan sipas mendimit tim më interesante, sepse që kemi gënjeshtarë në pozicionet më të larta e dijmë, fatkeqësisht!

    1: politikanët janë të zgjedhur nga pupulli! ndoshta se jemi mësuar të dëgjojmë gënjeshtra, na pëlqejnë gënjeshtrat sepse tingëllojnë më ëmbël!? realiteti është i hidhur, prandaj nuk duam ta dëgjojmë atë dhe votojmë gënjeshtarët, të cilët na mbushin ferrin plot lule të rreme, t'cilat kurë i prekë të djegin dorë e shpirtë!

    2: nuk jan në pozicionet e larta sepse pika nr. 2 lidhet direkt me pikën nr. 1! kemi frikë të ndryshojmë, sidomos gjeneratat para nesh! kjo gjeneratë (shumica) është direkt e lidhur me komunizmin!

    komunizmi: shteti rregullon të gjitha, ai kujdeset për ty, ndërsa ti pa frikë mund të hyshë në ditë dhe në mbrëmbje të merr gjumi shpejtë, sepse edhe nesër do të kujdeset shteti për ty!

    demokracia: demokracia është një qeverisje e popullit, nga populli, për popullin (Abraham Linkoln). në një shtet demokratik nuk kujdeset askush direkt për ty, por çdo çështje duhet marrur vet në dorë! jo shteti por ti udhëheqë, dhe nga kjo kemi frikë, frikësohemi të kemi ndërgjegjje, frikësohemi të jemi vetë (zot) në tokën tonë, sepse jemi mësuar të na udhëheqë tjetërkush, të naj mbushe ferrin me ata lulet e rreme, të digjemi që të mund të qahemi pastaj!

    situata jonë: ndërsa ne kemi zgjedhur mesin e komunizmit dhe demokracisë. nga frika të vetëqeverisemi kemi zgjedhë në menyrë demokratike një diktatorë që nuk të jep mundësi të tregosh vullnetin tënd, por të jep mundësi të qahesh, ajo që na pëlqen neve, të qahemi dhe t'mos punojmë, t'mos shikojmë për vetëvetin, por të na komandojë tjetërkush!

    Zoti na ndihmoftë
    ("Zoti nuk ia ndryshon gjendjen një populli përderisa ai popull nuk ia ndryshon gjendjen vetëvetit") pra të mendohemi mirë..

    me respekt, Avni Mehmeti.

  8. #28
    Përshëndetje Avni,
    Citim Postuar më parë nga AvniMehmeti
    1: politikanët janë të zgjedhur nga pupulli! ndoshta se jemi mësuar të dëgjojmë gënjeshtra, na pëlqejnë gënjeshtrat sepse tingëllojnë më ëmbël!? realiteti është i hidhur, prandaj nuk duam ta dëgjojmë atë dhe votojmë gënjeshtarët, të cilët na mbushin ferrin plot lule të rreme, t'cilat kurë i prekë të djegin dorë e shpirtë!
    Këtu qëndron problemi!
    Këta gënjeshtar (demagogë), gënjejn popullin. Jo i tëri janë të shkolluar të kuptojnë një gjë të tillë. Prandaj një numër relativisht i madh i tyre manipulohen nga ata.
    ... Ajo çka më brengosë më së shumti është se intelegjenca jonë lihet anash, injorohen por edhe kërcnohen. Prandaj edhe ata si intelektual (në kuptimin e plotë të fjalës) largohen nga këto sherre.
    Këta përveç që janë gënjeshtar (demagogë), janë edhe Hajna. Për interesa personale bëjnë çdo gjë, pa menduar për pasojat që kemi ne si shumicë.
    Mendoj se kjo klasë Politike pa dallim duhet të marrë një notë negative nga Populli dhe të largohen nga Politika. Janë të harxhuar... edhe "Pavarësia" që ata më së shumti e mbajnë në gojë është harxhuar.

    P.S Jemi larguar nga tema .... por megjithatë mendoj se jemi në temë; se kjo politikë naive e "politikanëve" tanë na jepë neve qytetarëve të rëndomtë të mirremi me çështje madhore të cilat ata do të duhej ti kishin zgjedhur që moti!
    Respekt
    Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga altiX
    Prandaj edhe ata si intelektual (në kuptimin e plotë të fjalës) largohen nga këto sherre.
    po pra, fatkeqësisht largohen! mendoj se faji është te vetë intelektualët, sepse kurë të shohesh çdo intelektual ka punuar kokë në veti, ka luftuar një kohë pa ia mësuar dijeninë e tij askujtë tjetër, kështuqë kalojnë serisht vite që t'gjithë dijeninë e mbledhur të ndonjë intelektuali të kaluar ndonjë intelektual i ardhshëm ta e përsëris! nuk ia kemi zakon të mësojmë prej gabimeve..

    çfrarë dua të them është; n.q.s. bashkohen intelektualet për një punë të përbashket, jam më se i bindur që do t'kishin arritur diçka! mirëpo nëse vazhdojnë akoma të punojnë të vetëm (përshkak që të thuhet në fund "un e bëra") do t'vazhdojnë të ndjejnë veten si pakicë n'mes të kriminelëve.

    P.S.: mendoj se ia kemi qëllu mu në të zezën me këtë temë të udhëheqësve tanë, përshkak se n.q.s. ndonjë politikan me pozicion të lartë ka interes nga serbia, ai do të futë 4 c-jat në flamurin kosovar. ndërsa ai i miri do t'a kishte gjetë një rrugë të mirë për një flamur i cili i pëlqen shumicës absolute (95%).

    me respekt.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga AvniMehmeti
    P.S.: mendoj se ia kemi qëllu mu në të zezën me këtë temë të udhëheqësve tanë, përshkak se n.q.s. ndonjë politikan me pozicion të lartë ka interes nga serbia, ai do të futë 4 c-jat në flamurin kosovar. ndërsa ai i miri do t'a kishte gjetë një rrugë të mirë për një flamur i cili i pëlqen shumicës absolute (95%).

    me respekt.
    Zoti Avni vetem dua te shtoj dicka. Une e di se ne Kosove ka politikane te cilet mund te keqmenagjojne, keqadministrojne, keqqeverisin apo edhe keqperdorin punen e tyre si perfaqesues te popullit, por nuk mendoj qe ka politikan (ne Elite) qe do te mund ti fuste 4 C ne flamurin e Kosoves perkundrazi une mendoj qe te gjithe kane shprehur interesim qe flamuri i Kosoves ti perngjaje atij Kombetare. Por ketu kemi nje problem, a do te na lejohet neve qe ne flamurin e ardhshem te kemi shqiponjen e zeze dykrenare, a na lejohet ne qe sfondi i famurit te jete i kuq.
    E di qe kjo gje i nevrikose pothuaj te gjithe shqiptaret e Kosoves. Sepse ne cdo vend 95% ka te drejte te beje cfare te doje, por a ia vlene te prishim ate qe kemi ndertuar per kaq shume vite, a ia vlene te prishet nje marredhenie me gjithe boten dhe miqte tane per disa arsye qe kane me pak rendesi sesa substanca qe per aq shume kohe e kemi pritur.
    Nuk duhet harruar qe edhe Basket ne spanje kane te drejte per vetevendosje, edhe Palestinezet ne Izrael edhe Cecenet ne Rusi e shume te tjere por pse ata spo mund tia arrijne? Sepse skane marredhenie te mira me ''te fortin'' ose vendi qe ata i okupon eshte i forte.
    Keto jane te arritura qe nuk duhet asnjeher leshuar sepse nuk na vie ndoshta me shanci kurre dhe kjo eshte merite e shume fytyrave te njohura dhe shum luftetareve tane.
    Barca

Faqja 3 prej 34 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •