Close
Faqja 26 prej 34 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 331
  1. #251
    jo mor vlla i vuna un, po mundohem te jap ndihmen time per Kosoven.

    per mendimin tim duhet dicka e thjeshte. mos mbushet kot me yje e me shkrime

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e Enhalon
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    38
    Spo kuptoj qysh ne shqiptaret me doren tone po e ndryshojm identitetin kombetar po ndryshojm ngjyrat kuq e zi qe kan qen te shenjta per kaq shekuj.Pse po bazohemi ne flamujt e shteteve tjera se cili po duket me estetik dhe me interesant.Ne shqiptaret kemi 2 ngjyra qe na ka trasheguar heroi yne i madh qe esht simbol i kombit tone dhe esht mekat i madh qe ne jemi ne prag te humjes se tij. Esht fakt se Kosova duhet te ket flamur shtetror mirpo ai duhet te jet flamuri kombtar dhe me nje ndryshim te vogel duke e pasqyruar historin e Kosoves qe nga coptimi i atdheut ame dhe ate qe ajo e ka perjetuar deri tani. Eshte koha qe mos ndryshojm rrjedhen e historis son ne shekujt e ardhshem duke e ndar kombin shqiptar perseri, por ksaj radhe me doren tone...

  3. #253
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Simbolet e Kososës pa asnjë përmbajtje kombëtare

    Lajmet Blic - nga Radio Kosova e Lirë



    Simbolet e Kososës pa asnjë përmbajtje kombëtare

    Një komision ndërpartiak, pas shqyrtimeve paraprake është pajtuar për të marrë në shqyrtim 3 propozime për flamurin e shtetit të Kosovës dhe dy propozime për stemën, të cilat tashmë presim dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratim. Këto simbole të shtetit të ardhshëm të Kosovës do të jenë të zhveshura nga çdo përmbajtje kombëtare.



    Data e shpalljes së pavarësisë do të publikohet së shpejti përsërit

    refrenin e tij kryeministri Thaçi


    Kryeministri, Hashim Thaçi pas takimit që pati me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përsërititur refrenin tashmë të përditshëm se data e shpalljes së pavarësisë do të publikohet së shpejti, meqë sipas tij Kosova është e gatshme që qysh sot të shpallë pavarësinë, me të gjitha kapacitetet e saj politike e diplomatike.



    Rupel: Nuk është marrë asnjë vendim për datën e shpalljes së

    pavarësisë së Kosovës

    Nuk është marrë asnjë vendim për datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përflitet për disa data, por vendim ende nuk ka, të paktën Bashkimi Evropian ende nuk është vendosur. Për ndonjë platformë të njohjes së pavarësisë së Kosovës ende nuk është bërë fjalë, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Këshillit të Punëve të Përgjithshme dhe të Jashtme të Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel, gjatë një emisioni për Kosovën në mediet sllovene.



    Pavarësia do të shpallet brenda këtij muaji, ka deklaruar kryetari i

    Kuvendit Jakup Krasniqi


    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar datën e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë u shpreh se kjo shpallje do të bëhet brenda këtij muaji, në bashkëpunim me të gjitha partitë politike, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian.


    Prishtina mund ta shpallë pavarësinë në mënyrë të

    kordinuar, tha Sabine Frajzer

    Në një intervistë për Radion-Evropa e lirë, drejtoriesha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Frajzer, duke komentuar kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovë ka deklaruar se është e vështirë të thuhet një datë e saktë. Ajo që ka më shumë rëndësi për shpalljen e pavarësisë është që të kemi një proces të mirë menaxhuar. Merr rëndësi fakti që Prishtina ta shpallë pavarësinë kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë gati për këtë. Ka ende disa gjëra që duhen bërë përpara se Prishtina të mund të shpallë pavarësinë në mënyrë të kordinuar. Puna e parë është që Bashkimi Evropian të miratojë plan veprimin për dërgimin e misionit në Kosovë. Është shumë e vështirë t'i japësh përgjigje në këtë moment.


    Oli Rehn: Bashkimi Evropian është i gatshëm ta dërgojë misionin

    civil në Kosovë


    Bashkimi Evropian është i gatshëm ta dërgojë misionin e vet civil në Kosovë dhe të marrë përgjegjësinë për gjendjen në Kosovë, ka deklaruar komisari për Zgjerim, Oli Rehn, duke shtuar se zgjidhja e statusit të Kosovës do të përfundojë nëpërmjet procesit të koordinuar dhe të udhëhequr me kujdes nga Bashkimi Evropian. Komisari Oli Rehn, hodhi poshtë mundësinë e krijimit të shteteve të vogla në Ballkan pas shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës.



    Rogozin: Perëndimi nuk guxon t’i nënçmojë serbët


    Përkundër presionit të fortë të Perëndimit, Serbia ka gjasa të fitojë betejën e vështirë për ruajtjen e Kosovës është cituar të ketë deklaruar ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitij Rogozin, për një gazetë të Beogradit. Ai ka shtuar me këtë rast se përkundër peshës së situatës, rrugëdalja mund të gjendet përmes kompromisit. Perëndimi, nuk guxon t’i nënçmojë serbët. Duhet të kërkohet zgjidhja që do t’i kënaqte edhe serbët, përndryshe do të mbetet një pakënaqësi e madhe ka thënë ndër të tjera rusi, Rogozin.



    Më 05. II. 2008

    http://www.pashtriku.org/
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #254
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po shpalleni njehere se na plaset me deklara se ja kaluat edhe Pinokios.

  5. #255
    Simbolet e Kososës pa asnjë përmbajtje kombëtare


    Një komision ndërpartiak, pas shqyrtimeve paraprake është pajtuar për të marrë në shqyrtim 3 propozime për flamurin e shtetit të Kosovës dhe dy propozime për stemën, të cilat tashmë presim dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratim. Këto simbole të shtetit të ardhshëm të Kosovës do të jenë të zhveshura nga çdo përmbajtje kombëtare.
    ...njesoj si Bosnja

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Flamuri i Ahtisarit i prere shkurte e trup...

    Sa per simbole e kemi patur te ditur, ti mbyllim syte, le te shpallet pamvarsia njehere....
    Jam i bindur seme se 99% kena me dale me flamur kombtar, vetem ne parlament e aty ketu do shifet edhe ky flamuri i Ahtisarit....

  7. #257
    Ne te gjitha temat qe eshte cekur ky problem e kam thene te njejten gje, do te nxjeren simbole te reja ne Kosove qe nuk kane te bejne me historine e populllit Shqiptar, mundi i luftetarev te Lirise, deshmoreve te luftes dhe te tjereve qe kan bere cmos per popullin Shqiptar gjithmone ne zemer edhe ne krahet e tyre e kan pasur te ngjitur shqiponjen dy krereshe te zez dhe mbrendin e flamurit me ngjyre te kuqe. Tash do te krijojne nje flamur i cili do ti nencmon te gjithe keto qe kan dhene cdo gje per ate flamur dhe do ta nxjerin nje flamur qe nuk ka te bej me Shqiptaret dhe historine e lashte tonen.
    Dikush me lart thoshte se ne shume pak vende do te jete ky flamur i ri i vendosu.Une vetem te ceki se Ushtria (nese do te mund ta quajm TMK-ne Ushtri) e nje shteti si simbol ne teshat, dhe mjetet e tyre mban gjithmnone simbolin e shtetit e jo ate kombetare, keshtu qe ushtria e Kosoves, njerezit qe sakrifikuan per Lirine nuk do te kene si steme flamurin kombetare, por nje flamur te shpikur, cka na duhet flamuri kombetar ne vende te tjera kur ushtria e Kosoves nuk do ta kete ate.
    Cdo gje me duket si falso, por te presim e te shohim cka do te ndodh, le te shpresojme se do te jete mire. Evropa nuk eshte fer me llogjiken qe e perdor per popullin Shqiptar, na nxjer simbole Kombetare te reja duke i nenvlersuar ata qe me shekuj i kemi patur, pse nuk i ndrohet flamuri nje Gjermani, Anglezi, Francezi ose mos shkojme shume larg pse nuk i ndrohen Serbise ngjyrat e flamurit, kur Srbija ende mban ngjyrat e Flamurit te ish Jugosllavise.
    Thjeshte Padrejtesi kunder Shqiptareve. Dhe moral i ulur i atyre qe bejne kompromise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agon_xh : 06-02-2008 më 04:47

  8. #258
    i/e regjistruar Maska e bleripz
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    33
    tung,

    i kanë përzhgjedh 3 flamurat as te njera as te tjetra nuk kanë vendos me qenë shipja por paska me i përngja diqka si flamuri i Francës me tri ngjyra KUQ ZI BARDH vertikal ose horizontal ose krejt kalter me harten e kosoven ne mes këto janë propozimen që kanë kalu në kuvend sipas informatave të fundit

    p.s më vjen turp të ndihem që jetoj në kosovë që po na ndrojnë flamurin e ma e keqja pa na hekin shqipen që për qata kena luftu e kena derdh gjak

  9. #259
    Citim Postuar më parë nga bleripz Lexo Postimin
    tung,

    i kanë përzhgjedh 3 flamurat as te njera as te tjetra nuk kanë vendos me qenë shipja por paska me i përngja diqka si flamuri i Francës me tri ngjyra KUQ ZI BARDH vertikal ose horizontal ose krejt kalter me harten e kosoven ne mes këto janë propozimen që kanë kalu në kuvend sipas informatave të fundit

    p.s më vjen turp të ndihem që jetoj në kosovë që po na ndrojnë flamurin e ma e keqja pa na hekin shqipen që për qata kena luftu e kena derdh gjak
    ajo me ngjyre te kalter me duket qesharake

    flamur si i frances me ngjyrat kuqezi, mund te jete mire

  10. #260
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Po meqe udheheqesia e Kosoves u tregua e gatshme te nderroje flamurin kombetar shqiptar me flamurin blu te Dardanise - atehere Kosova po tregohet e dobet dhe e gatshme per t'iu nenshtruar cfardolloj ndryshimi ne simbolet shteterore qe kerkon komshiu. Si Maqedonia. Kur t'i kujtohet grekut ia nderron flamurin e emrin. Une i shkreti s'nderroj dot as pasaporten as leternjoftimin as asnje dokument identifikimi sepse s'di nese do me duhet pas nje jave te marr dokumenta te reja, meqe Maqedonia mund te nderroje emer perseri.

    Tani, simbolet shteterore jo medoemos duhet te njesohen si simbole kombetare. Shqiptaret mund te mbajne flamurin kombetar shqiptar si te tille, ndersa ate flamurin boshnjako-evropian te Kosoves le ta mbane si flamur shteteror. Ca t'bejme. Aq e keni merituar. S'luftuat te gjithe per te cliruar vendin tuaj. Iken me dhjetera mijera "burra" (lexo meshkuj) neper kampet e refugjateve e neper shtepite e shqiptareve ne Shqiperi, Maqedoni, e gjithandej. Pritet t'ju cliroje Komuniteti Nderkombetar - tani duhet te veproni sipas urdherave te tyre.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 26 prej 34 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •