Në Kosovë të huajt janë vetëm armiq, asnjëherë miq e mikesha.Postuar më parë nga ildushja
Vetëm shqiptarët janë miq.
Në Kosovë të huajt janë vetëm armiq, asnjëherë miq e mikesha.Postuar më parë nga ildushja
Vetëm shqiptarët janë miq.
jam me postimin 160 te ildushes, mun shtojsha se ka fol me fjal te buta..
po te isha i detyru me thon menimin tim, cdo diskutim mi ket ceshtje hyn ne nje zone te papercaktuar mir te tradhetise e marrezise
po puna eshte sa e si ...ne zemra e jo ne lekure e beze.... esht flamuri
Nje propozim per flamurin kombetar
Shkelzen Maliqi
E Premte, 15 Qershor 2007
Zgjidhja eshte qe flamuri kuqezi me shkaben dykrenore te mbetet dhe fiksohet si flamur gjithekombetar, i cili do te festohet ne diten e flamurit, kudo qe jetojne shqiptaret. Per kete do te duhej qe Kuvendi i Shqiperise te shpalle nje konkurs per flamurin shteteror te Shqiperise te dallueshem prej flamurit kombetar (ne kuptimin etnik, shqiptar)
Me ne fund, pas shume hezitimeve, Grupi i Unitetit ka vendosur ta shpalle konkursin per simbolet e shtetit te Kosoves. Kriteret jane ato te Ahtisarit. Nuk u jepet asnje mundesi simboleve tradicionale kombetare. As me ndonje modifikim. Kerkohen zgjidhjet e thjeshta. Afati i konkursit zgjat vetem dy jave.
Se cka do te dale nga kjo pune, do te shohim se shpejti. Nuk jam shume optimist. Po te mos ishin disa nisma te Galerise se Arteve te Prishtines dhe mediave, ky dyjaveshi do te ishte nje ngushtice marramendese e konceptimit dhe te realizimit te propozimeve cilesore te flamurit dhe te stemes. Por, keto aktivitete paraprake, sikur kane trasuar disa ide per pamjen eventuale te simboleve shteterore. Me shume se cka nuk duhet te behet sesa cka eshte e mundshme dhe e preferuar. Por, le t'u jepet shansi kreativitetit te propozuesve. Ndoshta edhe do te kete ide konstruktive dhe te pelqyeshme. Por, edhe nese konkursi do te jete i suksesshem, do te mbetet shija e keqe e injorimit te shumices dermuese te qytetareve te Kosoves, qe te vazhdojne t'i perdorin simbolet e vjetra, sidomos flamurin kuqezi me shkaben me dy koka ne mes.
Jane bere me shume se 100 vjet qe shqiptaret ne pergjithesi jane misheruar me flamurin kuqezi dhe emocionalisht do te jete shume veshtire qe te heqin dore nga ky simbol kryesor i kombit. Qytetaret e kuptojne se shteti i Kosoves duhet te kete simbolet qe dallojne nga ata te Shqiperise, por ama flamuri kuqezi ka qene simbol i kombit si teresi, qe festohej gjithandej, jo vetem ne Shqiperi dhe Kosove, por edhe ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves...
Futja ne perdorim e flamurit te vecante shteteror te Kosoves do te fiksoje edhe me shume flamurin kuqezi me shkaben, si flamur shteteror te Shqiperise. Kjo do te mund t'u sjelle mjaft kokecarje shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Luginen e Presheves, sepse me fiksimin e flamurit ekzistues si flamur i shtetit te Shqiperise, do te zbehet mjaft aura, e edhe argumentet, se ky eshte flamur i kombit shqiptar si teresi.
Per sentimentalet ka nje zgjidhje elegante dhe te padhembshme te problemit te simbolizmit te kombit, karshi simbolizmit te shteteve (Shqiperise dhe, se shpejti, Kosoves) si dhe te pjesetareve te kombit shqiptare, qe jetojne ne shtetet fqinje te rajonit. Zgjidhja eshte qe flamuri kuqezi me shkaben dykrenore te mbetet dhe fiksohet si flamur gjithekombetar, i cili do te festohet ne diten e flamurit, kudo qe jetojne shqiptaret. Per kete do te duhej qe Kuvendi i Shqiperise te shpall nje konkurs per flamurin shteteror te Shqiperise te dallueshem prej flamurit kombetar (ne kuptimin etnik, shqiptar).
Kuptohet, ky eshte nje propozim per shqyrtim. Ideja eshte qe te mos zhduket aspak vlera kryesore e flamurit ekzistues, qe do te mbetej simbol i identitetit dhe unitetit te shqiptareve si komb, nderkaq qe flamujt shteteror do te mund te reflektonin idene me komplekse te shtetesise ku shtetasit luajale te tyre (te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kosoves) nuk do te ishin vetem shqiptaret, por edhe pjesetaret e kombesive, minoriteteve dhe grupeve etnike te tjera.
Ideja qe edhe Shqiperia te kete nje flamur te ri shteteror, nuk ka nevoje qe te realizohet me ngut, sic ndodh me flamurin e Kosoves. Ka kohe qe kjo ide te shqyrtohet me ngadale dhe ne te gjitha hollesite, derisa te mos arrihet nje konsensus i brendshem ne Shqiperi, dhe pastaj te percaktohen afatet dhe menyra e perzgjedhjes se simboleve. Dhe me kete do te perligjej me automatizem dhe pa ofendim te askujt ajo qe e ndalon plani i Ahtisarit, perdorimin e flamurit kuqezi me shkaben, si simbol i shumices, krahas flamurit te Republikes se Kosoves.
Kuptohet, edhe ky mund te jete proces mjaft i dhembshem dhe i nderlikuar, por ama qenesore eshte se kjo ide kenaq respektin dhe ndjenjat e shumices absolute te shqiptareve, qe flamurin kuqezi me shkaben dykrenore e konsiderojne para se gjithash si simbol i patjetersueshem i kombit/etnise shqiptare.
Por, edhe nese ne Shqiperi nuk do te perkrahet kjo ide, ekziston ende mundesia qe flamuri kuqezi me shkaben dykrenore te shpallet zyrtarisht si flamur i etnise shqiptare ne Republiken e Kosoves, dhe respektivisht kjo te zyrtarizohet edhe si simbol i shqiptareve ne Maqedoni, ne Mal te Zi dhe Lugine te Presheves, e ne te ardhmen edhe ne Cameri, kur do te njihen te drejtat e pakices shqiptare ne Greqi. Flamuri kombetar ne Kosove do te ngrihej, jo vetem per diten e flamurit, por edhe per festat tjera te Republikes, kuptohet prane flamurit te ri shteteror.
Nje pasoje logjike e kesaj praktike do te ishte edhe njohja e te drejtes qe minoriteti serb ne Kosove te perdore, krahas flamurit shteteror te Kosoves, edhe flamurin kombetar serb, edhe turqit, myslimanet dhe minoritetet tjera do te kishin po keshtu te drejten e perdorimit te flamujve kombetar te tyre krahas flamurit shteteror te Kosoves.
#VamosArgentina
cfare flamuri kini me pas "ju"? ||| kush jini "ju"? ||| nese e ki fjalen per popullsi t'Kosovse ateher duhesh me e dite se flamuri Shqiptar osht n'qenjen e 9 pej 10ve ||| osht pjese e tyne ||| perkunden me flamur n'djep ||| flamuri ju prine n'dasme e n'lufte |||Postuar më parë nga master2006
n'shkrimin tem ma t'perparshem ktu vecse e paraqita dhe e pasqyrova vendimin e "ekipit te unitetit" ||| vendim si osht tradhti ndaj popullit t'Kosovse ||| populli ka luftu per liri e jo me i nrru kolonizuste |||
kur shkrun Shqipni e Kosove nuk je i vetmi si nuk i ki gjanat e qarta ||| nashta nuk ki faj se ki mar msim pej komunistave me prodhu kombe simas deshire |||
Shqiptarte gjate pushtimit turk jon kon t'ndam n'kater njesi ||| mas pushtimit turk ato kater jon njesi federale t'ni shteti si ka kuptim me u thirre Shqipni - jo Shqipnija e Berishnanoviqit shkavello-grek ||| njo pej atyne njesive osht Kosova n'kufi t'vertet e jo n'kta t'cungum si jon sot ||| njesit tjera jon ajo e Manastirit, Shkodres dhe e Janines |||
ky osht Shteti Shqiptar me kater njesite e veta federative |||
per ata si jon Shqiptar duhet me e dashte njejte Manastirin, Shkodren e Janinen si Kosoven ||| kto njesi edhepse t'pushtume e kan vecse ni flamur |||
pra osht tradhti neperkomja e flamurit Shqiptar pej ekipit t'unitetit si nryshe munesh me e qujte ekipi pylltaro-komunist per krijimin e kombit KAKUBO |
Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 15-06-2007 më 00:48
"Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli
Une kisha propozue qe ne kete forum te themelojmi komitetin ku do te punojme se bashku per nje propozim e pasataje ti dergohet UNMIK-ut;
Ftoje Brarin? Imperator, Damian? Zeus? Genessis dhe te gjithe arkitektet e ketije forumi qe te dizajnojmi se bashku kete simbol universal pra nje flamur per nje kosove !
Postuar më parë nga master2006
Ky paska shku per lesh njerez,çfar je duke thene,ku jeton ti ne qiell apo ne toke çfare po flet ore pallosh,po ça te duket vetja ti kakamatra,po e din ti se pa shqiperi nuk ka kosove or lesh po shqiperia eshte nena jone o surat teveqeli si nuk ke turp te flasish keshtu,po ik ore se nuk je per kete pune ti.
Te vjen turp te shajsh Shqiperine sepse kjo Shqiperi te mos te ishte edhe s'do te ishe shqipetar por ndonje maxhup turk sllav do te ishe .ik bre se nuk e ofendon askush kosoven te kesh turp.
Ky paska shkuar per lesh te mikur ore forumista
SHQIPËTAR ! KUJDES !
Shqipëtar kudo që jeni,kujdes.Hapni sytë dhe tregohuni të vendosur para çdo provokimi të botës! Evropa plakë dhe skile e vjetër i nxori përsëri dhëmbët e mprehtë për të ndukur trojet Shqiptare.Këtë herë është më e rëndë goditja sepse Kosovën kërkon jo ta shkëpusë, por ta zhdukë nga historia si komb.Mos kujtoni se këto që jan arritur deri më sotë, na i ka falur kush! Çdo gjë është arritur me gjak.Ajo që ka frikë nga derdhja e gjakut, është Evropa.Le ti përgjigjemi mashtrimit të saj me mënyrën që dimë.Me shpatën të zhveshur.Mos harroni se janë armiqtë e kombit Shqiptarë ata që investojnë këtë ndërrmarrje makabre, në kurriz të kombit Shqiptar.
Vëllezër kujdes! Mos lejoni që të hiqen simbolet tona Shqiptare nga Flamuri ynë kombëtar.Kjo është një dredhi e djallëzuar e radhës e Evropës Skile të vjetër.
Ne do njihemi në Evropë siç jemi në të vërtetë.si Shqiptar.............................
.................................................. ..............
Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 15-06-2007 më 07:14
nuk perfaqson te gjithe shqipet normal, kjo gje eshte e pamundur por perfaqson shqipet e Kosoves sps ata jetojn n'Kosove dhe e kan Kosoven shtet pra harta eshte taman e mirePostuar më parë nga Kristo_fier
![]()
masi je kaq p*** none ateher qa k*** po flet
Shyqyr qe s'eshte tere Kosova si ty...Postuar më parë nga pllugu
![]()
"and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern
si ju duket ky ?
![]()
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Krijoni Kontakt