Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    DI_ANA, pershendetje!
    Te kuptoj mire por pse nuk fokusohesh tek gjerat qe ke arritur ne jete? Mua me dukesh femer elokuente,besoj qe duhet te kesh arritjet e tua ne karriere, besoj qe nese germon afer do kesh dhe miq qe ta duan te miren. Pse nuk merr keto gjera si pikenisje kur flet per veten?

    Nje gje kam arritur te kuptoj ne jete: njerezit nga zilia mundohen te bejne te ndihesh inferiore dhe po s'pate nje lekure te forte, ia arrijne. Tek ti kane gjetur brishtesi dhe kane perfituar, pasi vetem duke perulur ty mund te ndihen mire me mungesen e arritjeve te tyre. Largo nga jeta njerezit negative. Nderto nje baze solide njerezish qe t'a duan te miren. Plus, dashuria nuk eshte kusht lumturie. Njoh mjaft njerez qe edhepse kane dike ne krah jane ne mizerie totale. Po erdhi, mire se te vije, po s'erdhi mos u fokuso shume aty. Dhe nje keshille te fundit: mos i beso te gjitheve.

    Nuk e di, ndoshta nje specialist mund te te ndihmonte te zgjidhje ca nyje ne kete fushe.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flm Blue_Sky


    Keshilla me vend...shume me vend!
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te kuptosh dhe te pranosh vetveten

    Une besoj se duke mesuar me teper rreth tipit te personalitetit, ne mund te zhvillojme strukturen tone per te kuptuar me mire vetveten. Ne do te jemi ne gjendje te njohim, te pranojme dhe te veme ne perdorim forcen e personalitetit tone ne menyre te tille qe ne mund te maksimizojme aftesite dhe talentet tona te trasheguara (te lindura ). Ne do te kemi njohuri me te thella sesi trupi dhe mendja jone komunikojne, dhe do te behemi te vetedijshem se cila eshte pjesa jone e dobet. Ne do te fillojme te percaktojme (njohim ) cilat mendime dhe shembuj te sjelljes jane veteshkaterruese dhe krijojne ē'ekulibra kimik qe rrisin potencialin tone (fuqine tone vepruese) ndaj semundjeve .
    Akoma me teper, nivelin shpirteror, kuptimi i llojit te personalitetit na pozicionon ne duke i dhene fuqi individualitetit tone si i shprehur nepermjet personalitetit te shpirtit tone. Ne provojme nje ndjenje ne teresi – ndjenja e teresise qe vjen vetem nepermjet integrimit te pakushtezuar te trupit, mendjes dhe shpirtit. Vertetesia dhe rendesia jone do te shfaqet nepermjet drites se hijes sone per te pare dhe pelqyer gjithcka . Ne do te provojme kenaqesine me te madhe dhe me te paster qe mund te kete ne jete, kenaqesine qe vjen nga pranimi dhe pelqimi i vetvetes.
    "Carpe Diem"

  4. #24
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Sapo lexova postimin tend me siper. E di cfare diktova serisht gjate leximit?!
    Dashuria, shpirti, ndjenja...

    Diana, une vazhdoj te te godas ne nje pike deri sa te shikoj arsye dhe arsyetim.
    Mund te shkruaj e te flas sa te kesh deshire per ndjenje inferioriteti, por kjo nuk do te sherbente aspak.

    Duhet qe tashme veprimet e tua te lindin e te zhvillohen nen ndikimin e logjikes & arsyes.
    Nese ti mbetesh robine e ndjenjes atehere mund te jesh nje shinjester e thjeshte per cilindo.
    Eshte e nevojshme dhe e rendesishme qe njeriu, ne momente kyce te eci mbi bazen e arsyes e jo te ndjenjes.

    "Forca e personalitetit" je shprehur me siper ti. Shume bukur, pikerisht kjo force e personalitetit duhet te te sherbej ne te gjithe aspektet e jetes, jo vetem ne profesion apo dicka tjeter.

    Te lejosh qe forca te jashtme te lekundin, manipulojne e shkaterrojne personalitetin, do te ishte njesoj sikur "ti vije shkrepsen nje bombule me gaz ne mes te shtepise tende".
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #25
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Ndjenja e inferioritetit mendoj rrenjoset ose instalohet tek individi qe femije.
    Menyra se si prindi mundohet ta edukoje, femijen e tije ne menyre sa me te mire, dhe duke mos patur vete nje trashegimi te pasur edukimi ben qe femija te mos marri njohurite e nevojshme per te qene i zoti, i vehtes dhe gjithmone te ndjehet inferior(ose i varur nga dikush tjeter)
    Duke i bertitur qe i/e vogel te degjoje prinderit deri ne extrem,
    Denimet e ndryshme qe prindi i ben femijes e ndrydh , e ben te dobet, te mos dalloje cila eshte e drejte dhe cila jo,ku pothuaj ne c`do rast prindi vendos per gjithecka. Pra me nje fjale, e ben person te varur i cili te mos ket besim ne vetevete, dhe gjithmone mendimet e te tjereve i duken me te aresyeshme,ose me te mira se te tije.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Postime
    11
    Pershendetje Diana. Ky eshte postimi im i pare ne kete forum dhe e kam kenaqesine qe ta nis me ty. E them kete sepse ti je nder ata anetare qe shkrimet lene gjurme dhe thua sa mire qe ka njerez qe dine te shkruajne kaq bukur dhe paster.

    Per sa i perket temes se hapur une mendoj se ti e do vehten tende dhe jo pak por shume.
    1. Nga shkrimet e tua une mund te them me bindje se je nje femer me personalitet dhe qe ke investuar ne formimin tend.
    2. Ti flet sinqerisht dhe ky sinqeritet buron nga dashuria qe ke per veten qe ne menyre te pavetedijshme ti perpiqesh te kuptosh situaten kalimtare "krize" ne te cilen ndodhesh.
    3. Fakti qe ti kerkon "ndihme" duke hapur kete teme do te thote qe ti ke shtrire doren dhe e ke kapur fort vehten dhe nuk e le te te rreshkasi ne humnere edhe pse tani te duket sikur te ka rene.

    Une e di shume mire se cfare do te thote te ndihesh ne kete menyre. Une e di shume mire qe nje mengjes te zgjohesh dhe te shikosh gjithcka te shembet para syve dhe copezat pajete te zene frymen e parimeve dhe vlerave ne te cilat ti je ngritur dhe ke besuar perhere. Une e di cdo te thote ta shohesh veten ne pasqyre dhe te kesh frike se e ke humbur sepse mendon se tu thermuan themelet mbi te cilat ngrihej qenia jote. Te ulerasesh dhe te thuash ky gabova?! Dhe ta gjesh gabimin tek vetja qe dashurove paster dhe besove teper. Eh... e di cdo te thote te degjosh vleresime pafund dhe brenda te ndihesh e perbuzur per pavleren tende. Sepse nuk eshte ajo qe degjojme qe na ben te ndihemi te vegjel apo te medhenj por eshte ajo qe ndiejme qe na ben te tille.

    E kunderta e dashurise nuk eshte urrejtja por indiferenca, sepse urrejtja eshte nje ndienje madje e madhe. Kjo ndienje eshte nje energji qe egziston dhe kjo energji mund te shnderrohet ne pozitive me pak pune. E di kush eshte zgjidhja e gjithckaje?! Te besh paqe me vehten para se gjithash dhe me gjithcka qe te rrethon. Lere pendimin dhe kritikat ndaj vehtes sepse nuk sherbejne per asgje konstruktive perkundrazi. Dashurove teper, ashtu ndieve ashtu bere. Mos e fajeso vehten per kete. Asnje gje nuk ka rendesi perderisa njeriu ende egziston!-ka thene Remark.
    Diku kam lexuar qe dikush nga nje ndodhi e rende ne jeten e tij cdo nate shikonte te njejten enderr te temerrshme. Shikonte sikur nje femi shume i shemtuar e ndiqte nga pas dhe i kacavirrej neper kembe. Ky femi ishte vetja dhe jeta e tij ne nje fare menyre. Cdo nate ngrihej i llahtarisur, por nje dite mendoj ndoshta eshte me mire ta ndaloj dhe ta shikoj. Ai ndaloj dhe e shikoj kete femij. Ai ishte shume i shemtuar por ai tha ky eshte i imi, dhe e morri ne duar e puthi dhe e perqafoj. Cfaredo qe te jete dhe sido qe te jete eshte detyra jone ta marrim ne duar jeten tone dhe ta puthim. Kjo do na bej te ndihemi me mire dhe me te forte per te ecur para.

    Ndoshta po zgjatem shume por e di qe eshte e kote te te them bej kete e bej ate, eshte e kote te them dil, lexo, etj etj. Sepse ajo ndienje eshte brenda dhe nuk mund te iki me gjera qe vijne nga jashte. Ajo qe une te them eshte qe ti te besosh tek ajo dashuria qe eshte e sigurt qe egziston brenda teje po vetem se e kane mbuluar rete. Une te them merre ate "femijen e vogel" ne duar dhe shikoje, kuptoje, ndije, perqafoje fort dhe bertit me te madhe KJO JAM UNE UNE E DUA VETEN TIME DHE NUK DO TA LE TE VDESE! Sepse njeriu ka 2 vdekje, mund te vdesi shpirti para trupit dhe kjo eshte fatkeqesia e tij, dhe mund te vdesi trupi para shpirtit dhe kjo eshte madheshtia e tij! Merre ne krahe veten dhe hidh prapa ne harrese gjithcka qe te demton! Jeta eshte aq e shkurter sa ne nuk kemi kohe te qeshim e jo me te qajme! Edhe ai inferioriteti une mendoj se eshte pjese e jetes se gjithekujt ndryshimi eshte tek ai sinqeriteti qe kush e pohon e kush mundohet ta mohoj.
    Ok e di qe u zgjata ca si shume por meqenese eshte shkrimi im i pare te me falni nqs e kalova masen.
    Diana te pershendes me kengen e Josh Groban Don't give up.

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nela83.....

    Te falenderoj shume per fjalet e thena dhe vleresimin tend...
    Ke shume te drejte ashtu duhet te jete.Por ate "femije te shemtuar" qe ti me keshillon te marr ne krahe duke e pranuar siē eshte,nuk po e shikoj fare!
    Sa do te doja ta shikoja qofte edhe nje here te vetme duke tu betuar qe do ta mbeshtillja dhe do ta perkedhelja ne krahet e mi....
    Por fatkeqesisht sme paska ardhur akoma koha per ta pare....Fatkeqesisht!
    Ne jete u dashkan shume gjera qe dashurise nuk i ditkan as shtepine!
    Dua te them dhe une duke ngritur nje dolli....._Epo,gezuar!Per dashurine!___po nuk e di pse keto fjale sot me duken tallese!
    Ku po jetoj keshtu sot?
    Ne nje vend ku brenda nje dite mund te ndryshoje ēdo gje,ku njerezit mund te veshin uniforma te tjera,ngjyra e drita krejt te panjohura...
    Sinqerisht sot nuk e di me kush jam dhe se ēfare kerkoj....Kjo ndjenje inferioriteti me mundon perdite e me shume.Me mire them ndonjehere te kisha mundesine te fshija memorjen dhe te harroja gjithcka te keqe qe ka ndodhur ne jeten time...
    Dua te ngre dolline lart dhe nje here si shenje fitoreje mbi jeten.Por nuk mund ta kuptoj as vete si mund ta bej kete gje kur nuk kam fituar,por pikerisht kam humbur gjithēka....


    Me respekte

    Diana


    Ps...Te uroj mireseardhjen ne mesin tone dhe flm edhe nje here
    "Carpe Diem"

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Postime
    35
    Duhet te merresh me dicka, sport, pune ose te marresh pjese neper aktivitete te ndryshme etj. Me pak fjale, duhet te veprosh, jo te mendohesh se si? qysh? tek?

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    kush eshte e kunderta e inferioritetit SUPERIORITETI dhe si mund te ndihemi superior kur mbeshtetmi tek vlerat tona dhe jo te difektet , mendoj se njeriu ndihet inferior edhe kur ai humbet besimin ne vetvete per ti bere ballle situatave apo njerzeve. kur njeriut i kane shterur fuqite per te vazhduar pasi cdo perpjekje qe ka bere ka rezultuar si ti biesh murit me koke kur njeriu per nje perjudhe te gjate ka luftuar kunder jetes apo situatave si nje don kishot per tu bere hero dhe si konkluzion ka lenduar vetem veten e tij. Dianes i dhembe sepse e ka pasur dikur, dhe kjo eshte kulmi i deshperimit, njeriu ndihet inferior per shume arsye sigurisht qe femijria pa dozen e duhur te dashurise krijon themele te dobta dhe sado ti forcojme muret kur rritemi ato do te tronditen nga lekundja me e vogel dhe do rrezikojne te shemben per kete arsye. Pastaj qe keto tronditje mos te jene aq shume degraduese per boten tone na duhet nje mjedis i favorshem plot dashuri mirkuptim miq te mire jo brryla, partner te besueshem jo sharlatan qe te lodhin, shkurt ne jemi delikat jo per fajin tone por per faj te rastesise te keqe, por pyetja eshte cfare duhet te bejme te leme te shperbehemi te shkaterrohemi apo te blidhemi fort pas vetes dhe te mbijetojme, Mendoj se dashuria per veten eshte zgjidhja e cdo problemi, dhe pikerisht atehere kur ndiehmi te dobet duhet ta duam me shume, Nese do te ishe semure si do te silleshe me trupin tend, do ta ndeshkoje duke e rrahur me kamzhik apo do te uleshe diku dhe do te kujdeseshe plot me dashuri dhe kujdes, e pra keshtu trajtoje dhe shpirtin tend, pavarsisht se jeta eshte treguar e padrejt,
    failure is not an option!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Virginia Beach
    Postime
    6

    Diana

    Une Mendoje, Se ti duhet ta gjen zgjedhjen vet.
    Mjaft me ankesa se gjithkush e ka fajin se te gjithe jan te rrejshem.
    Ne te gjithe kemi te metat tona, edhe veprojme shum shpesh nga istiktet e interesit, lendojme te tjeret.

    Por ti e dashur Diana mendoj se nuk zgjedh azgje vetem me ankesa, Ti duhet ti merr gjerat shtruar si vijne, dhe mundohu te zgjedhesh ate qe eshte me e mira per momentin rrethanat the kushtet. Edhe nuk ka nevoje ke kthehsh mbrapa Pse,Si, Qysh. Meso nga gabimet por mos e mundo veten me gjerat e shkuara. Mundo ti marresh njerzit ashtu si jan me te mirat dhe te metat. RRethanat dhe kushtet i shtyjne njerzit ndonjehere te sillen ndryshe. Gjithkund ka molle te kalbur ne mesin e te mirave.

    Mendoj se shumica e njezeve nuk kan ose nuk kan pasur nje jet me lule ne femiri, adoleshent etj. Por kjo na bene ti shofim gjerat ndryshe te behemi njerz me te mire.

    ta perfundoje.
    Trajtoje te tjeret ashtu si done ti te trajtohesh.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    E bukur pergjigja jote dhe shume per te mesuar por do te te pyesja diēka!
    Mendon se kjo eshte mosha e prekur?
    Vetem kjo?
    Nuk i pershtatem as njeres dhe as tjetres por ama kam vite me kete perbuzje ndaj vetes dhe nenvleftesimit te saj!
    Dhe per ēudi ne profesion ose ne shkolle nuk kam qene e tille,nuk me kane trembur situatat,as veshtiresite e jetes,thjesht me ka munguar te vleresoj veten dhe te marr ate dashuri qe une jepja,ate diēka qe merrej si dobesi dhe ku njerezit perfitonin duke te shkelur me kembe!
    Kam njohur si vetja plot dhe nuk ka moshe per te qene e tille....nuk ka,pasi mendoj qe kjo gje eshte e karakterizuar te njerezit ne mungese te dashurise qe ne femijeri!
    Eshte nje rrenje e mbjellur qe i ka gjurmet ne ato kohe dhe dobesohet me kohen,me vitet!
    Jam shume e sigurt qe ka shume si une,por e kane te veshtire ta pranojne se u duket dobesi dhe ka shume te tjere qe kane karakterin e forte qe do doja te kisha.
    Do te them diq une ket problem e kam , jam dobet ne karakter mirpo , do te them diq qe mu ke than nje prof shum me rendesi kur i shtrove nje pytje , pytja ime ishte pse nuk me kthjen dashurin te tjret me te njeten doz pse kur un mundohem et bej gjithqka per ta ather ai mu pergjigj , sepse nje gje nuk ekupton kur dhuron dashuri pret qe edhe ta kthjen at do te thot ti i mendon ata si borgjlinj ndaj teje duhet te kuptosh se nuk me rendesi nese ata do ta kthjen kete sepse ather me shum redesi iu kushton rendesi atyre se vetes tende do et thot mundohesh me shum te behs per ta se per veten , duhet te dish akush smund te jet mė me rendesi se vetja jote , sepse kur perqendrohesh ne at se sa iu dhuron dashuri te tjrve sa si ta kthjen ata ather vten tende e qet ne radh te dyt , e kupton shpresoj te kem ndihmu sadopak

  12. #32
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin

    Lind pyetja....

    Si mund te rifitojme respektin,si mund te duam veten?
    Si mund te mposhtim ndjenjen e inferioritetit qe ndjejme ndaj te tjereve?

    Respekte
    veten mund ta duam vetem duke mos menduar per opinjonet e te tjereve,duke mos e ulur veten per dashurin e disa njerezve,duke ber ate qe enderrojm,duke luftuar per deshirat tona etj etj
    ndjenjen e inferioritetit mund ta mposhtim vetem duke u munduar te arsyetojm per veprimet e te tjereve dhe duke ju qendruar afer do mund te thyejme kete akull ....
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  13. #33
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ka psikologe sa te duash te kurojne ndjenjen e inferioritetit te nje personi,nese nuk mjaftojne kta,ka psikiater.

    Inferioriteti,nje ndjenje qe nuk e kam njohur kurre.


    Tell yourself,you are the best
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  14. #34
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Dhe une jam treguar e dobet duke falur dhe pranuar gjithcka per hir te dashurise!
    Njeriu fal gjithcka per hire te dashuris nga frika per te mos qen me e pelqyer,per te mos qen e dashur per te tjeret.

    Dhe kjo teme eshte ne menyre te pergjithshme,eshte diēka qe jeton jo vetem te une,eshte diēka qe do te thote....."duaj te tjeret dhe jo veten"!
    Po nuk deshe veten nuk mund te duash dot tjetrin.Po nuk e respektove veten nuk arrin dot te respektosh te tjeret


    pergjigjen qe me ka dhene nje psikolog i njohur Francez......"dashuria e nderuar nuk blihet,ose e kemi,ose nuk e kemi fare,por ne asnje menyre nuk duhet te sakrifikojme veten per hir te saj dhe te japim gjithcka tonen,pasi ne rradhe te pare duhet te duam veten tone"!
    Normal qe nuk blihet dhe as nuk kerkohet me force.
    Nuk eshte e thene qe te gjithe te na dua dhe te na respektojne,do ishte absurde.

    Dhe nuk fliste per seksin,por per dashurine e pergjithshme,ate dashuri qe shume e thone me nje fjale te thjeshte "te dua",por ama jo shume e thone me gjuhen e zemres!
    Shume njerez jane sensibel te ndjeshem ,shume te tjere te ftohte , keta per mua hyjne tek njerzit e 'forte' ose luajn rolin e te 'fortit'.

    Thjesht duhet ti thuash vetes ,une kjo jam ,akcepto ose jo .
    Ai person qe nuk te jep as gjysmen e asaj qe jep ti,nuk e meriton dashurin tende ,respektin tend.

    Kam njohur njerez AS ne profesion,ne shoqeri etj, por ne jetene tyre private katastrof.
    Inferiore asnjeher, asnjeri nuk eshte perfekt !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ka mbarim ndjenja e dashurisė?
    Nga Erindi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 08:02
  2. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  3. Simpati/dashur behen shok. A mund te kthehet prap ne ndjenja
    Nga Eyes'n'words nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 13:51
  4. Konfuz nė ndjenja, ēfarė tė bėj?
    Nga H5N1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 15:24
  5. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •