Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Kur lufta brenda llojit quhet disidencė

    Kur lufta brenda llojit quhet disidencė

    Nga gazeta shekulli

    Hen, 18 Shkurt 2008




    Kujtesa historike

    A kanė ndryshue shpirtnisht disidentat e Bllokut nė vitet e burgimit apo tė internimit?

    Ka gjasė qė burgu dhe internimi t'i ketė ndėrgjegjsue rreth idesė ēnjerėzore qė u dha pushtet, rreth tmerrit qė ata dhe familjet e tyne i shkaktuen shumicės sė shqiptarėve

    Mund tė quhej ndryshe edhe "disidenca brenda Bllokut", por Blloku mbetė gjithsesi nji metaforė e lidhun gjeografikisht me nji copė territori tė kufizuem ku jetonin disa borgjezė shpirtvegjėl tė farkėtuem nė momentet e ēlodhjes prej "luftės sė egėr tė kllasave".

    Privilegjet, karriera, lufta pėr ekzistencė, rreziku qė nji ditė mund ta pėsonin – bante qė ish- komisarė e komandanta partizanė, agjitatorė dhe agjitatore, njerėz tė randomtė pėr nji shoqni normale - tė ktheheshin nė ujq ndaj njeni-tjetrit dhe ndaj gjithė frymorėve nė pėrgjithėsi.

    Nji pjesė e tyne kishte mbarue ndonji gjimnaz nė kohė tė monarkisė e fill mbas luftės kishte krye kurse dhe shkolla nė Jugosllavi dhe nė BRSS. Kurse pjesa ma e madhe ishin gjysmė-analfabetė dhe gjysmė-njerėz tė ardhun prej krahinave ma tė humbuna, ku qytetnimi nuk kishte kalue as aq sa nevojitet pėr me mėsue gjanat ma thelbėsore – kėta tė fundit kishin shumė ma tepėr arsye me ruejt postet e fitueme me gjak.

    Padyshim qė e drejta me jetue nė Bllok ishte fitue me gjak; ma sė shumti me gjak shqiptarėsh.

    Por blloku nuk mbaronte mbrenda Bllokut. Ai ishte kudo ku kishte shqiptarė qė prej adhurimit primitiv apo prej tmerrit (qė asht nji ndjenjė ma njerzore) – i mbanin sytė kah Enver Hoxha dhe klika e tij e ēmendun dhe gjakatare.

    Blloku ishte kompaktėsimi ideal i njerzve pa dyshime serioze. E megjithatė nji pjesė e tyne pėrfundoi nė kampet e pėrqendrimit dhe nė burgjet qė ata vetė patėn ndėrtue me zell klasor. Vetėm atėherė diktatura e proletariatit iu duk diēka skandaloze - dėshmuen ata ma vonė - dhe burgjet shqiptare iu duken ēnjerėzore.

    Ēudi, burgjet dhe diktatura e proletariatit ishin e vetmja gja qė funksiononte si meēik nė Shqipninė e Enver Hoxhės qysh prej vitit 1945 e kėta, vetėm nė vitet '60 apo nė vitet '70 e mėsuen kėtė gja!

    Edukimi komunist ishte nji gja e neveritshme, por riedukimi ishte nji mjerim i vėrtetė.

    E pra zona mes edukimit dhe riedukimit pėrcaktohej prej humorit tė nji funksionari me xhaketė gjithmonė demodé apo prej nji operativi qė kishte vetėdijen e nji qeseri, prej nji kryetari Fronti apo prej nji spiuni tė padukshėm qė firmoste nji letėr dhe shkatrronte nji jetė.

    N'ato vite marria ishte ba kujdestarja e arsyes, tue e ndryshue kėshtu cilsinė e vetė jetės dhe tue ba qė nė pesė dekada bijtė e saj tė shumoheshin nė progresion gjeometrik. Nji progresion i kėtillė i shtynte me ia hangėr kryet njeni-tjetrit, mbasi Natyra nė squetsinė e vet lejon tė keqen me qėllim qė e keqja tė hajė vetveten.

    Si mund tė trajtohet si shfaqje disidence fakti qė ndonji prej tyne jetonte si viveur nė nji kohė qė populli i thjeshtė rrinte nė radhė qysh nė ora 5 tė mėngjesit pėr me marrė 2 litra qumėsht? Ēfarė disidence asht me mbajtė flokėt e gjatė nė nji vend ku rrena i kishte kambėt ma tė shkurta se kurrkund tjetėr nė botė?

    Pėr vite tė tana, kriminelat qė me maskėn e komunizmit nė fytyrė terrorizuen shqiptarėt – patėn mundėsinė me pėrfundue me ceremoni nė burgjet komuniste. Kėto ishin rastet kur ato burgje kryenin me tė vėrtetė funksionin e tyne natural.

    Megjithatė, ata nė burgje nuk pėrfundonin pse urrenin komunizmin apo pse ishin mėrzitė me mėsimet e Marksit apo tė Leninit, pėrkundėr, shumica e tyne e deshtėn Marksin dhe Enverin deri nė fund.

    Asnji prej tyne nuk pėrfundoi nė burgje pse vėrejti tek komunizmi nji sistem shtazor qė vorfnoi vendin dhe shkatėrroi shqiptarin, por thjesht pse mbrenda llojit shpėrthente tash e parė nji ritual spastrues primitiv.

    Pėr me e ruejt tė shėndetshme Partinė nga kolera herė mbas here digjeshin disa dordoleca. Por edhe ata qė digjeshin pėr me afirmue higjienėn e Partisė nuk ishin as shenjtėn e as filantropė tė shqiptarėve.

    Ndonji sish, qė ushqente trille (velléités) letrare, deshti me ia lanė «fajin» e burgimit letėrsisė qė kishte shkrue. Por po tė lexohet sot ajo palo letėrsi tė ēohen flokėt pėrpjetė prej idiotsinave tė skematizueme me talent aparatēikut. Po tė kishin pėrfundue me tė vėrtetė nė burg pėr arsye tė letėrsisė sė tyne, nuk do t'i kishte dėnue Enver Hoxha por Klioja, Melpomeni, Eratoja apo ndonji muzė tjetėr.

    Disidentat e Bllokut kanė besue tek Partia derisa u ka leverdisė, kanė rrahė shuplakė derisa u janė ēue duert gjak, dhe s'kanė ndejt asnjiherė pa ngritė dorėn pėr me ēue drejt pushkatimit apo drejt internimit njerėz tė pafajshėm.

    Kjo asht arsyeja pse sot mbeturinat e shkaktarėve tė nji makthi shumėdekadash nuk janė tė besueshėm pėr shoqninė civile as kur flasin pėr tė kaluemen dhe as kur mendojnė pėr tė ardhmen. Intervali mes Shqipnisė sė vėrtetė dhe monstrės qė ata drejtpėrdrejt apo zhdrejtazi krijuen nuk mund tė mbushet me banalitetet e bezdisshme qė tregojnė sot.

    A kanė ndryshue shpirtnisht disidentat e Bllokut nė vitet e burgimit apo tė internimit?

    Zemra e njeriut nuk mund tė shqyrtohet lehtė, por ka gjasė qė burgu dhe internimi t'i ketė ndėrgjegjsue rreth idesė ēnjerėzore qė u dha pushtet, rreth tmerrit qė ata dhe familjet e tyne i shkaktuen shumicės sė shqiptarėve, rreth padrejtėsisė sė privilegjeve qė gėzuen pėr vite me radhė...

    Ndoshta ky ndėrgjegjsim ka ndodhė, mbasi nuk duem me besue se sot gjithė mllefi i tyne asht vetėm pse nuk mujtėn me e ēue deri nė fund rrugėn me privilegje ku rastėsia historike (dhe jo inteligjenca, talenti apo meritat) i kishte katapultue.

    Pėr me e kuptue se populli shqiptar asht popull i mirė, nuk mjafton vetėm me shkue e me rrėmue dokumentat e vėrteta ku tregohet se nji pjesė e kuislingėve shqiptarė dhe nji pjesė e njerzve tė thjeshtė shpėtuen hebrenjt.

    Mjafton me pa sesi mbas ramjes sė komunizmit gati asnji prej atyne qė nga Jugu nė Veri vuejtėn padrejtėsisht dhe qenė viktima tė terrorit komunist pėr dekada, nuk shkuen me ua shkrepė nė lule tė ballit shokut Ramiz, shokut Aranit, shokut Hekuran, shoqes Nexhmije... qė e meritonin plotėsisht nji gja tė tillė.

    Ky asht jo vetėm ndryshimi mes qytetnimit dhe barbarisė por dhe treguesi se hakmarrja politike ishte tipar i ideologjisė komuniste, e ky tipar themelor i saji krijoi nji disidencė tė rreme en bloc – krijoi gogsimat e nji darke makabre ku tė ftuemit e nderit pėrfunduen tue hangėr njeni-tjetrin.

    Si mund tė trajtohet si shfaqje disidence fakti qė ndonji prej tyne jetonte si viveur nė nji kohė qė populli rrinte nė radhė? Ēfarė disidence asht me mbajtė flokėt e gjatė nė nji vend ku rrena i kishte kambėt ma tė shkurta se kurrkund tjetėr nė botė?

    Pėr me e kuptue se populli shqiptar asht popull i mirė, nuk mjafton vetėm me shkue e me rrėmue dokumentat e vėrteta ku tregohet se nji pjesė e kuislingėve shqiptarė dhe nji pjesė e njerėzve tė thjeshtė shpėtuen hebrenjtė

    Mbas ramjes sė komunizmit gati asnji prej atyne qė vuejtėn padrejtėsisht nuk shkuen me ua shkrepė nė lule tė ballit shokut Ramiz, shokut Aranit, shokut Hekuran, shoqes Nexhmije… qė e meritonin plotėsisht nji gja tė tillė

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    kjo quhet humanizem se tu vra e tu pre nuk zgjidh gje robo

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, Thursday, 21 February 2008

    Pse Berisha e shikon me frikė Ismail Kadare?
    Nga Kastriot Myftaraj

    Nė qėndrimin e Sali Berishės ndaj Ismail Kadaresė pas vitit 1990, nuk ėshtė e vėshtirė qė tė konstatosh frikėn e Berishės nga Ismail Kadare.Qėndrimi i kujdesshėm i Berishės ndaj Kadaresė shkon shumė pėrtej atij takti qė kanė treguar ndaj Kadaresė tė gjithė politikanėt dhe qeveritarėt shqiptarė, tė pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Nė rastin e Berishės, mė tepėr se me kujdes kemi tė bėjmė me frikė.

    Pse Berisha ka frikė nga Kadare? Frika e Berishės nga Kadare reflekton frikėn e Berishės nga e kaluara e vet, dhe nga njerėzit qė mund t’ ia zbulojnė kėtė tė kaluar.

    Berisha e di mirė se Kadare i njeh tė gjitha skutat e errėta tė karrierės sė tij. Berisha e di mirė se Kadare ka pasur akses nė arkivat sekrete tė ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe nė dosjen e Berishės. Dikush mund tė thotė se pėrse duhet tė interesohej Kadare pėr njė mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipėria nė tetor 1990, dy muaj para se Berisha tė bėhej lider politik. Por gjėrat janė mė tė komplikuara. Ismail Kadare ka qenė sė bashku me Sali Berishėn nė takimin e intelektualėve qė bėri Ramiz Alia nė gusht 1990, para se tė zbatohej skenari katovician i ndryshimit tė sistemit politiko-ekonomik.

    Por Kadare dhe Berisha kanė qenė dhe nė njė mbledhje tjetėr intelektualėsh, shumė mė konfidenciale dhe nė njė rreth shumė mė tė ngushtė, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do tė bėhej shumė shpejt dhe ata qė ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht qė nė kėtė mbledhje tė dytė Kadare e kuptoi se Berisha do tė ishte njė nga liderėt kryesorė tė opozitės sė re. Kėshtu qė Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumė interes qė tė dinte tė fshehtat e njerėzve tė rėndėsishėm tė politikės shqiptare nė dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundėsi ta siguronte kėtė informacion. Kadare kishte miqėsi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit tė brendshėm tė asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer nė kėtė detyrė pas ngjarjeve tė korrikut 1990, duke zėvendėsuar Simon Stefanin, qė qėndroi disa muaj nė postin e ministrit tė brendshėm. Bujar Hudhri ishte njė nga ata letrarėt e rinj nga rrethi i familjeve tė bllokut tė udhėheqjes komuniste, qė kishin njė joshje tė madhe ndaj figurės mitike tė Kadaresė. Kadare ua ushqente kėtė joshje pėr interesat e tij. Me anė tė nipit tė ministrit Kadare u bė mik edhe me vetė ministrin e brendshėm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit tė Shtetit, i cili nė atė kohė ishte njė figurė e frikshme, qė kishte drejtuar spastrimet e pėrgjakshme tė «grupit» tė Mehmet Shehut dhe atij tė Kadri Hazbiut.

    Nė vitin 1990, pas rėnies sė Ēausheskut, edhe pushtetarėt komunistė tė Tiranės filluan tė bėjnė secili llogaritė e veta, pėr tė shpėtuar veten. Nuk bėnte pėrjashtim as «Lala», siē e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtėsinė e njeriut tė thjeshtė, se duhej tė merrte disa masa pėr tė mbrojtur veten, sa kishte nė dorė tė bėnte diēka. Dhe kjo diēka nė mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete tė arkivave. Nė gusht 1990 shumė gjėra kishin ndryshuar dhe nė nivelet e larta nuk ekzistonte mė frika e mėparshme nga diktatori. Kėshtu qė Ismail Kadare i pėrcolli njė mesazh ministrit tė brendshėm me anė tė cilit i thoshte se koha qė po vinte kėrkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo qė propozonte Kadare ishte qė Hekuran Isai t’ i jepte kopje tė disa dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, qė mė pas do tė fitonin vlerė tė madhe dhe qė do tė shėrbenin si garanci pėr ta. Njė nga kėto ishte sigurisht dosja e Sali Berishės. Kadare do t’ i mbante kėto dosje nė njė vend tė sigurt nė Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetėm nė rast se do tė ishte e nevojshme pėr ato tė dy, pra do t’ i pėrdornin pėr shantazh. Kjo ishte pikėrisht zgjidhja e problemit tė «Lalė Hekrit». Ai ishte dakord me tė dy duart dhe bėri ashtu siē i tha Kadare. Mė pas Kadare do ta shpėrblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhėnė Shtėpisė botuese «Onufri» tė Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit tė librave tė tij nė Shqipėri, gjė qė e ka dhe sot.

    A doni njė provė tė «Katovicės»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, nė periudhėn paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit tė brendshėm tė diktaturės komuniste! Dikush mund tė thotė se pėrse Kadare nuk i nxori kėto tė dhėna kur Berisha e futi nė burg Lalė Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai qė nuk ia kėrkoi kėtė gjė Kadaresė me anė tė Bujar Hudhrit, se Lalė Hekri u tremb se mos tėrhiqte mbi kokėn e tij zemėrimin e qėndrave ndėrkombėtare qė do tė shikonin t’ u komprometohej pėrfundimisht pluralizmi nė Shqipėri, si i dalė nga Plani i Katovicės. Kėtė gjė nuk e donin as perėndimorėt se pastaj duhej tė ndryshonin krejt skemat e tyre nė Shqipėri. Prandaj Lalė Hekri, me urtėsinė e tij fshatareske, e gjeti mė me vend tė heshtte dhe tė bėnte disa vite burg, se tė tėrhiqte, mbi krye zemėrimin e zotave tė «Olimpit» ndėrkombėtar. Tė njėjtėn llogari duket bėri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi nė burg. Sigurisht qė kėtė lloj frike e ka edhe Kadare dhe Berisha e di kėtė gjė. Por Berisha di dhe atė tjetrėn se Kadare ka njė gen bizarr gjirokastrit qė mund ta ēojė nė veprime tė paparashikueshme, qė janė mė tepėr marrėzi se trimėri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresė, kujdeset qė mos ta cėnojė Kadarenė deri nė atė pikė sa ai tė bėjė veprime realisht tė dėmshme ndaj Berishės.

    Berisha ka frikė se mos Kadare vihet nė rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siē bėri Cvajg pėr Fushe, shkruan njė libėr pėr tė (Berishėn), ku tė paraqiten dhe tė dhėna nga dosja e Berishės si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Berisha e di mirė se Kadare ka njė joshje tė madhe pėr ta shkruar kėtė libėr, pasi ky do tė bėhej njė bestseller nė botė, duke konsideruar famėn, nė shpėrpjesėtim me pėrmasat e Shqipėrisė qė mori Berisha nė botė, me ngjarjet e vitit 1997 nė vendin tonė. Prandaj Berisha kujdeset qė ta mbajė Ismail Kadarenė «nėn kontroll», duke i ngjitur atij pas njerėz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenė dhe mik i ngushtė me botuesin e sotėm tė Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytėzuar miqėsinė me Bujar Hudhrin, tė krijuar qė nė shkollėn e mesme, pėr t’ u bėrė mik me Hekuran Isain, tė cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministėr.

    Misioni qė Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranė Ismail Kadaresė, ėshtė arsyeja kryesore qė Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime tė mėdha me pushtetin, si ministėr informal qė pėrcakton tenderėt e rrugėve dhe tenderė tė KESH (nė kohėn e Andi Belit), nė njė kohė qė abuzimet nė pėrmasa tė mėdha, pėr hir tė sė vėrtetės, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhėnė nė media pėr PD shumė mė tepėr se Fahri Balliu.

    Marrėdhėniet e Berishės me Kadarenė dukej se do tė precipitonin pas emėrimit tė Besnik Mustafajt si minsitėr i jashtėm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrėdhėniet e tij me Berishėn tentojnė drejt atij qė nė kohėn e Luftės sė Ftohtė quhej ekuilibri i frikės dhe qė vinte nga shkatėrrimi i sigurt i ndėrsjelltė i dy blloqeve tė pajisura me armė bėrthamore. Kadare mund ta shkatėrrojė Berishėn, por edhe Berisha mund ta dėmtojė Kadarenė, ndonėse nuk mund ta shkatėrrojė atė, se Kadare ėshtė vetėm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me tė ardhur nė pushtet nė vitin 1992 urdhėroi qė tė gjendej nė arkiva ēdo gjė kompromentuese qė ishte pėr Kadarenė. Dhe nė arkiva kishin mbetur jo pak gjėra kompromentuese pėr Kadarenė.

    Njė nga arsyet qė Kadare i urren shumė Ramiz Alinė dhe Nexhmije Hoxhėn ėshtė se nuk pranuan kėrkesėn qė u bėri kur e lejuan tė ikė nga Shqipėria nė tetor 1990, me gjithė familjen, kundėr rregullave tė regjimit. Atėherė Kadare u kėrkoi qė nė arkiva tė pastrohej ēdo gjė kompromentuese pėr tė. Ramizi dhe Nexhmija i dhanė fjalėn pėr kėtė, por mė pas Kadare e kuptoi se e kishin gėnjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bėri dosjen e tij «Kadare» pėr tė kundėrbalancuar dosjen «Berisha» qė ka ka Kadare. Kėshtu qė Berisha dhe Kadare qėndrojnė sot pėrballė njėri tjetrit si dy pėrbindėsha, produkt i «Katovicės». Tashmė, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit tė jashtėm, Kadare ėshtė distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrėdhėniet e Kadaresė me Berishėn kanė kaluar nga periudha e luftės sė ftohtė, nė kohėn kur Mustafaj ishte ministėr, nė atė tė paqes sė ftohtė, me dorėheqjen e Mustafajt.

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Fillon dhėnia e tapive pėr proēesin e legalizimeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Cili do tė jetė pasardhėsi i Rugovės?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 12:33
  5. Bashkim Kopliku: Lideri i PD ka vėnė maskėn e qingjit
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •