Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Prishtina bëhet gati për të hapur ambasadat

    Shtetet të cilat kanë paralajmëruar njohjen e Kosovës së pavarur kanë filluar të mendojnë për rezervimin e trojeve ku do t'i vendosin selitë e ambasadave të tyre në Prishtinë.

    SHBA-të dhe Britania e Madhe pritet të jenë të parat të cilat do ta rrisin nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, konfirmon për ALSAT se ka shumë shtete që janë duke u interesuar për të gjetur një truall për ndërtimin e selive diplomatike brenda territorit të kryeqytetit të shtetit më të ri në botë.

    "Ne kemi pasur deri tani dy kërkesa konkrete: nga Zyra Amerikane dhe nga Zyra e Britanisë së Madhe. Zyrës Amerikane ia kemi ndarë truallin, ai është përcaktuar dhe është rrethuar. Ka mbetur që ata ta marrin vendimin e fundit a do të qëndrojnë aty apo do të kërkojnë alternativë tjetër. Jemi duke punuar që ta përcaktojmë trollin edhe për Britaninë e Madhe. Për të tjerët do të ulemi shpejt me urbanistët", tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

    Sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, disa nga shtetet që kanë shprehur synimin për të hapur ambasadat në Kosovë, janë të interesuara që ato t'i hapin në objekte, të cilat do t'i marrin me qira private. Ai thotë se Prishtina e ka caktuar vendin ku do të vendosen ambasadat.

    "Mendojmë që në pjesën e Prishtinës së Re ta ndajmë një lokacion, i cili do të shërbejë për orientimin e përfaqësive diplomatike të shteteve, të cilat do të ndërtojnë objektet e misioneve të tyre në Kosovë. Ne do ta përcaktojmë një sipërfaqe mjaft të gjerë. Mendoj se do të jetë e mjaftueshme. Nuk mund të flas për hektarët, por do të jetë e mjaftueshme që ne t'u përgjigjemi të gjitha kërkesave të përfaqësive diplomatike”, deklaroi Mustafa.

    Që nga viti 1999 deri më 17 shkurt, shtetet nuk kanë pasur të drejtë të përfaqësohen në Kosovë me nivel të ambasadave. Një Rregullore e UNMIK-ut e vitit 1999 e ka lejuar përfaqësimin e shteteve të huaja në Kosovë vetëm në nivel të "zyrave diplomatike".

    /ALSAT-M/
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gjermania hap ambasadën e parë në Kosovë

    Gjermania hapi dje ambasadën e parë në Kosovë, shtetin më të ri në botë. Berlini e shndërroi zyrën ndërlidhëse në Prishtinë në mision të vërtetë diplomatik, gjatë një ceremonie festive, ku krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij të BE-së, u vendos edhe flamuri i Kosovës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Karl Vokalek, tha se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën drejt integrimit në struktura evropiane dhe do të vazhdojë të mbrojë dhe zbatojë interesat e saj në Kosovë. “Nuk është një ndryshim i madh. Ka qenë një Zyrë ndërlidhëse në Kosovë, mirëpo faktikisht ka kryer të gjitha punët që kryen një ambasadë. Kosova deri në këtë kohë nuk ka qenë një vend i pavarur dhe marrëdhëniet diplomatike mund të lidhen vetëm me shtetet e pavarura dhe sovrane”, - tha Vokalek. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë u zyrtarizuan me 21 shkurt, kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës. Kjo u bë me një shkëmbim letrash ndërmjet presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe atij të Gjermanisë, Horst Kohler. Shteti më i ri në botë po përgatitet për pritjen e ambasadave të tjera të huaja, mes të cilave ajo amerikane, britanike dhe italiane. Ndërkohë, Prishtina po përgatit edhe 20 misionet e saj të para diplomatike në botë. Zyrtare te institucioneve te Republikës së Kosovës kanë vlerësuar se Ministria e Punëve të Jashtme do të konsolidohet brenda fazës tranzitore prej 120 ditëve, ndërkaq Kosova si shtet i pavarur e sovran shumë shpejt pritet të hapë rreth 20 ambasadat e para në qendrat me të rëndësishme të vendimmarrjes në botë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ne një interviste për agjencinë KosovaLive ka thënë se themelimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme me tepër ka mbetur çështje teknike-organizative, ndërsa ka shfaqur shpresën që faza tranzitore do të jetë e mjaftueshme për konsolidimin e kësaj ministrie. Sipas tij, vendi edhe përkundur dëshirës, nuk ka shume kapacitete për hapjen e ambasadave në çdo shtet të botës, mirëpo prioritet do të kenë vendet si Uashington, Bruksel e të tjera vende të rajonit me të cilat Kosova ka marrëdhënie të ngushta politike e nevoje për koordinim politik, për bashkëpunim kulturor e ekonomik.

    GAZETA SHQIPTARE
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Hasan Prishtina [1873-1933]
    Nga AuGuSt_ në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:53
  2. Drenica
    Nga Foleja_ në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  3. Tingulli 3
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 12:16
  4. Çfarë është Prishtina për Shqipërinë?
    Nga Stefan07 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 11:14
  5. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •