Shkruan: Shkëlzen Gashi
Kuvendi i Kosovës votoi që “Kosovado të jetë shtet i pavarur dhe demokratik”. Pra, jo qëKosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Të paktënkështu thotë Deklarata, të cilën Kryeministri iKosovës, Hashim Thaçi, e lexoi para deputetëve tëKuvendit të Kosovës, të transmetuar nga televizionipublik RTK. Kështu thuhet edhe në Deklaratën përPavarësinë e Kosovës, të botuar në gazetën Koha Ditore(Koha Ditore, 18 shkurt 2008, faqe 3). Mirëpo, kështunuk thotë teksti i Deklaratës për Pavarësinë eKosovës, të botuar në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës. Në vijim të kësaj, është me rëndësi që të përmendetfakti se pasi që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,përfundoi së lexuari Deklaratën për Pavarësinë eKosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, JakupKrasniqi, tha se Kosova tash është shtet i pavarur dhesovran, por një gjë të tillë nuk e tha Kryeministri iKosovës, i cili e lexoi tekstin e Deklaratës përPavarësinë e Kosovës. Si rrjedhojë, nuk është erëndësishme se çfarë ka thënë Jakup Krasniqi, porçfarë ka lexuar Hashim Thaçi dhe çfarë kanë nënshkruardeputetët e Kuvendit të Kosovës.
Prandaj, mbase do tëishte mirë që të bëhet publik teksti i deklaratësorigjinale të nënshkruar nga deputetët e Kuvendit tëKosovës. Në të vërtetë, edhe sikur Deklarata përPavarësinë e Kosovës të thotë se e shpallë Kosovënshtet sovran dhe të pavarur, prapëseprapë nuk ndryshonasgjë, po qe se më poshtë merret për bazë Propozimi iMartti Ahtisaarit dhe Rezoluta 1244. Sidoqoftë, po qe se lexohet me vëmendje Deklarata përPavarësinë e Kosovës, atëherë, janë një varg arsyeshqë e bëjnë evident faktin se teksti i kësaj deklarateështë shkruar nga përfaqësues të bashkësisëndërkombëtare. Në këtë deklaratë, përmenden “vitet ekonfliktit dhe dhunës në Kosovë”, por nuk përmendetaskund lufta çlirimtare. Tutje, në këtë deklaratëthuhet se kjo shpallje është në pajtueshmëri të plotëme Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen eStatusit të Kosovës, të hartuar nga i Dërguari Speciali Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Por, në këtëpropozim nuk thuhet askund se Kosova do të jetë shtetsovran dhe i pavarur në përputhje me vullnetin epopullit të saj. Për më shumë, ky propozim as që i hapKosovës rrugën për pavarësi, por parasheh lënien e sajnë mënyrë fort të sofistikuar nën sovranitetin eSerbisë. Deklarata për Pavarësinë e Kosovës mirëpretmbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare,por “nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluaranë Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 për të zbatuarpërgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 dhePlanit të Martti Ahtisaarit”. Ç’është e vërteta,Kosova ka nevojë për prani ushtarake dhe civilendërkombëtare në Kosovë, të atillë çfarë është nëShqipëri, Maqedoni e rajon, por duhet të ndryshojë anaformale-juridike e saj, që do të thotë duhet tëkundërshtohet Prania Civile Ndërkombëtare në bazë tëRezolutës 1244 dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare nëbazë të Marrëveshjes së Kumanovës. Pra, duhet të ketënënshkrim të marrëveshjes ndërkombëtare në mes tëKosovës dhe trupave të huaja, marrëveshje e cila dot’i përcaktonte të drejtat dhe detyrimet e palëve,Kosovës dhe NATO-s, e që ndërkombëtarisht quhet “SOFA”(“Status of Forces Agreement”). Mbi të gjitha, Deklarata për Pavarësinë e Kosovësafirmon në mënyrë të qartë se Kosova në të gjitha këtoçështje, do të veprojë në pajtueshmëri në parimet e sëdrejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit tëSigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën1244 (1999). Sikundër dihet, Rezoluta 1244 e garantonsovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së, ecila nuk ekziston më, por ekziston Serbia. E, neni 60i Kartës për krijimin e Unionit Serbi-Mali i Zi thotëse në rast të shpërbërjes së këtij unioni, Serbia dotë jetë trashëgimtare e Rezolutës 1244 dhe të gjithadokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën.Pra, Rezoluta 1244, siç e tha, edhe Sekretari iPërgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, passhpalljes së Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës,është edhe më tutje kornizë juridike për Kosovën. Në fund të Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës, thuhetse të gjitha “shtetet kanë të drejtën të mbështeten nëkëtë deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnëpërkrahjen dhe mbështetjen e tyre”. Kjo do të thotë seKosova kërkon nga shtetet sovrane dhe të pavarura tambështesin këtë deklaratë, e cila deklaratë e merr përbazë jo vetëm Propozimin Gjithëpërfshirës përZgjidhjen e Statusit të Kosovës, të hartuar nga iDërguarit Special i Kombeve të Bashkuara, MarttiAhtisaari, por edhe Rezolutën 1244. Kjo do të thotë seshumë shtete do ta njohin, siç tha Ministri i Punëvetë Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier,Kosovën demokratike e shumetnike të bazuar në sundimine ligjit. Por, edhe nëse Kosova njihet si shtet sovrandhe i pavarur, prapëseprapë nuk ndryshon asgjë, po qese më poshtë kërkohet të zbatohet Propozimi i MarttiAhtisaarit, i cili e ndanë Kosovën në baza etnike efetare dhe kërkon instalimin e misionit të BE-së përta sunduar Kosovën dhe kërkohet zbatimi i Rezolutës1244. Krejt për fund, duhet thënë edhe një herë se shtetinuk krijohet me shpallje e njohje, por, sikundër ethotë Robert Baditner në mendimet e tij përshpërbërjen e Jugosllavisë, krijimi apo moskrijimi injë shteti është çështje e faktit në terren. Përilustrim, Palestina njihet si shtet nga më shumë se114 shtete dhe, veç kësaj, më 15 dhjetor 1988,Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kamiratuar rezolutën 43/177, e cila e njeh shtetin e ritë Palestinës (për më tepër shih: “The Creation of theState of Palestine” by Francis A. Boyle, EuropeanJournal of International Law), por, dihet shumë mirëse sa është shtet Palestina.
19.02.2008
http://lajme.dervina.com/?sherbimi=l...i=3313-1228:12
Krijoni Kontakt