Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Imamat-i

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2007
    Postime
    146

    Imamat-i

    S/alejkum , para se tė vazhdoje : lexues tė nderuar, postimin paraprak pėr Imamatin, qė tani e vėreja se kam postuar nė vendin e gabuar, andaj kėrkojė ndjese pėr gabimin e bėrėr . Me hapjen e teme tė re, do vazhdojė me postime per IMAMATIN , pėrndryshe cdo sygjirim tjetėr ėshtė i pranueshem, flm per mirekuptim .

    Vazhdimi… : Pikpamjet, mendimet dhe provat e tė dy grupeve Islame !
    Nuk mundemi qė vetėm thjesht ta pėrmendim Kalifatin dhe tė mos ndalemi fare tek tema pėr imamatin , sikur tė jetė njė temė e thjeshtė .
    Po, edhe pse myslimanėt pėrbejnė njė Ummet tė vetėm , ata jane ndarė nė grupe dhe mez-hebe tė ndryshme tė mendimeve dhe besimeve . Qofte nė Fikh (Jurisprudencė) , qofte nė komentin e Kur’anit dhe qofte nė sunnetin e tė Derguarit s.a., nėse shikojme ne burimin e mosmarreveshjeve dhe tė kundershtimeve nė mesin e myslimanėve , do tė vėrejmė se kjo ka tė bėjė me temėn e Imametit dhe Kalifatit .

    Gjatė tėrė historisė jane shpikur hadithe tė shumta qė nuk janė pėrputhur fare me sunnetin e vėrtetė me qėllim tė refuzimit dhe mohimit tė haditheve tė vėrteta , ku qellimi i tyre (umejeve dhe…) ka qenė legalizimi i kalifatit jolegal .
    Arsyeja e shpikjeve tė haditheve tė tilla ishte tendenca e paraqitjes sė gjendjes ekzistuese si njė gjendje qė duhet tė ekzistojė (edhe me force), nė mėnyrė tė tillė . Edhe pėr sa i pėrket jetės politike tė myslimanėve bashkėkohorė , mund tė vėrejmė njė tendencė ku gjendja ekzistuese mundohet tė tregohet si njė gjendje legale dhe si njė gjendje qė duhet tė ekzistojė nė mėnyrė tė tillė , pa marrė parasysh ēmimin e saj , kjo rrjedhė si pasojė e mos pranimit dhe te nenshtrimit te (Nje) udheheqesi suprem Islam ( nga praktika e shiiteve per Imamatin , ose me fjale tjera Halife te myslimaneve) .

    Pikepamja e Ehli Sunnetit ne lidhje me kete teme eshte e njohur prej me heret : Resulullahu s.a., nuk e ka caktuar trashegimtarin per poziten e kalifit .

    Sahabet qe ishin te njohur dhe qe kishin autoritet ne mesin e njerezve u mblodhen ne Sakifin (ēardakun) e Beni Saidit dhe e zgjedhen Ebu Beker Siddikun si kalif , duke e marre parasysh poziten e tij qe kishte kundrejt Resulullahut s.a., dhe duke u bazuar ne nje hadith tjeter qe eshte regjistruar ne librat e Ehli Sunnetit , ne kohen kur ishte semure hz Muhammedi s.a.a., e kishte derguar Ebu Bekrin per ta falur namazin si Imam . Duke u bazuar ne kete hadith ata kane thene : “ Pasi qe Resulullahu s.a., ishte i kenaqur me udhėheqjen e tij ne fene tone , pse te mos jemi te kenaqur edhe ne me udheheqjen e tij ne kete bote ” .

    Atehere , kete pikepamje mund ta permbledhim ne disa pika te shkurta :

    1. Hz Resulullahu s.a., nuk paska caktuar asnjerin si kalif ne menyre tė qarte.
    2. Kalifati mund te caktohet permes kuvendit (Shura) .
    3. Kalifati i Ebu Bekrit eshte realizuar permes zgjedhjes se sahabeve te njohura .

    Tani tė pyesim sipas pikepamjet e mez-hebeve , athua do ta mbronin kete pikepamje dhe si prove ne lidhje me kuvendin te thirreshin ne ajetet e Kur’anit . Mesiguri do te thoshin se Islami prine ne lidhje me zgjedhjet demokratike ndaj shteteve tjera dhe se diteve te sodit shtetet e zhvilluara qe mburreshin me kete princip, feja jone e kishte zbatuar shume me heret kete princip .

    Por, duke i pare tere keto prova bindese (gjer me tani) , njeriu e nderron mendimin dhe fillon te besoje –besimit - se duhet te ekzistoje nje udheheqes i Ummetit qe eshte caktuar nga ana e Allahut dhe i Pejgamberit s.a.a., te Tij , dhe se kjo ēeshtje nuk i eshte lene “ Shuras ” . Sepse , sipas ajetit ; “ Ti je vetem ai qe e terheq verejtjen , ēdo popull e ka udhezuesin ” .K; 13-7. , nuk i shkon per shtati Allahut qe ta le nje popull pa udheheqes si edhe meshira e Resulullahut s.a., nuk do tė pajtohej me ne gjė tė tillė dhe posaēėrisht , per ēdo mysliman eshte i njohur fakti se Resulullahu s.a., ėshtė frikesuar prej perēarjes se Ummetit ; Sahihi Tirmidhiu , Ebu Davudi , Ibni Maxhe dhe Musnedi Ahmed v . 2 , f . 332 . . Te mos kthehen ne jeten e mėhershme ; Sahihi Buhari , v . 7, f . 209., “ Bab-ul Havz ” dhe v . 5 , f . 192 .
    Mos ta pelqejne kete bote dhe mos te kene prirje ndaj saj ; Sahihi Buhari , v . 4 , f . 63 . Te mos e luftojne dhe vrasin njeri-tjetrin ; Sahihi Buhari , v . 7, f . 112 .,
    dhe se fundi , mos ta pasojne sunnetin e te Krishtereve dhe te Hebrenjve ; Sahihi Buhari , v . 4 , f . 144 dhe v . 8 , f . 151 .

    Ndersa Aisha r.a., (nena e besimtareve dhe vajza e Ebu Bekrit) , kur e morri lajmin se Ymeri ishte plagosur , e dergoi nje lajmetar afer tij dhe i porositi Ymerit : “ Cakto nje kalif per Ummetii Muhammedin , dhe mos i lere ata krye ne veti ! Sepse , une friksohem se do te dale ndonje nxitje ne mesin e tyre ” ; El-Imamet-u ves-Sijase (muellif Ibni Kutejbe) , v . 1 , f . 28 .

    Ose , kur Abdullahu , djali i Ymerit degjoi se babai i tij ishte plagosur, vajti afer tij dhe i tha : “ Populli eshte duke paramenduar se ti nuk do ta caktosh ndokend ne vendin tend . Ndersa , kur te vinte tek ti ndonje bari te cilit ia kishe dhene detyren e rruajtjes se kopese se deveve ose te dhenve dhe ai e kishte lene krye ne vete kopene , ti gjithmone thoshe se bariu ishte fajtor per humbjen e tyre . E, ēeshtja e rruajtjes se popullit eshte shume me e rendesishme se kjo ” ; Sahihi Muslim , v . 6 , f . 5 .

    Madje , Myslimanet hoqen dore nga parimi i “ Shur’ase , sipas te cilit e kishin zgjedhur kalifin e pare , dhe ne vend te saj per kalif e pranuan personin qe vete Ebu Bekri e kishte caktuar, me pretekst te parandalimit te nxitjes dhe perēarjes ne mesin e Myslimaneve !
    Kur Ymeri e detyroi Aliun per ta pranuar Ebu Bekrin si kalif te pare te Myslimaneve , Aliu a.s. i dergoi nje lajm , ku i tha : “ Patjeter qe do te arrije te ti nje pjese e qumeshtit te mjelur... ” . ; El-Imamemt-u ves-Sijase , v . 1 , f . 18 .

    Si mund te pranojme faktin qe Resulullahu s.a., nuk e ka caktuar askend ne vendin e tij para se te nderronte jete , kur vete Ebu Bekri e caktoi si kandidat Ymerin dhe nuk i besoi Shurase ? Athua Resulullahu s.a., nuk ishte i informuar per shfaqjen e perēarjes dhe te nxitjes ne mesin e popullit si dhe te ndarjes se mendimeve ne lidhje me kete ēeshtje , sikur qe brengoseshin Ebu Bekri , Ymeri , Aisheja dhe Abdullahu , dhe per kete arsye nuk ia besoi popullit zgjedhjen e Kalifit ?
    Dhe, posaēerisht ishte me rendesi ēeshtja se ne doren e kujt do te shkoje Kalifati . Perfundimisht , perēarja e pare u realizua ne mbledhjen e Sakifes , me zgjedhjen e Ebu Bekrit si Kalif , sipas ketyre ndodhurave shiitet besojne se i eshte bere e padrejte Resulullahut s.a., dhe Imam Aliut . Te medhenjt e Ensareve si : Sad ibni Ubade , djali i Kajs Ibni Sadit , Zubjer Ibni Avvami ; Sahihi Buhari , v . 8 , s . 26 , titulli “ Rexhm-ul Habla Minez Zina ” . Prej Beni Hashimeve : Abbas ibni Abdul Muttalib dhe shume sahabe te tjere ishin kunder emerimit te Ebu Bekrit si kalif dhe kembengulnin qe kjo pozite i takon Aliut . Ata u mbyllen ne shtepine e Aliut a.s., dhe protestuan ne kete menyre , perderisa u kercenuan se do ta djegin shtepine nese nuk shperndahen . ; Tarih-ul Hulefa ( Ibni Kutejbe) v . 1 , f . 18 .

    Ne anen tjeter , perkundrazi me pikepamjen e Ehli Sunnetit , Shiitet besojne se Resulullahu s.a., e ka caktuar Aliun si kalif dhe kete e ka cekur ne shume vende , e posaēerisht e ka komunikuar ne vendin e quajtur Gadir Hum . “ Ky , Aliu eshte vellau im , kėshilltari dhe halifeja pas meje ; Taberiu ; V, 2 , f . 319 – 321 ., Ibn-i Kesiri ; V . 2 , f . 62 . etjer .
    Ne lidhje me Hadithin ne fjale “ Gadir Hum “ , do ti ceki nje pjesė te hadithshkrueseve dhe historianeve te tjere islam : Imam Muhammed Idris Shafiu . Ahmed b. Ahmed , ne librin “ Musned dhe Menakih , Ne sunenin e Ibni Maxhes . Tirmiziu , Nesaiu . Ibni Megazili . Hatibi Harezmi . Taberiu . etj .
    Sepse, ne lidhje me kete jane shpallur edhe ajete te Kur’anit dhe dijetaret e shumte kane hulumtuar ne lidhje me kete ēeshtje . Shume hadithe jane transmetuar ne menyre te gjere dhe te kuptueshme dhe kane shkruar libra te shumte te historise dhe te hadithit per kete teme . Ne kete mėnyre , prej nje gjenerate ne tjetren , jane perhapur ne tere boten Islame hadithet e regjistruara te ketyre dijetareve . Ata qe e kane hulumtuar , e dine shume mire se sa i ka kushtuar rendesi Resulullahu s.a., kesaj ēeshtjeje .

    duhet vazhduar….

    Faruk9. 16/02/08.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2007
    Postime
    146

    imamati

    Rrėfim pėr Imamin Ali Riza a.s.

    Rrėfen Abdulaziz ibni Muslimi: Isha bashkė me hz Ali Rizan a.s. (imami i tetė) nė qytetin e Mervit . Njė ditė shkova nė xhami dhe pashė qė njerėzit ishin duke debatuar nė lidhje me Imametin dhe se ishin paraqitur disa pikėpamje tė ndryshme nė lidhje me zgjedhjen e Imamit. E informova tė epėrmin tim, hz.Rizan a.s., nė lidhje me kėtė. Imami a.s., mė tha duke buzėqeshur:
    O Abdulaziz, njerėzit kanė mbetur tė padijshėm dhe janė mashtruar nė fenė e tyre. Allahu nuk e mori shpirtin e tė Dėrguarit pa e pėrkryer fenė pėr tė dhe pa e zbritur nė Kuran, nė brendinė e tė cilit gjenden shpjegimet pėr tė gjitha ēėshtjet: tė lejuarėn, tė ndaluarėn, kufizimet, gjykimet dhe tė gjitha nevojat tjera tė njerėzve. Allahu thotė: “ Nė kėtė libėr asgjė nuk kemi lėnė pas dore nga evidenca ” (Enam, 38).
    Duke u kthyer nga haxhi lamtumirės, Allahu e shpalli kėtė ajet: “ Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe ” (Maide, 3).
    Ēėshtja e imametit ėshtė prej pėrkryerjes sė fesė. Para se tė ndėrrojė jetė, Hz Resulullahu s.a.a., i sqaroi ummetit tė tij shenjat e fesė, ua ndriēoi rrugėn e tyre, i udhėzoi kah rruga e drejtė, dhe e caktoi Aliun a.s., si prijės dhe Imam tė tyre. Nuk ka lėnė asgjė tė pashpjeguar dhe nuk lėnė asnjė ēėshtje pa zgjidhje. Kush supozon se Allahu nuk e ka pėrkryer fenė e Tij, ka refuzuar librin e Tij dhe ai qė refuzon librin e Tij bėhet politeist. A nuk e dinė njerėzit vlerėn dhe vendin e Imametit nė mesin e popullit, ashtu qė zgjedhja e Imamit tė bėhet e drejtė ?
    Imameti ėshtė njė gradė e tillė qė Allahu e nderoi dhe e lartėsoi emrin e Hz Ibrahimit me kėtė gradė dhe virtyt, qė vjen mbas gradės sė profetėsisė dhe miqėsisė (halil). Allahu Teala thotė : “ Pėrkujto (O i dėrguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa detyrime, e ai i pėrmbushi ato, e Ai i tha: "Unė po tė bėj ty prijės (imam) tė njerėzimit"!
    Ai tha: "(bėn o Zot) Edhe nga pasardhėsit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirėsinė Time nuk mund ta gėzojnė mizorėt ! ” (Bekare, 124).
    Ky ajet e mohon Imametin e mizorėve deri nė ditėn e Kiametit, kėshtu qė, kjo gradė u caktua vetėm pėr tė zgjedhurit e ummetit. Pastaj, Allahu i dha vlerė Imametit duke ua dhėnė atė pasardhėsve tė zgjedhur e tė pastėr: “ Dhe ia falėm atij Is'hakun, e si dhuratė edhe Jakubin. Dhe qė tė gjithė i bėmė tė mirė (pejgamber). Dhe ata i bėmė shėmbėlltyrė (Imam) qė udhėzonin sipas urdhrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė faljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė ” (Enbija, 72-73).
    Pasardhėsit e Ibrahimit vazhduan deri te Pejgamberi i Islamit dhe kėtė gradė e kanė pėrcjellė njėri prej tjetrit si njė trashėgimi gjatė shekujve. Allahu Teala thotė: “ Njerėzit mė me meritė pėr t'u thirrur nė Ibrahimin, ishin ata qė e ndoqėn atė dhe qė besuan nė kėtė Pejgamber ” (Ali Imran, 68).
    Nė kėtė mėnyrė, Imameti iu caktua atyre dhe Pejgamberi s.a., ia la nė pėrgjegjėsi Aliut a.s. . Kjo gradė u trashėgua nga pasardhėsit e tij tė zgjedhur, tė cilėve Allahu u ka dhėnė dituri dhe iman . Nė lidhje me ata, Allahu ka thėnė : “ E atyre qė u ėshtė dhėnė dija dhe besimi thonė : "Ju keni qėndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri nė ditėn e ringjalljes, e kjo pra ėshtė dita e ringjalljes, por ju ishit qė nuk e pranonit ! ” (Rum, 56) .
    Kjo ėshtė njė traditė qė vazhdon dhe Allahu kėtė ia ka caktuar pasardhėsve tė Pejgamberit s.a. . Sepse, mbas Pejgamberit s.a., nuk ka mė tė dėrguar tjerė . Atėherė, si mund ta zgjedhin Imamin sipas votave tė tyre kėta njerėz tė padijshėm ?
    Imameti ėshtė grada e tė dėrguarve dhe trashėgimia e trashėguesve . Imameti ėshtė kalifati i Allahut dhe i Dėrguarit tė Tij, grada e Emirel Muminun Aliut a.s., dhe kalifati i Hasanit dhe Hysejnit a.s. .
    Imami ėshtė litari i fesė, rregulla e myslimanėve, rehatia e kėsaj bote dhe lavdia e besimtarėve. Ėshtė rrėnja e zhvilluar e Islamit dhe dega e tij e lartėsuar. Me Imamin pėrkryhet namazi, zeqati, agjėrimi, harami dhe xhihadi; shtohen sadakatė dhe fitimet, zbatohet ligji penal dhe gjyqėsia, mbrohen kufijtė dhe kufizimet .
    Imami e qartėson tė lejuarėn dhe tė ndaluarėn, zbaton dėnimet ligjore, mbron fenė e Allahut, i bėn thirrje popullit kah rruga e Allahut pėrmes urtėsisė, kėshillave tė bukura dhe dėshmive tė qarta .
    Imami i pėrngjan njė dielli, tė cilin sytė nuk mund ta shohin dhe duart nuk mund ta arrijnė, dhe rrezet ia shpėrndan tėrė botės .
    Imami ėshtė hėna e plotė qė ndriēon, kandili ndriēues, drita e lindur, ylli drejtues nė mesin e errėsirave, lideri qė tregon rrugėn e drejtė dhe shpėtimtari nga shkatėrrimi.
    Imami ėshtė zjarri i ndezur nė njė maje tė lartė. I dhuron dritė atij qė dėshiron tė nxehet, ėshtė udhėrrėfyes nė vendet e rrezikshme dhe do tė shkatėrrohet ai qė ndahet prej tij.
    Imami ėshtė sikur reja qė sjell shi tė bollshėm, qielli pėrfshirės, toka e furnizuar, burimi me ujė tė pasur, liqeni tė cilin e lė pas veti pėrroi dhe gjelbėrimi qė mbin nga toka .
    Imami ėshtė sikur babai, qė e ka natyrėn e butė dhe qė ėshtė i mėshirshėm, dhe vėllai binjak. Ėshtė sikur nėna e mėshirshme qė kujdeset pėr foshnjėn e saj dhe mburoja e robėrve.
    Imami ėshtė siguria nė mesin e krijesave mbi sipėrfaqen e tokės, garanti pėr robėrit dhe kalifi i qyteteve. Thirrėsi i popullit kah Allahu dhe ruajtėsi i kufijve tė pėrcaktuar nga ana e Tij.
    Imami ėshtė i vetmi i kohės. Asnjėri nuk mund ta arrijė gradėn e tij, asnjė dijetar nuk mund tė bėhet baraspesha e tij. Nuk mund tė gjendet shembulli, zėvendėsi apo ndonjėri qė krahasohet me tė. Ėshtė bartėsi i tė gjitha virtyteve, pėrmes mirėsisė sė falur nga ana e Allahut dhe pa u mbėshtetur nė kėrkesė e pėrfitim. Duke qenė kėshtu kushtet, a mundet ēdokush ta njohė ndonjėrin pėr Imam apo tė arrijė esencėn e tipareve tė pėrshkruara?
    O ju tė mjerė! Mendjet janė humbur vetėm me pėrshkrimin e njėrit prej gradave apo virtyteve tė Imamit, inteligjencat janė shastisur, trutė janė shtangur prej habisė, oratorėt kanė mbetur pa tekst, poetėt janė lidhur, letrarėt kanė mbetur tė paaftė, oratorėt janė lodhur dhe janė dobėsuar, dijetarėt kanė heshtur, tė gjithė e kanė pranuar pafuqinė dhe paaftėsinė e tyre. Atėherė, a ėshtė i mundur kuptimi dhe pėrshkrimi i tij i plotė, ashtu siē ėshtė nė realitet ? Kush mund tė kalojė nė vendin e tij dhe ta plotėsojė vendin e tij ? Si ėshtė e mundur njė gjė e tillė kur, largėsia e Imamit prej tyre ėshtė mė larg sesa largėsia e yjeve prej atyre tė cilėt mundohen ta arrijnė me dorė dhe ėshtė shumė larg prej pėrshkrimit tė pėrshkruesve ?
    A mendojnė ata se kėtė gradė mund ta gjejnė te ndonjėri tjetėr, pėrveē tek Ehli Bejti i Resulullahut s.a., ? Betohem nė Allahun, se ata i ka mashtruar epshi i tyre dhe i ka nxitur nė dėshirat e gabuara. Ata deshėn pėr t’u ngritur nė njė vend tė lartė dhe rrėshqitės por kėmbėt e tyre rrėshqitėn dhe kanė rėnė nė humnerė. Ata deshėn qė tė zgjedhin njė Imam sipas votave tė tyre; ndėrsa ku ėshtė zgjedhja e Imamit, e ku janė ata ? Imami duhet tė jetė njė dijetar qė rri larg prej paditurisė, njė drejtues qė nuk bėn hile dhe thesari i profetėsisė. Nuk duhet tė turpėrohet me paraardhėsit e tij dhe askush nuk mund tė matet me fisin dhe prejardhjen e tij. Ai duhet tė jetė prej fisit tė Kurejshėve, pasardhėsve tė Hashimitėve dhe familjes sė Pejgamberit a.s., ; tė ndershmėve duhet t’ua shtojė nderin.

    Duhet tė vijė prej pasardhėsve tė Abdumenafit . Tė zotėrojė diturinė shpėrthyese dhe maturinė e pėrkryer; t’i drejtojė punėt, ta njohė situatėn politike, ta meritojė respektin, tė ketė detyrim nėnshtrimin nda Allahut, tė mbajė nė kėmbė urdhrat e Allahut dhe tė kėrkojė tė mbarėn e robėrve. Allahu i bėn tė suksesshėm tė dėrguarit dhe trashėgimtarėt e tyre, ata i bėn tė qėndrueshėm dhe u jep diturinė dhe urtėsinė e fshehtė, tė cilėn nuk ua jep tė tjerėve. Dituria e tyre ėshtė mė e epėrme se dituria e dijetarėve tė kohės. Allahu ka thėnė :
    “Atėherė pra, a ėshtė mė e drejtė tė shkohet pas atij qė udhėzon nė rrugėn e drejtė, apo pas atij qė nuk mund ta udhėzojė as vetveten, vetėm nėse prej dikujt tjetėr udhėzohet? Ē'ėshtė me ju ? Si gjykoni ? (Junus, 35)
    Nė tregimin pėr Talutin, Allahu thotė: “ Allahu e zgjodhi atė sundues tuajin dhe e pajisi me dituri tė gjerė e me fuqi trupore ” (Bekare, 247).
    Nė tregimin pėr Daudin a.s., Allahu thotė: “Daudi e mbyti Xhalutin dhe Allahu i dha atij sundimi urtėsinė dhe e mėsoi atė pėr ēdo gjė qė deshi.” (Bekare, 251).
    Ndėrsa, Resulit tė Tij i tha: “Allahu tė shpalli ty, librin dhe sheriatin, tė mėsoi ēka nuk dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje ėshtė shumė e madhe”. (Nisa, 113).
    Dhe, nė lidhje me Imamėt qė vijnė nga familja e Pejgamberit, Allahu ka thėnė: “A u kanė zili atyre njerėzve pėr atė qė Allahu u dha nga mirėsitė e Tij ? Ne u patėm dhėnė pasardhėsve tė Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patėm dhėnė atyre pushtet tė madh. Por, disa prej tyre i besuan atij (Muhamedit), e disa e refuzuan. Pėr ta mjafton zjarri i xhehenemit” (Nisa, 54-55)

    Kur ta zgjedhė Allahu njė person pėr tė drejtuar punėt e robėrve, atij do t’ia zgjerojė gjoksin, do t’i vendosė burimet e urtėsisė nė zemrėn e tij, dhe nga zemra do tė rrjedhin nė gjuhėn e tij. Mbas kėsaj, asnjė ēėshtje nuk do tė mbetet e pazgjidhur dhe nuk do tė mund tė gjesh tek ai asgjė tjetėr pėrveē tė vėrtetės. Ai ėshtė i mbrojtur pėrgjithmonė nga gabimet duke pėrfituar prej ndihmės, konfirmimit dhe qėndrueshmėrisė nga ana e Allahut, me qėllim qė robėrit tė kenė njė dėshmitar dhe krijesat tė kenė njė udhėheqės nga ana e Allahut. Athua, njerėzit mund tė zgjedhin njė person tė tillė? Dhe, a ėshtė e mundur qė personi i zgjedhur tė zotėrojė kėto veēori ?

    Pjesė nga llibri “ Tuhef-ul Ukul “ (Dhuratė Mendjeve)
    Faruk9. 13/03/08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •