Kanuni i Skėnderbeut, vepėr monumentale e kulturės sonė
Dr. Musa Ahmeti
1. Semantika e fjalės kanun
Kanuni, sipas Fjalorit tė Gjuhės sė sotme Shqipe[1] ėshtė pėrmbledhje ligjesh e normash tė pashkruara, tė trashėguara brez pas brezi, qė pasqyrojnė gjendjen ekonomike-shoqėrore tė periudhave tė kaluara dhe qė nė kohėn e vet mbronin interesat e klasave tė shtresave tė caktuara shoqėrore; ėshtė tėrėsia e normave tė sė drejtės zakonore. Pėr mė tepėr fjala kanun ėshtė marrė nga gjuha sumeriane (gi, Rohr), dhe ajo akadiane (qanu, Rohr) dhe qė andej ėshtė marr nga greqishtja (kanna, Rohr) dhe kėshtu ėshtė zhvillur mė tutje nė kanon, me kuptimin rregull, normė[2].
Termi kanun sipas historianit Kristo Frashėri, ėshtė me origjinė bizantine, rrjedh nga kanon vizuar, me kuptimin metaforik vijė e drejtė dhe mė tej normė qė dikton rrugėn e tė vepruarit drejt. Pra kanuni nė veri, ashtu si venom nė jug, kishin kuptimin e njė norme juridike, tė cilėn bizantėt e quanin sindagma (kod) dhe turqisht kanun-name.
Shqiptarėt kanė disa kanune, si pėr shembull, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Malėsisė sė Madhe, Kanuni i Labėrisė, Kanuni i Lekė Dukagjinit[3] dhe me fjalėn kanun ata kuptojnė edhe sot korpusin e sė drejtės sė pashkruar. Mirėpo kėtu, nė 600-vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut do ta shqyrtojmė Kanunin e Skėnderbeut, qė nė njė formė tė shkruar, nga forma e zgjeruar gojore e tij, ėshtė bėrė pėr herė tė parė nga Dom Frano Ilia.[4]
2. Kanuni i Skėnderbeut dhe i Arbėrit
Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve tė sė drejtės zakonore skėnderbegiane ishin marr studiues tė ndryshėm si Marin Sirdani[5], Qemal Haxhihasani[6], Zef Valentini[7], Rrok Zojzi[8], Kristo Frashėri[9] etj. Mirėpo punėn e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri mė sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar nė trajtėn e njė kodi monumental, tė cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive tė mėdha e tė shumta, mė 1993, e jo mė 1996 siē shkruan histori ynė Kristo Frashėri[10]. Ndryshe nga etnografėt e tjerė, materialet e sė drejtės zakonore, qė Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetėm nė krahinėn e Kurbinit, por edhe nė krahinat pėr rreth, tė Shqipėrisė Qendrore, i pagėzoi me tė drejtė me emrin: Kanuni i Skėnderbeut.
Veprova kėshtu, shkruan nė Parathėnie, Dom Ilia[11], pasi vėrtetova mirė se tė gjitha kėto krahina kishin njė kanun tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Heroi Kombėtar. Kėto norma tė sė drejtės sė pashkruar, qė janė regjistruar me njė pedantėri tė rrallė nga etnografi ynė i madh i madh kanė qenė nė fuqi jo vetėm nė periudhėn e Motit tė Madh, por edhe mė pas.
Qė Kanuni i Skėnderbeut vepronte edhe nė shekullin XIX, pėr shembull nė Malėsinė e Dibrės, kemi dėshmi jo vetėm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndėr tė tjera ka shėnuar se nė Dibrėn e Poshtme ishte ende nė fuqi, njė fare kanuni i lashtė, i trashėguar gojarisht brez pas brezi, qė i atribuohet prijėsit tė lavdishėm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin Kanuni i Skenderbeut[12], mirepo e drejta qendron nė faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dėshmise konkrete[13] shtrihej ne Shqiperine Qendrore ndėr krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje. Ky Kanun i ka themelet e pėrbashketa me kanunet e maleve shqiptare. Thirrėt i Skėnderbeut, pse ky (Skėnderbeu) bėri disa ligje kanunore tė veēanta pėr krahinat e veta dhe tė ndikimit tė vet. Prandaj, mund tė quhet edhe Kanuni i Arbėrit[14].
Ēėshtė e vėrteta, edhe tradita popullore e paraqet Skėnderbeun si ligjvėnės, kur thotė se Skėnderbeu vuri kanun se gjaku nuk ngel pėr faj. Madje nga normat kanunore tė pleqėruara nga Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, tradita popullore e ka ruajtur kujtimin e disave prej tyre. Kėshtu, pėr shembull, dy etnografėt tanė tė shquar, Marin Sirdani dhe Qemal Haxhihasani kanė regjistruar nė viset e dikurshme tė Kastriotėve, gjashtė norma kanunore, qė lidhen drejpėrsėdrejt me emrin e Gjergj Kastriotit. Pėr shembull, Skėnderbeu, kur pa se po bėheshin shumė gjaqe, la nė kanun gjaku nuk ngelet pėr faj. Nė praktikė, sipas kėtij kanuni, nė rast se faji shpaguhet me vrasje, kjo vrasje nuk mund tė bėhet objekt i gjakmarrjes[15].
Rėndėsia e normave tė Skėnderbeut, sipas K.Frashėrit[16], mund tė kuptohet nėse kemi parasysh regjimin shoqėror qė sundonte nė malėsitė e trevės sė Kastriotėve nė shek. XV dhe nevoja qė kishte pėr lufta ēlirimtare skėnderbegiane, ėshtė e vėrteta, norma kanunore apo pleqėrimet e mirėfillta tė Gjergj Kastriotit, siē ka vėrejtur edhe K.Frashėri[17], kanė shėnuar njė hap pėrpara nė krahasim me parimet e lashta tė sė drejtės sė pashkruar, qė sundonin akoma nė shek. XV.
vazhdon...
Krijoni Kontakt