Bush: Kosovarët tani janë të pavarur
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, ka pranuar të hënën se kosovarët tani janë të pavarur, mirëpo nuk është prononcuar për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.
Ai shtoi se njohja e shtetit të Kosovës nga SHBA-të do ketë në bazë planin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.
"Ne do të shikojmë se si do të zhvillohen ngjarjet sot", ka thënë Bush në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejtë në televizionin amerikan NBC nga Arusha e Tanzanisë.
"Kosovarët tani janë të pavarur. Kjo është diçka që unë kam evokuar së bashku me qeverinë time", ka thënë ai.
/telegrafi/
Krijoni Kontakt