Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Emri:  8891b090-e0d2-48c7-9c46-95f00c500305.jpg

Shikime: 712

Madhësia:  56.4 KB

    Të gjithë janë shokuar nga masakrat që po bëjnë militantët islamikë të ISIS në Irak. Mes frikës se ata po fitojnë shumë terren në Irak e janë duke arritur qëllimin e tyre, gazetari David Gardner i “Financial Times” ngre pyetjen: Pas Irakut, kush e ka radhën? Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Abu Bekr el-Bagdadi, udhëheqës i xhihadistëve njoftoi krijimin e kalifatit islamik, e ndërsa ky njoftim ishte i përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht dhe gjuhën shqipe”, shkruan gazetari David Gardner në analizën e tij. Duke rikujtuar se Arabia Saudite ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të islamit, me ndihma në hapjen e xhamive apo ndihma të tjera, gazetari i FT thotë se tani ajo ka humbur ndikimin në botën myslimane. Po përse njoftimi për krijimin e kalifatit islamik u bë dhe në gjuhën shqipe. “Që nga fundi i luftës së ftohtë dhe pas luftërave të ish-Jugosllavisë, në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe madje pjesë të Bullgarisë, ndikimi i fesë myslimane është rritur, kjo me hapjen e xhamive apo dhe medreseve”, shkruhet në analizën e FT. Në foton e analizës së FT vërehet se si me rritjen e frymës islame, tani është rritur edhe një shqetësim, ai i përhapjes së radikalëve islamistë të ISIS. Rikujtojmë se dhe disa shqiptarë nga Kosova e Maqedonia tani luftojnë në radhët e ISIS dhe kanë tmerruar njerëzit me veprat e tyre.

    Edhe Bin Laden distancohej prej IS

    Një dokument i zbuluar tek shtëpia ku u gjet Osama bin Laden, tregon se edhe Al Kaeda ishte e distancuar nga ky grupim. Dokumenti prej 21 faqesh, i gjetur në strehën e kryeterroristit, paralajmëron ngritjen e një grupimi të ri dhe të pamëshirshëm me ekstremistë islamikë, në gjendje për të kryer të tilla brutalitete, aq sa edhe Al Kaeda mendonte se duhej të shkëpuste lidhjet me ta. Në dokument thuhet se Shteti Islamik në Irak dhe Siri nuk ka kurrfarë respekti për civilët dhe mund të dëmtojë edhe reputacionin e Al Kaedës. Në memo theksohet se ata kanë nisur që të bombardojnë edhe xhamitë. Tani IS ka nën kontroll një zonë që është më e madhe në hapësirë edhe se Britania e Madhe. Si për të ilustruar këtë barbari, djali i një xhihadisti nga Australia, por që lufton për këtë grupim islamik, ka pozuar me kokën e një ushtari sirian të vrarë në luftime. Babai i djaloshit, një nga terroristët më të kërkuar në Australi dhe i dyshuar për krime lufte, e ka postuar foton në Twitter me mbishkrimin: “Ky është djali im”. Ndërkaq kanë nisur kritikat ndaj politikave të SHBA-së në këtë drejtim. Ish- Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka bërë përgjegjës presidentin Barack Obama për këtë përparim të frikshëm të xhihadistëve. Ajo tha se ai nuk i ka mbështetur siç duhet rebelët në Siri, duke krijuar këtë vakuum, që është mbushur nga terroristët.

    Kush janë jaziditë dhe pse po përndiqen?

    Në malin Sinjar vjen era vdekje. “Qentë po hanë trupat e të pakallurve”, thotë Haji Khedev Haydev, 65- vjeçar. Ai është një nga jaziditë, një sekt në Irak, që po përndiqen nga Shteti Islamik. Ata kanë mësyrë malet në veriperëndim të Irakut, për të shpëtuar nga vdekja. Shumë prej tyre kanë humbur jetën nga etja apo uria. Mendohet se në total janë mbi 50 mijë jazidi. Por kush janë jaziditë dhe pse po përndiqen? Diana Darke thotë për BBC se shpesh ata etiketohen si besimtarët e djallit. Janë të shpërndarë në Irak, Siri dhe në Turqi. Në total mendohet se janë 500 mijë besimtarë jazidi. Ashtu si alavitët, është e pamundur që të konvertohesh në këtë fe, pasi vetëm mund të lindësh i tillë. Numri i tyre ka rënë ndjeshëm pas përndjekjes që iu është bërë përgjatë shekullit të shkuar. Edhe pse ka shumë spekulime për prejardhjen e emrit jazid, studiuesit thonë se vjen nga gjuha perse dhe do të thotë engjëll. Ata e njohin veten si adhurues të Zotit. Besimi i tyre lidhet edhe me Zoroastrianizmin. Në tempujt e tyre adhurohet dielli, por feja e tyre ka elementë të Krishterimit dhe të Islamit. Fëmijët pagëzohen me ujin e shenjtë nga piri (prifti). Në martesa, ai thyen bukën dhe i jep njërën gjysmë nuses dhe tjetrën dhëndrit. Nusja, e veshur me të kuqe, viziton kishat e krishtera. Në dhjetor, ata agjërojnë për tre ditë, përpara se të pinë verë me pirin. Më 15 deri më 20 shtator kanë një pelegrinazh të përvitshëm në varrin e sheikut Adi at Lalesh, në veri të Mosulit. Ata praktikojnë synetllëkun dhe sakrifikojnë kafshët. Qenia e tyre supreme është Jasdani. Ai konsiderohet në një nivel aq të lartë, sa nuk mund të adhurohet në mënyrë direkte. Ai konsiderohet një forcë pasive, Krijuesi i botës, por jo ruajtësi i tij. Shtatë shpirtra burojnë prej tij dhe më i madhi është Engjëlli Pallua, që njihet edhe si Malak Taus- ekzekutues në tokë i vullnetit hyjnor. Palloi ka qenë simbol i pavdekësisë në Krishterimin e hershëm, për shkak se mishi i tij dukej sikur nuk kalbet. Malak Taus konsiderohet si alteregoja e Zotit, i pandashëm prej tij. Jaziditë i luten Malak Tausit pesë herë në ditë. Emri tjetër i tij është Shejtani, që në arabisht nënkupton djallin. Për këtë arsye, Shteti Islamik i konsideron ata si besimtarë të djallit. Jaziditë besojnë se shpirti kalon në formë të njëpasnjëshme trupore në formën e një emigrimi dhe se pastrimi gradual është i mundur përmes rilindjes, duke e bërë kështu ferrin të tepërt.

    MAPO

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Shkrimi eshte shume diletant. 100 luftetare shqiptare qe luftojne ne emer te ISIS jane nje numer i paperfillshem qe trojet shqiptare te perfshihen ne rrezik. Te krahasosh shqiperine me irakun eshte idiotlleku me i madh qe mund te te degjojne veshet. Shqiptaret nuk kane probleme me besimet e njeri-tjerit sic kane luftuar prej shekujsh shiat me sunitet ne irak.

    Me beri pershtypje ceshtje e ndertimit te xhamive nga arabia saudite . Po pse do prisnin besimtaret muslimane qe tua ndertonte shteti shqiptar? Pastaj mbi 1200 kisha ne shqiperi kush i ndertoi? Shqiptaret apo te huajt , sigurisht te huajt. Sa per dijeni shqiperia ka 600 xhami ku muslimanet jane shumica e popullsise dhe te krishteret ne minorance dhe kane me teper se 1200 kisha.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin

    Ty te ben pershtypje nr i xhamive dhe kishave...

    E di ca me ben pershtypje mua? Se disa nga keta myslymanet e forumit, disa kokrra radikale, vendosin islamin perpara cdo gjeje tjeter. Kjo duhet te te beje edhe ty pershtypje...
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Citim Postuar më parë nga Do Not Tread On Lexo Postimin

    Mua sme ben aspak pershtypje kjo perkundrazi me gezon. Islami po ashtu eshte gjeja me rendesishme ne jeten time . Islami me meson mua si te dua njerezit e si te jem perhere ne paqe me ta. Te respektoj familjen . Te jem i dobishem per familjen dhe njerezit perreth. Me meson te kem kujdes me gjuhen e mos lendoj tjetrin. Me meson te dua vendin tim dhe ta mbroj ate. Me meson te jem i ditur dhe i dobishem per shoqerine perreth.Te ndihmosh te dobetin , jetimin , fukarain dhe kedo ne nevoje. Etj etj sjellje te per te cilat ka nevoje i gjithe njerezimi ne ditet e sotme. Keta jane bazat me te cilat eshte i ndertuar islami.

    Problem tjeter se ne kohet e sotme islami eshte perfaqsuar shpesh nga kolerat e shekullit sikur AL-KAEDA dhe ISIS organizata te krijuara nga CIA per interesat e tyre. Islami njeh mbi 1 bilion e gjysem ndjekes ne tere rruzullin tokesor. Te gjithe ne jetojme ne paqe duke respektuar pikerisht ato qe permendra me siper. Islami i njeh dhe i respekton besimet e kunderta duke i dhene lirine dhe hapesiren qe ata meritojne. Kushdo qe ka dije te mirefillte nga islami te te siguroj qe eshte njeri shembull dhe i respektuar per njerezimin.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Ne rregull.

    Mua me kane thene se Kurani per jobesimtaret (pra ata qe jane jo mysylmane, pra te feve te tjera ose ateiste) parashikon vrasjen apo dicka te tille... Di te me thuash nese eshte e vertete?
    Sepse e kam merak - nuk dua te paragjykoj mbi thashetheme.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shkrimi eshte shume diletant. 100 luftetare shqiptare qe luftojne ne emer te ISIS jane nje numer i paperfillshem qe trojet shqiptare te perfshihen ne rrezik. Te krahasosh shqiperine me irakun eshte idiotlleku me i madh qe mund te te degjojne veshet. Shqiptaret nuk kane probleme me besimet e njeri-tjerit sic kane luftuar prej shekujsh shiat me sunitet ne irak.

    Me beri pershtypje ceshtje e ndertimit te xhamive nga arabia saudite . Po pse do prisnin besimtaret muslimane qe tua ndertonte shteti shqiptar? Pastaj mbi 1200 kisha ne shqiperi kush i ndertoi? Shqiptaret apo te huajt , sigurisht te huajt. Sa per dijeni shqiperia ka 600 xhami ku muslimanet jane shumica e popullsise dhe te krishteret ne minorance dhe kane me teper se 1200 kisha.
    Shumica e popullsise shqiptare as duan tja dine per fene e tyre, oh mendje shplare. Ju jeni rreziku me I madh per shqiperine dhe trojet shqiptare,, kanceri qe duhet zhdukur me te gjitha menyrat.
    mateo

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Citim Postuar më parë nga Do Not Tread On Lexo Postimin
    Ne rregull.

    Mua me kane thene se Kurani per jobesimtaret (pra ata qe jane jo mysylmane, pra te feve te tjera ose ateiste) parashikon vrasjen apo dicka te tille... Di te me thuash nese eshte e vertete?
    Sepse e kam merak - nuk dua te paragjykoj mbi thashetheme.
    Nuk e mohoj qe ka plot njerez qe marrin fragmente nga kurani dhe interpretojne ata sipas interesave dhe misioneve te tyre. Urdheri per lufte qe permendet ne kuran erdhi si pasoje e nje persekutimi mbi 10 vjecar qe i behej besimtareve muslimane. Per mua e kunderta do te ishte absurditet , sikur kurani ti thoshte besimtareve qe beni durim le tju vrasin e debojne nga shtepite tuaja dhe mos i luftoni jobesimtaret por thjeshte dorezoheni. Islami nuk eshte i tille. Nese dikush te lufton ktheja me lufte por kurre te mos i luftosh te pafajshmit. Kurani po ashtu thote se kushdo qe merr nje jete te pafajshme denimi i tij do jete sikur te kete vrare tere njerezimin e kush shpeton nje jete njeriu atehere shperblimi i tij do jete sikur shpetuar tere njerezimin.

    Me tej ne suren Al kafirun ne kuran eshte nje kapitull qe flet per lirine dhe respektin ndaj besimeve te tjera. Allahu ne kuran i drejtohet besimtareve duke i thene qe ju o muslimane keni fene tuaj dhe te tjeret cfaredoqofshin ata kane fene e tyre. Pastaj shembulli me i mire i muslimanit eshte profeti Muhamed a.s . Ai kur cliroi Meken ju drejtua jobesimtareve duke ju thene ''Ikni neper shtepite tuaja te lire , askush prej jush nuk do preket dhe do te jeni ne mbrojtjen e muslimaneve.'' Gjyshi i profetit Muhamed ishte jobesimtar por kjo nuk e ndaloi profetin a.s ta respektonte ate deri ne momentin e fundit te jetes se tij. Ky eshte realiteti i islamit. C'fare degjon apo lexon lart e poshte jane thjeshte djaj dashakeqes te cilet me paturpersine me te madhe keqinterpretojne islamin sipas deshires dhe misioneve qe kane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 12-08-2014 më 13:11
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Le te shpresojme se artikulli eshte gabim

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Citim Postuar më parë nga Do Not Tread On Lexo Postimin
    Ne rregull.

    Mua me kane thene se Kurani per jobesimtaret (pra ata qe jane jo mysylmane, pra te feve te tjera ose ateiste) parashikon vrasjen apo dicka te tille... Di te me thuash nese eshte e vertete?
    Sepse e kam merak - nuk dua te paragjykoj mbi thashetheme.
    Pyetjen e ke bere ne adrese te gabuar ,Angmokio te thote vetem ate qe atij i pelqen nga Kurani ,jo tere te verteten .E verteta eshte qe Kurani ka ajete paqesore e mirekuptimi ndermjet feve por ato jane ne numer te vogel ,apo me sakte ato jane "sjelle" nga Allahu azaugjel ne kohen kur profeti i tij i dashur ende shpresonte ne perhapjen e fese se tij me ane te fjales .Por kur perhapja e fese ne menyre paqesore deshtoi ,Allahu nderroi casje ..per me teper te preferoj ta lexosh vet dhe te bindesh sa "paqesor" eshte islami.
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Mua sme ben aspak pershtypje kjo perkundrazi me gezon. Islami po ashtu eshte gjeja me rendesishme ne jeten time . Islami me meson mua si te dua njerezit e si te jem perhere ne paqe me ta. Te respektoj familjen . Te jem i dobishem per familjen dhe njerezit perreth. Me meson te kem kujdes me gjuhen e mos lendoj tjetrin. Me meson te dua vendin tim dhe ta mbroj ate. Me meson te jem i ditur dhe i dobishem per shoqerine perreth.Te ndihmosh te dobetin , jetimin , fukarain dhe kedo ne nevoje. Etj etj sjellje te per te cilat ka nevoje i gjithe njerezimi ne ditet e sotme. Keta jane bazat me te cilat eshte i ndertuar islami.

    Problem tjeter se ne kohet e sotme islami eshte perfaqsuar shpesh nga kolerat e shekullit sikur AL-KAEDA dhe ISIS organizata te krijuara nga CIA per interesat e tyre. Islami njeh mbi 1 bilion e gjysem ndjekes ne tere rruzullin tokesor. Te gjithe ne jetojme ne paqe duke respektuar pikerisht ato qe permendra me siper. Islami i njeh dhe i respekton besimet e kunderta duke i dhene lirine dhe hapesiren qe ata meritojne. Kushdo qe ka dije te mirefillte nga islami te te siguroj qe eshte njeri shembull dhe i respektuar per njerezimin.

    Edhe kur jane ne pyetje jobesimtaret?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •