Ketu jan afro te gjith shtetet qe kan dhen deklarat per Kosoven
http://en.wikipedia.org/wiki/Interna...f_independence
Ketu jan afro te gjith shtetet qe kan dhen deklarat per Kosoven
http://en.wikipedia.org/wiki/Interna...f_independence
Gruevski: Maqedonia do vendose ne koordinim me vendet europiane
Kryeministri maqedonas u shpreh me rezerva ne lidhje me njohjen e Kosoves shtet nga ana e Maqedonise. ”Ne me Kosoven kemi pasur marredhenie te mira qofte ne ate politik, qofte ne shkembimin tregtar, politike. Tashme po ndjekim me vemendje gjendjen ne Kosove ne Serbi dhe do te vendosim njohjen ne koordinim me vendet europiane”.
BalkanWeb
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Vjene, me: 19/02/208 Ora: 08:08
Vjena zyrtare e ka bere te ditur synimin per te njohur pavaresine e Kosoves.
Ministrja e Jashtme e Austrise, Ursula Plasnik, ka deklaruar ne Bruksel se Qeveria e Austrise, do ta diskutoje kete çeshtje te merkuren.
"Austria do te veproje e sinkronizuar me nje numer substancial vendesh tjera te Bashkimit Evropian", ka deklaruar Ursula Plasnik.
BalkanWeb
Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 19-02-2008 më 09:55
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Kur vene neper artikuj lista te ca vende qe sdo tia dij njeri si psh sri lanka, who cares se e pranoi apo jo sri lanka pavarsine....do te thote qe numri i shteteve qe e perkrahin ne keto momente eshte i rendesishem..Postuar më parë nga Qyfyre
He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.
Eshte shume e rendesishme qe te pranohemi nga sa me shume shtetet dhe te kemi sa me pak shtete kunder pamvaresisht fuqise se vendeve.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Ketu eshte nje link ku tregon harten e shteteve qe kane njohur Pamvarsine e Kosoves deri tani!
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Letra e Nicolas Sarkozy dërguar homologut të tij kosovar.
Paris, më 18 Shkurt 2008
Zoti President,
Nëpërmjet letrës së datës 17 shkurt, ju keni vënë në dijeni Francën mbi vendimin e marrë nga Parlamenti i Kosovës më 17 shkurt 2008 për të shpallur pavarësinë e Kosovës dhe për t’u zotuar për zbatimin e tërësisë së statutit të përgatitur nga i Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Martti AHTISAARI, përfshirë këtu dhe dispozitat në favor të komunitetit serb dhe thirrjen për një prani ndërkombëtare për të mbikqyrur zbatimin e këtij statuti nga Kosova.
Ministrat e Punëve të jashtme të 27 shteteve anëtare të BE, duke u njohur me këtë realitet të ri, kanë ripohuar sot angazhimin europian në Kosovë.
Kam nderin t’ju vë në dijeni që Franca, në pajtim të plotë me këtë deklaratë të BE, dhe duke nxjerrë pasojat e rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Kosovës më 17 shkurt 2008, e njeh qysh tani Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur.
Unë ju propozoj që dy vendet tona të lidhin marrëdhënie diplomatike. Në pritje të caktimit të një ambasadori, ju propozoj të emëroj Zj. Delphine BORIONE, deri më tani shefe e zyrës tonë lidhëse në Prishtinë, si të Ngarkuar me punë a.i.
Dëshiroj që faqja e re e cila hapet kështu midis Francës dhe Kosovës t’i përcjellë dy vendet tona për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre jo vetëm mbi planin politik, por dhe në lëmin kulturor, universitar dhe ekonomik.
Gjej rastin gjithashtu që t’ju ripohoj rëndësinë që i kushton Franca kësaj që pavarësia e Kosovës të ndihmojë për stabilitetin e Ballkanit perëndimor. Uroj që zbatimi i dispozitave të statutit të mund të ecë me shpejtësi dhe që Kosova të vendosë me të gjithë fqinjët e saj marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Nicolas SARKOZY
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
SHBA dhe aleatët e tyre kryesorë evropianë njohin zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran
Zëri i Amerikës
19-02-2008
Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e tyre kryesorë evropianë njohën zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Presidenti Bush tha se mbështet pavarësinë e Kosovës sepse beson që ajo do të sjellë paqe në Ballkan. Presidenti Bush tha sot gjatë vizitës në Tanzani se “historia do të provojë se ky ishte hapi i duhur” për të sjellë paqe në Ballkan. Dje, zoti Bush përshëndeti popullin e Kosovës dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri. Serbia e kundërshton me forcë pavarësinë e Kosovës.
Për më se dy vjet Shtetet e Bashkuara e kishin bërë të qartë qëndrimin e tyre lidhur me pavarësinë e Kosovës, megjithë debatet dhe argumentat e ndryshme pro dhe kundër pavarësisë. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në mbështetje të pavarësisë së Kosovës arriti kulmin gjatë vizitës së presidentit Bush në Shqipëri, në qershor të vitit të kaluar, kur tha se Kosova duhet të jetë e pavarur.
Që prej atëhere Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet zyrtarëve të ndryshëm, si sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs dhe zyrtarë të tjerë të lartë të diplomacisë amerikane, e kanë përsëritur herë pas here këtë qëndrim.
Nga ana tjetër, Rusia, në mbështetje të Serbisë, është shprehur vazhdimisht kundër pavarësisë së Kosovës. Gjatë turneut të tij në Afrikë, presidenti Bush foli specifikisht rreth qëndrimit të Rusisë. Presidenti Bush tha se ia ka bërë të qartë Rusisë për një kohë të gjatë se e mbështet pavarësinë e Kosovës sepse beson që një gjë e tillë është një hap historik drejt paqes.
“Ne kemi punuar nga afër me rusët, ashtu siç kemi vepruar edhe me evropianët dhe vende të tjera lidhur me pavarësinë e Kosovës sepse ne besojmë se ky është hapi i duhur për t’u bërë. Ka mosmarrëveshje, por ne mendojmë, ashtu si edhe shumë vende të tjera, se historia do të provojë që ky është një hap i duhur për të sjellë paqen në Ballkan. Kjo strategji është ndjekur për një kohë të gjatë”.
Duke folur me gazetarët në Tanzani para se të nisej për në Ruandë, presidenti Bush u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës që të respektojnë të drejtat e pakicës serbe.
“Kosova është angazhuar të respektojë standartet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që respektojnë dinjitetin e njeriut. Këto janë vlera që Amerika kërkon të gjejë tek një mik dhe së shpejti ne do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”.
Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të bashkëpunojnë për të bërë të mundur një kalim të qetë drejt pavarësisë. Gjatë udhëtimit të tij në vendet afrikane, Presidenti Bush e ritheksoi mbështetjen e tij për Kosovën e pavarur. Por ai gjithashtu u zotua se do të punojë me aleatët për të siguruar qëndrueshmërinë.
“Marrim zemër nga fakti që qeveria e Kosovës ka shpallur qartë vullnetin dhe dëshirën për të mbështetur të drejtat e serbëve në Kosovë. Ne besojmë, gjithashtu, se është në interesin e Serbisë, që të rreshtohet krahas vendeve evropiane, dhe populli serb ta dijë, se Amerika është mik i tyre”.
Shtetet e Bashkuara njohën dje zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur megjithë kundërshtimet e forta të Serbisë, vetëm një ditë pasi Prishtina shpalli pavarësinë nga Serbia. Presidenti Bush e uroi popullin e Kosovës në një letër drejtuar Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.
Për një kohë të gjatë, që prej luftës së vitit 1999, Kosova e ka pasur Uashingtonin zyrtar në anën e saj, që nga ndërhyrja 78 ditëshe e NATO-s në Kosovë dhe deri në fund me mbështetjen e pavarësisë dhe njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Ndërsa kjo është një mbështetje shumë e rëndësishme nga superfuqia e vetme e botës, autoritetet e Prishtinës janë të vetëdijshme se vetë zhvillimet në Kosovë do të diktojnë të ardhmen e Kosovës e të popullit të saj.
Megjithatë, tani për tani populli i Kosovës, udhëheqësit e saj dhe shqiptarët kudo që janë kanë një arsye të fortë të celebrojnë e të festojnë për një ngjarrje të pritur për një kohë të gjatë. (ze)
Inter Campione d'Italia!!
2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500
Njohja zyrtare e shumices se vendeve europiane te merkuren do krijoj edhe nje momentum, vale te re te njohjes nderkombetare edhe nga shtete tjera joeuropiane.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krijoni Kontakt