Close
Faqja 4 prej 46 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 457
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Blant-Borione konfirmojnë njohjen e pavarësisë
    Prishtinë, 18 shkurt 2008 (Kosovapress) Koha 20:04


    Shefat e zyrave diplomatike të Britanisë së Madhe dhe Francës në Prishtinë, Dejvid Blant dhe Delfin Borione, kanë konfirmuar të hënën mbrëma se këto vende kanë njohur shtetin e Republikës së Kosovës. Blant tha se vendi i tij e njeh pavarësinë e Kosovës, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërrimin e statusit të Zyrës britanike në Prishtinë në ambasadë.

    "Ky vërtet është një moment historik për Kosovën dhe të gjithë ata që jetojnë këtu. Unë ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta në arritjen e shtetësisë. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet fuqimisht e angazhuar. Ne dëshirojmë të ju përkrahim në përballjen me sfidat që janë para jush në rrugën e juaj të zgjedhur drejt BE dhe integrimit në NATO; derisa ne bashkarisht punojmë për stabilitetin regjional dhe zhvillimin ekonomik të përmirësuar, nga i cili do të përfitojnë të gjitha komunitetet në Kosovë", tha ai.

    Blant ka përkujtuar fjalët e Nellson Mendella: "Të jesh i lirë nuk do të thotë t'i heqësh prangat, por të jetosh duke respektuar dhe përforcuar lirinë e të tjerëve".

    "Liderët e juaj po japin shembull të qëlluar duke ua zgjatur dorën bashkëqytetarëve tuaj serb. Ata dhe ne nga komuniteti ndërkombëtar - kërkojmë nga ju, nga secili individ, të veproni njëlloj. Ne presim nga të gjithë liderët politik të denojnë dhe veprojnë me vendosmëri kundër çdo lloj ekstremizmi, ashtu siç do të bëjë edhe komuniteti ndërkombëtar. Për serbët e Kosovës, ne kuptojmë se shumë prej jush do të jeni të shqetesuar për këtë ndryshim. Ne do të bëjmë çmos për t'ju përkrahur gjatë këtij tranzicioni", tha ai.

    Ndërsa, Borione tha se pavarësia e Kosovës do t’i kontribuojë stabilitetit në rajon dhe Kosova do të vendosë bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë.

    Ajo tha se Franca e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ky vendim është në pajtim me vendimet e ministrave evropianë.

    Ndërkaq, presidenti Fatmir Sejdiu edhe njëherë ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe integrimin në strukturat euroatlantike.

    Në këto takime Blant dhe Borione i kanë dorëzuar presidentit Sejdiu letrat kredenciale të shteteve të tyre për njohjen e shtetit të Republikës së Kosovës.

    Sejdiu është takuar edhe me shefin e Zyrës turke, Mustafa Sarniq.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Kaidanou: SHBA-të do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën
    Prishtinë, 18 shkurt 2008 (Kosovapress) Koha 20:43


    Shefja e Zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanou, të hënën mbrëma në Prishtinë ka konfirmuar se SHBA-të kanë njohur pavarësinë dhe do të vendosin marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri të Kosovës.Deri tash pavarësinë e kanë njohur edhe Shqipëria, Turqia, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Afganistani, ndërsa kanë paralajmëruar njohjen edhe 17 vende të BE-së, Austria, Finlanda dhe Australia.

    Ajo këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

    Presidenti Sejdiu tha se njohja e pavarësisë nga SHBA-të është një lajm i gëzueshëm.

    Ai ka falënderuar SHBA-të për rolin e rëndësishëm që kanë luajtur në procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës, si dhe duke ndihmuar në të gjitha format e mundshme për zhvillimin e proceseve demokratike, lirive njerëzore dhe gjithë proceset tjera që kanë të bëjnë në këtë rrugëtim të gjatë për të arritur deri këtu.

    Ajo tha se SHBA-të kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës dhe do të vendosin marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve.

    Kaidanou ka lexuar letrën e presidentit Bush në të cilën thuhet: “SHBA-të mirëpresin vendosmërinë e Kosovës që të ndërtojë një shtet duke u mbështetur në planin e Ahtisarit gjatë periudhës së mbikëqyrjes ndërkombëtare”.

    Ajo tha se presidenti Bush është i interesuar që të ketë marrëdhënie më të thella dhe më miqësore dhe më speciale me Kosovën.

    Ndryshe, në një komunikatë të dërguar nga Zyra amerikane për media thuhet se sot, Shtetet e Bashkuara kanë njohur formalisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

    “Me këtë rast historik, ne i shprehim urime popullit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara e përkrahin Planin e Ahtisaarit, dhe do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë që të ndihmojnë në zbatimin e tij. Shtetet e Bashkuara e shfrytëzojnë rastin që të konfirmojnë miqësinë tonë me Serbinë, që ka qenë një aleat gjatë dy luftërave botërore. Ne ftojmë udhëheqjen e Serbisë që të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë, për të arritur qëllimet e përbashkëta, siç janë mbrojtja e të drejtave, sigurisë, kulturës, dhe jetesës se bashkësisë serbe në Kosovë. Gjersa Kosova fillon sot jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen se do të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i ngushtë i saj”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e sekretares amerikane Kondoliza Rajs.

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rojters njeh shtetësinë e Kosovës

    Agjencia e njohur britanike Rojters paralajmëroi se do të heq emrin e Serbisë nga lajmet që kanë të bëjnë me Kosovën, që tashmë është një shtet i ri i pavarur.

    Rojters deri tani ka praktikuar që në lajmet e saj Kosovën ta quaj pjesë apo provincë të Serbisë, sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.

    Në të ardhmen agjencia dhe korrespodentët e saj do të zbatojnë emrin e ri të Kosovës si shtet të pavarur, ndërsa si kryeqendër Prishtinën.

    Rojters bëri të ditur se këto ndryshime bëhen pasi që ky vend i Ballkanit ka shpallur pavarësinë dhe menjëherë është njohur nga SHBA-të, vendet e BE-së dhe shtete të ndryshme në botë.

    /INA/

    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Koha Jone thote qe Konferenca Islamike e ka njojtur si shtet te pavarur (i thojne plot 57 shtete). Eshte per te ardhur turp qe nje bllok me 27 pjestar shume here me i bashkuar nuk mundet te marri nje qendrim te perbashket.

    Tani per tani (sipas KOha JOne) i bie 81 shtete. Ishalla krijohet me shume momentum qe te marrin nje vend ne OKB.

  5. #35
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Australia sapo njohu pavaresine.

    CANBERRA (Reuters) - Australia formally recognized Kosovo as an independent republic on Tuesday and said it expected a number of other countries to soon follow suit.

    "Australia respects the decision of the people of Kosovo," Australian Foreign Minister Stephen Smith said in a statement on Tuesday, adding Australia would now look to set up formal diplomatic relations with Kosovo.

    "It has been a long and difficult road to peace for Kosovo since the devastating conflict in the late 1990s."

    Australia accepted 4,000 refugees from Kosovo in late 1999 at the height of the ethnic violence, which followed the breakup of the former Yugoslavia, but most returned to Kosovo the following year after the violence abated.

    Smith said Australia joined the United States and Britain, which have signaled they would recognize Kosovo's sovereignty, and said a number of other countries were also set to support Kosovo's independence.

    "Much remains to be done, and it is important that the international community, in particular the United Nations and European Community, continue efforts to bring about a lasting peaceful future for Kosovo and the region," he said.

    (Reporting by James Grubel; Editing by David Fogarty)
    http://www.reuters.com/article/newsO...28616420080219
    '...never could stand that dog...' - TW

  6. #36

    Smile

    Sipas lajmeve njoftohet se qeveria e Senegalit i eshte bashkuar shteteve qe njohin pavaresine e Kosoves

    Burimi: Top Channel TV
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo Sarkozia..

    paska qen burr i vertete..

    dhe polaket trima.. dolen burra..

    Po finlanda e mikut ton te madh Ahtisarit cka po thot?

    rumunet dolen legena..
    interesant..

    Ne Bukuresht eshte farketuar Levizja kombetare shqiptare dikur.. e nje keng te vjeter rumune kishtare kemi per hymn ..
    Pres qe shqiptaret ne Rumani te vjeter e te rinj te dalin e ta tundin Bukureshtin..

    Po dhe ne Moske duhet te dalin Shqiptaret e te demonstrojne kunder careve te Kremlinit..

    Ne se behet dicka e tille do shkoja dhe un te demonstroja aty ne folene e shovinizmit sllav barbar..

    Xhu.. nga Italia ckemi.. a ka ndonje lajm?

    respekte Presidentit te Afganistanit te nderuarit Hamid Karzai..

  8. #38
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sot ne oren 13:00 ne gazeten Der Standard (http://www.derstandard.at) zhvillohet Chat per Kosoven me nje redaktore te gazetes, znj.Adelheid Wölfl, eksperte per Europen Juglindore. Kush kupton gjermanisht, eshte i ftuar te marre pjese.

  9. #39
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari, nga Italia:

    Alla fine, quindi, per i ministri il bicchiere è mezzo pieno e il rifiuto di riconoscere il Kosovo da parte di Spagna, Cipro, Buglaria, Romania, Slovacchia e Grecia non dovrebbe far perdere la faccia all'Europa (o almeno non del tutto). L'Italia - ha invece confermato D'Alema - entro la settimana attiverà i canali diplomatici con Pristina, giusto il tempo di portare a termine il passaggio parlamentare di mercoledì, una tappa non obbligatoria ma che il governo vuole rispettare. Ad avere già riconosciuto il nuovo status di Pristina, oltre agli Usa, sono stati Francia e Gran Bretagna, mentre la disponibilità a farlo in tempi brevi è arrivata dalla maggioranza dei governi. Tra gli altri Germania, Austria, Finlandia, Danimarca e Polonia. Insomma entro la fine del mese "una larga maggioranza" di paesi Ue normalizzerà le relazioni con Pristina. Così come i due candidati all'Ue: Croazia e Turchia.


    Shkeputur nga:

    http://www.repubblica.it/2008/02/sez...iplomazia.html

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Fuqitë e mëdha njohin Kosovën e pavarur
    Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me SHBA-të, Britaninë, Francën, Turqinë dhe Shqipërinë. Shefat e zyrave të këtyre vendeve, mbrëmë ia kanë dorëzuar presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu letër kredencialet e tyre. Deri më tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Turqia, Finlanda, Shqipëria, Australia, Letonia, Estonia, Afganistani dhe Senegali, ndërsa kanë paralajmëruar njohjen edhe shumë vende tjera të botës.
    Kyeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar për përkrahje dhe njohje të shtetit të Kosovës edhe nga Konferenca Islamike e përbërë nga 56 shtete, duke theksuar në anën tjetër se tashmë shefat e zyrave të vendeve që kanë njohur Kosovën e pavarur kanë fituar statusin e ambasadorëve. Procesi i njohjes se shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga bota demokratike do të vazhdojë, tha kryeministri Thaçi.
    "Republika e Kosovës në ditët e ardhshme do të aplikojë për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara dhe flamuri i ri shtetëror do të valojë së shpejti edhe në OKB", deklaroi kryeministri Thaçi.

    RTK

    Poashtu nga QIPRO E VERIUT
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 19-02-2008 më 07:29

Faqja 4 prej 46 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •