Close
Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 457 prej 457
  1. #441
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Këshilli i Sigurimit diskutoi raportin mbi Kosovën

    Këshilli i Sigurimit i KB, nën kryesinë e Vietnamit, ka mbajtur një seancë që përfundoi mbrëmë pikërisht në mesnatë, sipas kohës në Kosovë, ku ka shqyrtuar raportin e radhës për zhvillimet e tre muajve të fundit në Kosovë, që përfshin periudhën prej 1 qershorit deri më 15 shtator...
    Postuar: 10:08:56 / 16.10.2009
    Në takimin e KS të OKB-së Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, për periudhën tremujore e paraqiti përfaqësuesi i tij Special, Lamberto Zannier.


    Zannier: Autoritetet e Kosovës i janë shmangur takimeve me mua


    “Autoritetet e Kosovës i janë shmangur takimeve me mua, mirëpo para pak ditësh e them me kënaqësi më ka ftuar presidenti Sejdiu me të cilin kam pasur një bisedë të gjatë”, tha Zannier, duke shtuar se UNMIK-u ishte në një periudhë e konsolidimit dhe e përshtatjes në përgjigje të realitetit në terren. Zannier shfaqi shqetësim për veriun Kosovës me potencial destabilizimi.

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni foli për suksesin që Kosova po arrin në të gjitha fushat, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, ndërkaq akuzoi Serbinë për ndërhyrje dhe mbështetje e strukturave paralele serbe, si dhe për pengimin e serbëve në integrimin në institucionet e Kosovës. Serbët e Kosovës janë nën një trysni të përhershme nga ana e Beogradit,” tha Hyseni.


    Kthimi i policëve serbë në PK – “meritë e Beogradit”


    Në diskutim si palë e interesuar mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili fillimisht foli për pritshmërinë e interpretimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, duke ju bërë lutje anëtarëve që të mos bëjnë trysni për njohje të mëtejmë të pavarësisë së Kosovës.
    Kthimin e policëve serbë në Policinë e Kosovës, Jeremiq ja atribuoi si meritë të angazhimit të drejtpërdrejt të Beogradit, ndërsa theksoi edhe bashkëpunimin, siç tha, të këndshëm midis EELEX-it dhe Beogradit.
    Jeremiq është ankuar për pamundësinë e vizitave të dëshirueshme të udhëheqësve serbë në Kosovë ndërsa një pjesë të madhe të fjalës ia kushtoi trashëgimisë, sipas tij, të sulmuar dhe të rrezikuar kishtare e fetare serbe në Kosovë.
    Për zgjedhjet lokale në Kosovë ai tha se ishte e pamundshme t’i mbështesim, sepse sipas tij, “ato nuk janë thirrur nga PSSP, nuk monitorohen nga OSBE dhe rezultatet nuk certifikohen nga UNMIK-u”.

    Shqetësuese strukturat paralele në tri komunat në veri të Kosovës

    Përfaqësuesi i Austrisë njohu progresin e shënuar në Kosovë në muajt e fundit, anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, ndërsa shfaqi shqetësim me incidentet në veri që kanë potencial destabilizues.

    “Shqetësuese janë strukturat paralele në tri komunat në veri të Kosovës dhe refuzimi i tyre për njohje të autoriteteve në Prishtinë”, tha diplomati austriak.

    Përfaqësuesi i Turqisë tha se duhet të ketë një intensifikim të integrimit të mëtejmë të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe u zotua për ndihmën e vendit të tij.

    Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të bashkëpunojë me UNMIK-un në të mirë të qytetarëve të Kosovës “sepse tha ai, asgjë në këtë bashkëpunim nuk do të cenojë statusin e Kosovës”. Ai shfaqi mospajtim me qëndrimin serb rreth mosmbështetjes së zgjedhjeve, ndërsa nënvizoi se Londra do të mbështesë edhe më tutje Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.


    Meksiko dhe Libia: presim mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë



    Përfaqësuesi i Ugandës u angazhua për një gjetje të një zgjidhje të negociuar dhe të qëndrueshme të statusit të Kosovës, ndërsa ai i Meksikos tha se vendi i tij priste me interes interpretimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që përbën një ndryshim nga qëndrimet e mëhershme.

    Qëndrim të ngjashëm shfaqi edhe përfaqësuesi i Libisë.

    Përfaqësuesi i Kostarikës bëri thirrje për njohje të mëtejme të pavarësisë së Kosovës dhe integrim të saj në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare dhe tha se vendi i tij besonte tek institucionet e Kosovës në konsolidimin e mëtejmë të demokracisë.


    Franca: Pavarësia e Kosovës e ka forcuar paqen dhe stabilitetin


    “Një vit e gjysmë kanë kaluar nga pavarësia e Kosovës e kjo e ka forcuar paqen dhe stabilitetin pas dy dekadash dhune, të drejtat e pakicave respektohen, kjo është meritë e institucioneve kosovare, meritë e punës së UNMIK-ut dhe EULEX-it, meritë e serbëve që kanë zgjedhur rrugën e arsyes”, tha në fjalën e tij ambasadori i Francës.

    Ai tha se qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë të përgjegjshme dhe ka realizuar zotimet e marra, mirëpo shfaqi keqardhje, siç tha, për luftën guerile ligjore dhe politike midis Serbisë dhe Kosovës, që nuk është në harmoni me mendimin e publikut të dy vendeve. “BE e zotuar për perspektivë të gjithë Ballkanit”, tha diplomati francez.


    Japonia: Zgjedhjet lokale një sfidë për institucionet e Kosovës


    Përfaqësuesi i Japonisë i quajti zgjedhjet lokale një sfidë për institucionet e Kosovës në promovimin e pjekurisë demokratike, ndërsa ritheksoi se Japonia e ka mbështetur Kosovën dhe këtë do të vazhdojë ta bëj tani edhe në bashkëpunimin bilateral.


    Rusia pajtohet plotësisht me qëndrimet e Serbisë


    Nuk tha asgjë të re përfaqësuesi i Rusisë kur ritheksoi se “pajtohej plotësisht me qëndrimet e Vuk Jeremiqit”. Vitalij Churkin tha se nuk pajtohej me shumicën e mendimeve që paraqiti Skënder Hyseni dhe kërkoi zbatimin e plotë dhe respektimin e rezolutës 1244.

    “Thirrjet për përmbylljen e rolit të UNMIK-ut të papranueshme dhe të rrezikshme,” tha Churkin.
    Churkin paksa me vonesë shfaqi mospajtimin se gjatë punimeve të Sesionit të 64-të të Asamblesë së Përgjithshme përfaqësuesit e Kosovës gëzuan pjesëmarrje me delegacione të tjera dhe zhvilluan takime bilaterale në margjinat e punimeve, një e drejtë kjo që iu takon vetëm vendeve anëtare dhe delegacioneve zyrtare, tha ai.


    Përfaqësuesi i Burkina Fasos bëri thirrje për zgjedhje transparente dhe demokratike në zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur, ndërsa Ambasadori i Kinës e vlerësoi situatën stabile sipas raportit, ndërsa shfaqi shqetësimin për tensionet në veri.


    “Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe shpresojmë se qeveria serbe dhe autoritetet e Kosovës do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme përmes dialogut”, tha ai.


    SHBA: Zgjedhjet një mundësi e integrimit të serbëve


    Ambasadori i Kroacisë përshëndeti progresin e vazhdueshëm të Kosovës drejtë forcimit të demokracisë dhe shtetësisë, ndërsa për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit tha se ishin një test tjetër i maturimit të institucioneve të Kosovës.
    Përfaqësuesja e SHBA, Rosemary DiCarlo përshëndeti atë që Ban e ka quajtur “fazë e re e UNMIK-ut”, duke theksuar se Washingtoni përkrahë tranzicionin dhe bërjen e EULEX-it si institucion parësor ndërkombëtar për rendin dhe ligjin.
    “Përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për jetësimin e provizioneve të planit të Ahtisaarit. Zgjedhjet lokale do të krijojnë komunat e reja sipas planit Ahtisaari dhe mundësojnë serbëve integrim në institucionet kosovare.

    “Ne do të mbështesim integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Serbinë në institucionet evropiane dhe euroatlantike,” tha DiCarlo.


    Vietnami si kryesues i mbledhjes mbështeti rolin e UNMIK-un për
    përpjekjet ndërmjetësuese midis Beogradit dhe Prishtinës duke thënë se vazhdimi i rolit të UNMIK-ut është qenësor për përfitimin e dy palëve.


    Ministri Hyseni edhe njëherë kërkoi fjalën duke reaguar ndaj disa cilësimeve të Jeremeiqit si “secesioni nga një grup etnik, shpallje e pavarësisë nga një grup etnik”.

    “Shpallja e pavarësisë është bërë nga të gjitha grupet etnike në Kosovë përveç serbëve”, ka thënë Hyseni. Ai shprehu keqardhje që fjalët “krimi i organizuar, terrorizëm” ishin fjalët e vetme përshkruese për Kosovën nga Jeremiqi, dhe shtroi pyetjen se si mundet të quhet UÇK-ja një organizatë terroriste ?

    Hyseni: “Pjesëtarët e UÇK-së janë luftëtarë të Lirisë”


    “Pjesëtarët e UÇK-së janë luftëtarë të Lirisë”, tha Hyseni. Më tej ai tha se Jeremiq asnjëherë nuk foli për 15 mijë të vrarë shqiptarë, për qindra xhami të rrënuara, për krimet në gjithë Jugosllavinë të sponsoruara, planifikuara dhe të kryera nga Qeveria e Serbisë.

    “Nuk do të bëhem prokuror, por ne kemi sistemin gjyqësor i mbështetur fuqishëm nga EULEX-i. Ne do të dënojmë fajtorët në Kosovë, e jo Serbia, kurrë më. Serbia kurrë më nuk do të mund të mbajë seanca gjyqësore në Kosovë,” tha Hyseni.

    Ai edhe njëherë akuzoi Jeremiqin se nuk foli për të zhdukurit në Kosovë, eshtrat e te cilëve janë diku në varreza masive në Serbi.

    “Autoritetet serbe e dinë ku janë ato varreza masive. Më së miri do të ishte të sillen ato eshtra familjeve në Kosovë në vend që të fajësojnë shqiptarët për të gjitha krimet që ka bërë vetë Serbia përmes forcave ushtarake, paramilitare dhe policore. Nuk duhet të keqpërdoret Këshilli i Sigurimit për shpërndarje të pavërtetave,” tha ndër të tjera Hyseni.


    Jeremiq dha një përgjigje të shkurtër dhe të pakoordinuar duke thënë se ai nuk ishte aty të mbrojë regjimin dhe krimet e Millosheviqit, ndërsa përkujtoi se “qeveria ime e ka përmbysur diktaturën e tij”.

    /S.gashi/




    | s.b & RTK staff |
    Ndryshuar për herë të fundit nga shah_isti : 16-10-2009 më 10:29

  2. #442
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Për BE, Kosova si Kusht

    Martti Ahtisaari ka deklaruar se kush dëshiron të bëhet anëtar i BE’së, duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, në veçanti shtetet e Ballkanit. Ai pret që Spanja dhe Greqia, si dy anëtare të vjetra të BE’së, ta njohin shtetin e ri. Ahtisaari thotë se Kosova ka përparuar, prej shpalljes së pavarësisë.

    Nga Express më 09.11.2009 në ora 8:28
    Ish-Emisari i OKB’së në bisedimet për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, ka deklaruar se shtetet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian, duhet paraprakisht të njohin pavarësinë e Kosovës.

    Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ish-Presidenti finlandez ka thënë se para anëtarësimit në BE, Kosovën në veçanti duhet ta njohin shtetet e Ballkanit, duke iu referuar Serbisë dhe Bosnjës, të vetmet shtete në rajon që kundërshtojnë shtetin e ri.

    “Nuk është mirë të sillet në Bashkimin Europian asnjë shtet që ka probleme me fqinjët, por vetëm ato shtete që kanë bashkëpunim. Nuk duam sfida të reja sepse kemi mjaft”,ka thënë ai.

    E përditshmja spanjolle shkruan se Ahtisaari “është babai i pavarësisë së Kosovës”, dhe se ish-kryenegociatori “është i kënaqur me përparimin që ka bërë Kosova gati dy vjet pas shpalljes së pavarësisë”.

    El Mundo shkruan se Ahtisaari “po ia ngreh veshët Spanjës dhe Greqisë”, të cilat, si dy anëtare të vjetra të BE’së, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe konsideron se “kjo është shumë për keqardhje dhe shpreson që ky qëndrim do të ndryshohet”.

    “Edhe serbët duhet të kuptojnë këtë fakt të pamohueshëm, sepse jemi në shekullin 21 dhe nëse një qeveri vepron si ajo e Milosevicit në vitet ’90, e humb të drejtën për qeverisje”, citohet të ketë thënë Ahtisaari.

    Fituesi i çmimit Nobel për Paqe ka përsëritur se, “Kosova është rast i veçantë”.
    Ai ka folur për dhunën e regjimit të Milosevicit në Kosovë.

    “Milosevici ka dëbuar nga puna shqiptarët, ka dërguar ushtrinë kundër tyre, gjë që ka nxitur rezistencën ushtarake të shqiptarëve dhe intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Ahtisaari.

    Spanja, një nga pesë vendet e BE’së që ende nuk e ka njohur Kosovën, qëndrimin kundërshtues e arsyeton me vlerësimin se rruga e pavarësimit të Kosovës mund të ndiqet nga territore separatiste në botë. Në Spanjë ka grupe etnike që kërkojnë pavarësi.

    “Në çdo rrethanë (Kosova) është rast i veçantë, i cili nuk duhet të brengosë spanjollët dhe nuk paraqet kurrfarë precedenti. Kjo nuk mund të zbatohet në situata të tjera në botë”, ka theksuar ish-Emisari i Kombeve të Bashkuara.

    Sipas vlerësimit të Ahtisaarit, “nuk është legjitime ajo që ka bërë Moska kur është në pyetje Osetija”, një territor separatist i Gjeorgjisë.

    Në këtë intervistë, ish-Presidenti finlandez ka folur gjerësisht për të arriturat e shtetit të ri.
    “Kosova ka përparuar, ka hyrë në institucione ekonomike ndërkombëtare dhe mund të bëhet furnizues i rajonit me energji elektrike, megjithëse nevojiten disa vjet që të shihen frytet e investimit”, ka thënë ai.

    Gjatë bisedimeve rreth statusit të Kosovës, Ahtisaari ka shkuar personalisht në Bankën Botërore dhe ka kërkuar të njoftohet se a mund të qëndrojë ekonomikisht Kosova si shtet i pavarur. Aty ka marrë të dhëna për potencialin ekonomik të Kosovës.

    “El Mundo” shkruan se Ahtisaari pranon se në Kosovë ka korrupsion, por tërheq vërejtjen se para se të kritikohet Kosova, për këtë “duhet të pranohet se edhe shoqëritë tona perëndimore nuk janë të pastra”.

    Lidhur me bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, Ahtisaari ka thënë se ajo është përmirësuar sepse njerëzit kanë filluar të pranojnë se është e domosdoshme të integrohen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    edhe zelanda e re njef shtetin e kosoves.

  4. #444
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rohan: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

    Ambasadori Albert Rohan deklaroi sot para ligjvënësve, në një seancë solemne të Kuvendit, se pavarësia e Kosovës është fakt i pakthyeshëm, ndërsa inkurajoi institucionet e Kosovës, lidershipin kosovar për zgjedhjet e lira e demokratike dhe për përkujdesën që po tregojnë në mbrojtje e të drejtave të komuniteteve pakicë. ...
    Postuar: 13:14:28 / 24.11.2009
    Gjatë vizitës në vendin tonë ish zëvendës-ndërmjetësuesi ndërkombëtarë në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori Albert Rohan, fillimisht është pritur nga presidenti Fatmir Sejdiu, nga i cili është dekoruar me “Medaljen e artë të pavarësisë”. Me këtë rast ambasadori Rohan ka deklaruar se Kosova ka një të ardhme të ndritur në BE dhe se njohje të reja do të vijnë pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Ambasadori Rohan është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Më pas ish emisari për statusin e Kosovës Albert Rohan ka folur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me ç’rast ka rikonfirmuar para ligjvënësve se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ka shfaqur shpresën se edhe Beogradi një ditë do ta pranojë këtë realitet. Një pjesë e serbëve të Kosovës, sipas Rohan-it, kanë filluar ta kuptojnë se plani i Ahtisarit është në të mirë të tyre, gjë që e dëshmon edhe pjesëmarrja e këtij komuniteti në zgjedhjet lokale.

    Ish-zëvendës-ndërmjetësuesi ndërkombëtar në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori Albert Rohan, kërkoi nga Beogradi që të luaj një politikë konstruktive në raport me Kosovën, ndërsa e quajti jo parimore politikën që po ndjekin 5 vendet e BE-së ndaj pavarësisë së shtetit më të ri në botë.

    Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës ish emisari për statusin e Kosovës Albert Rohan e vlerësoi si urgjente përmirësimin e situatës ekonomike në Kosovë, si pjesë e rëndësishme e shtet-ndërtimit. Diplomati austriak u shpreh i bindur se Kosova dhe Serbia mund të integrohen në Bashkimin Evropian vetëm pasi të kenë zgjidhur mospajtimet.

    Diplomati austriak, gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, tha se e ardhmja e vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian, mirëpo theksoi se asnjë vend nuk mund të bëhet anëtarë i Unionit nëse nuk zgjidh mospajtimet me fqinjët.

    Sipas diplomatik austriak ekzistojnë edhe kritere tjera të cilat shtetet duhet të plotësojnë për të qenë anëtare të BE-së. Sa i përket kësaj, Rohan ftoi partitë politike që të jenë të bashkuara në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe përmirësimin e situatës ekonomike.

    Diplomati austriak, Rohan përmendi disa nga vizitat që i ka bërë ai në Kosovë gjatë viteve ‘90, veçanërisht takimin me ish presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova si dhe me përfaqësuesit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht në Junik e më pas edhe në Malishevë.

    Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehu falënderimet në emër të deputetëve të Kuvendit për punën dhe angazhimet e diplomatit austriak në zgjidhjen e statusit të vendit. Krasniqi tha se pavarësia e shpallur në bazë të planit të Ahtisarit e ka stabilizuar rajonin dhe forcuar paqën. Ai përmendi sukseset e arritura të Kosovës në gjitha fushat që nga shpallja e pavarësisë.

    Kryetari i Kuvendit u zotua se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimet për integrimin e komuniteteve pakicë dhe se do të bëjnë çdo gjë që komunat e reja të jenë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

    Pasditen e sotme ambasadori Albert Rohan, nga Universitetit i Prishtinës, do ta merr titullin “Doktor Honoris Causa”.


    | s.b & RTK staff |
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum lajm i mire..
    thx Llap..

    lundrojme ne nje varke..
    kte te mos e harrojme..
    po bem nje bire ne te.. vam te gjithe ne fund te detit..

    prandaj te mos krijojme vrima pra grindje mes veti.. pra mes partive..
    urt e but e plot tigani thot poplli..

  6. #446
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    deri sa te jesh ti militant i sali pisit e perpara ke qen i xhaxhit diktator hoxha do te behet vrima,po ne jemi nacionalista dhe shqiptaret qe do te behemi kurban dhe do ta mbyllim biren

  7. #447
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523

    Nje lajme i mire

    LAJMI I DITËS




    Republika Islamike e Mauritanisë njohu Republikën e Kosovës

    Pas komunikimesh intensive midis ministrive të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Mauritanisë dhe takimeve në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve, Republika Islamike e Mauritanisë, më 12 janar 2010, ka marrë vendim që te njohe pamvarsine e Kosoves...
    Postuar: 17:04:59 / 13.01.2010

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Mali i Zi vendosi marrëdhëniet diplomatike me Kosovën

    Nga Express më 15.01.2010 në ora 12:19

    Republika e Malit të Zi dhe Republika e Kosovës kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo është bërë nga komunikimi zyrtar mes ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Millan Rocen dhe atij të Kosovës, Skender Hyseni. Së shpejti Ministri Hyseni do ta publikoi këtë në një konferencë për shtyp.

    Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar që marrëdhëniet diplomatike me Kosovën i ka vendosur mbi bazën e vendimit të datës 09 tetor 2008, me të cilin ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Recon ka thënë se vendosja e marrëdhënieve me Kosovën do t’i kontribuojë vendosjes së besimit më të mirë dhe fuqizimit të stabilitetit rajonal si dhe arritjen më të shpejt të qëllimeve për të integrimet Euroatlantike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Djibouti e njeh pavarësinë

    Nga Express më 08.05.2010 në ora 13:33
    Republika e Djiboutit ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Lajmi është konfirmuar për Express nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

    “Kjo njohje i është konfirmuar Ambasadës së Shqipërisë në Riad. Tash pritet që përmes kanaleve diplomatike - diku në fillim të javës së ardhshme - nota verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Djiboutit të arrijë në Ministrinë kosovare të Punëve të Jashtme”, ka thënë për Express një zyrtar i lartë i Kryeministrisë, në kushte anonimiteti.

    Shteti afrikan, Republika e Djiboutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë. Ka rreth një milion banorë.

    Djibouti (Xhibuti) është shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #450
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lajm i mire ky

    Thx Llap.


    pyet nji her o Llap ne se Polonia a e ka njohur Kosoven a jo.
    e du me saktesi kte njoftim.

    Po portugalia?

  11. #451
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lajm i mire ky

    Thx Llap.


    pyet nji her o Llap ne se Polonia a e ka njohur Kosoven a jo.
    e du me saktesi kte njoftim.

    Po portugalia?

    http://www.rks-gov.net/sq-AL/Pages/ShtetKaneNjohurKosoven.aspx

    26 shkurt 2008 - Polonia njeh shtetin e Kosoves.

    07 tetor 2008 - Portugalia njeh shtetin e Kosoves.

  12. #452
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx llap..

    tash jam i qete..

    se kisha dyshim per polonine.

    tash i shpreh ngushellime polakve per njerzit qe humben ne aksidentin ajror..

  13. #453
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Krasniqi pret njohje nga Kuvajti

    Nga Express më 28.05.2010 në ora 16:06
    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është kthyer sot nga vizita në Kuvajt, optimist se ky vend do ta zyrtarizojë së shpejti njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Gjatë qëndrimit disaditor në Kuvajt, delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga Krasniqi, ka zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë të shtetit, përfshirë mbretin e Kuvajtit, kryeministrin, kryesuesin e Fondit të Kuvajtit për Zhvillim etj.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha për gazetarët në Prishtinë se në të gjitha takimet janë pritur si një delegacion shtetëror. Ai theksoi e Kuvendi i Kuvajtit e ka gatishmërinë që të jetë faktor shtytës për Qeverinë me qëllim të njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.

    “Me kryetarin e Kuvendit u takova dhe mund të them që ishte ai njeri kryesor që e organizoi këtë vizitë dhe të gjitha takimet në Kuvajt, duke shprehur, pikëpamjen e tij të hapur për pavarësinë e Kosovës, jo vetëm të tij personale por edhe të Kuvendit të Kuvajtit. Megjithatë disa pengesa për ta njohur më shpejt apo për ta njohur më parë ndoshta ishin pak të Qeverisë, por Kuvendi e kishte gatishmërinë që të jetë faktor shtysë për Qeverinë për ta njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës edhe formalisht, edhe pse neve të gjitha pritjet na u kanë bërë si shtet i pavarur dhe sovran të gjitha nivelet më të larta zyrtare të tyre”, ka thënë Krasniqi, transmeton KosovaPress.

    Duke folur rreth takimit me zyrtarë të shtetit kuvajtian, kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se ka marrë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë në fusha të ndryshme, si në shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi dhe arsim.

    Krasniqi e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme, ndërsa shtoi se tani varet shumë nga institucionet përkatëse të Kosovës sa janë të përgatitur për të bërë projekte për të ofruar fondet e Kuvajtit për Zhvillim. Sipas tij, ky vend i zhvilluar arab, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në katër fusha, në fushën e infrastrukturës, në bujqësi, në arsim dhe në shëndetësi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #454

    Opinion: S'do të ketë njohje të reja për Kosovën

    Nuk do të ketë më njohje të reja


    Shkruan Teki Dervishi

    Sheshi në sirtar


    Tashmë media ndërkombëtare ka konstatuar se presidenti Obama në strategjinë e tij është fokusuar në politikën e brendshme të SHBA-ve, kurse atë të jashtme ia ka lënë në dorë sekretares Hilari Klinton. Na mbetet shans Kongresi amerikan, ku gjendën dhjetëra senatorë proserbë. Këtë situatë abstrakte që në SHBA paraqitet për herë të parë në historinë e këtyre shteteve do të përpiqen ta shfrytëzojnë të gjitha fuqitë ndërkombëtare që janë të rreshtuara kundër Rendit të ri botëror. Rëniet e qeverive djathtiste në Evropën Lindore dhe fitoret e qeverive proruse janë dëshmi e pakontestueshme e këtij realiteti që është një prolog i reinkarnimit të Luftës së ftohtë që e kanë parashikuar analistët ndërkombëtar. Është më rëndësi të përmendët këtu fakti se klasa politike kosovare në tërësi majtiste (si dhe shoqëria civile dhe mediet) fitoren e Obamas në zgjedhjet presidenciale e patën pritur si një triumf të kthimit biblik të Mojsiut në Izrael.

    Pra kështu në Kosovë u reflektuan “parimet” e Obamas për t’ia lënë në dorë Evropës lidershipin në “territorin” e saj?
    Ky “parim” i dha shanse BE-së që ta shkelte verdiktin e GJND-së mbi Kosovën, duke konstruktuar në Kosovë krizë konstitucionale. (Konstitucion: status, krizë statutare). Një ditë para verdiktit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, u ndalua në Hagë lideri Ramush Haradinaj. Kjo burgosje ishte indikacioni i parë i konstruktimit të krizës konstitucionale në Kosovë, (që të gjithë e emërojnë gabimisht “krizë institucionale”, krizë të cilën po e drejtonte Brukseli drejtë Prishtinës. Si do të defaktorizohen, pos Haradinajt, edhe të gjithë liderët tjerë të Kosovës u zbulua ende pa u kthyer ish-Presidenti dhe Kryeministri nga Nju-Jorku. Krizën konstitucionale (të statusit të Kosovës) klasa politike në Kosovë e priti duarhapur si armë efektive në luftën e saj për pushtetin që po përmbysej dhe që nuk do të konstituohet më edhe për më së paku tri vjetët e ardhshme.

    Para se të ndodhë i gjithë ky maskenball perfid politik, shërbimet sekrete të BE-së kishin kuptuar se GJND-ja do ta shpallë verdiktin që konstaton juridikisht që pavarësia e Kosovës nuk e shkelë të Drejtën Ndërkombëtare. Duhej që BE-ja të ndërmerrte masa emergjente politike dhe policore, që të konstruktohet kriza në Kosovë, në mënyrë që verdikti i GJND-së të relativizohet para bashkësisë ndërkombëtare. Nuk kaloi as një javë pas shpalljes së vendimit të GJND-së, kur Serbia dorëzoi “pa lejen” e BE-së një Rezolutë në OKB, si ankesë (“avokature” politike, jo juridike) kundër verdiktit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës. Nuk vonoi e u zbulua roli i “politikës pedagogjike” të BE-së ndaj Serbisë “demokratike”, dhe BE-ja “e luti” Serbinë që Rezoluta e saj të tërhiqet dhe në vend të saj të përpilohet një rezolutë e përbashkët BE-Serbi (pa Kosovën dhe pa SHBA-të) për “bisedime teknike” të Serbisë me Kosovën “për t’ua lehtësuar Aën qytetarëve” (!!!). U takuan Ashton-Tadiq në Bruksel. U arrit “pajtimi” që në vend të rezolutës së Serbisë, në Asamblenë e Përgjithshme të dalë në miratim (!!!) rezoluta e BE-Serbisë. Këtë “marrëveshje xhentëlmene Sebi-BE” lidershipi i Kosovës, shoqëria civile e saj si dhe shumica e medieve të Kosovës e mirëpritën me duartrokitje, asnjë syresh pa e konsideruar diskutabile politikisht rezolutën e BE-Serbisë.

    Çka ndodhi më vonë, deri në të shtunën e kaluar, tashmë e di gjithë opinioni i Kosovës, por edhe ai ndërkombëtarë. Në mënyrën më banale spektakulare kriza bëri që të harrohet dhe të dalë në plan të dytë statusi i Kosovës dhe Kushtetuta, të cilën e cenojnë misionet e BE-së në Kosovë duke lejuar okupimin dhe kolonizimin e Serbisë, jo Aëm në Veri dhe në “ekstraterritorialitetet kishtare” dhe ato të “decentralizuara”, dhe gjithë klasa politike banalisht u turr dhe u sul në luftën e papastër dhe joparimore për pushtet.

    Tash shtrohen pyetje të thjeshta:

    1. Si është e mundur që shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin Kosovën, kur vetë Kosova pranoi “bisedime” me Serbinë për çështje “të pazgjidhura” “teknike”, duke e relativizuar kështu sovranitetin e saj, edhe pse Kosova e kishte në dorë Deklaratën e Pavarësisë dhe argumentin e verifikimin juridik të saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?

    2. Si është e mundur të njihet një vend në situatë të grushtshtetit dhe deinstitucionalizimit të tij banal?

    3. Si është e mundur që Kosova të pranojë bisedime me Serbinë pa ndërmjetësimin edhe të SHBA-ve, që ishin i vetmi sponsor i pavarësisë së Kosovës?

    Ky Kongres i Dytë i Berlinit sot ndodhi në Bruksel. BE-ja pati sukses të plotë ta bindë në mënyrë spektakulare komunitetin ndërkombëtar se “kosovarët” ende nuk kanë arritur nivelin politik dhe intelektual të shtetbërjes. Të gjithë nga mediet dhe klasa politike para kamerave sot po japin deklarata për krizën me një komoditet dhe duke u zgërdhirë, sepse po shpresojnë që kjo krizë është shans për secilin prej tyre ta marrin pushtetin në Kosovë. Asnjë analizë nuk po prejudikon pasojat e krizës dhe kohëzgjatjes së saj. Temë qendrore e të gjithëve sot janë “zgjedhjet e jashtëzakonshme”, apo ato “të parakohshme” për pushtetet partiake dhe kombëtare. Por askujt nuk po i bie në mend se në cilin shtet po luftojnë për pushtet?

    Klasa politike e Kosovës definitivisht ka rënë në provim.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #455
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Konfirmohet njohja nga Kiribati

    Nga Express më 25 tetor 2010 në ora 13:07

    Njohja e Kosovës nga Kiribati, e cila është paralajmëruar nga Presidenti i AKR'së, Behgjet Pacolli ditë më parë, u konfirmua sot nga Ministria e Punëve të Jashmte të Kosovës.

    "Republika e Kiribatit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kiribatit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një note verbale se ky vend ka marrë vendim për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me datë 21 tetor 2010", thuhet në një njoftim të MPJ-së.

    "Në të njëjtën kohë, Republika e Kiribatit ka shprehur gatishmërinë që me Republikën e Kosovës të lidhë marrëdhënie bilaterale diplomatike për zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, tregtare dhe ekonomike", thuhet më tej në njoftimin e MPJ-së.

    Kiribati është një ishull i vogël me sipërfaqe prej 811 kilometra katrorë i cili gjendet në qendër të Oqeanit Pacifik. Me Kiribatin, numri i shteteve që e kanë Kosovën e pavarur dhe sovrane rritet në 71.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #456
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Qëndrimi zyrtar i shteteve të huaja mbi pavarësinë e Kosovës



    Ishujt Solomon njohin Kosovën

    Tutje, ministri ka shtuar se Kosova deri me tani është njohur nga 109 shtete ku edhe disa ishuj të paqësorit e kanë njohur atë përfshirë edhe Australinë dhe Zelandën e re e të cilat po ashtu janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

    GazetaExpress E mërkurë, 13 Gusht 2014 00:34
    Ishujt Solomon janë shteti i radhës që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Ishujt Solomon e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

    Lajmin e ka konfirmuar Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në faqen e tij në Facebook.

    “Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Ishujt Solomon sapo e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim. Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

    Lajmi për njohjen nga Solomon e ka dhënë edhe Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë të Ishujve Solomon Clay Forau, i cili ka thënë se kabineti qeveritar ka marrë vendim sot që të njoh Kosovën si shtet të pavarur.

    Forau ka thënë se qeveria është mahnitur me procesin e demokratizimit të Kosovës dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë që janë përmirësuar vazhdimisht viteve të fundit.

    “Kështu, duke qenë se statusi i përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës është përmirësuar ishte e nevojshme që të ri marrim në konsideratë pozitën e Ishujve Solomon karshi Kosovës”, tha ministri për Salomonstarnews.

    Tutje, ministri ka shtuar se Kosova deri me tani është njohur nga 109 shtete ku edhe disa ishuj të paqësorit e kanë njohur atë përfshirë edhe Australinë dhe Zelandën e re e të cilat po ashtu janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

    “Andaj ne kemi marrë vendim ta njohim Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë ministri

    Ishujt Solomon shtrihen në Oqeanin Paqësore përderisa është i banuar nga 523 000 banorë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #457
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Qëndrimi zyrtar i shteteve të huaja mbi pavarësinë e Kosovës




    Dy shtete, shpejt do ta njohin Kosovën

    Rrezarta Zekaj

    Pas njohjes së Kosovës nga Ishujt Solomon, shumë shpejtë edhe dy shtete të tjera do të njohin Republikën e Kosovës.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Petrit Selimi, tha se pavarësisht zhvillimeve politike në vend, angazhimi për njohje të reja nuk mungon, në këtë kuadër Kosova do të aplikojë të jetë anëtare edhe në mekanizma ndërkombëtarë përfshirë, Këshillin e Evropës.

    Njohja e Kosovës nga Ishujt Solomon vlerësohet sukses dhe rezultat nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës. Zëvendësministri në detyr,ë Petrit Selimi tha për Radio Kosovën, se është punuar shumë për njohje multilaterale dhe nga organizatat ndërkombëtare. Ai tha se shumë shpejtë do të bëhet e ditur edhe njohja nga dy shtete tjera.

    “Po është e vërtet se vendimi për njohjen e Kosovës tashmë gati është harmonizuar së paku edhe në dy shtete tjera të cilat tash e disa javë janë në përgatitje të njoftimit të Kosovës për këtë gjë”, theksoi ai.

    Selimi tha se Kosova tashmë njihet nga gjysma e shteteve të OKB-së dhe po punohet drejt krijimit të një shumice prej dy të tretave të shteteve të OKB-së që e njohin Kosovën. Ai tha se deri në fund të vitit Kosova do të aplikojë për të bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

    “Dhe paralelisht po punojmë në pranimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë, unë besoj që deri në fund të vitit, ashtu sic ka paralajmëruar edhe ministri Hoxhaj ne do të dorëzojmë edhe aplikimin e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës që është organizata më e madhe pas BE-së, që ekziston në botë e Evropë pas përfundimit të luftës së dytë botërore”, theksoi Selimi.

    Kosova zyrtarisht njihet nga 108 shtete të botës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •