Close
Faqja 10 prej 46 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 457
  1. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Polonia e njohu Kosoven si shtetin me te ri

    Polonia ka miratuar vendimin per njohjen e Kosoves si shtet te pavarur. Kete vendim e ka bere te ditur ministri i jashtem, Radek Sikorski, pas takimit te qeverise polake. Kryeministri Donald Tusk dhe ministri i jashtem Radek Sikorski kishin deklaruar dhe me pare se do ta njihnin pavaresine e Kosoves.

    bw
    Sui generis

  2. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bruksel, Cervenkovski ne takim me Solanen per Kosoven

    Presidenti i Republikes se Maqedonise, Branko Cervenkovski do te takohet sot ne Bruksel me Perfaqesuesi e Larte Politik te Bashkimit Evropian, Javier Solana dhe me sekretarin e pergjithshem te NATO-s, Jap De Hop Shefer.
    Sic ben te dituar agjencia e lajmeve INA, teme e diskutimeve ne takimin me perfaqesuesin e BE-se do te jete çeshtja e Kosoves dhe njohja e saj nga Maqedonia.
    Ndersa ne takim me perfaqesuesin e NATO-s, çeshtja e sigurise dhe stabilitetin ne rajon si dhe kontesti me Greqine per emrin kushtetues.
    Pasiguria rreth fteses se Maqedonise per anetaresim per ne NATO po rritet, kjo pasiguri eshte sforcuar, sidomos pas deklarates se djeshme te sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Jap De Hop Shefer.
    “Cfare eshte mbi mundesia per ftese? Mbani mend, mundesia per ftese per shkak se akoma nuk jemi atje. Me rendesi eshte si NATO do te lidhet me rajonin ne menyre globale, perfshire edhe marredheniet e NATO-s me Serbine” deklaroi Shefer

    bw
    Sui generis

  3. #93
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Bukur e tha nje politikan nga Quebecu dje ne TV qe:
    Problemi i Kosoves nuk i ngjan fare problemit qe ka Quebecu me pjesen anglofone te Canadase.Eshte komplet ndryshe .Keshtu qe Canadaja ska pse heziton ne njofjen e Kosoves si shtet me vete.
    Wild and crazy can't be lazy

  4. #94
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zvicra se shpejti njeh pavaresine e Kosoves

    Zvicra i ka bere te gjitha pergatitjet per njohjen zyrtare te pavaresise se Kosoves. Sipas disa burimeve brenda Konfederates, pritet qe njohja zyrtare te behet neser, e merkure ose me se largu deri me nje mars. Me gjithe kundershtimet e disa partive pa ndikim te madh ne Parlamentin zviceran, Komisioni Parlamentar per Politike te Jashtme dhe Keshilli Nacional, i kane rekomanduar Qeverise Federale njohjen e shtetit me te ri te Kosoves.
    Sipas burimit ne fjale, njoftimin per njohjen zyrtare te pavaresise se Kosoves do ta beje zonja Mischelin Calmy-Rey, aktualisht ministre e Puneve te Jashtme, e cila ka merita te veçanta sa i perket Kosoves.
    Zvicra eshte shteti i pare qe ka dalur hapur pro pavaresise se Kosoves, ndersa Mischeline Calmy - Rye nga pozicioni i Ministres se Jashtme dhe i Presidentes se shtetit, qe nga viti 2005 ka qene nje avokate e denje sa i perket çeshtjes se Kosoves.


    bw
    Sui generis

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Premieri i Republikes se Irlandes tha sot se se Irlanda se shpejti do te vendos per njohjen e Kosoves. Dje Ministrat e Kabinetit diskutuan per njohjen e Kosoves.

    Sot Premieri Bertie Ahern pas takimit me premierin e Sllovenise Janez Jansa ne Ljubljane u shpreh se se shpejti do te merret vendimi per njohjen e Kosoves.

    "And he assured the prime minister that also in the works was a recognition of the new state of Kosovo.

    "We are due to take a decision on recognition very shortly, a matter of days," he explained, prudently deciding that such matters are best declared back on the terra firma of home soil."

    Me vone ne Viene Bertie Ahern serish permendi Kosoven:

    "Vienna - Irish Prime Minister Bertie Ahern stressed on Wednesday the EU's wish to deepen its relationship with Serbia and accelerate the country's path towards EU membership. "Recognition of Kosovo is not an expression of hostility towards Serbia," Ahern, who was speaking at the Organization for Security and Co-Operation in Europe (OSCE) said."

  6. #96
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Zvicra se shpejti njeh pavaresine e Kosoves

    Zvicra i ka bere te gjitha pergatitjet per njohjen zyrtare te pavaresise se Kosoves. Sipas disa burimeve brenda Konfederates, pritet qe njohja zyrtare te behet neser, e merkure ose me se largu deri me nje mars. Me gjithe kundershtimet e disa partive pa ndikim te madh ne Parlamentin zviceran, Komisioni Parlamentar per Politike te Jashtme dhe Keshilli Nacional, i kane rekomanduar Qeverise Federale njohjen e shtetit me te ri te Kosoves.
    Sipas burimit ne fjale, njoftimin per njohjen zyrtare te pavaresise se Kosoves do ta beje zonja Mischelin Calmy-Rey, aktualisht ministre e Puneve te Jashtme, e cila ka merita te veçanta sa i perket Kosoves.
    Zvicra eshte shteti i pare qe ka dalur hapur pro pavaresise se Kosoves, ndersa Mischeline Calmy - Rye nga pozicioni i Ministres se Jashtme dhe i Presidentes se shtetit, qe nga viti 2005 ka qene nje avokate e denje sa i perket çeshtjes se Kosoves.


    bw
    U kry ...
    Zvicra njeh shtetin e pavarur të Kosovës

    Qeveria e Zvicrës iu është bashkuar SHBA-ve, Britanisë, Gjermanisë dhe shumë shteteve të tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
    Këshilli Federal i Zvicrës ka njoftuar të mërkurën se ka marrë vendim që të vendosë kontakte diplomatike me Kosovën, ka njoftuar agjencia AP.

    Ditë më parë Kosovën e kanë njohur edhe Polonia, Belgjika dhe Peruja.

    telegrafi

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zyra ndërlidhëse gjermane sot zyrtarisht u shndërrua në Ambasadë të Gjermanisë në Prishtinë


    Zyra ndërlidhëse gjermane në Prishtinë, u shndërrua sot zyrtarisht në Ambasadë të Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, në të cilën u ngrit edhe flamuri i Republikës së Kosovës. Zyra ndërlidhëse gjermane është e para që është shndërruar në Ambasadë në Prishtinë. Pritet që shumë shpejt të emërohet edhe ambasadori i ri gjerman.
    Ushtruesi i detyrës së ambasadorit gjerman, Karl Vokalek, sqaroi se Zyra ndërlidhëse ka kryer të gjitha detyrat që i kryen një ambasadë. Por, Kosova deri më tani nuk ka qenë një vend i pavarur, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mund të lidhen vetëm me shtetet e pavarura dhe sovrane. Kështu që kjo marrëdhënie diplomatike, siç tha ai, ka hyrë në fuqi me një shkëmbim letrash mes dy presidentëve të vendeve tona, më 21 shkurt të këtij viti.

    “Tani kemi pasur mundësinë të vendosim këtë pllakë me emërtimin Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo tregon që ne jemi këtu për të mbrojtur dhe zbatuar interesat gjermane në vend. Marrëdhëniet do të mbesin të njëjta, nuk do të ndryshohet asgjë. Ne i kemi ndihmuar Kosovës, do të vazhdojmë t’i ndihmojmë, jemi të pranishëm jo vetëm si shtet, por edhe në kuadër të Bashkimit Evropian dhe do t’i vazhdojmë të gjitha detyrat që kemi kryer deri më tani”, ka thënë Z. Karl Vokalek.

    Zyra ndërlidhëse gjermane është e para që është shndërruar në Ambasadë në Prishtinë. Pritet që së shpejti të emërohet edhe ambasadori i ri gjerman.
    | s.b & RTK staff |

    27 shkurt 2008 - 13:22:14
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #98
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia letër Kosovës për shënimin e vijës kufitare sipas planit të Ahtisarit

    Qëllimi i kësaj kërkese është për të filluar sa më shpejtë me procesin e formimit të komisionit të përbashkët për shënimin e vijës kufitare në bazë të afateve të përcaktuara në planin e Ahtisarit


    Qeveria maqedonase ka vendosur tu drejtohet institucioneve përgjegjëse në Kosovë për fillimin e procesit të shënimit të vijës kufitare. Qëllimi i kësaj kërkese është për të filluar sa më shpejtë me procesin e formimit të komisionit të përbashkët për shënimin e vijës kufitare, sipas marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2001 dhe në bazë të afateve të përcaktuara në planin e Ahtisarit. Shënimi i kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës vazhdon të jetë një temë e ndjeshme midis këtyre dy vendeve. Kjo për shkak të pretendimeve të Prishtinës se marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2001 është e paligjshme dhe ajo i anekson Kosovës një pjesë të territorit të saj. Çështja e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë është aktualizuar në vitin 2001, kur Beogradi dhe Shkupi bënë një marrëveshje përmes të cilës më shumë se 2000 hektarë të territorit të Kosovës iu bartën Maqedonisë. Marrëveshja është bërë pa u konsultuar me administratën e UNMIK-ut dhe institucionet e Kosovës. Për këtë marrëveshje Prishtina reagoi ashpër madje Kuvendi i Kosovës miratoi dhe një rezolutë për moscënimin e territorit të Kosovës.


    (News24/Balkanweb)
    Sui generis

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Edhe Austria sot me e perfundoj edhe hapin e fundit legal per njohjen e Kosoves formalisht. Edhe pse dokumentet zyrtare do te dergohen javen qe vijon.


    Vienna - Austria's President Heinz Fischer on Wednesday empowered the foreign ministry to take all steps necessary for recognizing newly independent Kosovo, the Austrian press agency APA said. Fischer's approval was the last legal step necessary for taking up diplomatic relations with the former Serbian province which declared independence on February 17.

  10. #100
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Nga c'lexova te dielen ne gazeten me te madhe greke ''Proto Thema", Greqia ka njohur de facto Kosoven si shtet pasi pranoi te dergoje trupa ushtarako-policore nen komande te BE-se (kjo juridikisht eshte njohje de facto). Sipas gazetes qe bazohej ne informata nga ministria e jashtme greke, njohja e plote do vije ne fund te Marsit.


    Sic duket greket presin te bien protestat nga Serbet dhe te vazhdojne ne njohje, mos i zemerojne.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

Faqja 10 prej 46 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •