Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31

    Çfarë është koha?



    Fjalori thotë: Vazhdimi e kalimi i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj., pa kthim prapa; minutat, orët, ditët etj. që përdoren për punë të caktuara a për pushim; pjesë e ditës, e natës ose e stinës; pjesë e papërcaktuar mirë e një periudhe në të cilën bëhet një punë ose ndodh diçka; periudhë historike në jetën e shoqërisë.

    Fizika thotë: Koha është një madhësi fizike që karakterizon ndryshimet në vazhdim të ecurisë së një dukurie. Simbolikisht në fizikë koha shënohet me "t".
    Shume gjera dimë çfarë janë vetëm nëse nuk jemi te detyruar ti përcaktojmë e t'u japim nga një shpjegim. Koha duket si e përbëre prej pjesësh: ne fakt themi qe ka një kohe "te shkuar", një kohe "te tashme" dhe një kohe "te ardhme". Por koha e kaluar nuk është më dhe, koha e ardhshme nuk është akoma, kështu që, koha i bie të jetë e përbëre vetëm nga e tashmja. Dhe ta shohësh hollë hollë çështjen, a nuk është e vërtetë qe jetojmë gjithmonë ne te tashmen? Te thuash qe jetojmë në të tashmen, është si të thuash qe nga e tashmja nuk dilet (kurrë). Jeta jone atëherë qenka e krahasueshme me një fragment përjetësie? Koha e tashme (dhe jeta) duket si një anije e vogël ku lundrojmë dhe qe e braktisim vetëm kur pushojmë se ekzistuari?

    Po çfarë është e tashmja? Ç'është kjo pjesë përbërëse kaq misterioze e kohës? Misterioze sepse lidh të qënit me të mos qënit: të qënit në të tashmen dhe të mos qënit në të kaluarën dhe në të ardhmen. Koha atëherë i bie te konsistojë vetëm në të tashmen, sepse vetëm e tashmja "është". E tashmja nuk kalon, nuk behet kurrë e ndryshme nga ajo që është: e tashme! Po sa zgjat realisht e tashmja?

    Dikush tjetër e ka përcaktuar kohës si: Proces i vazhdueshëm dhe i pakufishëm i ekzistencës dhe ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, e quajtur si e tërë (Kohë), si një sekuencë e vazhdueshme lineare johapësinore nga ku ngjarjet dukshëm ndodhin sipas një rregulli të pakthyeshëm.

    Sa pikëpyetje dhe paradokse te vijnë duke menduar për këto dukuri, që në pamje të parë të duken kaq të thjeshta. Dhe prapë bëhet fjalë për një realitet te përditshëm dhe mëse të dukshëm: po që t'i përcaktosh saktësisht pa kontradikta dhe paradokse, nuk qenka pune e lehte aspak....

    Gjithë jeta e njeriut shtrihet në kohë dhe kështu njeriu lind, zhvillohet dhe zhduket brenda kohës. E vetmja pjesë e kohës që disponon njeriu është e tashmja. “E tashmja përbën momentin kohor shumë të vogël dhe të pandarë që ndan të shkuarën nga e ardhmja. Ky moment, esencialisht është i vetmi që disponon njeriu, mbetet i pakapshëm, sepse sapo kapet shkon në të shkuarën. Por as e shkuara as e ardhmja gjenden në dispozicion të njeriut. E shkuara largohet në padukshmëri, ndërsa e ardhmja është jo ekzistente.”

    Koha shihet bashkë me vendin. “Koha është hapësira që në të bashkështrihet dhe bota”. Koha ekziston brenda përjetësisë së Perëndisë dhe vendi brenda pafundësisë hyjnore. Njeriu jeton brenda kohës dhe vendit duke marrë pjesë në energjitë e Perëndisë. Vetëm Perëndia ka zotërimin e kohës dhe vendit, sepse gjendet sipër atyre, pasi është jashtë kohës dhe hapësirës. Koha dhe vendi janë dy elemente karakterizuese dhe kufizuese të njeriut. Gjithë jeta e njeriut zhvillohet brenda kohës dhe vendit.

    Brenda kishës, koha ofrohet si “kohë”, domethënë si rast i shoqërisë me Perëndinë dhe të afërmin, ndërsa vendi si hapësirë e realizimit të kësaj shoqërie. Për sa kohë njeriu kufizohet ekskluzivisht në hapësirën e tij, mbetet i ndarë nga Perëndia dhe i afërmi. Kur hapet me dashuri, përjeton vendin si hapësirë e takimit dhe qënies bashkë me Perëndinë dhe të afërmin.
    Çfarë është hapësira? Si kuptohet bota dhe përbërja e saj?

    Dimensioni i njëmbëdhjete.
    Atë ç'farë Einstein nuk mundi ta përfundoi vetë, po e kalibrojnë dhe analizojnë me qindra shkencëtarë anembanë botës. Behet fjale për teorinë e të përgjithshmes. Një teori kjo që do të shpjegoj gjithçka, ku nuk do të ketë më mistere dhe vizione te dyta.

    Deri pak kohë me parë shkencëtaret ranë dakord se materia (ajo ç'ka na rrethon) përbëhet nga njësi më të vogla si atomet të cilat vetë përbëhen nga elektrone, protone dhe neutrone. Nëse do ta analizonim me tej do të dali se edhe vete elektronet përbëhen nga kuartze etj njësi që i përmbledh nano-teknologjia. Atë ç'farë shkencëtaret nuk arrijnë te kuptojnë është se nëse këto njësi vërtet ekzistojnë, përse nuk munden ti piketojnë vendodhjen. Nuk është i rrallë rasti kur i njëjti elektron të jetë prezent në dy vende në të njëjtën kohë, sikur ti përkasë një tjetër dimensioni. Mos vallë ekzistojnë dimensione te tjera që ne nuk mund ti perceptojmë? Mos ndoshta mediumet kane aftësinë te depërtojnë ne botët e tjera? Pse jo, ndoshta.

    Mbase dy dekada me parë doli një tjetër teori qe i joshi shkencëtaret aq shumë sa një fizikant i madh ne Angli tha se: "Fizika ka përparuar aq shumë, sa tani do të shpjegojë fjalën e zotit."

    Bëhet fjalë për teorinë e harqeve, e cila thotë se materia vërtet përbëhet nga element të njëjtë, por ç'do objekt mund të shprehet si një bashkësi kordesh (melodi). Më së fundi rezulton se universi në të cilin jetojmë na qenka një simfoni e të gjithave bashkë. Nëse vërtet kjo është teoria bazë, atëherë shkenca duhet të provojë me ane të sajë teorinë e vetme të ekzistencës atë të sinuglaritetit ose ndryshe quajtur Big Bang. Big Bang është një teori universale e cila supozon se universi u krijua nga një shpërthim energjie të vetme e cila evoluoi në kohë dhe krijoi atë ç'farë na rrethon dhe vetë ne. Menjëherë shkencëtaret përveshen mëngët dhe filluan te analizonin te dyja këto teori qe normalisht do të bashkoheshin me njëra-tjetrën dhe do të shpjegonin kozmosin. Duke përdorur një metodë regresive shkenca u mundua të kthehet në kohë deri te Big Bang. Por ishte e pamundur, Big Bang ka mangësira dhe hipoteza nga më të ndryshmet: Ç'farë shpërtheu? Cilat ishin rrethanat kur shpërtheu? Ç’fare e detyroi te shpërthente? Cilat ishin kushtet para shpërthimit?
    Tashme te dyja këto teori jo vetëm që nuk po i afroheshin njëra-tjetrës por kjo e dyta (e harqeve) kishte jo vetëm një por pesë interpretime. Mesa duket bota qe na rrethon ne nuk është vërtet tredimensionale siç e shikon syri jonë por ka dhjete dimensione të ndryshme. Ne lëvizim para-mbrapa majtas-djathtas dhe lartë-poshtë, çdo objekt ka një vëllim dhe së fundi prezenca jonë në lidhje me konstelacione te tjera. Ky ishte një zhgënjim i madh për shkencëtarët qe i dedikuan jetën normave dhe ideve te tilla. Asgjë nuk kishte me kuptim, as vete materia nuk mund te shpjegohej me asnjërën nga teoritë e lartpërmendura.

    Kjo ndodhi derisa shkenca iu referua përsëri shënimeve te vete gjeniut Einstein dhe mori ne konsiderim një dimension te njëmbëdhjete qe ai po punonte prej kohesh.
    Dimensioni i kohës, ne jo vetëm qe lëvizim në drejtimet me lart, por lëvizim edhe në kohë. Duke përfshirë elementin e 11'te pesë interpretimet e teorisë së harqeve rezultonin njësojë. Mesa duket universi që shikon syri ynë nuk është i vetmi qe na rrethon, paska energji të tjera që janë aq afër e formojnë botë të tjera para syve tanë të verbër. Shembuj do te ishin fushat magnetike të vetë elektroneve përbëjnë një univers tjetër që nuk duken me sy të zhveshur, mos harroni se të gjithë këta universe përbëhen nga të njëjtat njësi. Pas analizave, rrjedh se këto botë nuk janë shume larg por me afër se sa janë vete rrobat qe kemi veshur, ndryshe shprehur matematikisht [ 2^-35/mil ] (dy ne fuqi te minus tridhjete e pese përmbi një milimetër) më afër se një atom, diku ne lagjet ku bredhin vete elektronet. Atëherë materia vete nuk është më shumë se një shprehje energjie në dimensione të ndryshme. Mos vallë njeriu kur vdes shndërrohet në një njësi tjetër energjie, mos vetë bota tjetër nuk është aq larg mbi re sa e kemi menduar? Aspak, në fakt ekzistojnë dimensione të tilla që ne nuk i perceptojmë dot.

    Vërtet nga sa u përmendën më lartë asgjë nuk është vërtetuar në laborator, këto janë hipoteza që fizikant të ndryshëm i kanë hedhur për krijimin dhe vazhdimësinë e hapësirës. Që para shumë vjetësh kemi hipoteza të ndryshme për krijimin e botës nga filozofë dhe nga astronomë. Por unë jam i sigurt se nëse do të ekzistonte ndonjë botë tjetër Perëndia do të na e zbulonte. Ne për krijimin e botës dimë aq sa në është zbuluar. Patjetër që edhe ne mund të hedhim hipoteza p.sh. po sikur Big Bang të ketë lidhje me Gjenezën? Perëndia tha “U bëftë Drita” dhe filloi Big Bang. Sepse në të vërtetë në teorinë e Big Bang nuk kemi një arsye të qëndrueshme të fillimit të shpërthimit.

    “Vasili i Madh, ja afirmon fillimin e të gjitha gjërave Perëndisë dhe kështu sëpari mohon idenë aristoteliane që fillon me analizën empirike të fenomeneve fizike dhe vazhdon në mënyrë të shkallëzuar nga studimi i gjendjeve konkrete fizike deri në fundin e tyre eskatologjik. Kosmologjia e Vasilit të Madh gjendet më afër mendimit platonik sesa atij aristotelian. Por ekzistojnë dy ndryshime bazë midis kosmologjisë së Platonit dhe Vasilit të Madh, të cilat e bëjnë krejt sipërfaqësor afrimitetin që vihet re që me syrin e parë.

    Tek Platoni, shkaku i krijimit kuptohet nëpërmjet një konteksti mitik, ndërsa Vasili i Madh dhe në përgjithësi mendimi i krishterë e studiojnë nëpërmjet zbulesës dhe e shpjegojnë tregimin e Gjenezës fjalë për fjalë dhe jo në mënyrë alegorike. Platoni dhe ndjekësit e mendimeve të tij, nuk mund ta pranojnë kuptimin e krijimit, ndërsa dogma karakteristike e krishterimit është se Perëndia e solli botën nga e mosqëna në të qënë.”

    Vasili i Madh jo vetëm se pranoi se lënda filloi të ekzistojë bashkë me kohën dhe se u krijua nga zerua, por shpreh me urtësi mendimin se lënda është esencialisht joekzistente.

    “Vasili i Madh kur i referohet tokës, e konsideron të pavlerë që të studiojë dikush esencën dhe përbërjen e saj. Gjithashtu e konsideron të pamundur gjetjen e ndonjë natyre vetekzistente, që e merr ekzistencën nga vetvetja, pa patur atribute, sepse konstatojmë rreth tokës kanë lidhje me ekzistencën e saj dhe plotësojnë esencën e saj. Nëse dikush me mendjen e tij i heq atributet që ekzistojnë tek lënda, atëherë drejtohet tek kuptimi i të “mos qënës”. Kjo mund të ndodh sepse, nëse lënda i humb atributet e saj, ngjyrën, nxehtësinë, rëndesën, dendësinë, shijen dhe çdo gjë tjetër që konstaton dikush rreth saj, atëherë nuk ngel asgjë; asgjëja është esenca.”
    Sipas Vasilit të Madh, Perëndia si i mirë krijoi të dobishmen, si i ditur të përsosurën dhe si i gjithëfuqishëm madhështoren. Prandaj krijimi është njëkohësisht dhe zbulesë e Perëndisë, i cili ndërhyn në esencën dhe në ekzistencën e krijesave, dhe harmonizon midis tyre të gjitha pjesët e veçanta dhe i modelon të gjitha analoge, sipas vetes së tyre. Kështu i gjithë krijimi i shërben dobisë hyjnore dhe asgjë nuk gjendet jashtë kujdesit hyjnor. Bota nuk ngeli vetëm në rrugën e saj drejt fundit. Kujdesi hyjnor i drejton të gjitha në mënyrë krijuese me qëllim që të përsosen.
    "Asnjë veprim nuk ka kuptim nëse nuk është fryt i lirisë."

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Zanafilla 18

    1 Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës.

    2 Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha:

    3 "Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!

    4 Oh, lini që të sjellin pak ujë që të mund të lani këmbët tuaja, dhe çlodhuni nën këtë pemë.

    5 Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj". Ata i thanë: "Bëj siç ke thënë".

    6 Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: "Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç".

    7 Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë.

    8 Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më këmbë pranë tyre poshtë pemës.

    9 Pastaj ata i thanë atij: "Ku është Sara, gruaja jote?". Abrahami u përgjegj: "Éshtë atje në çadër".

    10 Dhe ai tha: "Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë". Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij.

    11 Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave.

    12 Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: "Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?".

    13 Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallë Sara duke thënë: "A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?".

    14 A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir".

    15 Atëherë Sara mohoi, duke thënë: "Nuk qesha", sepse pati frikë. Por ai i tha: "Përkundrazi, ke qeshur!".

    16 Pastaj ata njerëz u ngritën së andejmi dhe kthyen shikimin e tyre në drejtim të Sodomës; dhe Abrahami ecte bashkë me ta për tu ndarë prej tyre.

    17 Dhe Zoti tha: "A do t'ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë,

    18 mbasi Abrahami duhet të bëhet një komb i madh dhe i fuqishëm dhe tek ai do të bekohen tërë kombet e tokës?.

    19 Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit".

    20 Dhe Zoti tha: "Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë,

    21 unë do të zbres për të parë nëse kanë bërë me të vërtetë simbas britmës që ka arritur tek unë, në rast të kundërt, do ta mësoj".

    22 Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para Zotit.

    23 Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: "Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?

    24 Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t'i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?

    25 Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?".

    26 Zoti tha: "Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre".

    27 Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t'i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.

    28 Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?". Zoti u përgjigj: "Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj".

    29 Abrahami vazhdoi t'i flasë dhe tha: "Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve".

    30 Atëherë Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë".

    31 Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t'i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?". Zoti iu përgjigj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve".

    32 Dhe Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?". Zoti u përgjegj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve".

    33 Sa mbaroi së foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye në banesën e tij.



    IKONA E TRINISË SË SHENJTË
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2008 më 02:55

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Eksodi 3

    1 Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.

    2 Dhe Engjëlli i Zotit iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një ferrishtjeje. Moisiu vështroi dhe ja që ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej.

    3 Atëherë Moisiu tha: "Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!".

    4 Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: "Moisi, Moisi!". Ai u përgjigj: "Ja ku jam".

    5 Perëndia tha: "Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë".

    6 Pastaj tha dhe këto fjalë: "Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit". Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.

    7 Pastaj Zoti tha: "Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.

    8 Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.

    9 Dhe tani, ja britma e bijve të Izraelit ka arritur deri tek unë, dhe kam parë gjithashtu se si Egjiptasit i shtypin.

    10 Prandaj eja dhe unë do të të dërgoj te Faraoni me qëllim që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti".

    11 Por Moisiu i tha Perëndisë: "Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t'i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?".

    12 Perëndia tha: "Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t'i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal".

    13 Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t'u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij?", ç'përgjigje duhet t'u jap?".

    14 Perëndia i tha Moisiut: "UNÉ JAM AI QÉ JAM". Pastaj tha: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "UNÉ JAM-i më ka dërguar tek ju"".

    15 Perëndia i tha akoma Moisiut: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë".

    16 Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m'u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;

    17 dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t'ju çoj në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".

    18 Dhe ata do t'i binden zërit tënd; dhe ti dhe pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit dhe do t'i thoni: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve na doli përpara; dhe tani na lër të shkojmë dhe të bëjmë tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t'i bëjmë fli Zotit, Perëndisë tonë".

    19 Por unë e di që mbreti i Egjiptit nuk do t'ju lejojë të shkoni, veç po të jetë i shtrënguar nga një dorë e fuqishme.

    20 Atëherë unë do të shtrij dorën time dhe do të godas Egjiptin me të gjitha mrekullitë që unë do të bëj në mes tyre; pas kësaj ai do t'ju lërë të ikni.

    21 Dhe do t'i jap këtij populli të mira para syve të Egjiptasve; dhe do të ndodhë që kur të niseni, nuk do të shkoni duarbosh;

    22 por çdo grua do t'i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t'ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t'i zhvishni Egjiptasit".


    Eksodi 4


    1 Moisiu u përgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t'i binden zërit tim, sepse do të thonë: "Zoti nuk të është shfaqur"".
    2 Atëherë Zoti i tha: "Ç'është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".

    3 Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.

    4 Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).

    5 "Këtë ke për të bërë", tha Zoti, "me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur".

    6 Zoti i tha akoma: "Tani vër dorën në gjirin tënd". Dhe ai vuri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhë si bora.

    7 Zoti i tha akoma: "Vëre përsëri dorën në gjirin tënd". Ai e vuri përsëri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bërë njëlloj si mishi i tij.

    8 "Tani ka për të ndodhur që, po të jetë se nuk të besojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin e shenjës së parë, do të besojnë zërin e shenjës së dytë.

    9 Por, në rast se ata nuk do t'u besojnë as këtyre dy shenjave dhe nuk do t'i binden zërit tënd, ti atëhere merr ujë nga lumi dhe derdhe mbi tokë të thatë; dhe uji që do të kesh marrë nga lumi do të bëhet gjak mbi tokën e thatë".

    10 Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend".

    11 Zoti i tha: "Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?

    12 Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash".

    13 Por Moisiu tha: "Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!".

    14 Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: "A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet.

    15 Ti do t'i flasësh dhe do t'i vësh fjalët në gojën e tij, dhe unë do të jem me gojën tënde dhe me gojën e tij dhe do t'ju mësoj atë që duhet të bëni.

    16 Ai do të jetë zëdhënësi yt në popull; kështu ai për ty do të jetë goja dhe ti për të do të jesh si Perëndia.

    17 Tani merr në dorë këtë bastun me të cilin ke për të bërë mrekullitë".

    18 Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: "Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë". Dhe Jethro i tha Moisiut: "Shko në paqe".

    19 Zoti i tha Moisiut në Madian: "Shko, kthehu në Egjipt sepse të gjithë ata që kërkonin jetën tënde kanë vdekur".

    20 Kështu Moisiu mori të shoqen dhe bijtë e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye në vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori në dorë bastunin e Perëndisë.

    21 Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh; por unë do ta ngurtësoj zemrën e tij dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë.

    22 Dhe ti do t'i thuash Faraonit: "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im".

    23 Prandaj unë të them: Lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë; por në qoftë se ti nuk e lë të shkojë, ja, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd".

    24 Por gjatë udhëtimit, në vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi të takojë Moisiun dhe u përpoq ta bënte të vdiste.

    25 Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: "Ti për mua je një dhëndër në gjak!".

    26 Kështu Zoti e la. Atëherë ajo tha: "Ti je një dhëndër gjakatar", për shkak të rrethprerjes.

    27 Zoti i tha Aaronit: "Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi.

    28 Dhe Moisiu i tregoi Aaronit tërë fjalët që Zoti e kishte porositur të thoshte, dhe tërë shenjat e mahnitshme që i kishte urdhëruar të bënte.

    29 Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan dhe mblodhën tërë pleqtë e bijve të Izraelit.

    30 Dhe Aaroni tregoi tërë fjalët që Zoti i kishte thënë Moisiut, dhe bëri mrekullitë në sy të popullit.

    31 Kështu populli i besoi. Ata kuptuan që Zoti kishte vizituar bijtë e Izraelit dhe kishte parë dëshpërimin e tyre; dhe u përkulën dhe e adhuruan.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2008 më 03:11

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    1 i Mbretërve 19

    1 Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra që Elia kishte bërë dhe si kisht vrarë me shpatë tërë profetët.
    2 Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t'i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata".

    3 Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për të shpëtuar. Arriti në Beer-Sheba, që i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij.

    4 Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi".

    5 Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi poshtë gjinestrës, por ja që një engjëll e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha".

    6 Ai shikoi dhe pa pranë kokës së tij një kulaç të pjekur mbi gurë të nxehtë dhe një enë me ujë. Ai hëngri dhe piu, pastaj përsëri u shtri.

    7 Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty".

    8 Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet netë deri sa arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.

    9 Atje hyri në një shpellë dhe aty kaloi natën. Dhe ja, fjala e Zotit iu drejtua dhe i tha: "Ç'bën këtu Elia?".

    10 Ai u përgjigj: "Më nxiti një zili e madhe për Zotin, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata kërkojnë të më vrasin".

    11 Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet.

    12 Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël.

    13 Sa e dëgjoi këtë, Elia e mbuloi fytyrën me mantelin, doli dhe u ndal në hyrje të shpellës; dhe ja, një zë i tha: Ç'bën aty Elia?".

    14 Ai u përgjigj: "U nxita nga një zili e madhe për Zotin, për Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata përpiqen të më vrasin".

    15 Zoti i tha: "Shko, merr përsëri rrugën e kthimit deri në shkretëtirën e Damaskut; kur të arrish aty, do ta vajosësh Hazaelin mbret të Sirisë.

    16 Do të vajosësh gjithashtu Jehun, birin e Nimshit, mbret të Izraelit; do të vajosësh pastaj Eliseun, birin e Shafatit nga Abel-Melohahu, si profet në vendin tënd.

    17 Kështu që ai që do të shpëtojë nga shpata e Hazaelit, do të vritet nga Jehu; dhe ai që do të shpëtojë nga shpata e Jehut, do të vritet nga Eliseu.

    18 Por kam lënë në Izrael një tepricë prej shtatë mijë njerëzish; të gjithë nuk janë gjunjëzuar përpara Baalit dhe nuk e kanë puthur me buzët e tyre".

    19 Elia u nis që andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij.

    20 Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, më lër të shkoj të puth atin tim dhe nënen time, pastaj do të të ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç'të kam bërë?".

    21 Me t'u larguar nga ai, Eliseu mori një pendë qe dhe i ofroi si flijim; me veglat e qeve poqi mishin dhe ua dhe njerëzve, që e hëngrën. Pastaj u ngrit, shkoi pas Elias dhe u vu në shërbim të tij.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2008 më 03:23

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Mateu 3

    1 Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,

    2 dhe thoshte: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!''

    3 Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ''Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"''.

    4 Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.

    5 Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,

    6 dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.

    7 Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t'u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ''Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?

    8 Jepni pra fryte të denja të pendesës!

    9 Dhe mos t'ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.

    10 Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.

    11 Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.

    12 Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm''.

    13 Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t'u pagëzuar prej tij.

    14 Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ''Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?''.

    15 Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ''Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi''. Atëherë ai e lejoi.

    16 Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;

    17 dhe ja një zë nga qielli që tha: ''Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur''.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Mateu 17

    1 Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;
    2 dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.

    3 Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.

    4 Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: ''Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian''.

    5 Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: ''Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!''.

    6 Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.

    7 Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: ''Çohuni dhe mos kini frikë!''.

    8 Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.

    9 Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: ''Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri''.

    10 Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?''.

    11 Dhe Jezusi u përgjigj: ''Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.

    12 Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t'i duhet të vuajë prej tyre''.

    13 Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2008 më 03:35

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Një murg plak dërgoi një dishepullin e tij, i cili e kish emrin Paisio, të shkonte në qytet e të blinte dicçka. Mirëpo qyteti ishte shumë orë më larg nga kasollja e eremitëve dhe rruga kalonte mes shkretëtirës. Paisio eci me orë të tëra dhe në mes të ditës, kur dielli digjte më fort se gjatë gjithë ditës në shkretëtirë, Paisio u ul në hije poshtë një shkëmbi që të pushonte. Teksa pushonte e zuri gjumi. Në gjumë, i doli para ati i tij shpirtëror, murgu plak, dhe i bërtiti duke i thënë: "Paisio, Pasio, ngrihu në këmbë dhe ik prej nga ai vend ku je tani!" Dhe teksa i dëgjoi ato fjalë, Paisio u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte. Nuk kish hedhur as 10 hapa kur një copë e shkëmbit u këput dhe ra mu mbi vendin ku ai ishte ulur të pushonte. Sikur të mos ishte ngritur në kohë, do të kishte humbur jetën dhe cdo kockë e trupit do ti ishte thyer.

    Edhe pse murgu plak ishte fizikisht plot milje larg tij, Paisios i doli mu para syve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2008 më 22:47

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Perëndia u shfaq vegime të gjithë atyre që janë të denjë në sytë e Tij në një mënyrë të thjeshtë dhe natyrale

    Po u jap disa shembuj që të kuptoni se Perëndia u fal vegime të mëdha të gjithë atyre që janë të denjë për Të dhe e bën këtë gjë në mënyrë të thjeshtë dhe natyrale. Perëndia u shfaq njerëzve vegime nga e shkuara, e tashmja dhe ajo që ka për të ndodhur në të ardhmen. Përëndia bën që ata të shohin thellësinë e shpirtit të njerëzve, dhimbjet dhe gëzimet, mëkatet dhe karizmat, sëmundjet e trupit dhe shpirtit, kohën dhe mënyrën e vdekjes së tyre. Dëgjoni.

    Lart në majë të malit Sinai ka shumë kasolle eremitësh. Njëherë e një kohë jetonte atje një murg plak me një dishepullin e tij. Plaku ishte 100 vjeç. Perëndia i kish bërë të ditur që do të vdiste. Poshtë kasolles së tyre, rrëzë një shkëmbi kishte ca dhe dhe plaku i tha dishepullit të tij: "Shko atje poshtë dhe më gërmo një gropë varri. Së shpejti do të vdes. Do të thërras pas pak kur të jem gati."

    Dhe dishepulli ashtu bëri, filloi nga puna që të hapte varrin. Plaku u zhyt në lutje dhe pas pak kohe thërriti:

    "Pafnut, biri im, hajde më merr për krahu dhe më trego rrugën për në varr, se kur të vdes, si do të më shpiesh deri në varr vetëm fare? Hajde, merrmë prej krahu."

    Me ndihmën e dishepullit dhe shkopit, plaku zbriti nga kodrina dhe arritën tek gropa e varrit.

    "Mbamë biri im, mbamë!"

    Pasi u pushtuan dhe i thanë lamtumirë njëri-tjetrit, plaku zbriti brenda në varr, u shtri në të, mbylli sytë dhe ia dorëzoi shpirtin Perëndisë në lutje. (Emri i murgut plak ishte Ava Mihali)

    E shikoni? Këto gjëra duken si të pabesueshme. Por kanë ndodhur ama me të vërtetë.

    Shumë shenjtorëve u ishte dhënë hiri i Perëndisë që të lëviznin në hapësirë nga një vend në tjetrin sipas dëshirës, herë në trup e herë në shpirt jashtë trupit, bile i kishin parë edhe të tjerë.

    At Gjergji, aboti i Manastirit të Shenjtë të Malit Sinai ishte sëmurë njëherë. Ama ai kishte dëshirë të madhe që të shkonte dhe merrte Kungatën e Shenjtë nga Patriku i Jeruzalemit. Në atë moment, disa prej dishepujve të tij në manastir i erdhën dhe e pyetën nëse do të vinte së bashku me ta në kishë. At Gjergji iu përgjigj: "Jo, nuk vij dot."

    Sapo ikën dishepujt nga qelia e abotit, At Gjergji ngeli vetëm në trup në qeli, por në shpirt e në mendje ai shkoi në Kishën e Shenjtë të Ringjalljes së Krishtit në Jeruzalem që të merrte pjesë në liturgjinë që mbahej atje. Atje ai pa Patrikun që hyri në jodhimë. Dhe të gjithë peshkopët, priftërinjtë, dhiakët e panë abotin në kishë gjatë Liturgjisë, bile kur erdhi radha për të marrë kungimin e shenjtë, i vunë edhe një robë tek këmbët abotit. Aboti iu afrua Altarit të Shenjtë dhe mori misterin e kungatës nga duart e Patrikut. Pas liturgjisë, të gjithë priftërinjtë shkuan të lanin duart. At Gjergji kaloi në krah të Patrikut dhe ky i fundit i tha:

    "Të pres në zyrën time për drekë."

    At Gjergji nuk nxorri fjalë nga goja por u përul në formë nderimi.

    Ndërkohë, në manastirin në Malin Sinai, prifti së bashku me dhiakun hynë në qelinë e abotit dhe i dhanë Kungatën e Shenjtë.

    Në Jeruzalem, kur erdhi ora e drekës, Patriku priti për At Gjergjin që të vinte. Pritën e pritën por aboti nuk u duk dhe filluan të hanin. Patriku u mërzit shumë që aboti i doli nga fjala dhe nuk i erdhi dhe dërgoi tre murgj nga Jeruzalemi që të shkonin e ta takonin në Malin Sinai.

    Tre murgjit arritën në manastirin e Malit Sinai dhe sapo hynë në të thanë:

    "Aboti juaj erdhi e kungoi në Kishën e Ringjalljes në Jeruzalem. Të gjithë e pamë, e pa edhe Patriku i cili e ftoi për drekë por aboti nuk iu bind. Prandaj na ka dërguar ne këtu që ta qortojmë abotin që nuk iu bind Patrikut."

    Murgjit e manastirit u çuditën jashtë mase.

    "Çfarë jeni duke thënë? Aboti ynë ka 50 vjet që nuk ka dalë nga dera e manastirit. Nuk ka se si të jetë ashtu siç thoni ju."

    "Ne të gjithë e pamë atë në kishë", - insistuan tre murgjit.

    "Hajdeni të shkojmë tek aboti që të bindeni që i keni gabim këto që po thoni."

    Sapo e panë abotin, tre murgjit i komunikuan menjëherë qejfmbetjen e Patrikut. Aboti nuk foli në fillim, por më vonë u tha:

    "Thuajini Fortlumturisë së Tij që aboti të kërkon të falur dhe jepini edhe këtë lajm të gëzueshëm: thuajini që Perëndia më ka treguar që pas 6 muajsh do të jemi përsëri së bashku, kështu që thuajini të bëhet gati."

    E shikoni se si aboti i Malit Sinai shkoi në Jeruzalem pa e ditur as vetë nëse shkoi në trup apo në shpirt jashtë trupit, por ama të gjithë e panë me sytë e tyre.

    Shumë nga shenjtorët tanë komunikojnë në distancë dhe luten edhe së bashku. E gjitha kjo realizohet me Hirin e Perëndisë. Me Hirin e Perëndisë distancat shuhen. Perëndia më ndjeftë për këto që po iu them, por edhe unë kam komunikuar shpesh në distancë me një hieromurg nga manastiri i Shën Harallambit në Evia, At Pavlin. Ja tu jap një shembull karakteristik.

    Kur shkova atje pasi u largova nga Mali i Shenjtë kisha një problem serioz. Siç u kam treguar më parë, unë u largova nga Mali i Shenjtë pasi isha shumë sëmurë, dhe për shkak të sëmundjes që kisha më duhej të haja një ose dy vezë në ditë dhe të pija edhe një gotë qumësht. Nuk mund të haja fasule, thjerza dhe ushqime kreshmore. Dieta e varfër e murgjve ishte fasule dhe qiqra. Sëmundja nuk më lejonte që të mbaja edhe unë të njëjtën dietë dhe nuk doja që të skandalizoja murgjit e tjerë duke ngrënë ushqime të zgjedhura. Kështu ndihesha. Më vinte turp që t'ua thosha këtë gjë murgjve prandaj vendosa që më mirë të largohem nga manastiri. Një ditë, isha ulur poshtë një peme të lartë e po përcillja në mendje ato mendimet për tu larguar kur papritur mu shfaq At Pavli përpara syve. Mbante në dorë një libër të madh. Ishte Bibla e Shenjtë me Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re. Kishte shkuar thellë në pyll e po lexonte. Befas u ngrit dhe erdhi tek unë duke më thënë:

    - Si je At Porfori? E di se çfarë po mendoja? E di që ti je sëmurë dhe vuan këtu në manastir pasi nuk ti tret dot siç duhet ushqimet e manastirit stomaku. Kështu që po mendoja që duhet të të japim të hash qumësht dhe vezë. Është mëse e justikueshme që të hash ushqim të zgjedhur kur je sëmurë.

    - Si të erdhi në mendje diçka e tillë? - e pyeta.

    - Ja kështu, duke ecur drejt teje..., - më tha.

    E shikoni se si Hiri i Perëndisë bën gjithçka.

    Shpesh, në të kaluarën por edhe tani, unë 'fluturoj' mbi Malin e Shenjtë dhe lutem me Etërit atje. Kam një nuhatje të fortë të erës së hirit të eremitëve dhe të thimjamit që lëshon një aromë aq të këndshme teksa ngjitet në qiell. Tymi i thimjamit krijon një re rreth Malit të Shenjtë! Këto vende janë shkelur nga shenjtorë me devocion dhe lutje të mëdha. Edhe gurët janë mbuluar nga hiri i Perëndisë që shenjtorët tërhiqnin rreth vetes. Këta njerëz ishin engjëj të Perëndisë të dërguar në tokë. Ata bënë një jetë engjëllore. Ata jetonin me devocion dhe dashuri të madhe karshi Perëndisë.

    Kur zgjohem natën këtu në manastir, shikoj se si Mali i Shenjtë është përmbytur me Hirin e Perëndisë që mbledhin lutjet pa pushim të Etërve në Malin e Shenjtë. Sapo dëgjojnë simatronin të bier, nxitojnë që të dëgjojnë fjalët: "Pasi u zgjuam nga gjumi..." (këto janë fjalët e para të ciklit ditor të lutjes) dhe fillojnë lutjet me dhembshuri, dashuri dhe gëzim. Çfarë t'u them! Portat e Parajsës hapen! Kështu e ndjej falë hirit të Perëndisë dhe kështu ua rrëfej. Ja tu tregoj. Dua tu tregoj. E bëj nga dashuria për ju!

    Do tu tregoj një sekret tjetër. Gjatë natës komunikoj me telefon me një eremit në Malin e Shenjtë. Ai i studon me themel Shkrimet e Shenjta të Etërve dhe më mëson shumë gjëra. Flasim për gjëra shpirtërore. Çmenduri e vërtetë, çfarë tu tregoj! Kjo ndodhi këtë mengjesin që iku në orën 3. Këmbanat filluan të binin teksa ne ishim duke folur. Për gjysëm ore folëm për gjëra të mrekullueshme. Ndjenja një gëzim të madh të vërtetë, më të madh se sa mund tu tregoj me fjalë. Lavdimë Ty o Zot! Teksa flisnim për këto gjërat shpirtërore, ai më thotë:

    "Po bie këmbana për të vajtur në kishë, unë po iki që të jem atje në kohë."

    Unë i thashë, "Mos më lër vetëm o At!"

    "Me gjithë qejf", më tha. "Hajde që të shkojmë të dy në kishë. Do të jemi bashkë kur të shohim madhështinë e Perëndisë, Liturgjinë Hyjnor, Hirin e Krishtit. Hajde tani se nuk ka asnjë distancë për ne në Zotin tonë Jisu Krisht. Asnjë distancë fare."

    Dhe unë 'shkova' me të në kishë. U lutëm së bashku gjatë gjithë kohës. I pashë të gjitha ikonat e shenjta, qirinjtë e ndezur dhe kandilet e varur të ndezur me vaj. I pashë priftërinjtë teksa kremtonin me një gëzim të madh. Kisha ishte mbushur plot me asketë, të gjithëve u ishin pushtuar zemrat nga gëzimi dhe këndonin himnet e Krishtlindjes: "Hajdeni o besëshumë, shikoni ku ka lindur Krishti...Lindja jote o Krisht...Krishti lindi, lavdërojeni Atë..." Kur u mblodhën në fund përpara Kupës së Shenjtë, "Me frikën e Perëndisë", shkoi që të merrte kungimin. Unë isha në krah të tij falë hirit të Perëndisë dhe isha prekur shumë. Të më falni që po u tregoj të gjitha këto. I pashë të gjithë murgjit teksa luteshin. Ndjeva një lartësim të madh shpirtëror. Çfarë shihnin ata, i shikoja edhe unë. Liturgjia ishte një banket i vërtetë shpirtëror me të gjithë asketët e shenjtë, shpirtrat e tyre të gëzuan përjetonin gjithçka teksa festonin Festën e Lindjes së Krishtit. Ata e jetuan me të vërtetë. Sa do të kisha dashur që të ishit edhe ju atje e të dëgjonit fjalët e himneve të tyre!

    Gëzimi im madhohet sa herë që dikush tjetër shikon atë që unë shoh, pasi kështu unë e kuptoj që kjo dije vjen vetëm nga Perëndia. Ja tu tregoj se çfarë dua tu them. Shpesh ju kërkoj që të më lexoni një paragraf nga një nga Etërit e Kishës, dhe unë ju them, për shembull, "Shko tek faqja dhjetë, paragrafi i dytë, në mes të faqes, dhe atje do të gjeni atë pasazhin që sapo ju citova." Ju e hapni librin në atë faqe dhe lexoni po atë pasazh që unë sapo citova. Fjalët janë ekzaktësisht siç ua tregova. Ju habiteni kur unë shfaq gëzim të madh dhe them "Oh nuk e dija një gjë të tillë. Kjo është hera e parë që e dëgjoj" sepse pak përpara ua citova përmendësh. Dhe prapësëprapi jam duke u rrëfyer të vërtetën. Nuk jam duke gënjyer. Me të vërtetë që nuk e dija se nuk e kisha lexuar ndonjëherë më parë. Atë moment që ju citova paragrafin, po në atë moment Hiri i Perëndisë, Shpirti i Shenjtë, ma shfaqi. Por e dëgjova për herë të parë kur ju ma lexuat, pasi nuk e kisha lexuar më parë, dhe kjo më bën përshtypje të madh dhe më shkakton gëzim të madh pasi ti më konfirmove atë që më shfaqi Hiri i Perëndisë. Ja tu jap edhe një shembull tjetër.



    ....vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2008 më 23:27

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    desha tju falenderoj per keto shkrime qe sollet ketu.

    Albo, jam kurioz ato shkrimet e fundit i gjete ne shqip, apo i ke perkthyer vet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •