Fjalori thotë: Vazhdimi e kalimi i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj., pa kthim prapa; minutat, orët, ditët etj. që përdoren për punë të caktuara a për pushim; pjesë e ditës, e natës ose e stinës; pjesë e papërcaktuar mirë e një periudhe në të cilën bëhet një punë ose ndodh diçka; periudhë historike në jetën e shoqërisë.
Fizika thotë: Koha është një madhësi fizike që karakterizon ndryshimet në vazhdim të ecurisë së një dukurie. Simbolikisht në fizikë koha shënohet me "t".
Shume gjera dimë çfarë janë vetëm nëse nuk jemi te detyruar ti përcaktojmë e t'u japim nga një shpjegim. Koha duket si e përbëre prej pjesësh: ne fakt themi qe ka një kohe "te shkuar", një kohe "te tashme" dhe një kohe "te ardhme". Por koha e kaluar nuk është më dhe, koha e ardhshme nuk është akoma, kështu që, koha i bie të jetë e përbëre vetëm nga e tashmja. Dhe ta shohësh hollë hollë çështjen, a nuk është e vërtetë qe jetojmë gjithmonë ne te tashmen? Te thuash qe jetojmë në të tashmen, është si të thuash qe nga e tashmja nuk dilet (kurrë). Jeta jone atëherë qenka e krahasueshme me një fragment përjetësie? Koha e tashme (dhe jeta) duket si një anije e vogël ku lundrojmë dhe qe e braktisim vetëm kur pushojmë se ekzistuari?
Po çfarë është e tashmja? Ç'është kjo pjesë përbërëse kaq misterioze e kohës? Misterioze sepse lidh të qënit me të mos qënit: të qënit në të tashmen dhe të mos qënit në të kaluarën dhe në të ardhmen. Koha atëherë i bie te konsistojë vetëm në të tashmen, sepse vetëm e tashmja "është". E tashmja nuk kalon, nuk behet kurrë e ndryshme nga ajo që është: e tashme! Po sa zgjat realisht e tashmja?
Dikush tjetër e ka përcaktuar kohës si: Proces i vazhdueshëm dhe i pakufishëm i ekzistencës dhe ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, e quajtur si e tërë (Kohë), si një sekuencë e vazhdueshme lineare johapësinore nga ku ngjarjet dukshëm ndodhin sipas një rregulli të pakthyeshëm.
Sa pikëpyetje dhe paradokse te vijnë duke menduar për këto dukuri, që në pamje të parë të duken kaq të thjeshta. Dhe prapë bëhet fjalë për një realitet te përditshëm dhe mëse të dukshëm: po që t'i përcaktosh saktësisht pa kontradikta dhe paradokse, nuk qenka pune e lehte aspak....
Gjithë jeta e njeriut shtrihet në kohë dhe kështu njeriu lind, zhvillohet dhe zhduket brenda kohës. E vetmja pjesë e kohës që disponon njeriu është e tashmja. “E tashmja përbën momentin kohor shumë të vogël dhe të pandarë që ndan të shkuarën nga e ardhmja. Ky moment, esencialisht është i vetmi që disponon njeriu, mbetet i pakapshëm, sepse sapo kapet shkon në të shkuarën. Por as e shkuara as e ardhmja gjenden në dispozicion të njeriut. E shkuara largohet në padukshmëri, ndërsa e ardhmja është jo ekzistente.”
Koha shihet bashkë me vendin. “Koha është hapësira që në të bashkështrihet dhe bota”. Koha ekziston brenda përjetësisë së Perëndisë dhe vendi brenda pafundësisë hyjnore. Njeriu jeton brenda kohës dhe vendit duke marrë pjesë në energjitë e Perëndisë. Vetëm Perëndia ka zotërimin e kohës dhe vendit, sepse gjendet sipër atyre, pasi është jashtë kohës dhe hapësirës. Koha dhe vendi janë dy elemente karakterizuese dhe kufizuese të njeriut. Gjithë jeta e njeriut zhvillohet brenda kohës dhe vendit.
Brenda kishës, koha ofrohet si “kohë”, domethënë si rast i shoqërisë me Perëndinë dhe të afërmin, ndërsa vendi si hapësirë e realizimit të kësaj shoqërie. Për sa kohë njeriu kufizohet ekskluzivisht në hapësirën e tij, mbetet i ndarë nga Perëndia dhe i afërmi. Kur hapet me dashuri, përjeton vendin si hapësirë e takimit dhe qënies bashkë me Perëndinë dhe të afërmin.
Çfarë është hapësira? Si kuptohet bota dhe përbërja e saj?
Dimensioni i njëmbëdhjete.
Atë ç'farë Einstein nuk mundi ta përfundoi vetë, po e kalibrojnë dhe analizojnë me qindra shkencëtarë anembanë botës. Behet fjale për teorinë e të përgjithshmes. Një teori kjo që do të shpjegoj gjithçka, ku nuk do të ketë më mistere dhe vizione te dyta.
Deri pak kohë me parë shkencëtaret ranë dakord se materia (ajo ç'ka na rrethon) përbëhet nga njësi më të vogla si atomet të cilat vetë përbëhen nga elektrone, protone dhe neutrone. Nëse do ta analizonim me tej do të dali se edhe vete elektronet përbëhen nga kuartze etj njësi që i përmbledh nano-teknologjia. Atë ç'farë shkencëtaret nuk arrijnë te kuptojnë është se nëse këto njësi vërtet ekzistojnë, përse nuk munden ti piketojnë vendodhjen. Nuk është i rrallë rasti kur i njëjti elektron të jetë prezent në dy vende në të njëjtën kohë, sikur ti përkasë një tjetër dimensioni. Mos vallë ekzistojnë dimensione te tjera që ne nuk mund ti perceptojmë? Mos ndoshta mediumet kane aftësinë te depërtojnë ne botët e tjera? Pse jo, ndoshta.
Mbase dy dekada me parë doli një tjetër teori qe i joshi shkencëtaret aq shumë sa një fizikant i madh ne Angli tha se: "Fizika ka përparuar aq shumë, sa tani do të shpjegojë fjalën e zotit."
Bëhet fjalë për teorinë e harqeve, e cila thotë se materia vërtet përbëhet nga element të njëjtë, por ç'do objekt mund të shprehet si një bashkësi kordesh (melodi). Më së fundi rezulton se universi në të cilin jetojmë na qenka një simfoni e të gjithave bashkë. Nëse vërtet kjo është teoria bazë, atëherë shkenca duhet të provojë me ane të sajë teorinë e vetme të ekzistencës atë të sinuglaritetit ose ndryshe quajtur Big Bang. Big Bang është një teori universale e cila supozon se universi u krijua nga një shpërthim energjie të vetme e cila evoluoi në kohë dhe krijoi atë ç'farë na rrethon dhe vetë ne. Menjëherë shkencëtaret përveshen mëngët dhe filluan te analizonin te dyja këto teori qe normalisht do të bashkoheshin me njëra-tjetrën dhe do të shpjegonin kozmosin. Duke përdorur një metodë regresive shkenca u mundua të kthehet në kohë deri te Big Bang. Por ishte e pamundur, Big Bang ka mangësira dhe hipoteza nga më të ndryshmet: Ç'farë shpërtheu? Cilat ishin rrethanat kur shpërtheu? Ç’fare e detyroi te shpërthente? Cilat ishin kushtet para shpërthimit?
Tashme te dyja këto teori jo vetëm që nuk po i afroheshin njëra-tjetrës por kjo e dyta (e harqeve) kishte jo vetëm një por pesë interpretime. Mesa duket bota qe na rrethon ne nuk është vërtet tredimensionale siç e shikon syri jonë por ka dhjete dimensione të ndryshme. Ne lëvizim para-mbrapa majtas-djathtas dhe lartë-poshtë, çdo objekt ka një vëllim dhe së fundi prezenca jonë në lidhje me konstelacione te tjera. Ky ishte një zhgënjim i madh për shkencëtarët qe i dedikuan jetën normave dhe ideve te tilla. Asgjë nuk kishte me kuptim, as vete materia nuk mund te shpjegohej me asnjërën nga teoritë e lartpërmendura.
Kjo ndodhi derisa shkenca iu referua përsëri shënimeve te vete gjeniut Einstein dhe mori ne konsiderim një dimension te njëmbëdhjete qe ai po punonte prej kohesh.
Dimensioni i kohës, ne jo vetëm qe lëvizim në drejtimet me lart, por lëvizim edhe në kohë. Duke përfshirë elementin e 11'te pesë interpretimet e teorisë së harqeve rezultonin njësojë. Mesa duket universi që shikon syri ynë nuk është i vetmi qe na rrethon, paska energji të tjera që janë aq afër e formojnë botë të tjera para syve tanë të verbër. Shembuj do te ishin fushat magnetike të vetë elektroneve përbëjnë një univers tjetër që nuk duken me sy të zhveshur, mos harroni se të gjithë këta universe përbëhen nga të njëjtat njësi. Pas analizave, rrjedh se këto botë nuk janë shume larg por me afër se sa janë vete rrobat qe kemi veshur, ndryshe shprehur matematikisht [ 2^-35/mil ] (dy ne fuqi te minus tridhjete e pese përmbi një milimetër) më afër se një atom, diku ne lagjet ku bredhin vete elektronet. Atëherë materia vete nuk është më shumë se një shprehje energjie në dimensione të ndryshme. Mos vallë njeriu kur vdes shndërrohet në një njësi tjetër energjie, mos vetë bota tjetër nuk është aq larg mbi re sa e kemi menduar? Aspak, në fakt ekzistojnë dimensione të tilla që ne nuk i perceptojmë dot.
Vërtet nga sa u përmendën më lartë asgjë nuk është vërtetuar në laborator, këto janë hipoteza që fizikant të ndryshëm i kanë hedhur për krijimin dhe vazhdimësinë e hapësirës. Që para shumë vjetësh kemi hipoteza të ndryshme për krijimin e botës nga filozofë dhe nga astronomë. Por unë jam i sigurt se nëse do të ekzistonte ndonjë botë tjetër Perëndia do të na e zbulonte. Ne për krijimin e botës dimë aq sa në është zbuluar. Patjetër që edhe ne mund të hedhim hipoteza p.sh. po sikur Big Bang të ketë lidhje me Gjenezën? Perëndia tha “U bëftë Drita” dhe filloi Big Bang. Sepse në të vërtetë në teorinë e Big Bang nuk kemi një arsye të qëndrueshme të fillimit të shpërthimit.
“Vasili i Madh, ja afirmon fillimin e të gjitha gjërave Perëndisë dhe kështu sëpari mohon idenë aristoteliane që fillon me analizën empirike të fenomeneve fizike dhe vazhdon në mënyrë të shkallëzuar nga studimi i gjendjeve konkrete fizike deri në fundin e tyre eskatologjik. Kosmologjia e Vasilit të Madh gjendet më afër mendimit platonik sesa atij aristotelian. Por ekzistojnë dy ndryshime bazë midis kosmologjisë së Platonit dhe Vasilit të Madh, të cilat e bëjnë krejt sipërfaqësor afrimitetin që vihet re që me syrin e parë.
Tek Platoni, shkaku i krijimit kuptohet nëpërmjet një konteksti mitik, ndërsa Vasili i Madh dhe në përgjithësi mendimi i krishterë e studiojnë nëpërmjet zbulesës dhe e shpjegojnë tregimin e Gjenezës fjalë për fjalë dhe jo në mënyrë alegorike. Platoni dhe ndjekësit e mendimeve të tij, nuk mund ta pranojnë kuptimin e krijimit, ndërsa dogma karakteristike e krishterimit është se Perëndia e solli botën nga e mosqëna në të qënë.”
Vasili i Madh jo vetëm se pranoi se lënda filloi të ekzistojë bashkë me kohën dhe se u krijua nga zerua, por shpreh me urtësi mendimin se lënda është esencialisht joekzistente.
“Vasili i Madh kur i referohet tokës, e konsideron të pavlerë që të studiojë dikush esencën dhe përbërjen e saj. Gjithashtu e konsideron të pamundur gjetjen e ndonjë natyre vetekzistente, që e merr ekzistencën nga vetvetja, pa patur atribute, sepse konstatojmë rreth tokës kanë lidhje me ekzistencën e saj dhe plotësojnë esencën e saj. Nëse dikush me mendjen e tij i heq atributet që ekzistojnë tek lënda, atëherë drejtohet tek kuptimi i të “mos qënës”. Kjo mund të ndodh sepse, nëse lënda i humb atributet e saj, ngjyrën, nxehtësinë, rëndesën, dendësinë, shijen dhe çdo gjë tjetër që konstaton dikush rreth saj, atëherë nuk ngel asgjë; asgjëja është esenca.”
Sipas Vasilit të Madh, Perëndia si i mirë krijoi të dobishmen, si i ditur të përsosurën dhe si i gjithëfuqishëm madhështoren. Prandaj krijimi është njëkohësisht dhe zbulesë e Perëndisë, i cili ndërhyn në esencën dhe në ekzistencën e krijesave, dhe harmonizon midis tyre të gjitha pjesët e veçanta dhe i modelon të gjitha analoge, sipas vetes së tyre. Kështu i gjithë krijimi i shërben dobisë hyjnore dhe asgjë nuk gjendet jashtë kujdesit hyjnor. Bota nuk ngeli vetëm në rrugën e saj drejt fundit. Kujdesi hyjnor i drejton të gjitha në mënyrë krijuese me qëllim që të përsosen.
Krijoni Kontakt