Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31

    E drejta kanonike

    Nėse gjėrat shfaqen tė vėshtira pėrsa i pėrket tė drejtės njerėzore (p.sh Civile ose Penale), por nuk ndodh e njėjta pėrsa i pėrket tė Drejtės Kanonike ose Kishtare dhe kjo ndodh sepse burim i tė Drejtės Kanonike nuk janė vendimet e mendjes njerėzore dhe tė dijes njerėzore, por e vėrteta hyjnore qė u zbulua nga Zoti dhe jepet nė mėnyrė reale, tė vėrtetė, nga Kisha qė drejtohet nga Fryma e Shenjtė. Kur perėndia Atė vendos ligje, kur perėndia Birė zbret nė tokė dhe flet, kur perėndia Shpirt i Shenjtė banon dhe mbikqyr nė Kishė, atėherė mund tė kemi sigurinė, se kemi njė ligjė-vėnie tė drejtė, njė pėrgjigje tė drejtė, njė gjykim tė pagabuar. Kėshtu njohim, se Perėndia i foli dhe i dha Moisiut dhe profetėve tė Dhjatės sė Vjetėr kėshillat e Tij, ligjet e Tij, gjykimet e Tij. Atė tė vėrtetė, atė marrveshje, tė Dhjatės sė Vjetėr qė e mori dhe e dha nė vazhdimėsi Kisha e Krishterė. Vjenė vetė Perėndia nė tokė, Jisu Krishti dhe na solli tė vėrtetėn e plotėsuar dhe tė re, sepse Ai ėshtė “rruga dhe e vėrteta dhe jeta” . Dhe kėtė tė vėrtetė ia dha apostujve dhe ata pasardhėsve tė tyre, episkopėve, Kishės. Por edhe mbas Ngjitjes sė Zotit, Perėndia dėrgon Ngushėllimtarin, “Frymėn e sė Vėrtetės” , brenda nė Kishė dhe e drejton “nė ēdo tė vėrtetė” . Nė Kishė pra gjendet e vėrteta dhe pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim. Dhe kėtė na e vėrteton edhe apostull Pavli, kur thotė pėr Kishėn, se ėshtė “shtylla dhe mbėshtetja e sė vėrtetės” . Kjo ėshtė e natyrshme sepse Kisha ėshtė trupi i Jisu Krishtit.
    “Krishti ėshtė rruga, e cila e drejton besimtarin pranė Perėndisė Atė dhe e futė nė njė familje tė re, nė familjen e Perėndisė. Ai me anė tė vdekjes sė Tij nė kryq dhe ngjalljes e risolli komunikimin e humbur tė njeriut me Perėndinė Atė.”
    E Dreja Kanonike erdhi nga vetė Jisu Krishti qė themeloi nė tokė Kishėn e Tij dhe jo nga ndonjė fuqi tjetėr tokėsore. “Mua mė ėshtė dhėnė”, i thotė Zoti nxėnėsve tė Tij, “ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Shkoni, pra, dhe mėsoni gjithė kombet...” . Dhe kėtė pushtet ja trasmetoi dishepujve tė Tij.
    Pra e Drejta Kanonike ėshtė tėrėsia e kanoneve tė Kishės qė pėrcaktohet kryesisht e jeta Kishtare dhe organizimi i Kishės dhe lidhja me pjesėtarėt e saj, gjithashtu dhe marrdhėnia me shtetin dhe me shoqėritė dhe besimet e tjera kosmike.
    Burim bazė pėr tė Drejtėn Kanonike ėshtė Shkrimi i Shenjtė. Shkrimi i Shenjtė dhe nė veēanti Dhjata e Re nuk ėshtė vetėm njė libėr historik dhe dogmatik, por ka edhe kanone tė sė drejtės dhe madje edhe vendimet kryesore pėr Kishėn qė kanė dalė nga vetė Zoti. Siē e kemi pėrmendur edhe mė lartė Kisha e krishterė u themelua nga Zoti i cili vepron gjithmonė nėpėrmjet Kishės dhe kjo do bėhet gjithmonė deri nė fundė, nė mbarimin e botės (Mateu 28, 20). Jisu krishti nuk la ligje apo kanone qė tė pėrcaktojnė jetėn e jashtme tė Kishės, por tregoi dhe drejtoi qėllimin e Kishės duke i dhėnė asaj pushtet qė tė pėrdori mjete tė caktuara pėr tė arritur qellimin e saj. Urdhėresat e Krishtit janė ato me bazė tė cilat ėshtė organizuar Kisha dhe ka zhvilluar jetėn e saj nė tokė. Nė kėto parime u mbėshtet e Drejta Kanonike. Kėto urdhėresa pėrmbahen nė Dhjatėn e Re dhe pėrbėjnė njė tė drejtė hyjnore dhe kėshtu janė tė pėrjetshėm, tė pandryshueshėm dhe tė pazėvendėsueshėm, kanė autoritet, hyjnė nė fuqi pėr gjithė Kishėn dhe pėrbėjnė ligj themeltar tė Kishės sė Krishterė.
    Urdhėra tė tillė janė p.sh atė qė kanė tė bėjnė pėr shėrbimin e Apostujve (Mateu 18, 18 ; Joani 20, 23), mardhėniet e Apostujve ndėrmjet tyre (Marku 9, 34), nė Pagėzim, pėr Falenderimin Hyjnor (Marku 16, 16), nė martesė (Mateu 5, 32), pėr betimin (Mateu 18, 15-17) etj.
    Kanonet e Shenjtė janė kanone tė jetės dhe i drejtohen pjesės sė Kishės militante. Apostull Pavli thotė se “ligji ka pushtet mbi njeriun pėr sa kohė ai rron” .
    “Sigurisht qė Kisha e ka origjinėn hyjnore, por ėshtė edhe shoqėri njerėzore. Dhe si nė ēdo shoqėri njerėzore ndodhin devijime, kėshtu edhe nė Kishė ėshtė e mundur qė tė krijohen probleme analoge dhe shkelje. Prandaj edhe Kisha ndėrhyn pėr zgjidhjen e ndryshimeve tė vėzhguara dhe pėr pakėsimin e devijimeve tė caktuara. Kėtė tė drejtė pėr tė ndėrhyrė e dha Zoti kur tha: «Por nėse vėllai yt mėkaton kundrejt teje, shko dhe qortoje vetėm pėr vetėm... por nė qoftė se nuk tė dėgjon, merr me vete edhe njė ose dy vetė, qė ēdo fjalė tė vėrtetohet nga goja e dy ose tre dėshmitarėve... nėse pastaj refuzon ti dėgjojė thuaja Kishės» (Mateu 18, 15-17).
    Pra, Kisha, e cila mbikqyr ēėshtjet e besimit dhe jetėn e gjithė besimtarėve dhe tė klerikėve, ndėrhyn kur nevojitet ruajtja e devotshmėrisė dhe rregullit tė Kishės. Kjo ndėrhyrje e Kishės dhe dhėnia e qortimeve me bazė kanonet e shenjta nuk ka karakter ndėshkues, por imponohen nga dashuria pėr shėrimin dhe mėsim. Dhe nėse kuptohen shkeljet dhe kemi pendim tė sinqertė, Kisha zbret nė pafuqinė njerzore dhe zbaton zemėrbutėsinė–ekonominė” . Siē e shikojmė edhe nė porosinė e apostull Pavlit tek Filipianėve 4, 5: “Zemėrbutėsia juaj le tė njihet nga tė gjithė njerėzit” dhe tek I Timotheut 3, 2-3: “Duhet pra qė peshkopi tė jetė i patėmetė... por i zemėrbutė jo grindavec”.
    Kur dikush pėrparon dhe ėshtė shėruar nga pasionet e tij, gjendet pra nga stadi i parė i pastrimit nė stadin e ndriēimit dhe tė hyjnizimit. Ky njeri pra ka njė komunikim personal me Perėndinė dhe rrjedhimisht nuk ka nevojė tė zbatoi njė kanon sepse ka shkuar pėrtej tij. “Sepse pėrfundimi i ligjit ėshtė Krishti” . Por deri sa tė arrijė besimtari nė kėtė gjendje nuk mund tė eci pa ndihmėn e Kanoneve tė Shenjtė sepse ekzistojnė pasionet, mendja dhe zemra e tij janė tė errėsuara dhe nevojiten kanonet qė ti tregojnė rrugėn e sigurtė. Por nė kėtė pikė duhet tė kemi kujdes se Kanonet e Shenjtė nga vetja e tyre nuk e shpėtojnė besimtarin, por e ndihmojnė qė tė mbetet nė trupin e Kishės qė tė ketė mundėsinė e shpėtimit.
    Gjithashtu ndėrmjet pjesėtarėve tė Kishės bėhet njė dallim, dallim i cili na jepet nė Dhiatėn e Re dhe ka prejardhje hyjnore. Vetė Jisu Krishti “dha qė disa tė jenė apostuj, e disa profetė, e disa ungjillorė, dhe disa barinj e mėsues, pėr formimin e shenjtorėve, pėr veprėn e shėrbesės, pėr ndėrtimin e trupit tė Krishtit.” Dhe kėshtu kemi klasėn e barinjve dhe klasėn e tė barituarve, apo ndryshe, Kishėn e baritore dhe tė tė barituarve.
    Ky shkallėzim nuk ka kuptimin e ndarjes apo tė kundėrshtimit ndėrmjet besimtarėve brenda nė trupin e Kishės. Pėrkundrazi kjo gjė ndihmon mė mirė nė bashkimin dhe nė pėrparimin e besimtarėve. Dhe janė karakteristike fjalėt e apostull Pavlit, “Sepse edhe trupi nuk ėshtė njė pjesė, por shumė... Po nė qoftė se tė gjitha do tė ishin njė pjesė, ku do tė ishte trupi? Po tashmė janė shumė pjesė dhe njė trup. Edhe syri s’mund t’i thotė dorės: nuk mė duhesh. Ose pėrsėri koka t’u thotė kėmbėve: nuk mė duheni.” Dhe kanoni i 64 i Sinodit tė Pesėgjashtė Ekumenik thotė: “Sepse nė njė Kishė Perėndia ka krijuar pjesė tė ndryshme, sipas fjalės sė apostullit, tė cilėn duke e shpjeguar Grigor Theologu, na shfaq me urtėsi radhėn ndėrmjet pjesėve duke thėnė: “kėtė radhė ta respektojmė, vėllezėr, kėtė radhė ta ruajmė. Njėri tė jetė veshi, tjetri goja, tjetri dora, tjetri diēka tjetėr; njėri tė jap mėsim, tjetri tė mėsojė”... dhe mbas pak: “Pse e bėn veten tėnde bari, kur je dele? Pse bėhesh kokė, kur je kėmbė? Pse pėrpiqesh tė jesh gjeneral kur gjendesh ndėrmjet ushtarėve”.
    Ky dallim nuk e shkatėrron as barazinė e besimtarėve pėrball Perėndisė. Shėn Joan Gojarti shėnon se “ky dallim ėshtė bėrėsi i baraznderimit”. Dhe nga ana tjetėr ky dallim nuk e zhvlerėson as pjesėn tek Galatianėt 3, 28: “Nuk ka mė Judeas as Grek, nuk ka mė shėrbėtorė as tė lirė, nuk ka mė mashkull e femėr; sepse tė gjithė jeni njė mė Jisu Krishtin”. Dhe po ta vėmė re me kujdes pjesė nuk thotė “nuk jeni” por “nuk ka”, qė ėshtė e njėjtė me “nuk ekziston”. Qė do tė thotė se nuk ka, nė natyrėn e brendėshme dhe gjėndjen e besimtarėve, dallim midis Judenjve dhe Grekėve, skllevėrve dhe tė lirėve, burrit dhe gruas, jo nė ta jashmen, nė shfaqjen e tyre kosmike, nė shtirjen e tyre trupore. Nuk ka nė esencė dallim sepse tė gjithė jemi njė nė “Jisu Krishtin”.
    Laikėt nė krahasim me hierarkėt klerikė gjenden nė njė pozicon mė tė ulėt nga ana e shėrbimit brenda trupit tė Kishės. Megjithė kėto elementi laik nė Kishėn Orthodhokse nuk ėshtė i kufizuar nė njė gjendje pasive, por merr pjesė energjikisht nė ēėshtjet e Kishės. Kėtė tė drejtė e merr besimtari me pagėzimin dhe me krismėn, nėpėrmjet tė cilės merr pjesė nė aksiomėn trefishe tė Zotit si “Kryeprift, Mbret dhe Profet”. Dhe mbi kėtė ēėshtje hedh dritė edhe pjesa e Zbulesės sė Joanit, qė thotė: “sepse u there dhe na shpėrbleve tek Perėndia me gjakun tėnd, prej ēdo fare e gjuhe dhe populli e kombi, edhe na bėre mbretėr e priftėrinjė tek Perėndia ynė dhe do tė mbretėrojmė mbi dhe” .
    Dhe sipas aksiomės trefishe laikėt marrin pjesė:
    Nė veprėn teleturgjike tė Kishės. Sigurisht qė kryesues ėshtė prifti por laikėt ndihmojnė nė shėrbime tė ndryshme si psaltėt qė shėrbejnė nė psaltir, besimtarėt qė marrin pjesė nė shėrbesa dhe si pjesmarrje nė veprėn liturgjike konsiderohet edhe pėrgatitja e “meshės” nga gratė.
    Nė veprėn didaktike tė Kishės. Pėrgjegjėsinė kryesore pėr sa i pėrket didaskalisė (predikimin, katekizmin etj.) nė Kishė e kanė episkopi dhe klerikėt, por me lejen e episkopit ėshtė e mundur qė tė predikojnė edhe shpresėtarė dhe teologė laikė, tė cilėt mund tė ushtrojnė edhe veprėn e katekizmit.
    Por atje ku merr mė shumė pjesė laiku ėshtė, nė zonėn administrative tė Kishės. kėtu mund tė pėrmendim pjesmarrjen e elementit laik nė zgjedhjen e barinjve tė Kishės. Kjo pjesėmarrje shfaqet sipas shpalljes pėr pėrmbushjen e vendeve tė ndryshme me priftėrinj, sipas zgjedhjes sė priftit kandidat, si dhe me pohimin e vlefshmėrisė me thirrjen “i denjė - i denjė” gjatė momentit tė hirotonisjes. Tjetėr shfaqje e pjesėmarrjes sė popullit nė veprėn administrative tė Kishės ėshtė edhe mbushja e kėshillave tė mitropolive dhe tė enorive nga klerikė dhe laikė. Njė pėrfshirje tė madhe kishin laikėt e viteve tė para tė Krishtėrimit nė veprėn e pėrkujdesit. Shikojmė edhe kėshillėn e apostull Pavlit drejtuar pjesėtarėve tė Kishės: “Edhe le tė mėsojnė tu kushtohen veprave tė mira pėr nevojat e ngutshme, qė tė mos jenė tė pafrytshėm” .
    Nė formimin e ndėrgjegjes sė Kishės pėrgjegjėsinė kryesore e ka Kisha e barituese. Ajo ka dobinė qė tė ndriēojė popullin dhe kėshtu ti pėrmbahet dhe tė pėrsosi pėrkujdesin e saj orthodhoksė qė mos tė pėrfundojė nė indiferentizėm dhe nė humbje tė besimit. Pėrsa i pėrket kėsaj ėshtė e domosdoshme edhe nga ana e laikėve bindja ndaj porosive tė organeve kompetente tė kishės tė cilat janė sipas Shkrimit tė Shenjtė dhe Traditės sė Shenjtė. Siē shikojmė edhe tek letra e drejtuar Hebrenjve 13, 17: “Dėgjoni tė parėt tuaj dhe nėnshtrohuni atyre, sepse ata rrinė zgjuar pėr shpirtrat tuaj, si ata qė duhet tė japin llogari;”
    Siē shikojmė e Drejta Kanonike ėshtė e lidhur ngushtė me Dhiatėn e Re.
    Njė nga premisat mė tė rėndėsishme pėr njė tė krishter othodhoks ėshtė qė nė ēdo hap tė rrugės tė mbajė vesh zėrin e Zotit qė na flet pėrmes Shkrimit dhe na rrėfen udhėn. “Sipas etėrve tė shkretėtirės, “Pleqtė e kishin pėr zakon tė thoshin: Zoti nuk kėrkon asgjė tjetėr nga tė krishterėt pėrveēse tė dėgjojnė me vėmendje Shkrimet dhe tė vėnė nė jetė ato qė thuhen brenda tyre” (Por gjetkė Fjalėt e urta ngulin kėmbė nė rėndėsinė e drejtimit nga njė at shpirtėror pėr tė na ndihmuar tė zbatojmė drejt Shkrimin). Kur pyetėn shėn Andonin e Egjiptit“ēfarė kanoni duhet tė mbajmė pėr tė qenė i pėlqyer tek Zoti?”, u pėrgjigj: “Kudo qė tė shkosh, tė kesh para syve gjithmonė Zotin; pėr gjithēka bėn a thua, tė kesh njė shembull nga Shpirti i Shenjtė; dhe cilido qoftė vendi ku banon, mos u shpejto tė shkosh gjetkė. Ruaj kėto tre gjėra dhe do tė jetosh.” “I vetmi burim i pastėr dhe i mjaftueshėm pėr dogmat e besimit”, shkruan Mitropoliti i Moskės Filaret, “ėshtė Fjala e Zotit, qė ėshtė zbuluar dhe pėrmbahet nė Shkrimin e Shenjtė”. Dikujt qė futej nė manastir si rishtar, peshkop Ignati i Brianchaninov i jep kėto udhėzime, qė pa dyshim zbatohen njėsoj dhe nga laikėt: Qysh nė fillim tė hyrjes sė tij nė manastir murgu duhet t’i kushtojė shumė kohė dhe vėmendje leximit tė Ungjillit. Duhet tė studiojė Ungjillin me kaq vėmendje, nė mėnyrė qė tė jetė gjithmonė i pranishėm nė kujtesėn e tij. Nė ēdo vendim moral qė merr, pėr ēdo veprim, pėr ēdo mendim, duhet tė ketė gjithmonė gati nė kujtesėn e tij mėsimin e Ungjillit...Vazhdo tė studiosh Ungjillin gjer nė fund tė jetės. Kurrė mos u ndal. Mos mendo se e di mirė, madje edhe nėse e di tė gjithė pėrmendėsh.
    Cili ėshtė qėndrimi i kishės ortodokse ndaj studimit kritik tė Biblės, siē u zbatua nė Perėndim gjatė dy shekujve tė fundit? Pėrderisa mendja jonė llogjike ėshtė dhuratė e Zotit, pa dyshim ka njė vend legjitim pėr hulumtime shkencore nė burimet biblike. Por, pavarėsisht se s’mund tė hedhim poshtė kėtė punė kėrkimore plotėsisht, si ortodoksė nuk mund t’a pranojmė nė tėrėsinė e saj. Gjithmonė duhet tė kujtojmė se Bibla nuk ėshtė vetėm njė koleksion dokumentash historikė, por ėshtė Libri i Kishės, qė pėrmban fjalėn e Zotit. Dhe si rrjedhojė nuk e lexojmė librin si individė tė veēuar, duke e interpretuar vetėm me dritėn e tė kuptuarit personal ose me terma tė teorive tė sotme duke rrėmuar burimet, duke e parė nga forma dhe duke e redaktuar nė mėnyrė kritike. E lexojmė si anėtarė tė Kishės, nė kungim me anėtarėt e tjerė nėpėr shekuj. Kriteri pėrfundimtar pėr tė interpretuar Shkrimin ėshtė mendja e Kishės. Dhe kjo do tė thotė tė kemi vazhdimisht parasysh se si shpjegohet dhe zbatohet domethėnia e Shkrimit nė Traditėn e Shenjtė: domethėnė se si Bibla kuptohet nga etėrit dhe shenjtorėt dhe se si vihet nė jetė brenda adhurimit liturgjik. Kur lexojmė Biblėn, vazhdimisht mbledhim tė dhėna, duke u pėrpjekur me kuptimin e fjalive tė paqarta, duke i pėrqasur dhe duke i analizuar. Por kjo ėshtė diēka dytėsore. Qėllimi i vėrtetė i studimit tė Biblės ėshtė diēka mė tepėr se kjo - ėshtė tė ushqejė dashurinė tonė pėr Krishtin, tė flakėrojė zemrat tona nė lutje dhe tė na japė drejtim nė jetėn tonė personale. Studimi i fjalėve duhet t’i lėshojė vendin njė dialogu tė menjėhershėm me vetė Fjalėn e gjallė. “Kurdoherė qė lexon Ungjillin, thotė shėn Tihoni i Zadonskit, vetė Krishti tė flet. Dhe ndėrsa lexon, lutesh dhe flet me tė”. Nė kėtė mėnyrė ne ortodoksėt inkurajohemi pėr tė ushtruar njė lexim tė ngadaltė dhe tė vėmendshėm tė Shkrimit, me tė cilin studimi ynė na ēon drejt e nė lutje, ashtu si nė lectio divina (leximi hyjnor) tė murgjve benediktianė dhe kistersianė. Por rėndom ortodoksėve nuk u jepen norma ose metoda tė hollėsishme pėr kėtė lexim tė kujdesshėm. Tradita ortodokse shpirtėrore vė shumė pak nė pėrdorim sistemet e “meditimit diskursiv”, si ato qė u krijuan nė kundėr’reformėn e Perėndimit nga Ignatius Loyola ose Franēois de Sales. Njė arsye, pėr tė cilėn ortodoksėt zakonisht nuk i ndjejnė tė nevojshme metoda tė tilla, ėshtė se shėrbesat liturgjike tė cilat ndjekin, posaēėrisht nė tė kremtet e mėdha dhe kreshmėt e mėdha, janė shumė tė gjata dhe pėrmbajnė pėrsėritje tė shpeshta tė teksteve kyē me ilustrime. Tė gjitha kėto janė tė mjaftueshme pėr tė ushqyer imagjinatėn shpirtėrore tė besimtarit qė lutet dhe kėshtu nuk ka nevojė tė rimendohet mė tepėr dhe tė zhvillojė mesazhin e shėrbesave kishtare pėrditė nė njė meditim formal.
    Kur i afrohemi Biblės me mėnyrė plot lutje, ajo ėshtė gjithmonė bashkėkohore - jo tekste qė thjesht u shkruan nė tė kaluarėn e largėt, por njė mesazh qė mė drejtohet direkt mua, kėtu dhe tani.” Ai qė ka mendime tė pėrulura dhe merret me punė shpirtėrore, thotė shėn Mark Murgu, kur lexon Shkrimin e Shenjtė do tė zbatojė ēdo gjė tek vetja e tij dhe jo tek dikush tjetėr”. Si njė libėr i vetėm i frymėzuar nga Zoti qė i drejtohet personalisht secilit prej besimtarėve, Shkrimi zotėron fuqi misterore qė i pėrēon hirin lexuesit dhe e sjell nė njė pikė takimi dhe pėrballjeje vendimtare. Puna hulumtuese kritike pa dyshim qė nuk pėrjashtohet, por domethėnia e vėrtetė e Biblės do t’u shfaqet vetėm atyre qė e studiojnė atė me intelekt spiritual, si edhe me tru arsyetues. Kisha, misteret, Shkrimi - kėto janė premisat pėr udhėtimin tonė.
    Midis nesh dhe Zotit tė mbinatyrshėm ka njė lidhje dashurie, e njėjtė me atė qė ekziston midis nesh dhe tė tjerėve, tė cilėt i duam shumė. I njohim njerėzit e tjerė nėpėrmjet dashurisė sonė pėr ta dhe nėpėrmjet dashurisė sė tyre ndaj nesh. Kėshtu ėshtė edhe me Zotin.
    Me fjalėt e shėn Nikolla Kavasila, “Zoti, Mbreti ynė, ėshtė
    mė i dashur se ēdo mik,
    mė i drejtė se ēdo drejtues,
    mė i dhembshur se ēdo at,
    mė shumė njė pjesė nga ne se sa gjymtyrėt tona,
    mė i domosdoshėm tek ne se sa vetė zemra jonė.”
    “Se i madh ėshtė pėrdėllimi i Tij mbi ne dhe
    e vėrteta e Zotit mbetet nė jetė.”
    "Asnjė veprim nuk ka kuptim nėse nuk ėshtė fryt i lirisė."

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Shume faleminderit pėr kėtė shkrim, kush ėshtė autori?

    Por rėndom ortodoksėve nuk u jepen norma ose metoda tė hollėsishme pėr kėtė lexim tė kujdesshėm. Tradita ortodokse shpirtėrore vė shumė pak nė pėrdorim sistemet e “meditimit diskursiv”, si ato qė u krijuan nė kundėr’reformėn e Perėndimit nga Ignatius Loyola ose Franēois de Sales. Njė arsye, pėr tė cilėn ortodoksėt zakonisht nuk i ndjejnė tė nevojshme metoda tė tilla, ėshtė se shėrbesat liturgjike tė cilat ndjekin, posaēėrisht nė tė kremtet e mėdha dhe kreshmėt e mėdha, janė shumė tė gjata dhe pėrmbajnė pėrsėritje tė shpeshta tė teksteve kyē me ilustrime. Tė gjitha kėto janė tė mjaftueshme pėr tė ushqyer imagjinatėn shpirtėrore tė besimtarit qė lutet dhe kėshtu nuk ka nevojė tė rimendohet mė tepėr dhe tė zhvillojė mesazhin e shėrbesave kishtare pėrditė nė njė meditim formal.
    Kjo mė bėri shumė pėrshtypje pasi ėshtė shumė e vėrtetė. Kandari orthodhoks dhe kremtimet e tė kremteve nė Kishė janė nė vetvete njė pėrjetim i ngjarjeve dhe mėsimeve biblike. Mė ka bėrė pėrshtypje jashtė mase Kisha shqiptare e Shėn Marisė nė Worcester, Boston. Nese sodit pėr pak minuta muralet e ikonografise orthodhokse qė mbulojnė gjithė kupolėn e muret rrethuese tė Kishės, ke pėr tė soditur gjithė historinė biblike tė ilustruar nė ikona.

    Citim Postuar mė parė nga Shen Nikolla Kavasila
    “Zoti, Mbreti ynė, ėshtė
    mė i dashur se ēdo mik,
    mė i drejtė se ēdo drejtues,
    mė i dhembshur se ēdo at,
    mė shumė njė pjesė nga ne se sa gjymtyrėt tona,
    mė i domosdoshėm tek ne se sa vetė zemra jonė.”
    “Se i madh ėshtė pėrdėllimi i Tij mbi ne dhe
    e vėrteta e Zotit mbetet nė jetė.”

  3. #3
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31
    Keto shkrime i kame perkthyer dhe pershtatur, ishte nje teme qe me interesonte. Diku duhet te kem edhe bibliografine e kesaj teme.
    Eshte per te ardhur keq qe nuk kemi materiale ne shqip. Edhe pse shum njerez jane derguar te pergatiten, nuk kemi ndonje pune te mbaruar.
    Kjo na shtyn te gjitheve qe te kontriubuojme.

    Me respekt...
    "Asnjė veprim nuk ka kuptim nėse nuk ėshtė fryt i lirisė."

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami Ndėrmjet Lindjes E Perėndimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 18:06
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •