Tre mijė e pesėqind vjet mė pėrpara Jobi pyeti: Nėse njė njeri vdes, a do tė jetojė pėrsėri? Kjo pyetje qė ėshtė bėrė gjatė mijėra vjetėve, bėhet edhe sot nė mbarė botėn, sepse prek njė temė me interes parėsor. Duket jo e drejtėdhe, nė fakt, nuk ėshtė e drejtėqė njerėzit qė ne duam, tė vdesin e tė varrosen. Perėndia nuk e krijoi njeriun qė tė vdesė. Ai e krijoi qė tė jetonte dhe tė kishte pėrbashkėsi me Atė (Perėndinė), por mėkati solli vdekjen dhe varrin, kėshtu qė erdhi edhe ndarja nga Perėndia.
Njė poemė zgjat mė shumė sesa poeti, zėri nė kasetė mund tė dėgjohet edhe mbasi kėngėtari ka vdekur, fotografitė e njerėzve tė dashur mbeten edhe pasi ata kanė vdekur.
Gjėrat nė kėtė tokė nuk janė tė barabarta. Tė pasurit i kanė shtypur gjithmonė tė varfrit, tė poshtrit kanė triumfuar gjithmonė mbi tė drejtėt. Drejtėsia njerėzore kėrkon njė barazim tė gjitha gjėrave nė njė jetė pas vdekjes. Ne po jetojmė nė njė botė qė ndryshon. Gushėkuqet i ndėrtojnė foletė e tyre, ashtu si i ndėrtuan nė Kopshtin e Edenit dhe kafshėt zotėrojnė tė njėjtat karakteristika si nė fillim. Megjithatė njeriu nuk jeton ashtu siē jetonte dikur, qoftė edhe njėzet e pesė vjet mė parė. Megjithėse kjo ėshtė e vėrtetė, pėrsėri mendja kėrkuese e njeriut bėn tė njėjtėn pyetje: Nėse njė njeri vdes, a do tė jetojė pėrsėri?
Ka njė besim tė pėrgjithshėm nė njė jetė pas vdekjes. Nė qoftė se dikush shkon nė pjesėt mė tė errėta tė Afrikės, ku nuk ėshtė predikuar kurrė Krishti, do tė zbulojė qė njerėzit atje besojnė nė njė jetė pas vdekjes. Pse disa paganė i djegin gratė e tyre? Pse disa varrosin ushqim me trupin? Ata besojnė se i larguari duhet tė ketė njė shoqėrues dhe ushqim nė udhėtimin e tij pėrtej varrit. Egjiptianėt sillnin njė statut, njė libėr pėr udhėtimin dhe e vendosnin me trupin. Pse fluturojnė zogjtė drejt jugut? Instikti nė ta vėrteton qė ka njė tokė jugore. Zemra e njeriut dhe instikti i tij i brendshėm janė prova qė dėshmojnė qė pas vdekjes fizike ka njė jetė. Tė dyja, fiziologjia dhe filozofia, shpallin qė ka njė jetė pas vdekjes.
Siē na thotė apostull Pavli njerėzve u duhet njėherė tė vdesin , pra jeta jonė, kėshtu si njė ėndėrr apo si njė fantazi, pa e kuptuar mirė do gjendemi pėrpara vdekjes dhe varrit. Dhe kėshtu do largohemi nga jeta prezente qė tė gjendemi nė tjetrėn. Do ikim qė tė prezantohemi pėrpara Perėndisė. Pra vdekja ėshtė njė realitet qė tė gjithė do ta pėrjetojmė, na pėlqen apo jo.
Kryesisht njerėzit quajnė vdekje ndarjen e shpirtit nga trupi, fyerjen e furishme dhe brutale ndaj tėrėsisė sė natyrės njerėzore, sepse njeriu nė traditėn ortodokse konsiderohet nė terma holistik. Kjo do tė thotė se njeriu ėshtė njė qėnie e plotė qė pėrmban trup edhe shpirt. Etėrit e Kishės, duke shpjeguar Shkrimin e Shenjtė, dallojnė njė antropologji tė vetme, sipas tė cilės njeriu ėshtė njė qėnie e plotė qė pėrfshin trupin edhe shpirtin bashkė. Na thotė shėn Grigor Palamai se: trupi vetėm apo shpirti vetėm nuk quhet njeri, por qė tė dyja bashkė. Pėr kėtė njeri na fletė Shkrimi i Shenjtė, e krijoi Perėndia sipas ikonės sė Trinisė sė Shenjtė. Ontologjikisht natyra njerėzore pėrbėhet nga shpirti dhe trupi.(Grigor Palamai P. G. 150, 1361 C.)
Ne mund tė themi nė mėnyrė paradoksale, se vdekja ėshtė dhimbja mė e madhe nė jetėn tonė. Por nė tė njėjtėn kohė, ėshtė vdekja ajo qė na shpėton nga dobėsia nė tė cilėn qėnia njerėzore ėshtė shpesh nė rrezik pėr tu zhytur. Ėshtė vdekja ajo qė sjell njė sens tė misterit dhe dimension tė thellė tė jetės. Ateizmi paraqet njė absurditet tė dyfishtė: nė njė krah heq boshtin e jetės nga e mosqėna, nga mosekzistenca, dhe nė krahun tjetėr asgjėson personin e gjall nė momentin e vdekjes. Por nuk ėshtė jetė ajo qė ėshtė njė element i mosqėnies, vdekja ėshtė element i jetės. Problemi i vdekjes mund tė kuptohet vetėm nė kontekstin e jetės. mosegkzistenca dhe vdekja nė vetvete nuk mund tė ekzistoj; ato janė por nė aspektin e jetės, e tė qėnit, vetėm njė fenomen sekondar, pikėrisht mohimi vjen mbas afirmimit. Vdekja nuk mund tė shihet si njė dėshtim i Perėndisė, sepse vdekja nuk e shkatėrron jetėn. Ekuilibrimi i mardhėnies sonė me Perėndinė u thye; dhe qė atėherė fati vdekjeprurės ka qėnė njė konseguencė logjike e saj. Vdekja bėhet e natyrshme, duke qėnė kundėr natyrės, qė shpjegon dhe ankthin e tė vdekurit. Por Shenjtorėt jetuan vdekjen e gėzuar, qė nxit tė qėnit i lirė nga pesha e jetės nė botė. Kur zemra ka parė njė bukuri tjetėr qė smund tė flitet(Shėn Makari), dashuria e pushton frikėn(Shėn Andoni i madh).
Liturgjikisht, vdekja ėshtė quajtur tė rėnit nė gjumė(fjetje); ka njė pjesė e qėnies njerėzore qė fle, dhe njė pjesė qė mbetet e vetdijshme. Kjo ėshtė ndarja ndėrmjet shpirtit dhe trupit. Shpirti jo shumė gjatė fuqizon funksionin e gjallėrimit tė trupit; por si njė organ i tė qėnit i informuar, mbetet nė shpirtizim. Tashmė gjatė jetės nė tokė, jeta nė Krishtin prezanton komunitetin e botės qiellore(Joa 1:5), vdekja ėshtė njė nismė e madhe pėr nė shpirtėroren.
Me vdekjen kemi ndarjen e shpirtit nga trupi. Njeriu gjykohet pjesėrisht dhe qėndron i ndarė deri ne ardhjen e dytė tė Krishtit dhe nė gjykimin pėrfundimtar. Nė gjykimin pėrfundimtar njeriu do tė shfaqet si personalitet i plotė para Krishtit me shpirt dhe trup. Qė tė behet e mundur kjo gjė duhet qe tė ngjallet trupi dhe tė bashkohet me shpirtin. Kjo do tė bėhet menjeherė para gjykimit pėrfundimtar dhe kėtė gjė na e siguron nė mėnyrė absolute Shkrimi i Shenjtė.
Liturgjikisht, vdekja ėshtė quajtur tė rėnit nė gjumė(fjetje); ka njė pjesė e qėnies njerėzore qė fle, dhe njė pjesė qė mbetet e vetdijshme. Kjo ėshtė ndarja ndėrmjet shpirtit dhe trupit. Shpirti jo shumė gjatė fuqizon funksionin e gjallėrimit tė trupit; por si njė organ i tė qėnit i informuar, mbetet nė shpirtizim. Tashmė gjatė jetės nė tokė, jeta nė Krishtin prezanton komunitetin e botės qiellore(Joa 1:5), vdekja ėshtė njė nismė e madhe pėr nė shpirtėroren.
Me vdekjen kemi ndarjen e shpirtit nga trupi. Njeriu gjykohet pjesėrisht dhe qėndron i ndarė deri ne ardhjen e dytė tė Krishtit dhe nė gjykimin pėrfundimtar. Nė gjykimin pėrfundimtar njeriu do tė shfaqet si personalitet i plotė para Krishtit me shpirt dhe trup. Qė tė behet e mundur kjo gjė duhet qe tė ngjallet trupi dhe tė bashkohet me shpirtin. Kjo do tė bėhet menjeherė para gjykimit pėrfundimtar dhe kėtė gjė na e siguron nė mėnyrė absolute Shkrimi i Shenjtė.
Asnjėri nuk e di se si do tė jetė jeta pas vdekjes. Asnjeriu nuk e di se si do ta kalojnė tė drejtėt dhe si mėkatarėt. Apostull Pavli qė u rrėmby nė qiell dhe donte qė tė pėrshkruante ato qė pa dhe dėgjoi shkruan se pa dhe dėgjoi Ato gjėra qė syri nuk i ka parė dhe nuk i ka dėgjuar dhe nuk kanė hyrė nė zemėr tė njeriut janė ato qė Perėndija ka pėrgatitur pėr ata qė e duan atė.
Gjykim do tė thotė dallim. Do tė thotė se dikush gjykohet, pėrzgjidhet dhe vendoset nė njė kategori. Pikėrisht njė dallim i tillė, njė pėrzgjedhje e tillė, njė vendosje e tillė do gjej vend nė Gjykimin e fundit.
Sigurisht gjykimi nuk ėshtė vetėm njė fenomen eskatologjik. Gjykimi i nėnshtrohet kohes dhe gjithė hapsirės sė qėndrimit tonė nė tokė. Dhe kur, me ndėrgjegje ose pandėrgjegje, zgjedhim jetėn sipas Perėndisė, dashurinė dhe tė mirėn, hyjmė nė jetėn e pėrjetshme. Ndėrsa kur zgjedhim tė keqen, mėkatin dhe pasionet, marrim njė parashijim tė Ferrit.
Shkrimet e Shenjta flasin shpeshė pėr ditėn gjykimin , atė ditė kur tė gjithė ne do tė dalim pėrpara gjykatės sė Krishtit qė tė shpaguhet gjithė secili pėr ato punė qė ka bėrė me anė tė trupit, qoftė mirė, qoftė keqė . Edhe engjėjt qė nuk ruajtėn gjendjen e tyre tė parė, por lanė vendin e tyre, i ka ruajtur me pranga tė pėrjetėshme nė errėsirė, pėr gjyqin e ditės sė madhe .
Edhe besimet e tjera e predikojnė ditėn e fundit, ditėn e gjykimit, ditėn kur do tė ndahet e mira nga e keqja: «Dita e fundit fillon me shkatėrrimin e kėsaj eksistence, me ērast do tė vdesė ēdo gjallesė, do tė ndėrrohet toka dhe do tė merr pamje tjetėr, e gjithashtu edhe qiejt. E pastaj All-llahu do ti ringjallė tė vdekurit nga varrezat dhe ua rikthen atyre jetėn pėrsėri. Ndėrsa ai qė ėshtė keqėbėrės nė jetėn e kėsaj bote, punon vepra tė kėqia, nuk e kryen atė qė ia ka obliguar All-llahu atij prej mirėsive, ate e shpėrblen All-llahu pėr veprat e tij tė kėqia me zjarrin e xhehennemit. Tė besuarit nė ditėn e fundit ėshtė tejet i rėndėsishėm, e rėndėsia e tij shfaqet me njė fotografi tė qartė gjatė leximit tė ajeteve Kuranore tė cilat u pėrmendėn mė parė.
"E atyre qė iu ėshtė dhėnė dija dhe besimi thonė: "Ju keni qėndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri nė ditėn e ringjalljes, e kjo pra, ėshtė dita e ringjalljes, por ju ishit qė nuk e pranonit." (suretuerr-Rrum 56).
Ajo ėshtė "dita e ngritjes, kijametit", ditė kur njerėzit do tė ngriten pėr tė dhėnė llogari para All-llahut, ashtu siē thotė Ai i Lartėsuari:
"E ata qė bėnė gėnjeshtėr ndaj All-llahut, do ti shohėsh nė ditėn e kijametit, fytyrat e tyre tė nxira. A nuk ėshtė nė xhehennem vendi i arrogantėve." (suretu ez-Zumer 60).
Ajo ėshtė "ēasti pėrfundimtar", ashtu siē thotė Zoti ynė i Lartėsuar: "O ju njerėz, ruhuni dėnimit nga Zoti i juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė ēastit pėrfundimtar ėshtė njė llahtari e madhe." (suretu el-Haxh 1). Ajo ėshtė "dita e llogarisė", siē thotė All-llahu i Lartėsuar: " Musai tha: "Unė iu kam mbėshtetur Zotit tim dhe Zotit tuaj qė tė mė mbrojė prej ēdo kryeneēi, qė nuk i beson ditės sė llogarisė." (suretu Gafir 27).
Vetėm Ai e di pėr katastrofėn (pėr kijametin). (suretu Fussilet 47). Pasi qė All-llahu i Lartėsuar tua rikthejė jetėn njerėzve pėrsėri, ti nxjerrė ata prej varreve tė tyre, i tubon dhe i mbledhė afėr Vetit, qė pastaj ēdonjėrin nga ata ta llogarisė pėr atė qė ka vepruar.»
Pres ngjalljen e tė vdekurve dhe jetėn e ardhshme tė amėshuar. E orientuar drejt sė ardhmes, Besorja pėrfundon nė njė notė pritjeje. Por, megjithėse gjėrat finale duhet tė pėrbėjnė pikėn e njė referimi tė vazhdueshėm gjatė gjithė jetės tokėsore, nuk ėshtė e mundur pėr ne tė flasim hollėsisht pėr realitetin e Jetės sė pasosur. Tė dashur, shkruan shėn Joani, tani jemi fėmijė tė Perėndisė. Se ēfarė do tė jemi nuk na ėshtė shfaqur ende . Pėrmes besimit tek Krishti, fitojmė herė - herė njė lidhje tė gjallė, personale me Zotin; dhe dimė, jo si hipotezė, por si fakt tė vėrtetė eksperience, se kjo lidhje ka tashmė farėn e pėrjetėsisė. Por me se ngjet nėse dikush nuk jeton brenda rrjedhės sė kohės por veēse brenda sė tashmes sė pėrjetshme, jo nėn rrethanat e rėnies por brenda gjithėsisė ku Zoti ėshtė tė gjitha nė tė gjitha - nga kjo kemi vetėm disa rreze drite por jo konceptim tė qartė; dhe kėshtu duhet tė flasim me kujdes, duke respektuar kėrkesėn e heshtjes.
Por ka tė paktėn tre gjėra qė kemi tė drejtė tė pohojmė padyshim: se Krishti do tė vijė me lavdi; se me ardhjen e tij do tė ngjallemi nga tė vdekurit dhe do tė gjykohemi; dhe se mbretėria e tij nuk do tė ketė fund .
Pra, sė pari Shkrimi dhe Tradita e Shenjtė na flasin shumė herė pėr Ardhjen e dytė. Nuk na japin vend pėr tė supozuar se pėrmes pėrparimit tė vazhdueshėm drejt qytetėrimit bota do tė pėrmirėsohet, gradualisht, deri kur gjinia njerėzore do tė mund tė vendosė mbretėrinė e Zotit mbi dhé. Pikėpamja e krishterė mbi historinė e botės ėshtė krejtėsisht e kundėrt me kėtė lloj optimizmi evolucionar. Ato qė kemi mėsuar tė presim janė: katastrofa nė botėn natyrore, luftėra tė vazhdueshme midis njerėzve, pėshtjellim dhe apostazi midis atyre qė e quajnė veten tė krishterė.
Disa heretikė besojnė se pas gjykimit pėrfundimtar mėkatarėt do tė zhduken. Do tė shkatėrrohen. Tė tjerė heretikė akoma besojnė se mėkatarėt pas gjykimit pėrfundimtar do tė dėnohen pėr njė sasi kohe, do tė pendohen dhe pastaj do tė shpėtohen. As e para por as dhe e dyta nuk janė tė sakta. Shkrimi i Shenjtė mėson mė se qartė se tė drejtėt do tė shijojnė jetėn e pėrjetshme dhe gėzimin ndėrsa mėkatarėt do tė shkojnė nė ferr pėrjetėsisht. Duke lexuar kapitullin 25 tė Ungjillit sipas Mateut shohim se tė gjithė, tė vdekur dhe tė gjallė do tė paraqitemi pėrpara gjykatėsit. Do tė ndahemi nė tė drejtė dhe mėkatarė ashtu siē ndahen delet nga cjeptė dhe atėherė Krishti do tu thotė tė drejtėve tė cilėt janė nė tė djathtėn e Tij: Ejani, tė bekuar tė Atit Tim; Merrni nė trashėgim mbretėrinė qė u bė gati pėr ju qė nga krijimi i botės. (Mateu 25, 34 ). Dhe ata do tė trashėgojnė mbretėrinė e pėrjetshme tė Perėndisė. Pastaj do tė kthehet nė tė majtė tė Tij nga mėkatarėt dhe do tu thotė: Largohuni nga Unė, tė mallkuar, nė zjarr tė pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij. (Mateu 25, 41). Dhe ja pėrfundimi: Dhe mėkatarėt do tė shkojnė nė mundim tė pėrjetshėm dhe tė drejtėt nė jetėn e pėrjetėshme. (Mateu 25, 46). Ja pra ku duket se tė drejtėt do tė jetojnė jetėn e amėshuar dhe tė gėzuar. Mėkatarėt do tė jetojnė nė dėnimin e pėrjetshėm dhe nė fatkeqėsi. Kėto janė fjalėt e vėrteta tė Krishtit. Ata qė besojnė ndryshe dhe mėsojnė ndryshe, nuk pohojnė tė vėrtetėn. Nuk i paraqesin gjėrat ashtu si i tha Krishti qė ėshtė E vėrteta, rruga dhe jeta.
Kjo periudhė fatkeqėsie do tė kulmohet me shfaqjen e njeriut tė mėkatit ose Antikrishtit, qė, sipas interpretimit tradicional nė kishėn ortodokse, nuk do tė jetė vetė Satanai, por njė njeri, njė njeri i vėrtetė, tek i cili do tė pėrqėndrohen tė gjitha fuqitė e sė keqes dhe qė pėr njėfarė kohe do tė mbajė gjithė botėn nėn pushtetin e tij. Mbretėrimi i shkurtėr i Antikrishtit do tė marrė fund papritur me ardhjen e dytė tė Zotit, kėtė herė jo me mėnyrė tė fshehtė, si me lindjen e tij nė Betlehem, por tė ulur nė tė djathtė tė fuqisė dhe duke ardhur mbi retė e qiellit . Si rrjedhojė kursi i historisė do tė arrijė nė njė fund tė beftė dhe dramatik, me njė ndėrhyrje tė drejtpėrdrejtė nga sfera hyjnore.
Koha e saktė e Ardhjes sė Dytė ėshtė e fshehtė pėr ne: Nuk ėshtė puna juaj tė njihni vitin e saktė; atė e mban Ati me pushtetin e tij ekskluziv . Zoti do tė vijė si vjedhėsi natėn . Kjo do tė thotė se, duke lėnė mėnjanė hamendjet pėr datėn e saktė, duhet tė jemi gjithmonė tė gatshėm dhe nė gjendje pritjeje. Kėtė qė ju them ua them tė gjithėve: vigjiloni . Sepse pavarėsisht se fundi mund tė vijė vonė a herėt, nė shkallėn kohore tė njeriut ėshtė gjithmonė i pashmangshėm, shpirtėrisht gjithmonė shumė afėr. Duhet tė kemi nė zemėr njė ndjenjė gatishmėrie. Kėto na thotė shkrimi i shenjtė por ne njerėzit mendje cekėt sillemi si virgjėreshat e marra dhe nė vendė tė vigjilojmė dhe tė jemi tė kujdesemi pėr kandilin tonė qė tė mos shuhet harrojmė dhe ngelemi nė errėsirė.
Dhjata e Re ėshtė e mbushur plotė me citime pėr Ditėn e Gjykimit edhe kur tė vijė biri i njeriut me lavdinė e tij, edhe gjithė engjėjt e shenjtė bashkė me tė, atėhere do tė rri mbi fronin e lavdisė sė tij. Edhe do tė mblidhen pėrpara tij gjithė kombet; dhe do ti ndajė ata njėri nga tjetri, siē ndan bariu dhentė nga kecat. Edhe do tė vėrė dhentė nė tė djathtė dhe kecat nė tė majtė. Atėherė mbreti do tu thotė atyre qė rrinė nė tė djathtė tė tij: ejani tė bekuarit e tim eti, trashėgoni mbretėrinė qė ėshtė bėrė gati pėr ju qė kur se ėshtė themeluar bota. Atėherė do tu thotė edhe atyre qė rrinė nė tė majtė: ikni prej meje tė mallkuar, nė zjarr tė pasosur, qė ėshtė bėrė gati pėr djallin dhe pėr engjėjt e tij . Kėto na jepen edhe nėpėrmjet parabolėsė me peshkatarėt qė thotė: Pėrsėri mbretėria e qiejve ngjanė me njė rrjetė qė hodhėn nė detė dhe mblodhi ēdo lloj peshku. (Kėshtu me rrjetėn e predikimit hyjnor tėrhiqen nė Kishė tė gjithė njerėzit). Edhe si u mbush e nxorėn ata nė buzė tė detit dhe ndenjėn e mblodhėn tė mirat nė enė, edhe tė kėqijat i hodhėn jashtė. Kėshtu do tė bėhet edhe nė fundin e botės. Do dalin engjėjtė dhe do ti ndajnė tė ligjėt dhe do ti marrin nga tė drejtėt me tė cilėt janė pėrzierė. Edhe do ti hedhin ata nė furrėn e zjartė; atje do tė jetė tė qarėt dhe kėrcėllitja e dhėmbėve . Kėto i lexojmė dhe pėr njė moment habitemi pėr kėtė ditė tė pritėshme dhe nė njėfarė mėnyre jemi tė ndėrgjegjshėm pėr fajet tona dhe pėr gjyqin qė na pretė, qellimi ėshtė ndėrjgegjėsimi por a mbaron me pendim ky ndėrgjegjėsim!?
Pedagogu Sterjios Sakos sjell dhe njė mendim tjetėr mbi gjykimin. Ekzistojnė, na thotė, tre gjykime nė jetėn e njerėzve. Gjykimi i parė ka tė bėjė me Shfaqjen e Parė tė Zotit, i dyti me vdekjen tonė dhe i treti me Shfaqjen e Dytė tė Zotit. I pari ėshtė kryesor dhe i dobishėm, i dyti pėrcaktues dhe vendor dhe i treti i pėrgjithshėm dhe vendimtar. Pėr tė parin, i cili ka tė bėjė me jetėn tonė dhe Shfaqjen e Parė tė Zotit, lidhet fenomeni i shpėtimit tonė. Nė mėnyrė analoge me qėndrimin qė do mbajmė kundrejt Shpėtimtarit tonė Jisu Krishtit, do vendosim vetet tona tek tė Tijėt ose tek armiqtė e Tij. Gjykimi i dytė prek orėn e vdekjes sonė, i quajtur gjykimi i pjesėshėm, dhe gjykimi i tretė ėshtė gjykimi i fundit, gjyqi i gjithė botės, Dita e Shfaqjes sė Dytė.
Gjykimi, siē thekson Ungjilli i Joanit, vazhdon gjithė kohėn, pėrgjatė gjithė jetės sonė tokėsore. Sa herė qė zgjedhim tė mirėn, me ose pa vetėdije, hyjmė paraprakisht nė jetėn e amshuar; sa herė zgjedhim tė keqen marrim njė parashije nga skėterra. Gjykimi i Fundit kuptohet mė mirė si momenti i sė vėrtetės, kur gjithēka del nė dritė, kur tė gjitha veprat e zgjedhjeve tona na zbulohen me tė gjitha pasojat e tyre, kur konceptojmė nė kthjelltėsi tė plotė se cilėt jemi dhe cila ėshtė domethėnia e thellė dhe qėllimi i jetės sonė. Dhe kėshtu, nė pajtim tė plotė me kėtė sqarim pėrfundimtar, do tė futemi - me shpirt dhe trup tė ribashkuar - nė qiell a nė skėterrė, nė jetėn e amshuar a nė vdekjen e pėrjetshme.
Por fatkeqėsisht ne njerėzve na intereson mė shumė ana e jashme e kėtij gjykimi tė fundit, dhe jo se ēfarė do tė thotė ky pėr ne, se ose do tė vuajmė deri nė pafundėsi larg pranisė sė Perėndisė, ose do tė marrim pjesė nė lavdinė e Tij deri nė pafundėsi. Ne interesohemi se kush do tė na gjykojė duke mos marrė parasysh urtėsinė dhe diturinė e pafund tė Perėndisė i cili i di dhe i ka ditur tė gjitha.
Vetė Krishti tha se Perėndia Atė nuk gjykon njeri dhe gjithė gjykimin ia dha Birit dhe Ap. Pavli na thotė se Perėndia Atė caktoi njė ditė, nė tė cilėn do tė gjykojė botėn me drejtėsi me anė tė njė njeriu, tė cilin e caktoi pėr kėtė, dhe kėtė ua vėrtetoi tė gjithėve, duke e ngjallur atė prej sė vdekurish .
Pra Krishti ėshtė gjykatėsi jonė sepse Ai ėshtė Arketipi ynė dhe Shpėtimtari ynė. Ai erdhi nė tokė, u bė njeri, u kryqėzua, dhe u ngjall pėr ne. Jetoi si njėri, u tundua, dhe fitoi mėkatin dhe djallin.
«Atė Justin Popoviē thotė se i gjithė gjykimi iu dha Birit edhe pėr njė arsye tjetėr; qė tė mos ankohet njeriu kryengritės pėr mėkatshmėrinė e tij perėndiluftuse dhe tė mos thotė se Perėndia, i Cili nuk jetoi nė mishin njerėzor, nuk pėsoi pėsimet e njeriut, nuk erdhi nė folenė tokėsore tė nėpėrkave, nuk ka tė drejtė tė gjykoj njerėzit.
Shėn Kirilli i Jeruzalemit e lidh gjykimin edhe drejt Perėndisė Atė sepse siē thotė, Perėndia Atė gjithė gjykimin ia dha Birit (Joani 5, 22) i Cili ėshtė hyjėnjeri, nuk do tė thotė se largohet nga pushteti i tij por gjykon me anė tė Birit. Me pėlqimin e Atit pra gjykon edhe Biri. Dhe sigurisht gjykimi dhe vendimi i Birit ėshtė i njėjtė me gjykimin dhe vendimin e Atit, sepse Ati dhe Biri kanė njė dhe tė njėjtin mendim.»
Por Zoti i tha nxėnėsve tė Tij se mbas ngjalljes sė tė vdekurve, do ulet Biri i njeriut nė fronin e lavdisė sė tij dhe do ulen edhe nxėnėsit nė 12 fronet dhe do gjykojnė 12 fiset e Izraelit . Pra do tė na gjykojnė edhe shenjtorėt:
Apostull Pavli thotė: Shenjtorėt do gjykojnė botėn . Zoti i referohet Apostujve dhe Ap. Pavli tė drejtėve. Por ikona e gjykatės qė shfaqet kėtu, ka pėrmbajtje tė veēantė. Nuk do ulen nė fronet si gjykatės Apostujtė, por jeta e shenjtė e Apostujve dhe e tė drejtėve do tė na gjykojė tė gjithė ne. Sepse edhe shėn Joan Gojarti shpjegon fjalėn do tė gjykojnė si sipas tyre do tė gjykojnė . Tė njėjtėn gjė mbėshtet edhe shėn Grigor Palamai duke thėnė: dhe tė pabesėt nuk do ti sjelli nė gjykim Perėndia, as nuk do ti denjėsojė tė flasin. Sepse, siē ėshtė shkruar, nuk do ngjallen pėr gjykim, por qė tė tjerėt tė gjykohen sipas tyre.
Pra, nė njė farė mėnyre, do vetgjykojmė veten tonė, nė momentin e Gjykimit, qė do zbulohen tė gjitha me shfaqjen e Diellit tė Drejtėsisė, me jetėn e Apostujve tė shenjtė, tė tė Drejtėve, tė Martirėve dhe do gjykohemi vetė. Sipas jetės sė papikėlyer dhe tė pastėr tė Shenjtorėve do gjykohemi.
«Dhe shėn Simeon Thelogu i Ri thotė se Perėndia do sjelli pėrpara nesh tė njėjtėt me ne, qė tė na gjykojnė me jetėn e tyre dhe virtytet e tyre. Perėndia, thotė, patriarkėve mėkatar do tu sjelli pėrball patriarkėt e shenjtė, si Joan Gojartin, joan Pėrdėllimtarin, Grigor Theologun... mitropolitėve mėkatar do ti sjelli pėrball mitropolitėt e shenjtė, Vasilin e Madh, Grigor ēudibėrėsin, shėn Ambosin... dhe do tu thotė: nuk u ulėt nė fronet e tyre? Pse nuk i imituat edhe veprat e tyre? ... Kėshtu do gjykohen Etėrit nga Etėrit; shėrbėtorėt dhe tė lirėt nga shėrbėtorė dhe tė lirė, tė pamartuarit nga tė pamartuarit, tė martuarit nga tė martuarit, dhe thjeshtė tha, ēdo mėkatar nė atė ditė tė frikėshme tė Gjykimit do ketė pėrballė tė ngjashmin dhe do gjikohet sipas atij. »
Krishti ėshtė gjykatėsi; dhe megjithatė nga njė kėndvėshtrim tjetėr, ne shprehim gjykimin pėr veten tonė. Nėse dikush ėshtė nė skėterrė, nuk ėshtė se Zoti e robėroi atje, por se atje ėshtė vendi qė ai vetė e zgjodhi nė jetė. Tė humburit nė skėterrė janė tė vetėdėnuar, tė vetėrobėruar; drejt ėshtė thėnė, se dyert e skėterrės janė tė kyēura nga brenda. Si mundet njė Zot dashurie tė pranojė se qoftė dhe vetėm njė nga krijesat qė ka bėrė do tė mund tė mbetet pėrgjithmonė nė skėterrė? Kėtu ka njė mister qė nga kėndvėshtrimi ynė nė jetėn e tanishme nuk mund tė shpresojmė se do ta nxjerrim nė sipėrfaqe. Mė e mira qė mund tė bėjmė ėshtė tė mbajmė nė baraspeshė dy tė vėrteta tė kundėrta por jo kontradiktore. Sė pari, Zoti i ka dhėnė njeriut vullnet tė lirė dhe kėshtu pėrjetėsisht ėshtė nė pushtetin e njeriut tė refuzojė Zotin. Sė dyti, se dashuri do tė thotė dhembshuri, pjesėmarrje dhe kėshtu, nėse ka disa qė janė pėrjetėsisht nė skėterrė, sipas njėfarė mėnyre edhe Zoti ndodhet atje me ta. Ėshtė shkruar nė Psalmet: Nėse zbres nė ferr, edhe atje je ; dhe shėn Isak Siriani thotė: Ėshtė gabim tė imagjinojmė se mėkatarėt nė skėterrė janė tė ndarė nga dashuria e Zotit. Dashuria hyjnore ndodhet kudo dhe nuk hedh poshtė askėnd. Por ne, nga ana jonė, jemi tė lirė tė mos pranojmė dashurinė hyjnore: prapėseprapė nuk mundemi ta bėjmė pa shkaktuar dhimbje nė veten tonė, dhe sa mė pėrfundimtar ėshtė mospranimi ynė, aq mė e hidhur ėshtė vuajtja jonė.
Krijoni Kontakt