Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Roli i Shën Marisë në Kishën Orthodhokse

    Pershendetje per te gjithe besimtaret ortodokse por kisha pasur deshire ta bej nje pyetje nese me lejohet se me ka rene gjithmone ne sy. Perse ne kishen ortodokse (por edhe ne ate katolike) i jepet nje rendesi e madhe Shen Marise dhe sa kane baze biblike doktrinat e fese ortodokse ne lidhje me te.

    Gati gjithkund ne piktura dhe afreske shihet nena e Jezusit (Shen Maria) dhe Jezusi pothuajse gjithmone foshnje.

    http://www2.creighton.edu/fileadmin/...Mary-Jesus.jpg

    Respekte nga Mesia4ever

  2. #2

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Perse ne kishen ortodokse (por edhe ne ate katolike) i jepet nje rendesi e madhe Shen Marise
    Sepse, kur themi, bazuar ne bibel, se Perendia e krijoi njeriun ne Imazh dhe Ngjashmeri me Te; kur themi qe Krishti e riperteriu tek njeriu kete Imazh, qe pas renies se pare ishte erresuar; kur shohim ne bibel tu thuhet njerezve se me Perendine ata jane perendira; se do tu jepet pushtet te gjykojne edhe kombet; se do te lartesohen etj etj - te gjitha keto nuk jane thjeshte shakara teoriko-biblike, qe ia vlen vetem te diskutohen neper studime biblike, por qe nuk ndodhin realisht perreth nesh.

    Keto premtime, biblike pra, jane te realizueshme edhe jane realizuar tashme ne shume persona, sidomos personazhet biblike, nder te cilet, kush mund te jete me i rendesishem se personi i Marise?

    Nderimi i Marise eshte mese Biblik, jo me kot edhe ajo profetizon se te gjithe brezat do me lumerojne.
    Te cenosh te drejten per te nderuar Marine, apo shenjtoret, do te thote pra te cenosh vete vendin qe Shkrimi i Shenjte i jep njeriut si krijese e Perendise dhe si krijese e plotesuar ne Te.
    Sepse, bazuar ne Bibel, njeriu nuk eshte thjesht nje vegel mekanike ne duar te Perendise, e cila, pasi AI mbaron punet e veta, flaket a injorohet, perkundrazi njeriu eshte nje si Krisht, sepse per kete qellim eshte krijuar ne Imazh e Ngjashmeri dhe vlera e njeriut qendron ne bashkepunimin e tij te lire me Perendine.


    Arsyeja e Ikonave te Marise me Krishtin femije, ka per qellim te tregoje ne Marine imazhin e Kishes, madje te secilit besimtar, sepse qellimi i Kishes dhe i cdo besimtari eshte qe ne vetvete te linde, te mekoje e ta ruaje Krishtin derisa ai te formohet ne te ne plotesine e pjekurise se tij. Ky eshte qellimi i jetes se krishtere dhe shembullin me te mire per kete e gjejme biblikisht tek Maria.

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    sa kane baze biblike doktrinat e fese ortodokse ne lidhje me te?
    Sic e kam shpjeguar shkurtimisht me lart, kane baze biblike. Nqs ti me baze nenkupton pasjen e disa vargjeve biblike ku te thuhet shprehimisht qe te dnerohet Maria, te paraqitet ne Ikone apo ti lutet dikush asaj, atehere, ne kete rast, problemi qendron me menyren se si ti e sheh dhe perdor Biblen, dhe jo me doktrinen e kishes.

    Krishterimi nuk u ndertua duke lexuar dhe duke perdorur si baze nje manual (Biblen). Nje koncept i tille mbi krishterimin eshte ne fakt jo-biblik. Askund ne DHR nuk shohim qe Krishti tu kete lene nje liber apostojve me ane te te cilit te dinin se si te ndertonin e perhapnin krishterimin.
    Vete DHR (Veprat psh) na thote se Apostojt shume gjera i mesuan nga EKSPERIENCA direkte me Zotin, psh se a mund ta merrnin Frymen e Shenjte edhe jo judenjte apo jo dhe jo se e kishin te shkruar ndokund.


    Nqs ti do thuash, se, megjithate, si ka mundesi qe te mos permendet fare nje doktrine e tille kaq baze ne asnje vend te DHR, atehere, serish, duhet te shikosh menyren se si i kerkon gjerat ne Bibel.
    Se, po te ishte keshtu, hajde e ma shpjego mua, se perse ne DHR une apo ne nuk shohim askund qe nje nga Apostojt ti jete lutur Frymes se Shenjte, apo qofte edhe Krishtit vete si Person dhe te kete mesuar keshtu te tjeret?
    Si ka mundesi qe nje doktrine e tille kaq thelbesore te rrije aq zbehte ne deshmine e DHR?
    Mos valle duhet te dalim ne perfundimin se ne baze te Bibles, ne mund ti lutemi VETEM ATIT ne emer te Birit dhe se aspak s'mund ti lutemi vete Krishtit apo Frymes se Shenjte?
    Atehere pse evangjelistat i luten edhe Birit edhe Frymes, megjithese nuk ka vargje biblike per te bere keshtu?

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Arsyeja e Ikonave te Marise me Krishtin femije, ka per qellim te tregoje ne Marine imazhin e Kishes, madje te secilit besimtar, sepse qellimi i Kishes dhe i cdo besimtari eshte qe ne vetvete te linde, te mekoje e ta ruaje Krishtin derisa ai te formohet ne te ne plotesine e pjekurise se tij. Ky eshte qellimi i jetes se krishtere dhe shembullin me te mire per kete e gjejme biblikisht tek Maria.
    Une e kuptoj pra vizualisht Jezusi nuk mbetet asgje, pra vetem nje femije, ndersa Maria merr nderimin me te madh. A nuk eshte kjo biblikisht idhujtari? Adhurimi dhe nderimi i personave?!

    http://alb.scripturetext.com/matthew/12.htm

    46 Ndërsa ai vazhdonte t'u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të. 47 Dhe dikush i tha: ''Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty''. 48 Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ''Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?''. 49 E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ''Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi. 50 Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë''.

    Cka nenkupton ti me kete varg apo me mire te them si e kuptojne ortodokset kete varg?

    Pershendetje dhe faleminderit per sqarimet
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 28-02-2008 më 15:08

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mesia4ever,

    mos ma mer personale, por nuk do te rri pa thene qe logjika evangjeliste, te cilen shpreh ti, kur thua qe Jezusi nuk mbetet asgje, pra vetem nje femije, ndersa Maria mer nderimin me te madh, eshte KRYEKEPUT anti-biblike, madje eshte qesharake!

    Eshte e tille, sepse, sic thua ti dhe gjithe evangjelistat qe me ka zene syri, sipas logjikes tuaj, derisa Krishti paraqitet femije, kurse Maria e rritur, kjo ka te beje me NIVEL nderimi, sepse, sipas logjikes tuaj, nje femije nuk mund te kete kurre dinjitetin e nje te rrituri!!!!

    Por kjo logjike, Mesia4ever, eshte HERETIKE ne kuptimin me te paster Biblik, sepse Krishti nuk u be Perendi-njeri kur u rrit, pra ne moshe madhore, por ishte i tille qe nga mosha 1 vjec ose me sakte qe nga ngjizja. Krishtit iu falen maget, barinjte, nderkohe qe ishte ende foshnje. Te thuash qe po ta paraqesesh Krishtin femije, kjo eshte ULJE e dinjitetit te Tij, eshte Herezi Kristologjike!



    Persa i perket pjeses se Ungjillit qe paraqet ti, perse te mos e kuptojme ne kete forme, qe, ata qe bejne vullnetin e Zotit, behen po aq te denje per Zotin, sikurse ka edhe Nena e Tij dinjitet? A nuk eshte valle ai pasazh nje ftese per ti ngjare Marise, pra per te ngjitur njeriun ne dinjtetin e Marises, sesa per te ulur Marien ne nivelin e njeriut te zakonshem?
    Pse ju evangjelistet kerkoni me patjeter te besoni te kunderten, qe derisa Krishti tha qe Nena e Tij eshte kushdo qe ben vullnetin e tij, kjo dmth qe Maria eshte si gjithe njerezit e tjere?

  7. #7
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31

    Hyjlindesja E Tereshenjte

    Lindja e Virgjereshes Mari
    Virgjëresha Mari ishte lindur në një mënyrë normale, veç se Ajo u ishte dhënë prindërve të sajë si një dhuratë për pastërtinë e tyre, bindjen dhe lutjen. Gjatë shtatzanisë Virgjëresha Mari zhvillohet në rrugë normale dhe është e papërlyer. Ndërhyrja e Perëndisë zhduku shterpësinë, por nuk hoqi mënjëanë natyren. Kisha Orthodhokse nuk pranon që Virgjëresha Mari lindi pa fajin e mëkatit origjinal. Kjo ka një rëndësi të madhe për jetën e besimtarëve, sepse bën të qartë që përdorimi i mirë i lirisë së saj dhe dashuria e saj tek Perëndia dhe jo mënyra e pazakontë e lindjes së saj i dha vetë asaj rëndësi. Nga ky kënvështrim, çdo i krishterë mund të bëhet një shpirtë “Hyjilindës”, me udhëheqjen dhe mbrojtjen e Virgjëreshës,ai mund të bëhet një me Perëndinë sipas hirit dhe e zbulon atë në jeten e tij.
    E kremtja e Lindjes së Zonjës sonë, siç thotë teksti i ditës, është mbi gjithë të tjerat një rast gëzimi i madh. Lindja e një fënije është shkak për lumturi tek nëna dhe babai, veçanërishtkur ata kanë qënë të dëshpëruar për të mospasurit një fëmijë. Në rastine Shën Marisë, gëzimi i prindërve është ndarë midis gjithë krijesës, se lindja e saj është shenjë paralajmëruese për shpëtimin universal që do të vijë. Një e vertetë themelore është shprehur në materialin liturgjik për 8 shtatorin. Lidhja e Shën Marisë me Birin e saj, vëndi i saj brenda misionit shpëtimtar të Krishtit, nuk është kurrë një moment i harruar. Shën Maria është nderuar nga Kisha, së pari jo për veten e saj por si Nëna e Zotit, sepse është kryer brenda barkut të saj ai bashkim midis Perëndisë dhe njeriut. Shumë tituj i janë dhënë Hyjlindëses në shërbesat për ditën e lindjes “Tempull dhe Fron i Perëndisë”, ”Ura e jetës”, “Parajsa Mistike” etj, të gjitha janë dhënë për të ilustruar këtë të vërtet jetësore. Gjithnjë Shën Maria është nderuar për shkak të fëmijës që ajo lindi, Nëna dhe Biri nuk janë të ndarë.

    FESTA E UNGJILLEZIMIT.

    Kjo fest quhet me te drejte fillimi i festave zoterore, dera neper te cilen Fjala e Perendise-Logosi-Jisu Krishti u misherua prej Shpirtit te Shenjt dhe Virgjereshes Mari dhe hyri ne bote dhe ne maredhenie sa intime aq edhe shpetimprurese me njeriun per te riperterir ikonen e rene te njeriut, duke sjellur ne kete menyre shpetimin per te gjithe. Kete fest e hasim per here te pare si feste te shkeputur nga Krishtlindjet vetem ne epoken e Justinianit ne shek. e VI per pjesen lindore te perandoris, ndersa per pjesen perendimore pra per Romen e hasim tek vendimet e Papa Sergjit I ( 687-701 ). Aristidi tek apologjia drejtuar perandorit Adrian ( 117-138 ) theksonte qe Jisui “ Nga nje virgjeresh hebree mori dhe u vesh me mish dhe banoi tek e bija e njeriut”. Çeshtja ishte me kaq rendesi saqe mendohej dhe besohej persa na deshmon Injaci i Antiokise (rreth 115) tek letra drejtuar efesianeve qe Zoti deshi ta mbante “te fshehte princit te kesaj bote pra djallit”. Rreth kesaj feste ekzistojne dy tendenca, e para antiariane qe kerkonte te tregonte ne Krishtin permbajtjen-ekzistencen e dy natyrve asaj Hyjnores dhe asaj Njerezores dhe e dyta e influencuar nga literature me prejardhje aramaike qe kishte zhvilluar konceptin e Marise-Eva e dyte. Virgjeria dhe ngjizja virgjerore e Hyjlindeses permbante nje rol te vecant saqe perbente nje permbeldhje te vetme te doctrines se krishter. Ne Sinodin e pare ekumenik te Nikeas ne vitin 325 Eterit e Shenjt vendosen me nje saktesi Teologjike te frymezuar nga Shpirti i Shenjt dhe qartesuan si vijon: “qe Krishti: Per ne njerezit dhe per shpetimin tone, zbriti prej qiejve dhe u trupezua prej Shpirtit te Shenjt dhe Virgjereshes Mari dhe u be njeri”. Qe nga fillimi qe festuar me 25 Mars, sepse ishte mendimi qe Jisui u misherua ne koincidenc me ekuinoksin e pranveres, kohe net e cilen sipas konceptimit te lashtesis, qe krijuar bota dhe njeriu i pare. Per kete na deshmon Shen Anastasi rreth vitit 599: ”Per urtesin e Perendise, qe krijoi dhe i vendosi te gjitha gjerat sipas rregullit dhe drejtesis, te filloje krijimin dhe ti jape fillim kohes ishte e njejta gje. Edhe Ai deshi te vinte ne te njejten periudhe kohore ne te cilen qene krijuar te gjitha gjerat. I pari muaj fillon me ekuinoksin e pranveres dhe ka qene i pari sipas natyres , si fillim i kohes, i cili u krijua se bashku me krijimin e gjerave. Ekuinoksi ndodh kur asnje pjese e kohes pararendese nuk mbet ne kursin e rrotullimit rreth Diellit, dhe kjo ndodh me 20 Mars. Nese atehere pranvera eshte stina me e bukur e vitit dhe fillon me ekuinoksin, atehere Perendia filloi te krijoi gjerat, duke krijuar njeriun ne te gjashten dite dhe e gjashta dite duke filluar nga 20 Marsi eshte i bie te jete 25 Marsi. Duke qene gjerat keshtu, ndoshta nuk ishte me me leverdi dhe me e duhur qe Ai qe ka krijuar njeriun ne fillim, te zgjidhte te njejten dite te bashkohej me trupin”. Preçizime te metejshme me natyre teologjike na jep Shen Maksim Deshmuesi ne “Jeta e Shen Maris” ne vitin 622: “Ne cilen ore, me cfare rregulli, ne cilen pike ndodhi Unjillezimi?”, pyet veten teologu, dhe shton keto te dhena: “Virgjeresha jetonte me agjerime dhe ne kembe ne lutje prane pusit, sepse ka ngjizur burimin e jetes. Ishte muaji i pare, muaji ne te cilin Perendia krijoi mbare boten, per te na mesuar qe tani perseri Ai riperterin boten e vjetruar. Ishte dita e pare e javes, pra e diela, ne te cilen ka zhdukur erresirat e para dhe ka krijuar driten e parelindur, ne te cilen ndodhi ngallja e lavdishme nga varri i mbretit Birit te tijdhe se bashku me te ngjallja e natyres sone; dhe nuk ishte vetem dita e pare por edhe ora e pare, sipas fjaleve te profetit: “Perendia do ta ndihmoje oret e par ate mengjesit”. Sinodi Konstantinopolitan i 692 i quajtur i Trulos ne kanonin 52 thekson qe kjo feste duhet te kremtohet me te gjithe solemnitetin qe vete natyra e kesaj feste kerkon ne cfaredo periudhe liturgjike te ndodhej kreshme apo jo. Origjeni ne 253 duke u mbeshtetur tek Ungjili i Apostull Lukait kap.2:26-38 na shkruan se: “Duke reflektuar me vetveten pyes perse Perendia, pasi vendosi nje here per te gjitha qe Shpetimtari duhej te lindte nga nje virgjereshe, nuk zgjodhi nje vajze te pa fejuar, por zgjodhi pikerisht Marine qe ishte e fejuar. Nese nuk gaboj, kjo ishte arsyeja: Shpetimtari duhej te lindte nga nje virgjeresh qe jo vetem te ishte e fejuar sikurse na tregon Mat:1,25 por edhe ti dorezohej nje burri, edhe pse ai burre nuk e kishte njohur aspak, per aresye qe te evitohej turpi qe do te kishte goditur Virgjereshen nese do te dukej shtatzene” dhe sipas Shen Ignatit te Antiokis kemi kete interpretim: “Virgjeria e Marise ju mbajt e fshehur fale Josifit te drejt, fale dasmes dhe fale mendimit se Ajo ishte e martuar. Nese nuk do te kishte pasur nje te fejuar dhe sikurse u mbante sipas ligjit judaik nje burre, nje virgjeri e tille nuk do te kishte mundur ti mbahej e fshehur princit te kesaj bote”. Zoti kishte dekretuar qe djalli duhej te mos ishte ne dijeni te planit hyjnor te misherimit dhe per kete e la ne injoranc te plote te sekretit te lindjes se tij e me vone Ai i urdheronte dishepujte qe te mosta shpallnin (1 Kor: 12, 6 dhe Joani: 12, 31 ). Shen Pavli na e shpjegon shume bukur tek ( 1 Kor: 2; 6, 8 ) arsyen e kesaj fshehtesie. Shen Agustini precizon ndermjet viteve 354-430 duke qene i pari qe mbeshtet qe Maria qe perpara Ungjillezimit kishte bere betim virgjerie te perhershme pra monakale dhe keshtu na e thote: “Perpara se te ngjizej-trupezohej Perendia zgjodhi per te lindur nje virgjeresh te kushtuar Perendise, sikurse na e tregojn fjalet me te cilat Maria i pergjigjet engjellit i cili i paralajmeronte berjen nene te shpejt te saj: Si do te mund te ndodhi nje gje e tille tha, meqe une nuk njoh burre? ( Lukai: 1, 24 ). Me keto interpretime Eterit e Shenjt na e pershkruajne kuadrin teologjik te kesaj feste kaq me rendesi, fest e cila ne kalendarin e Kishes Ortodokse hyn ne dymbedhjet festat me me rendesi dhe sikurse e kam cilesuar qe ne fillim kjo feste me te drejt konsiderohet dera nepermjet se ciles ne hyjm ne ekonomin e shpetimit per te korrur shpetimin qe Zoti, Perendia dhe Shpetimtari yne Jisu Krishti filloi ne diten e Ungjillizimit dhe arriti kulmin ne Kryqezimin, Vdekjen, Varrimin e triditshem dhe Ngjalljen e tij te Lavdishme.
    "Asnjë veprim nuk ka kuptim nëse nuk është fryt i lirisë."

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,401
    Postimet në Bllog
    22
    46 Ndërsa ai vazhdonte t'u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të. 47 Dhe dikush i tha: ''Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty''. 48 Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ''Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?''. 49 E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ''Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi. 50 Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë''.
    "Kush nuk nderon Hyjëlindësen Mari, është i huaj për Perëndinë!"

    Shën Grigori i Nazianos

    Që të kuptosh këtë citat të një prej shenjtorëve të Kishës duhet të kesh të qartë shumë gjëra që janë prekur më lart nga ata që të kanë kthyer përgjigje. Duhet të kesh të qartë mbi të gjitha se përse orthodhoksët e quajnë Shën Marinë "Theotokos" që greqisht do të thotë: "Zot mbartëse". Në literaturën kishtare orthodhoks shqiptare përkthejmë Hyjëlindëse, një grua virgjëreshë që nuk lindi një njeri por një Perëndi-njeri. Ashtu sic duhet të kuptosh që barku i saj është barku i bekuar i gjithë njerizimit, pasi prej atij barku nuk lindi vetëm Mesiah, shpëtimtari, por lindën edhe të gjithë të krishterët orthodhoksë në këta 2000 vjet. Dhe simbolika kishtare për këtë është mbresëlënëse: ai kazani i rumbullaktë që gjejmë në kishat orthodhokse dhe në të cilin pagëzohen të gjithë të krishterët, simbolizon barkun e Shën Marisë, pasi ashtu sic lindi Krishti prej atij barku, ashtu lindim shpirtërisht edhe ne të krishterët kur pagëzohemi dhe veshim Krishtin dhe marrim edhe vulën e Shpirtit të Shenjtë me krizmimin.

    Ikona e Shën Marisë me birin e saj në gji simbolizon Kishën Orthodhokse. Kishën shenjtorët e njerëzit e kanë përshkruar me fjalë e me himne muzikore, por në mënyrë vizuale ajo ikonë është prezantimi më i mirë i Kishës. Në të gjejmë Virgjëreshën Mari që është jo vetëm Nëna e Zotit por edhe Nëna jonë e besimtarëve të thjeshtë e mëkatarëve të padenjë. Ashtu si Shën Maria mban ma dashuri dhe përkujdesje birin e saj në gji, ashtu na mban edhe ne besimtarët Kisha. Ashtu si Shën Maria ushqente birin e saj, ashtu edhe Kisha e Krishtit na ushqen ne sot me ato dhuratat hyjnore të mistershme. Ashtu si Zonja e Tërëshenjtë kujdesej për birin e saj, ashtu edhe Kisha kujdeset për ne në cdo hap të jetës sonë, që nga lindja e deri në vdekje. Nuk është aspak rastësi që Virgjëresha Mari ishte atje kur Krishti lindi, ishte atje edhe kur ai dha shpirt edhe u kryqëzua, ishte atje edhe kur ai u ringjall të tretën ditë pas vdekjes. Dhe rreth saj mblidheshin të gjithë apostujt e Krishtit të cilët e kishin si nënën e tyre. Ashtu sikur nuk është aspak rastësi që pas vdekjes, trupi i saj u ngjit nga Perëndia në qiell, duke e kthyer atë në Mbretëreshë së Kupës së Qiellit.

    Nuk ka rrugë tjetër për të njohur Krishtin përvecse nëpërmjet Nënës së Tij të Tërëshenjtë dhe të Kulluar Mari. Që të kuptosh këtë duhet të kuptosh që Krishti prej nënës së Tij veshi natyrën njerëzore, dhe sic e recitojmë cdo të djelë simbolin e besimit orthodhoks në Kishë "...dhe u (Krishti) trupëzua dhe u bë njeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari..." Kjo rrëfen natyrën e Zotit tonë Krisht, Perëndi-Njeri. Krishti është "....Biri i Vetëmlindur i Perëndisë që lindi prej Atit përpara të gjithë kohërave" dhe "...me anën e të Cilit u krijua gjithcka". Kjo dëshmon natyrën hyjnore të Krishtit. Natyrën njerëzore të Krishtit e gjejmë tek trupi i tij, tek mishi i tij, tek gjaku i tij. Krishti ishte gjithashtu njeri si unë e si ti, me dallimin e vetëm se nuk kish lindur nga prishja, por kish lindur nga një virgjëreshë me anën e Shpirtit të Shenjtë dhe ishte i pamëkat. Kjo është natyra njerëzore e Krishtit të cilën ai e trashëgon nga Nëna e Tij e Tërëshenjtë, Virgjëresha Mari.

    Herezitë kanë lindur pikërisht kur besimtarët nuk kanë kuptuar sic duhet Perëndinjeriun Krisht. Krishti nuk është vetëm Zot që ri në qiell në krah të Atit, Krishti është edhe njeri që zbriti në tokë për të ecur mes njerëzve dhe për ti dëshmuar gjithë njerëzimit dashurinë e Perëndisë për ta: flijimin e Birit të Vetëmlindur të Atit për shpëtimin e Krijesës! Pra Krishti është edhe Perëndi edhe Njeri, edhe Person i Trinisë së Shenjtë, edhe person në historinë e njerëzimit, edhe i biri i Virgjëreshës Mari. Këto dy natyra të pandara dhe të papërziera me njëra tjetrën përbëjnë natyrën e Perëndinjeriut Jisu Krisht.

    Dhe prekjen e dy realiteteve, atij hyjnor dhe atij njerëzor e dëshmojmë me praninë tonë cdo të diele në Kishë, gjatë asaj liturgjisë hyjnore e cila mbahet jo vetëm në tokë, por edhe në qiell; të pranishëm nuk janë vetëm ata besimtarët mëkatarë, por edhe vetë Krishti, vetë shenjtorët që mblidhen rreth Zonjës së Tërëshenjtë, engjëjt e Perëndisë. Po të shikosh me vëmendje në Kishat Orthodhokse, do të shikosh se si ikona e Shën Marisë është gjithmonë e para në ikonastas në krahun e majtë të derës së jodhimës. Kurse ikona e Krishtit është gjithmonë në krahun e djathtë të dyerve të jodhimës. Kjo shërben si një dëshmi për mbarë njerëzimit për rolin e jashtëzakonshëm të Shën Marisë. Dhe Shën Maria nuk është vetëm në mënyrë simbolike apo vizuale e pranishme në Kishë, disa prej festave më të mëdha të kalendarit orthodhoks i dedikohen asaj. Që nga festa e hyrjes së saj në tempull si fëmijë, e deri tek lartësimi i saj në qiell pas vdekjes. Pa harruar nderimin e jashtëzakonshëm dhe bashkëbisedimin e shenjtorëve të Kishës në shekuj me të. Asnjë shenjtor në Kishën Orthodhokse nuk merr nderimin e Shën Marisë dhe të gjithë shenjtorët e Kishës Orthodhokse e kanë nderuar dhe i janë përgjëruar asaj që ti mbrojë e ndricojë me lutjet e Saj.

    Besimtarët orthodhoksë nuk e adhurojnë Virgjëreshën Mari por e nderojnë dhe lavdërojnë atë që i lindi njerëzimit Dritën dhe Shpresën e Shpëtimtarit, të shumëpriturit të popullit të zgjedhur të Perëndisë. Është e vështirë për një ungjillor protestant që të kuptojë sic duhet Shën Marinë dhe rolin e saj në Kishë, pasi protestantët nuk njohin Traditën e Shenjtë të Kishës, prej së cilës ka dalë Bibla që ju e lexoni me aq endje dhe vetë jeta liturgjike e Kishës. Dhe parë nga ky këndvështrim, një ungjillor asnjëherë nuk arrin të kuptojë drejt dhe sic duhet Shkrimin e Shenjtë, pasi e lexojnë të shkëputur nga konteksti kishtar i Traditës së Shenjtë. Kjo bën që kur lexoni Biblën të mos kuptoni e besoni atë që Tradita e Shenjtë e Kishës na mëson dhe qindra breza të krishterës të rritur në gjirin e Kishës kanë besuar, por të besoni ato interpretime që mendja juaj prodhon. Dhe problemi tjetër për një ungjillor është varfëria shpirtërore: Bibla të mëson si të mendosh e të jetosh por nuk të mëson si të adhurosh Perëndinë. Adhurimi ngelet përsëri në dorën e interpretimit personal njerëzor të prirur për të gabuar.

    46 Ndërsa ai vazhdonte t'u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të. 47 Dhe dikush i tha: ''Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty''. 48 Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ''Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?''. 49 E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ''Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi. 50 Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë''.
    Mesazhi i Krishtit më lart është zbulimi i identitetit të tij, Mesiah i popullit të Izraelit. Ai nuk i përkiste vetëm Nënës së Tij apo vëllezërve të tij, fëmijve të Shën Josifit, por ai i përkiste gjithë popullit të Izraelit pasi për ta kish zbritur në tokë. Dhe jo vetëm për ta por për shpëtimin e mbarë njerëzimit, pasardhësve të Abrahamit. Ato fjalë nuk mund të interpretohen si një hedhje poshtë nga ana e Krishtit të Nënës së Tij. Aspak, ato fjalë dëshmojnë esencën e vërtetë të Perëndisë, dashurinë e zjarrtë, dashurinë e vërtetë, që është më e madhe se dashuria e një fëmije për nënën e tij. Në një moment tjetër Krishti na mëson se duhet të braktisimin nënë e baba e të ndjekim atë, ashtu sic e ndoqën edhe apostujt e tij. Kush do nënën e babain e tij më shumë se Krishtin nuk është i denjë të quhet i krishterë!

    Tradita e Shenjtë e Kishës gjithashtu na mëson, që Krishti ia la Nënën e Tij në përkujdesje apostullit të tij më të dashur, Shën Joan Theologut. Dhe Shën Joani u kujdes për të deri në vdekjen e saj dhe ngritjen me madhështi në qiell nga Perëndia. Dhe Tradita e Shenjtë gjithashtu na mëson që Shën Joani, ishte i vetmi nga të 12 apostujt e Krishtit që nuk pa një vdekje martiri por vdiq në mënyrë natyrale.

    Të gjithë të krishterët i luten Nënës së Tërëshenjtë, Virgjëreshës Mari. I luten për gjithcka. I luten ti mbrojë nga i ligu me lutjet e saj. I luten që të ndricojë me lutjet e saja errësirën e tyre shpirtërore. I luten për të gjithë jetimët e kësaj bote, për të gjithë të sëmurët, për të gjithë të vobektët, për të burgosurit, për të gjithë njerëzit në nevojë. Dhe dhembshuria e Nënës së Tërëshenjtë nuk ka fund dhe na shfaqet e na ndodhet pranë në cdo hap që ne hedhim në jetë.

    Albo

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga BLACK_SOUL Lexo Postimin
    [SIZE="3"][FONT="Palatino Linotype"]Lindja e Virgjereshes Mari
    Virgjëresha Mari ishte lindur në një mënyrë normale, veç se Ajo u ishte dhënë prindërve të sajë si një dhuratë për pastërtinë e tyre, bindjen dhe lutjen. Gjatë shtatzanisë Virgjëresha Mari zhvillohet në rrugë normale dhe është e papërlyer. Ndërhyrja e Perëndisë zhduku shterpësinë, por nuk hoqi mënjëanë natyren. Kisha Orthodhokse nuk pranon që Virgjëresha Mari lindi pa fajin e mëkatit origjinal. Kjo ka një rëndësi të madhe për jetën e besimtarëve, sepse bën të qartë që përdorimi i mirë i lirisë së saj dhe dashuria e saj tek Perëndia dhe jo mënyra e pazakontë e lindjes së saj i dha vetë asaj rëndësi. Nga ky kënvështrim, çdo i krishterë mund të bëhet një shpirtë “Hyjilindës”, me udhëheqjen dhe mbrojtjen e Virgjëreshës,ai mund të bëhet një me Perëndinë sipas hirit dhe e zbulon atë në jeten e tij.

    Ne forum eshte krijuar nje zakon, qe eshte i logjikshem, qe kur te behen perkthime ne gjuhen shqipe, te jepet edhe burimi (link-u), per ata qe duan te verifikojne saktesine e informacioneve ne shqip.

    Ne radhe te pare, te thuash qe Maria eshte lindur ne rruge normale, dmth te pranosh se ajo ka lindur e pamekate. Sepse eshte lindja me mekatin origjinal, sic perdoret ky term perendimor ne kete tekst, qe eshte anormale dhe jo lindja pa te.

    Mgjth, edhe sikur te pranojme anormalitetin, dmth lindja me mekatin origjinal, si normalitet, prape kur thua qe Kisha nuk pranon lindjen e vete Marise pa mekatin origjinal, sepse sipas fjaleve te tekstit, "Kjo ka një rëndësi të madhe për jetën e besimtarëve, sepse bën të qartë që përdorimi i mirë i lirisë së saj dhe dashuria e saj tek Perëndia dhe jo mënyra e pazakontë e lindjes së saj i dha vetë asaj rëndësi. Nga ky kënvështrim, çdo i krishterë mund të bëhet një shpirtë “Hyjilindës”, atehere pse gjate shtatzanise se Marise ajo duhej perjashtuar nga mekati dhe te ishte e paperlyer, kur per me teper ti thua se cdo i krishtere mund te behet nje shpirt hyjnlindes?


    Pastaj, cfare logjike qenka kjo, qe, nje njeri pa mekatin origjinal, sipas autorit te tekstit, i bie te jete nje pa liri dhe pa mundesi perdorimi lirie. Kjo menyre te menduari eshte anti-ortodokse. Liria e vertete e njeriut vjen atehere kur ky eshte ne gjendjen para mekatit te Adamit.
    Po te thuash qe, duke qene e perjashtuar nga mekati origjinal qe ne lindje, Maria e kishte te lehte te bente ate qe beri, atehere pse mos te themi te njejten gje per Krishtin?!


    Eshte e qarte pra se per te dyja traditat kishtare, ate perendimore edhe ate lindore, para se Maria te lindte Krishtin, ajo duhej nenshtruar nje procesi pastrimi (nga cdo mekat edhe ai fillestar). Dallimi mes dy traditave eshte vetem koha, dmth nqs perendimi e vendos kete pastrim ne kohen kur vete Maria u ngjiz si njeri ne barkun e te emes, Ana, tradita lindore e vendos kete kohe ne momentin kur Gabrieli i shpalli lajmin e mire Maries.


    Po ashtu eshte e qarte se per Kishen Lindore, duke mos ekzistuar koncepti i mekatit origjinal, ashtu sic e ka perendimi, eshte e panevojshme te thuhet qe Maria lindi e pamekate ose se lindi me ndonje lloj mekati te caktuar.
    Tradita e Kishes Lindore e pranon, se, perderisa Maria lindi brenda nje plani te caktuar qe perpara shekujve q eka te beje me ardhjen e Shpetimtarit dhe jo thjesht se Joakimi dhe Ana ishin besimtare te mire, atehere automatikisht ajo ka lindur nen nje bekim unik e te vecante, nen nje providence te paperseritshme. Jo me kot Tradita lindore ka dhe kremton edhe hyrjen e Marise ne Tempull, ne te shenjtat e te shenjtave, ku jetoi deri ne moshen 13-14 vjecare.

    Nuk ka asnje lloj mekati qe Eterit e Kishes ti kene njohur Marise. Patjeter kjo nuk do te thote se ajo kishte nje natyre ekstra-njerezore, sepse sic e thashe, mospasja e mekatit nuk eshte dicka ekstra-njerezore, por eshte natyra me e vertete dhe normale njerezore. Krishti po ashtu kishte natyre njerezore me te vertete si cdokush edhe pse ishte i pamekate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 02-03-2008 më 06:31

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e born to kill
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    VIJ VERDALLE
    Postime
    23
    Kush ishte e Tereshenjta Mari? Ajo ishte nje vajze e thjeshte si te gjitha vajzat qe lindin prej nenes, por iu perkushtua Zotit Perendi, qe ne nje moshe shume vogel, pra, ne moshen 2 vjeçare Ajo hyri ne Tempull, ne vendin me te shenjte, ne Hierore [Agjio-vima, (Hap-i shenjte)], ku vetem Kryeprifti hynte vetem njehere ne vit, aty Ajo u ushqye prej Engjejve, me Buken Qiellore. [Kemi parasysh qe Ajo lindi si premtim qe Zoti Perendi i beri prinderve te saj Joakim dhe Anes, dhe vete emri Mariam ne Hebraisht do te thote Hir, Bekim,]. Persa i perket rolit qe Ajo ka ne Kishen Ortodokse, eshte shume i madh sepse; ajo eshte Hyj-lindese, dhe ka vend te veçante sidomos, ze vendin e pare qe radhitet midis Shenjtoreve te Kishes Ortodokse. Si Nene e Zotit, Ajo eshte Shkalla qe lidh token me Qiellin, dhe pikerisht ajo shkalle qe Jakobi pa kur u mbeshtet te flinte. Kryezonja Mari ne Kishen Ortodokse, ze vendin kryesor sepse perveçse lindi Zotin Jesu Krisht, Shpetimtarin e Botes, Ajo eshte Nena e te gjitheve ne, sepse me ane Zotit Krisht ajo, na ka rihapur ne rrugen per tu kthyer ne Parajse, dhe kur shfaqet gjithnone me Zotin Krisht ne Gji, kujtojme se Zoti Krisht, tashme ishte Ringjallur, dhe Ungjillori Luka, e ka pikturuar per here te pare ikonen e Zonjes Shen Mari me Krishtin ne gji. Dhe keshtu, ne shikojme se Jisui foshnje, shfaqet shpesh, ne ikone, qe ne te kujtojme se jemi femije te Perendise se Gjalle.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Dallimet e Orthodhoksisë me Katolicizmin
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:12
  4. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  5. Devocioni i Martin Luterit ndaj Shen. Marise
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •