O Aldo kur do ta hapim ate agjecine e martesave?
Po ja merr dorem me bashkimin e cifteve, si ne rastin e vajzes nga Lushnja. Te tila gjera e bejne programin me interesant.
O Aldo kur do ta hapim ate agjecine e martesave?
Po ja merr dorem me bashkimin e cifteve, si ne rastin e vajzes nga Lushnja. Te tila gjera e bejne programin me interesant.
Ne disa pube/disko, ku nuk paguhet per te hyre, ne tjerat ku paguhet, nuk gjend vend per tu ulur.
E njejta gje me emisjonin e mengjezit, aty ku tallen lendet me femrat shqiptare(djemte ose nuk telefonojne ose nuk u lejohet te flasin live ne klte emisjon se une nuk kam degjuar ndonje djal aty), radha eshte e madhe, edhe na fillon aldoja (te pakten keshtu ishte derio para nja 4 muajsh, nuk besoj te kete ndryshuar gje): ckemi? ca ke bere me jeten tende? pse e ke lene shkollen? cfare te kujtohet nga vitet e shkolles? pse je martuar?
edhe vazhdon nje tallje e perditshme, qe mesa duket, i pelqeka femrave!!!
kulmi!!
na del edhe paloma me 1/2 inteligjence artificiale edhe kerkon te flase, edhe me kte tall lendet aldoja, mbase kjo ishte ideja e emisjonit qe ne fillim, por ju lutem femra, cfare ndjeni kur talleni live??
absurde, per mos te thene paradox!!!
mendimi im i sinqerte
Cdo gje eshte relative...
Goodmorning Albania-s i mungon dicka, per mendimin tim. Thjesht boshti kryesor i mungon. Sinqerisht aspak me keqdashje, thjesht mendim i lire.Postuar mė parė nga aldon
Niveli i telefonatave eshte shume i ulet. S'eshte faji juaj sigurisht, por mund te jete ndonje lloj testi qe mund ti veje ne levizje trurin e njerezve qe marrin. Pyetje zbavitese, mikluese, qe te prekin aty ku fillon e flet, tema te thjeshta por te paprekura.
Pastaj vizitat ne shkolla mund te jene ne kerkim te talenteve te ndryshme, jo vetem miss, apo kercim.Ka qene e kendshme kur edhe recitonin, kendonin.
Vizitat neper shtepija jane pak te merzitshme, pasi si popull jemi akoma te ndrydhur shume para kameras.
Me shume bonsens
Gjithe te mirat
Sinqerisht mua me pelqen si emision dhe e degjoj vazhdimisht. Nuk dua ta filloj diten me emisione serioze, te rri e te vras mendjen per "*ordhet" apo per persosmerite e papersosmerise. Paloma eshte interesante ngaqe nuk eshte perfekete dhe ketu qendron bukuria e saj. Eshte tip domethene. Misioni i saj nuk eshte te tregoje se sa di e se eshte yll e bukur!!! Ajo thjesht duhet te na beje te merremi dhe me vogelsira qofshin ato dhe vulgaritete.
Arti yt si prezantues duhet te tregohet ne hapjen e temave te reja dhe pak me i permbajtur ne ironine qe tregon.
Ndoshta dhe mund te ftosh njerez ne studio. Ndonje kengetar shqiptar, ose ndonje personazh psh. nje stiliste qe mund te thote tendencat e veres... apo ndonje artist, drejtor galerie, qe edhe te informoje deri diku publikun per ekspozitat etj etj
Personalisht mendoj se jeni mire dhe ju lutem vetem per dicka : Mos u beni serioze !
Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
perplasen nė detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
Goodmorning Aldo!
Meqenėse na e thua ēdo mėngjes, mė thuaj si tė erdhi ideja pėr kėtė titull emisioni?
Ishte njė titull qė nė fakt e kam gjetur qė para 23 Nėntorit tė vitit 2000. Tashmė Top Albania Radio i kish konsoliduar strukturat e veta dhe emisionin Good Morning Albania deri atėherė e realizonin tė rinj tė ndryshėm, por me njė strukturė thuajse fikse; me informacione nga interneti, lexim gazetash dhe sigurisht muzikė.
Edhe unė vetė po kėshtu e kam filluar kėtė emision, i cili, nė fakt startonte nė 6 tė mėngjesit deri nė 9.00. Ishte shumė e veshtirė pėr mua atėherė tė ambientohesha jo vetėm me orarin, por me tėpėr sesa kjo, me hijen e rėndė qė kish Top Albania Radio nė veshėt dhe mendjen e publikut. Kam hyrė nė transmetim me jashtėzakonisht frikė dhe pasiguri dhe mė njė tekst strikt dhe tė shkruar tre ditė mė parė. Kisha realisht frikė dhe ndihesha tmerrsisht i frikėsuar. E kisha marrė shumė seriozisht kėtė emision, por, pėr tė qenė realist, pa menduar aspak qė do ta vazhdoja kaq gjatė. Teksa Goodmorning Albania ishte duke u ndėrtuar me formatin qė ka edhe sot nė radio, njė kat mė lart ishte duke u formuar qeliza e parė e televizionit. Nė atė kohė (flasim pėr mė shumė se 5 vjet mė parė) as qė mė shkonte mendja qė ky program do tė shfaqej nė TV. Nė atė moment unė u emėrova njėkohėsisht edhe si Drejtor Informacioni i Top Channel dhe shumicėn e kohės ma hante ndėrtimi i redaksisė sė re dhe edicioneve tė lajmeve. Qė prej kėtij momenti Goodmorning Albania, brenda meje, kaloi nė plan tė dytė. Ēuditėrisht, ky lloj dyzimi mė bėri tė ndihesha mė i lirshėm dhe mė pa komplekse nė radio, sepse tashmė mendja ime punonte 90% pėr lajmet e Top Channel, gjithnjė sipas adaptimit tė modeleve dhe formateve qė kisha parė jashtė dhe nė kanalet satelitore. Tė qenit nė plan tė dytė emisionit tė radios, mesa duket, i bėri shumė mirė, sepse unė fillova ta konsideroja atė si njė orar shlodhjeje. Prej kohėsh unė kisha filluar tė ruaja nė memorjen time mjaft batuta dhe shprehi nga jeta e pėrditshme prej miqve tė mi me tė cilėt unė shpenzoja orė tė tėra nė tavolinat e Bar West. E di ēfarė, unė nuk jam shquar kurrė nėpėr tavolina si njė tip qė mban bisedėn gjallė. Mė tepėr mė pėlqen tė dėgjoj dhe nė njė farė mėnyre tė blej nga temat e hapura tė ēfarėdolloj tryeze apo gjithkėnd qė mė shoqėron. Tani vonė e kam kuptuar kėtė. Pra, nuk mė ėshtė dashur shumė sforcim pėr ta adaptuar emisionin tim nga njė tavolinė, nė mikrofonin mė tė ndjekur tė Shqipėrisė, nė Top Albania Radio.
Aldo ėshtė emėr apo nickname? Tė pyes sepse pėr vite me rradhė e fsheh me shumė fanatizėm portretin. Pse ndodh kėshtu?
Jo ēne. Emri im ėshtė Aldon Lipe, por Aldo mė thėrrasin tė gjithė, pėrveē prindėrve dhe kushėrinjve. Nuk kanė qenė tė rralla rastet kur mė ngatėrronin me Aldo DJ, por u bėnė mjaft vite qė mė thonė Aldo i mėngjesit, apo (pėr tė mos harruar) Aldo i Fiksit. Por kjo nuk ka shumė rėndėsi. Gjithnjė do gjendet njė mbiemėr. Pėrsa i pėrket fshehjes sė portretit, ....nuk e di.... por kam pėrshtypjen qė ėshtė pakėz e ngatėrruar ēėshtja si dhe pse. E para ėshtė se misteri i fytyrės sime, ėshtė pjesė e formatit tė kėtij programi tė pėrditshėm. Kam menduar dhe mendoj qė sa mė pak tė shfaqet tyryra ime nė ekran e gazeta, aq mė jetėgjatė do tė jetė ky program. Deri tani, pavarėsisht se Tirana ėshtė shumė e vogėl, mė ka vajtur mbarė ky lloj plani. E dyta ėshtė qė unė jam i parimit se njė surrat i parė nė mėngjes nuk mund tė jetė kurrė mė simpatik se njė fytyrė nė njė orė tjetėr tė ditės. E treta, ndoshta mė pak e besuar, por qė ėshtė e vėrtetė, ėshtė arsyeja qė unė ndihem rehat dhe aspak nėn sytė zhbirues tė njerėzve, kudo qė shkoj dhe pėr ēfarėdolloj gjėje qė bėj, mjafton vetėm tė mos hap gojėn.
Unė e di se nga brezi i ri i gazetarėve radiofonikė ti je ndėr veteranėt. Si ndodhi qė hyre dhe ngece kėtu?
Kjo mendoj qė ėshtė normale pėr ēdo karrierė, jo vetėm nė media. Unė kam filluar tė punoj nė Radio Tirana, nė kanalin e dytė tė saj, nė vitin 1990, sigurisht jo i punėsuar. Ishte shansi ynė qė ne u pranuam nė atė vit, sepse nė njė bunker tė tillė si zor tė afroheshe deri para atij viti. Fakti ishte qė, tė gjithė punonjėsit e kėtij institucioni nė atė kohė, ishin tė pėrfshirė nė lėvizjet e ndryshimit tė sistemeve, dhe pakkush e kish mendjen tek ne, tė vegjlit. Kjo lloj lėnie mėnjanė dhe njėfarė anarkie qė mbizotėronte atė vit na la terren tė lirė pėr eksperimentime tė ndryshme. Unė fillova nė Redaksinė e Fėmijėve dhe ishte njė punė qė e beja me qejf. Falė mospėrgjegjėsisė time, apo mė saktė guximit pa krye, unė pėr herė tė parė nė historinė e kėsaj radioje fillova transmetimet e para direkte tė emisioneve pėr fėmijė. Tė fusje fėmijė direkt nė mikrofon nė tė vetmen radio qė ekzistonte nė atė kohė, ishte njė lloj budallallėku qė vetėm vite mė vonė arrita ta kuptoj. E megjithatė, si ēdo guxim i marrė, edhe kjo lloj shkolle e jona dha frytet e veta. Ne (unė dhe brezi qė hymė nė RadioTirana nė 1990) pasi pėrvetėsuam logjikėn e tė punuarit nė median audiovizive, u bėmė mė tė sigurt dhe filluam ti rrallonim gabimet tona tė pėrditshme. Shumė kohė mė pas, unė e kuptova qė ky mund tė ishte profesioni im.
Le tė kthehemi tek goodmorning... Njė orė e gjysėm pėrditė do goxha frymė apo jo?
Jo frymė mė tepėr sesa njė regjim i rreptė i pėrditshėm. 1 orė e gjysėm nuk ėshtė se ėshtė edhe aq gjatė. Janė mjaft kolegė tė mi qė shpenzojnė orė edhe mė shumė nė radio apo televizion. E rėndėsishme pėr mua ėshtė qė unė tė tregoj qė jam zgjuar mė herėt sesa dėgjuesit apo shikuesit e mi. Dhe kjo, e pėrsėris, vjen pas njė regjimi thuajse tė rreptė. Unė vij nė punė pak a shumė rreth 1 orė para transmetimit. Llogarit me mend se kur zgjohem. Llogarit gjithashtu se unė kurrė nuk dal nga shtėpia pa ngrėnė mėngjes. Nejse. Pasi marr kafenė e mėngjesit (tė cilėn nuk e ndėrroj me asgjė) ndjek Bashkim Hoxhėn e TV Teutės pėr tė marrė vesh titujt e gazetave. Kėshtu, i zgjuar plotėsisht unė futem nė mikrofon. Lodhja ėshtė realisht e madhe, pasi mė duhet tė impostohem goxha pėr tė krijuar atmosferėn qė duhet pėr emisionin. Lodhjen e ndjej kur mbaron Goodmorning Albania nė momentin qė unė pi kafenė e tretė. Me pas nuk pi mė kafe.
Sa punon pėr ndėrtimin ?
Tani ėshtė pak mė ndryshe. Berti, regjisori i programit, ėshtė bėrė tashmė njėsh me mua, dhe ėshtė pikėrisht ai qė shpenzon kohėn mė tė madhe pėr tu marrė me programin. Sigurisht qė unė komunikoj me tė pėr ēfarėdolloj gjėje qė ka lidhje me emisionin tim, megjithatė, ndoshta edhe pėr shkak tė angazhimeve tė mia edhe mė tė mėdha se Goodmorning Albania, ėshtė regjisori Malltezi ai qė mė ndihmon pėrditė dhe nė mėnyrė sistematike duke mbajtur barrėn e menaxhimit tė stafit tė vogėl qė ka ky program.
Po Palomėn si e peshkove?
I dėgjova zėrin nė njė taksi dhe i thashė Drejtorit Artistik tė Radios qė tė mundohej ta gjente, sepse, pėr mua, Paloma ėshtė vajza me zėrin mė radiofonik nga tė gjitha ato qė aktualisht punojnė nė TAR. Nė tė njėjtėn kohė edhe shefi i madh kish dhėnė tė njėjtėn porosi pėr gjetjen e kėtij zėri, dhe rastėsisht nė kėtė rast unė nuk isha i vetėm nė kėtė zbulim.
Nganjėherė marrėdhėniet Aldo- Paloma duken torturuese. Kėshtu ndodh vėrtetė apo kjo ėshtė loja?
Sigurisht ėshtė loja e tillė. Nė ndėrtimin e figurės sė saj kam patur parasysh njė brez tė tėrė tė kėsaj moshe dhe nė njė farė mėnyre Paloma pėrfaqėson pak a shumė tė gjithė brezin e 20 vjeēarėve tė sotshėm. Pa dyshim qė fjalori, batutat dhe shprehitė e ndėrtuara nė emision janė deri diku ca tė ekzagjeruara, kjo pėr hir tė atmosferės sė programit, thėnė ndryshe gallatės.
Jo pėrshėndetje, jo komplimenta...vetėm hallet e vogla e thashetheme ēupash e grash nė emisionin tėnd. Pse ke zgjedhur kėtė formulė?
Mesa duket funksionin mire. Kam mendimin qė njerėzit kur sapo zgjohen mė mirė tė dėgjojnė budallallėqet sociale tonat, sesa lajmet e stėritransmetuara nga Iraku apo gjakderdhjet nė Palestinė.
Emrin Aldon Lipe e shohim edhe nė emisione tė tjera televizive. Si spjegohet qė gjithnjė tė pėrlqen tė organizosh, tė drejtosh dhe asnjėherė tė mos dalėsh nė ekran vetė?
Kam konkurruar qė pas gjimnazit pėr regji, dhe fatmirėsisht (kėtė e them tani) nuk fitova sepse do tė isha bėrė pėr teatėr dhe rrjedhimisht gati i papunė sot. Kam provuar tė jem pėrpara kameras dhe thuajse gjithnjė nuk kam qenė i qetė, sepse nė ēdo ēast mė mundonte ideja se cfarė po ndodhte nė pult dhe a i kanė bėrė gati gjėrat, po sikur tė mos jenė gati, ēfarė do tė them, etj, etj, etj. Mė pėlqen realisht organizimi sepse dua dhe kam shumė dėshirė tė punoj nė skuadėr. Kėtė e kam provuar te ndėrtimi i redaksisė sė re tė lajmeve, te mundi dhe pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar Fiks Fare, tek strapacimi i jashtėzakonshėm qė letrėn e bardhė ta shndėrroje nė strukturėn e Top Fest, i cili vazhdon suksesshėm sot si edhe ca punėra tė tjera qė pėr momentin nuk po mė vijnė ndėrmend. Mesa duket, gjėja mė e vėshtirė nė media ėshtė ndėrtimi dhe struktura funksionaleve e stafeve dhe ekipeve tė punės.
Mos ėshtė njė lloj fobie kjo nga kamerat?
Edhe kjo ėshtė, pse ta mohoj. Nė Top Show, me rastin e 4 vjetorit tė fillimeve tė transmetimit tė edicionit tė lajmeve nė Top Channel dhe 3 vjetorit tė Fiks Fare, unė jam ndjerė mė nė siklet se kurrė dhe mezi kam arritur tė flas 2 apo 3 herė aty.
Besoj se nuk e ke sekret pjesėn e mbetur tė ditės pas Goodmorning Albania. Ēfarė bėn pas emisionit?
Aktualisht i jam rikthyer pėrsėri lajmeve, por tashmė nė rolin e Producentit Ekzekutiv. Ėshtė njė detyrė jo e panjohur pėr mua, por megjithatė ėshtė e vėshtirė pėr vetė faktin se duhet tė organizosh gjithēka ēdo dy orė, sidomos nė edicionet kryesore. Jo vetėm kaq, po kjo lloj pune tė mban tė lidhur pas vetes thuajse gjithė ditėn.
Nėse do tė tė bėnin njė ofertė diku tjetėr, pėr ēfarė do t`a lije Top-in?
Nuk e di se si do tė ishte kjo ofertė. Nė rradhė tė parė do tė bėja balancėn mes ofertės dhe punės qė kam. Mė pas do tė informohesha nėse kjo ofertė ėshtė realish sepse mė vlerėsojnė mua, apo sepse duan ti prishin punė Top-it dh sė treti do tė vendosja pėr ta pranuar apo jo.
Pse?
Po sepse tregu i medias vizive nė Shqipėri ka kohė qė ėshtė ēmendur. Flitet pėr shifra marramendėse pėr X apo Y person, qė faktikisht janė tė rreme dhe janė fjalė qė pėrhapen kryesisht pėr ti rritur ēmimin vetes. Nga ana tjetėr, nuk besoj se pronarėt janė aq budallenj sa tė bėjnė tė tilla oferta.
Tė kam parė njė mbrėmje me njė bebe nė krahė.....apo mė kanė bėrė sytė?
Nuk e dija qė puna jote vazhdokėrka edhe nė darke.... Bebja nė krahė, pa asnjė lloj diskutimi, duhet tė ketė qenė patjetėr im bir, Martin, i cili, ėshtė 9 muajsh dhe mendoj qė ėshtė tepėr herėt pėr tė mos e mbajtur nė krahė.
Mos vallė ke qejf qė edhe djalin ta bėsh si veten?
Nuk besoj,...megjithėse si dihet. Martin do rritet dhe do kuptojė, do shohė e do tė vendosė vetė se ērrugė do tė zgjedhė. Mbase kjo rrugė, ku ne punojmė tani, deri sa tė rritet im bir do tė jetė rregulluar.
Ekspress.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Fans Fanatik i Aldos qenke ti Xhuxho. Eshte person interesant vertet dreqi, ka batuta shume te goditura. Ajo qe me ka pelqyer me shume nga te gjitha eshte kur i tha nje here njeres: "puthe nje here burrin ne sqetull nga mua"
Suksese te metejshme Aldos!
Ezekiel 25-17.
Nuk jam fans i Aldos, joPostuar mė parė nga Julius
por eshte personi qe tall menderen me teper me femrat ne ate emision...![]()
Ne fakt emisioni eshte emision per femrat, pasi nuk kam degjuar ndonjehere te marre mashkull aty...
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Xhuxhu e gjate ca, po interesante..
Jam fanse e ktij "surrat fshehurit"..lol.. si e pak personave publike ne Shqiperi.
Emisionin "Goodmorning Albania" e ndjek sa here jam ne Shqiperi,,me pelqen te zgjohem me zerin e Aldos, qe me kujton zerin e dikujt ktu e me nxjerr ca mall :-) Me duket terheqes e shum inteligjent, saqe me vjen keq nojher per Rudinen qe duhet te lodhet ca.
Nuk e dija qe ishte bere edhe baba:-)..Te na rrojne sa malet Aldo dhe i riu![]()
Po te pyesesh pjesen me te madhe te femrave shqiptare do te te thone te njejten gje si ty...lolPostuar mė parė nga marsela
Anyway, eshte shume sarkastik dhe Paloma eshte nje kopje komike e Ambra Agnolinit, te Boncompagnit te Italia Unos te viteve 90(kjo per ne te XIX-sit)...
P.s Postimin e bera per Mamane e Brandonit, qe eshte fanse e Top-Chanelit...
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Hmmm Ambren e ndiqja dhe pelqeja dikur ( avash me ate XiX se s'kemi aq diference) Ka qene prezantuese e "Non e la rai" apo jo, e ka pas ca kenge qe i kendonim gjith dites me dure e me kembe( Batte forte il cuore pastaj sesi mbaronte me asencore,,na falni per spell-in e italishtes:-))..lol
Per te mos dale nga tema, Aldo e meriton te jete aq i pelqyer..mir gocat si una, po grate pse e pelqejn kaq shume..cahen telefonat nga shtepiaket e pensionistet lol..apo orari thuaj..
Krijoni Kontakt