Po ia kercas edhe une nje here te shohim ç'vete...
Qe thoni ju, kete Palomen dhe Aldon (emrat ua mesova ketu) formonin nje dyshe qe o zot, edhe ne plazh te isha, nuk do te doja te me zgjonin ato e lere me per te shkuar ne pune.
Kur isha vitin e kaluar (2005) i pashe nja dy here keta te dy (ne TV se per vete jam provincial) dhe qe prej asaj dite e vendosa te zgjohem diku andej nga ora 11. Nje vulgaritet qe ç'te te them : o burra fol ç'te te kaloje nga mendja. Tu kujtua reçeli ? Futja, fol per reçelin ! Tu kujtua bunkeri ku ke shkuar me nje te dashur ? Kercitja dhe per bunkerin ! Le qe pak gjera pashe atje kur isha se jam bere kaq i bute saqe vulgaritetin e kam marre shume inat. Dhe mos mendoni se me pelqen vulgariteti francez... jooooooooo... keta jane dhe me keq kur ia nisin me budalliqe, ama ketu merr telekomanden dhe hop... sheh nje bisede letrare tek France2 apo nje debat filozofik tek France3 dhe qetesohesh e fle rehat.
Meqe dolet tek keta dy kercitja-kercitja-se-nuk-po-na-degjojne, kishte plot te tjere qe ta shpifnin njelloj. Ishte nje Alban Dudushi atje, nuk ia di kanalin ku punonte, por drejtonte nje emision, tip debati. Por ajo qe mi zgurdulloi syte ishte se ai iu fliste te ftuarve nga shpina, iu prekte kolltukun, dhe keta te ftuarit duhej te shtremberonin qafat per ta pare ate tek po pyeste. Nuk kam pare fyerje me te madhe ! Nejse, siç duket i zinte ngushte ata te ftuarit, se helbete... nuk te vjen rasti 100 here te dalesh ne TV![]()
Kaq kisha, pershendes adhuruesit e Palomes dhe i siguroj ata qe kane nje rival me pak.
Krijoni Kontakt