Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 133
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ne diaspora shqiptare në Baneluks,Urojmë dhe përgëzojmë;

    Zotin Fatmir Sejdiu, President i Kosovës,
    Zotin Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës,
    Zotin Jakup Krasniqi,Kryetar i Kuvendit të Kosovës,
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe gjithë popullin shqiptar në përgjithësi,kudo që gjenden ata, dhe popullin e Kosovës në veçanti, për këtë ditë të madhe,Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.Kjo ditë e shënuar është pritur me dekada të tëra dhe për te janë bërë sakrifica të mëdha. Me këtë rast ne kujtojm të gjithë dëshmorët dhe martirët që ranë për Liri,Pavarësi dhe Bashkim e Çlirim kombtar që nga rilindasit tanë të nderuar e deri tek dëshmorët më të ri të luftës së UÇK-së. Me respekt të madh deri në përkulje ne kujtojm Familjen Jashari dhe Komandantin Lagjendar të UÇK-së Adem Jasharin, që u flijuanë dhe na treguanë ne shqiptarëve se si mbrohet Atdheu dhe si duhet sakrifikuar për Te..


    Të nderuar bashkëkombas,
    Mërgata shqiptare në Beneluks(Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg), sot më e bashkuar se kurrë, u derdh nëpër të gjitha qytetet e Beneluksit dhe kremtojë me dinjitet, krenari, emocione, pietet,por gjithënjë duke e ruajtur kontrollin dhe logjikën në respektimin e ligjeve dhe traditës së vendit ku jetojnë .
    Manifestime rasti u organizuanë në mënyrë spontane në të gjitha qytetet e Halandës, Luksenburgut dhe Belgjikës,ku morën pjesë me dhjetra mijëra bashkatdhetarë nga të gjitha viset shqiptare pa dallim krahine, feje apo bindje partiake.
    Pjesëmarrja e përgjithëshme në nivel të Beneluksit ishte dikund rreth 100.000 veta. Manifestimi më madhështor dhe më i madh u bë në kryeqytetin e Evropës, në Bruksel ku kishin ardhur bashkatdhetarë nga të tri shtetet e Beneluksit, ku sipas vlerësimit të policisë federale të Belgjikës në Bruksel ishin dyndur rreth 70.000 shqiptarë dhe kishin bllokuar praktikishit gjithë arteriet kryesore të Brukselit..
    Manifestimi kryesor filloj në lagjen Schaerbeek të Brukselit,në ora 13.00, në marshim me makina drejt Parlamentit Evropian në Place Schouman ku u bë një takim i manifestuesve, me shoqërimin e lodrave , këngëve e valleve popullore, pastaj marshimi i kollonës së makinave vazhdoi drejt ambasadës së SHBA-ve,afër Port de La Loi, dhe prej aty kollona e automjeteve vazhdoi marshimin drejt selisë së Paktit të Atllantikut Verior NATO-s,në lagjen e quajtur Evere,për ti bërë një nderim për intervenimin kundër forcave kriminale dhe gjenocidale serbe, dhe prej aty manifestuesit në mënyrë të qetë u drejtuanë drejt Parkut Josaphat ku është monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu për ti bërë nderime heroit tonë kombtar i cili i vuri themelet e idesë për Bashkimin , Pajtimin, Çlirimin dhe Formimin e kombit dhe shtetit shqiptar.
    Duke e patur parasyshë pjesëmarrjen shumë të madhe të bashkatdhetarëve në këtë festim spontan,jemi shumë t¨*e kënaqur që çdo gjë shkoi në mënyrë të rregullt dhe nuk pati asnjë incident.
    Manifestuesit vazhduanë festimin nëpër qendër të Brukselit deri në orët e vona të natës, ku shumë prej tyre doi ta gëdhjnë nëpër klube shqiptare dhe vendase.

    Në fund ,duke ju dëshiruar suksese të mëtutjeshme në ndërtimin e Shtetit të Kosovës,në ngritjen e nivelit të standardit dhe mirëqenjes sociale,në pakësimin e papunësisë,në ndaljen e emigracionit të rinisë tonë dhe në funksionimin e mirë të Shtetit Ligjor për të gjithë qytetarët e Kosovës njëlloj, pa dallim, përkatësie nacionale,fetare, e partiake, ne jemi dhe do të jemi gjithënjë në mbështetje të institucioneve të Shtetit të ri të Kosovës, derisa Kosova të mos ketë më nevojë për ndihmën tonë.

    Kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithëmonë të gatshëm për sakrifica në të mirë të Atdheut tonë të përbashkët.

    Me respekt Këshilli Organizativ i mërgatës Shqiptare në Beneluks
    Përgjegjës, Gjergj Driloni, E-mail:- zekaj1444@hotmail.com
    Tel: +32 473 328 359
    Bruksel më 17 shkurt 2008

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Fjalet nuk mund te pershkruajne dot emocionin e nje dite si kjo, edhe pse ishte dicka e pritshme. Keto jane momente ne histori per te cilat lexojme ne faqet e librave te historise ose ne penen e nje poeti. Por kujt do t'i kish shkuar ne mendje se ne do te perjetonim vete keto momente historike që shënojnë përfundimin e një epoke të vjetër dhe hapjen e një epoke të re në historinë shqiptare.

    Sot është dita që liria zuri rrënjë në jetën e shoqërisë kosovare. Sot është dita që transformon jetën e cdo qytetari të Kosovës. Duke filluar që sot nuk jeni një popull pa zot, jeni shtetas të Republikës së Kosovës. Sot është dita kur trupat e të gjithë të rënëve në luftë në mbrojtje të lirisë në shekuj mund të treten: amaneti i tyre u vu ne vend, fëmijët, nipërit e mbesat e tyre nuk do të provojnë më shtypje por liri, nuk do të digjen më nga flakët e luftës por do të rriten në paqe për ti dëshmuar vetes dhe mbarë botës virtytet më të mira të popullit të moçëm shqiptar. Sot është dita që shteti demokratik i Kosovës përuron shtëpinë e lirisë, shtetin demokratik të Kosovës, jo më si një eksperiment protektorati perëndimor, por si një shtet i ngritur me votën e lirë i cili di të mbrojë e artikulojë aspirtatat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sot është dita që mbarë bota e qytetëruar mori një mesazh të fortë e të qartë: shqiptarët në Kosovë e vlerësojnë lirinë, demokracinë, paqen, mirëkuptimin ashtu sic e vlerësoni dhe ju dhe është dëshira e këti populli të vogël që t'i bashkohet familjes së madhe të botës së lirë.

    Sfida të shumta e presin Kosovën, në ditët, muajt e vitet në vazhdim dhe duhet të jemi të pregatitur e të gatshëm për tu dhën atyre zgjidhje së bashku. Çelësi i suksesit në një Kosovë të pavarur është mbështetja e palëkundur e institucioneve demokratike të Kosovës, institucioneve të zgjedhura me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës. Janë këto institucione që do të sigurojnë sigurinë territoriale të Kosovës, janë këto institucione që sigurojnë jetën e çdo qytetari të Kosovës, janë këto institucione që kanë të drejtën morale të flasin në emrin e mbarë popullit të Kosovës, janë këto institucione që do tu japin zgjidhje probleme akute të Kosovës, janë këto institucione që do të krijojnë kushtet për ndërtimin e një Kosove të Re në paqe, harmoni ndërfetare e ndëretnike dhe prosperitet. Është detyra patriotike e çdo shqiptari të madh e të vogël që në këto momente ti gjendet pranë e të japi kontributin e tij në ndihmë të tre institucioneve demokratike të Kosovës: kuvendit, kryeministrisë, presidencës.

    E ardhmja e Kosovës i përket brezit të ri të lirisë, atij brezi që ka lindur e po rritet në liri.

    Albo

  3. #33
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    URIME PAMVARESIA E KOSOVES!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2007
    Postime
    5
    Gezuar Pamvarsine Kosove! Gezuar Pamvarsin E Kosoves Shqiperi! Gezuar Shqipetar Kudo Qe Jeni!
    Te Bashkohemi Dhe Ta Bejme Kombin Tone Me Mjete Demokratike! Kete E Don Amerika Dhe Te Gjithe Shtetet E Civilizuara Europiane.
    Rrofte Populli Shqipetar!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2006
    Postime
    53

    Ne Blogg.ferderova Dauti Ne Google...

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sot është 17 shkurt 2008, një ditë që do të hyjë në historinë shqiptare si dita e shpalljes së pavarësisë në Kosovë nga Kuveni demokratik i Kosovës. Sot është dita që një shtet i ri demokratik do të lindi për tu bërë pjesë e hartës politike të Evropës dhe familjes së madhe të popujve të lirë evropianë.

    E hapa këtë temë në mënyrë që secili prej jush të shprehi në fjalë dëshminë tuaj për historinë shqiptare në këtë ditë historike të shënuar.

    - Si po e perjetoni Diten e Pavarësisë së Kosovës?
    - Çfarë do të thotë për mbarë faktorin shqiptar në botë një Kosovë e pavarur?
    - Cilat janë sfidat e të ardhmes së një Kosove të pavarur?


    Kjo eshte fjala juaj për historinë shqiptare.

    Albo

    NE KEMI PUNUAR SHUME PER KETE DITE ...NJIHUNI E BOTONI CTE DONI..na fal albi pasi skam patur kohe per me shume ...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ta gezoni panvarsine vllezer kosovare.Do te kisha deshire dhe une te isha aty me ju ,por nuk qe thene ,jo per gje ,une bej pjese ne popull nuk jam politikan qe mund te ngateroja ndonje gje aty.
    Faktikisht nuk me la shije te mire mungesa e plitikaneve nga Shqiperia ,keshtu i bie qe te te martohet vellai dhe njerezit e nuses tende te te thone ''Mos shko sot ,ke dite te tjera''
    PO NJERIU NJEHERE MARTOHET apo jo?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e ioni
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Postime
    4
    GEZUArrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr PAVARSINNNNNNNNnnnn pershendes te gjith KOSOVARET qe ndodhen ne bot GEZUARRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRR RRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRR

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    Feste e Madhe e Shqiptarise.

    Gezuar Lirine Kosova Martire!

  9. #39
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Shqiptaret ne Bruksel dhe Gjermani kane festuar me kenge e valle Pavaresine e Kosoves para Selise se BE dhe ne Berlin.

    Gjithashtu nje feste teper entuziaste ka qene dhe ne Londer, ku rreth 4 mije vete kane festuar ne nje nga sheshet kryesore Pavaresine.

    Nje situate e paimagjinueshme ne USA. Me mijera Shqiptare, te veshur te gjithe Kuq e Zi dhe me flamurin Kuq e Zi ne duar, kane "pushtuar" sheshin ne Manhatan dhe kane festuar per ore te tera Pavaresine nen ritmin e kengeve patriotike. Si Hymn per kete dite atje ka qene kenga e Ilir Shaqiri-t, "Erdhi Dita e Pavarsise".

    Rroft Kosova e Pamvarun.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2006
    Postime
    53

    gezuar po ku je...

    Citim Postuar më parë nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    GËZUAR LIRINË DHE PAVARSINË KOSOVA.SË SHPEJTI PRESIM DEKLARIMIN E SHQIPËRIS ETNIKE.
    e njeh hajbikun,bencen kalan.dragotin ,vasjarin kurveleshin...une jam labe por ke munguar ne petizion qe te ftova...me ndiq po do ne google ferderova dauti e shih pak per punen modeste qe kemi bere..SHKRUAJ SE KOMUNIKIMI ESHTE CIVILIZIM...CIAO MILANO

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  2. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •