Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 120
  1. #101
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Ç’ janë ata prindër që i lenë fëmijët në krahët e nudistit pervers Edi Rama?!

    Ç’ janë ata prindër që i lenë fëmijët në krahët e nudistit pervers Edi Rama?!


    Nga Kastriot Myftaraj - Imagjinoni një njeri çfarëdo, një njeri të thjeshtë, një anonim, i cili ndalohet nga policia në një nga plazhet shqiptare i zhveshur krejt lakuriq, se i erdhi në mendje të bënte nudistin atje.Imagjinoni që ky njeri të bëhet befas i njohur për të gjithë duke qenë se fotografia e tij do të jetë atë ditë në të gjitha edicionet e lajmeve të televizioneve dhe të nesërmen në faqet e gazetave. Njerëzit që do t’ i shikojnë këto pamje, do t’ i komentojnë në mënyra të ndryshme, dikush duke kërkuar që këta njerëz të ndëshkohen (“Le ta bëjë në shtëpinë e vet, ose të shkojë në pyll”), dikush me indiferencë (“Punë e tij”), dikush duke përfituar për të sharë sistemin e sotëm politiko-shoqëror (“Këto na solli demokracia!). OJF-të e së ashtuquajturës “shoqëri civile” do të shpejtojnë ta marrin në mbrojtje nudistin, duke e konsideruar pjesëtar të një minoriteti social dhe do të ngrenë alarmin që në Shqipëri nuk ka plazhe të posaçme për nudistë, ku ky njeri të mund të ushtrojë lirinë dhe të drejtën e supozuar kushtetuese të nudizmit. Por imagjinoni pastaj sikur ky nudist i shndërruar befas në person publik, pas kësaj aventure, të endet në sheshe ku fëmijët luajnë me top, dhe t’ i ngrejë ata në krahë për t’ i ndihmuar ta fusin topin në koshin e basketbollit. Sigurisht që prindërit dhe të afërmit e tjerë të këtyre fëmijëve do të shqetësohen shumë, duke e konsideruar këtë gjë ngacmim seksual, dhe do të vrapojnë t’ ia shkëputin fëmijët nga duart nudistit, duke e quajtur me epitete si: pedofil, horr, pervers, kriminel! Nuk do të mungojnë as që të njoftojnë policinë, madje duke i vënë në dispozicion edhe fotografi dhe filmime të skenës, të cilat sot bëhen lehtësisht me aparatin telefonik celular. Kështu që nudisti do të përfundojë përsëri në edicionet e lajmeve dhe në faqet e para të gazetave, me fëmijën në krah. Këtë herë indinjata do të jetë e përgjithshme, se një nudist që merr në krahë një fëmijë të panjohur është a priori një kriminel, një pedofil. Tekefundit, duke u vetëprezantuar publikisht si nudist, ai është vetëprezantuar si pervers, se nudizmi është një perversitet. Një pervers mund të tolerohet deri atje sa të ushtrojë perversitetin e vet pa dëmtuar të tjerët, por një pervers që merr fëmijët në krah, nuk mund të tolerohet, se ai është një pedofil. Madje edhe OJF-të do të distancohen prej tij, duke thënë se derisa nudisti bëri një veprim të tillë ai duhet të dënohet sipas ligjeve në fuqi. Nudistit këtë herë do t’ i hedhin prangat në vend. Policia do t’ ia “postojë” Prokurorisë, e cila duke parë sensibilitetin e madhe publik rreth kësaj çështjeje, do të jetë në dilemë vetëm për atë se ç’ vepër tjetër penale do t’ ngarkojë përsipër veç asaj të parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal, që përmban veprën penale “Kryerja e veprave të turpshme me të mitur”, dhe që dënohet deri në pesë vjet. Ky nen është ndryshuar duke u rritur masa e dënimit, në janar 2001, disa javë pasi Edi Rama mori mandatin e parë si kryetar bashkie. Prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore do t’ i thërresin fëmijët dhe do t’ i pyesin: “Tregoji pak xhaxhi si të mori në krahë ky këtu dhe çfarë bëri, por mos ler pa treguar as gjënë më të vogël”. Nëse do të dalë se fëmija ka ndjerë lëvizje të gishtave të nudistit tek të pasmet në kohën që ka qenë në krahët e tij, dhe që ai e ka ftuar të shkojnë diku bashkë, atëherë nudisti do të merret i pandehur për së paku dy vepra penale, duke përfshirë dhe tentativën për rrëmbim. Çështja e nudistit do të jetë për një kohë ushqim për mediat dhe për shoqërinë civile. OJF-të do të bëjnë projekte dhe do të marrin para nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e huaja, për të bërë trajtimin me psikologë etj., të fëmijëve që patën fatin e keq të merren në krahë nga nudisti. Për këta fëmijë do të bëhet një terapi intensive që atyre të mos u mbeten trauma nga kjo eksperiencë e pakëndshme, dhe disa OJF-arë dhe OJF-are do të mbushin CV-të dhe xhepat duke përdorur këta fëmijë. Familjet e këtyre fëmijëve do të bëjnë gjithçka që ata ta harrojnë këtë ngjarje dhe kur ata ta shohin keqbërësin në televizor dhe të thonë “Mami, ja ai xhaxhi!”, do të marrin përgjigjen: “Harroje atë të keqen mami!” Kështu do të ndodhte nëse nudisti do të ishte një njeri i thjeshtë çfarëdo. Por nuk ndodh në të gjitha rastet kështu. Pardje, Edi Rama në ceremoninë e promovimit të një të ashtuquajturi mjedis i gjelbëruar sportiv, në një lagje të Tiranës, u shfaq duke çuar në krahë fëmijë të vegjël, të cilët, nga lartësia e krahëve të Edi Ramës arrinin koshin e basketbollit, për të futur topin atje. Këtu nuk ka asgjë anormale se të gjithë kryetarët e bashkive të botës bëjnë gjëra të tilla, dhe aq më tepër duhet të bëjë i zgjedhuri me 5000 vota në Internet, si “kryetari i bashkisë më i mirë i botës”, i asaj bote që ka mbi gjashtë miliard njerëz, nga të cilët rreth një në katër janë përdorues të internetit. Por Edi Rama nuk është një kryetar bashkie si gjithë të tjerët, se ai është një i përkushtuar ndaj nudizmit, gjë që e pohoi dhe vetë, vitin e kaluar, kur u publikuan fotografitë e tij nudo në një plazh të Francës. Kur Edi Rama i ngre fëmijët në krahë si kryetar i bashkisë së kryeqytetit, tek ai ekziston edhe nudisti pervers, se Edi Rama-kryetar bashkie dhe Edi Rama-nudist, janë tek i njëjti trup. Duart me të cilat Edi Rama ngriti në krahë fëmijët, si kryetar bashkie, për të arritur koshin, janë pot ë njëjtat duar me të cilat Edi Rama u demostronte njerëzve organin e tij seksual në atë plazhin në Francë, se shija e nudizmit është kënaqja e perversitetit. Edi Rama mbetet një nudist pervers pavarësisht se është kryetar i bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PS. Edi Rama nuk ka dy palë duar, të cilat t’ i përdorë një palë si kryetar bashkie dhe një palë si nudist. Kur Edi Rama ngre fëmijët në krahë, si kryetar bashkie, në qënien e tij fillon e dominon nudisti. Është me të vërtetë absurde dhe e çuditshme që Edi Ramës i tolerohet të bëjë ajo që çdo kolegu nudist të Edi Ramës do t’ i konsiderohej krim. Kur vitin e kaluar u publikuan së pari në gazetën “Sot” fotografitë nudo të Edi Ramës, të bëra gjatë orgjisë së tij në një plazh publik në Francë, ku në sfond dukeshin njerëz të veshur, disa të ashtuquajtur aktivistë të shoqërisë civile, pranë Edi Ramës, si drejtori i Fondacionit “Soros”, i cili me sa më kujtohet quhet diçka si Voroshillov apo Çapajev Gjokutaj, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsnikit, Vasilika Hysi, Erion Veliaj, Gent Ibrahimi, si dhe disa OJF-arë të tjerë, protestuan duke e quajtur publikimin e fotove dhunim të jetës private të individit, madje kërkuan që të ndiqeshin penalisht ata që i kishin publikuar fotot nudo. Tashmë nuk dua të diskutoj këtu për këtë gjë, se sipas logjikës të këtyre OJF-arëve shqiptarë, gazeta “New York Times” që publikoi ditët e fundit të dhëna se kandidati republikan për President i SHBA kishte pasur marrëdhënie dashurore me një lobiste që kishte punuar në stafin e tij elektoral, duhej të ishte penalizuar për këtë gjë. Le të pajtohemi për një moment me ata që thonë se pasioni për të ushtruar nudizmin në vende publike, është një çështje private e Edi Ramës, dhe se ajo nuk ka pse të shihet si pengesë për veprimtarinë e Edi Ramës si politikan. Nudisti Edi Rama ndoshta ka të drejtë të jetë politikan dhe kryetar bashkie, ama politikanit dhe kryetarit të bashkisë Edi Rama, për shkak të nudizmit të tij, nuk mund t’ i tolerohet që të bëjë ato gjëra të cilat nuk do t’ i toleroheshin një nudisti çfarëdo, siç është marrja e fëmijëve në krahë. Prandaj, të ashtuquajturit intelektualë të shoqërisë civile, që dolën në mbrojtje të privatësisë së nudistit Edi Rama, duhet të kishin dalë dhe në mbrojtje të atyre fëmijëve me të cilët abuzohet duke u marrë në krahë nga nudisti pervers Edi Rama. Se supozohet që Çapajev Gjokutaj, Vasilika Hysi, Elsa Ballauri, Erion Veliaj, Gent Ibrahimi etj., të mbrojnë dhe të drejtat e fëmijëve me të cilët abuzohet. Duke heshtur kur nudisti pervers Edi Rama merr në krahë fëmijët, OJF-arët treguan se ata janë “organ” i nudistit-politikan Edi Rama. Gjithsesi, marrëdhëniet e nudistit-politikan Edi Rama mbeten një problem i madh, se tashmë duket qartë se në rastin e Edi Ramës përdorimi politik i fëmijëve është edhe një pedofili, për shkak të nudizmit të deklaruar të tij. Herët a vonë Edi do të provokojë ndonjë skandal të madh me këtë gjë. Se nuk mund të mbyllen të gjitha rastet e denoncimit të tij tek prindërit nga ana e fëmijëve, si rasti i atij fëmijës në fushatën e kaluar, që pasi u mor në krahë nga Edi, i tha në mbrëmje të atit të lumtur që nuk pushonte së pyeturi të birin për momentet që kaloi në krahët e Edit: “O ba, ai xhaxhi kur më ngriti në krahë ma lunte gishtin te byça!” Babai i tërbuar u shndërrua në moment nga edist i tërbuar në antiedist po i tërbuar, dhe kushedi si do të përfundonte kjo punë, sikur mos shkonte një burrë zakoni nga PS-ja, që ta qetësonte babain e egërsuar, duke i dhënë dhe një tufë me euro.

  2. #102
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ç’ janë ata prindër që i lenë fëmijët në krahët e nudistit pervers Edi Rama?!
    Pse mo, akoma si ka lare duart ai? Besoj se cdo burre i lan duart kur del nga banjo ose kur prek organet gjenitale (si nudisti ne fjale), se po te jete se spo lajm duart, na bie qe mos te takojm asnjeri


    Ca jan kto artikuj te pavlere? Ka dal nudo ai edhe kapeni pas bishtit te lopes? Kapuni me ndonje fakt konkret, jo me budallalleqe te kota.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #103
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    gallate ...

    nxirrjani bojen si tosit, pastaj do shterngojne duart e pista ...

    i lezetshem ene teke gege, sa here do salamandra me dal me ni identitet tjeter ...

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga TOKE GEGA Lexo Postimin
    Ç’ janë ata prindër që i lenë fëmijët në krahët e nudistit pervers Edi Rama?!


    Nga Kastriot Myftaraj - Herët a vonë Edi do të provokojë ndonjë skandal të madh me këtë gjë. Se nuk mund të mbyllen të gjitha rastet e denoncimit të tij tek prindërit nga ana e fëmijëve, si rasti i atij fëmijës në fushatën e kaluar, që pasi u mor në krahë nga Edi, i tha në mbrëmje të atit të lumtur që nuk pushonte së pyeturi të birin për momentet që kaloi në krahët e Edit: “O ba, ai xhaxhi kur më ngriti në krahë ma lunte gishtin te byça!” Babai i tërbuar u shndërrua në moment nga edist i tërbuar në antiedist po i tërbuar, dhe kushedi si do të përfundonte kjo punë, sikur mos shkonte një burrë zakoni nga PS-ja, që ta qetësonte babain e egërsuar, duke i dhënë dhe një tufë me euro. [/COLOR][/SIZE]
    Per sa euro e mbylli edisti bycen e femijes se vet?
    Eh keta edistat, mund tu japesh euro dhe tu lush gishtin si te dush.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #105
    E tmerrshme se si disa ketu jane bere prinder...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Një shqiptar, babai i tre fëmijëve, po i mburrej fqinjit te vetë në një qytet të Shqipërisë: "Këtë djalin e vogël do ta bëj politikan se më vjen i gjatë në shtat." Komshiu i vetë u cudit paksa nga fjalët e komshiut të vetë dhe i thotë: "Po rri o burrë i dheut se nuk është politika për djalin tënd, ai mezi flet shqip e nuk të mëson fare në shkollë, që të bëhesh politikan të duhen dy universitete se një nuk të mjafton!" Babai i fëmijës qeshi e tha: "Në Amerikë plako, jo në Shqipëri, në Shqipëri nuk i hyn shkolla në punë njeriu!" Komshiu i revoltuar i thotë, si ore nuk hyn në punë, shif Berishën që është kryeministër, është profesor doktor tjetri, punon e lexon me orë të tëra, nuk ia ka ngrënë librin lopa si djalit tënd!" Ri mor ti se nuk merr vesh nga politika, unë nuk do ta bëj djalin tim politikan si Berisha, unë do ta bëj politikan si Edi Rama!

    Pasi lexova atë intervitën e parapërgatitur dhe të llustruar bukur në mediat që Rama dhe miqtë e tij kontrollojnë, mu kujtua ky episod bajat në një kafene të Tiranës.

    Edvin Rama do te bëhet kryeministër?

    Shumë bukur. Kush e pengon që të bëhet kryeministër? Që të bëhet kryeministër i duhet që të fitojë 51% të votave në zgjedhje, i duhet të fitojë besimin e krerëve të koalicionit të tij të majtë, i duhet të fitojë besimin e shumicës së elektoratit të majtë. Kaq nuk mjafton ama. I duhet që në zgjedhje të konkuroje edhe kundër Fatos Nanos, edhe kundër Ilir Metës, që duan të rimarin flamurin e së majtës. Dhe pasi të triumfojë brenda së majtës, i duhet që të konkurojë edhe përballa koalicionit të djathtë të kryesuar nga PD dhe Berisha. Dëshira e Ramës për tu bërë kryeministër është e sinqertë, por kjo dëshirë nuk është aspak e lehtë për tu bërë realitet.

    Rama kërkon të marri në duar pushtetin, kur ai akoma nuk ka testuar me sukses veten në zgjedhje parlamentare. Testi se sa politikan i zoti je nuk matet se sa mirë di të përcjellësh një mesazh të parapërgatitur në mediat që i ke afër vetes, duket se sa vota fiton ditën e zgjedhjeve. Dhe kur unë dëgjoj Ramën të thotë: "Jam gati të bëhem kryeministër!" unë jam duke marrë mesazhin që Rama as e ka idenë se cfarë e pret në zgjedhjet e ardhshme. Shumica e liderave diletantë në zgjedhjet e para të tyre thonë një nga të dyja: "Koalicioni ynë i majtë do ti fitojë zgjedhjet" ose "Populli është zhgënjyer nga qeverisja e të djathtëve dhe pret ndryshim nga ne të majtët!" Rama nuk thotë as njërën e as tjetrën, ai thotë UNË (jo koalicioni i majtë që nuk ekziston) do të bëhem KRYEMINISTËR (pushteti më takon mua e jo së majtës shqiptare). Pra me pak fjalë, ajo që Rama quan "politikë të re" përkufizohet me dy fjalë: Edvin Rama.

    Nuk ka rëndësi që koalicioni i majtë parazgjedhor është inekzistent, nuk ka rëndësi që deputetë socialistë të përjashtuar nga Rama nga partia socialiste do të rebelohen ndaj Ramës në zgjedhjet e ardhshme pasi u mbaron mandati i deputetit, nuk ka rëndësi që të djathtët do të dalin në zgjedhje me arritjet e reformave dhe integrimeve në këto katër vjet, e rëndësishme është qe Edvin Rama është gati të bëhet kryeministër. Dhe gati në atë mënyrën e tij të pavetëdijshme ai kërkon të bëhet për të majtën atë që Berisha është për të djathtët.

    Edvin Rama është gati të bëhet kryeministër si Berisha!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2008 më 04:32

  7. #107
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Albo, kam pershtypjen se si shume te tjere ketu je keqkuptuar me kete shprehje te Edit.
    Ideja nuk ka qene keshtu sic ju e trajtoni ( me ose pa dashje )
    Te gjithe e dime se ne zgjedhjet e fundit lokale, Rama premtoi sedo te qendronte kryetar i bashkise edhe neqoftese partia e tij dhe koalicioni i majte do te merrnin pushtetin ne 2007 ose 2009. Te them te drejten kjo u duk qarte qe atehere qe ishte nje manover politike, sepse ishte nje premtim qe normalisht nuk mund te mbahej. Por gjithsesi une e justifikoj me kushtet ne te cilat u tha dhe mendoj se ishte i domosdoshem qe te behej.

    Pikerisht kjo ndodh tani, Edi ka ndryshuar qendrim ( ose me sakte ka shfaqur qendrimin e tij ) ndaj kesaj ceshtjeje, duke deklaruar se nqs fiton zgjedhjet, ai do te lere postin e bashkise per tu bere kryeminister.

    Nese lenia e postit te kryetarit te bashkise per tu bere kryeminister eshte zgjedhja e duhur, kjo mund te diskutohet ne nje teme tjeter, ose a eshte kjo e moralshme pas nje premtimi te bere.

    Pratolini

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e il.Padrino
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    131
    Edi Rama si kryebashkiak ishte shume i mire, por hyrja ne politike si udheheqes i nje partie t'madhe m'la jo shume shije, por dal-ngadal eshte duke u pjekur si politikan (si Thaqi ne Kosove, i cili eshte kompletuar tashme), dhe besoj se deri me 2009 do t'jete gati per ta marre postin e kryeministrit. Shpresoj qe edhe me shume ta reformoj PS-ne, t'i largoj personat qe jane te zhytur ne krim, sepse Berisha nuk arriti.

    Shqiperia ka nevoje per nje elite te re politike, jo me me ish-komuniste, si Berisha e Nano. Le t'largohet sa me pare kjo klase.....

  9. #109
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqiperia ka nevoje per nje elite te re politike, jo me me ish-komuniste, si Berisha e Nano. Le t'largohet sa me pare kjo klase.....
    ekipet dhe individet komuniste si te mire apo te keqinj, te afte apo te pa afte, te drejte apo te zhdrejte, te gjate apo te pagjate, te hurit apo te litarit, te mugoshes apo te milloshes, te moskes apo pekinit, te samfongut apo te mengistut, te kastros apo te çegevarrit, etj, ... le ti bejne salamandrat e katarrsistat ...

    Shqiperia ka nevoje te ece perpara, pa ekipe dhe individe komuniste me pushtet ...

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga il.Padrino Lexo Postimin
    Edi Rama si kryebashkiak ishte shume i mire, por hyrja ne politike si udheheqes i nje partie t'madhe m'la jo shume shije, por dal-ngadal eshte duke u pjekur si politikan (si Thaqi ne Kosove, i cili eshte kompletuar tashme), dhe besoj se deri me 2009 do t'jete gati per ta marre postin e kryeministrit. Shpresoj qe edhe me shume ta reformoj PS-ne, t'i largoj personat qe jane te zhytur ne krim, sepse Berisha nuk arriti.

    Shqiperia ka nevoje per nje elite te re politike, jo me me ish-komuniste, si Berisha e Nano. Le t'largohet sa me pare kjo klase.....
    A e di ti or mik se Edi eshte rritur ne bllok?
    mendon se Edi eshte me pak komunist se te tjeret?
    Kjo eshte corba e prishur qe Edi kerkon tu jape shqiptareve.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •