SHBA: Gjysmë milonë shqiptarë në sheshet e Amerikës për të festuar
Gjysmë milonë shqiptarë dalin në sheshet e rrugët e Amerikës për të festuar Pavarësinë e Kosovës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Uashington.
Në të gjithë territorit e Shtetve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, vendbanimet e shqiptarve, kanë filluar festimin e një feste që këtu, ka më shumë se 100 vjet që e kanë pritur, shqiptarët e Amerikës, prej shpalljes së Shqipërisë më 1912. Janë më shumë se 500 mijë shqiptarë, fënijë,
të rijë e të reja, gra e burra pleq e plaka, që me lotë gëzimi në sy po e presin lindjen e diellit, nesër diellin e kësaj dite të bardhë dhe të rëndësishme që shqipëtarët me në fund këto lotë shekullorë, ti shëndrojnë në gëzim.
Asnjëherë, në historinë e Amerikës, nuk janë kaq shumë shqipëtarë, asnjehere nuk janë parë kaq shumë flamurë kuq e zi që thuaje se kanë mbuluan Washingtonin, New Yorku, Detroitin, Çikagon, Bostonin, Floridën, Kaliforninë, Teksasin, Arzizonën,New Jersey, Kenektiket,Pensillvaninë, Karolinëne Veritu e të Jugut, Atlantën, Toronton, Montrealin, Vankuverin,Visnskosin.
Shqipëtarët nga e gjithë Amerika e Kanadaja kanë dalë në rrugë e sheshe për të festuar këtë
ditë të madhe ditë historike e cila vjen menjër pas asaj të 1912. Sot, të gjithë po festojnë, duke mos harruar se kemi me vete mikun e madh dhe të përjetëshë Amerikën! E gjithë kjo po ndodh kur vetë amerikanët nesër fetojnë ditën e Presidentit të SHBA- Presidnent Day . Çdo shqiptarë në Amerikë po kërkon të bëhet neser pjesë e historisë së kombit tonë.
Në zëmer të qytetit 12 milion banorësh, metropolit të botës New York, në sheshin e famëshëm Time Square, do të defilohet nga studentë, dhe nxënës shqiptare të shkollave të ndryshme me veshje kombëtare, flamurin kuq e zi, dhe do të kendohët e vallzohet në shesh shqip. Më pasë festa do të kalojë në shtëpinë e Vatrës, Vatrës, së kolosëve të kombit . Në shtëpinë Federatës
Panshqiptare të Amerikës VATRA, e udhëhequr nga mëmëdhetarët e shquar, F.Konica,
F. Noli, K. Dako , K. Thanasi etj. dhe deri sot tek A. Karagjozi. Më pasë Lëvizja e Legalitetit për Amerikë,ka ftuar edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikanë ta festoin së bashku. Ish luftëtarët e Bataloinit luftarak "Atlantiku" dhe fondacioni Vendlindja Thërret, nga ai vend ku u nisën për të luftuar, Regency Hotel, në Yonkers, do të mblidhen jo për të luftuar, por për të festuar.
(Beqir Sina, korrespodenti nga Nju Jorku )
INA-ONLINE
Krijoni Kontakt