Fuqizimi i ligjeve, pas ikjes se UNMIK-ut
Institucionet e Kosoves angazhohen se do ta permbyllin me sukses fazen e tranizicionit, duke miratuar Kushtetuten dhe ligjet qe burojne nga pakoja e Ahtisarit. Por, ato mund te hyjne ne fuqi vetem pas largimit te UNMIK-ut. Miratimi i Kushtetutes dhe i ligjeve shteterore te Kosoves, shumica prej te cilave burojne nga pakoja e Ahtisarit, konsiderohen si prioritetet e para te Kuvendit dhe Qeverise se Kosoves, gjate fazes kater-mujore te tranzicionit. Si Kushtetuta, ashtu edhe ligjet nga paketa Ahtisari, nuk mund te hyjne ne fuqi pa perfundimin e tranzicionit, perkatesisht para se UNMIK-u te largohet nga Kosova.
Koordinatori i Qeverise se Kosoves per ligjet e pakos se Ahtisarit, Skender Durmishi, thote se keto ligje, krahas mbeshtetjes nga institucionet vendore, kane marre edhe pelqimin nga prania nderkombetare ne Kosove, por hyrja e tyre ne fuqi mbetet e lidhur me largimin e UNMIK-ut. "Ceshtja e hyrjes se tyre ne fuqi eshte e lidhur me tranzicionin dhe nje pjese e tyre po sajohen dhe do te procedohen ne Kuvend. Ideja eshte qe gjate periudhes se tranzicionit te miratohen te gjitha dhe krahas miratimit te Kushtetutes, edhe keto ligje te jene te perfunduara. Ndersa, ajo qe dihet tash, eshte se hyrja e tyre ne fuqi lidhet me kalimin e fazes se tranzicionit", tha Durmishi.
Si ligje te domosdoshme qe mundesojne funksionimin e Republikes se Kosoves si shtet ne ditet e para te saj, ne kete faze konsiderohen 34. Prej tyre, 22 ligje rrjedhin pikerisht nga dokumenti i Ahtisarit. Durmishi thote se Kuvendi do t'i miratoje ato, ne menyre qe me kalimin e fazes se tranzicionit, Kosova te funksionoje edhe me institucionet e reja.
"Kemi te bejme me ligjet e sigurise, ligjin e Ministrise se Jashtme, ate per aviacionin civil, dy ligje nga fusha e jurisprudences, perkatesisht prokuroreve e gjykatesve te huaj ne Kosove. Pra, jane ligje me rendesi te jashtezakonshme, te cilat kane kaluar neper te gjitha fazat e duhura, neper te cilat draftohen dhe ku e thone fjalen e tyre ekspertet vendore si dhe konsulencen e tyre ekspertet nderkombetare", thote Durmishi.
Ndersa te gjitha keto ligje konsiderohen si te domosdoshme dhe te nje rendesie te vecante, disa prej tyre do te prodhojne edhe krijimin e ministrive te reja, perkatesisht formimin e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Ministrise se Mbrojtjes, qe fillimisht do te quhet Ministria e Forces se Sigurise. Ne Qeverine e Kosoves thone se kane kapacitete te mjaftueshme per formimin e tyre. Nderkaq, si ceshtje me e ngutshme konsiderohet formimi i Ministrise se Jashtme, duke pasur parasysh se shume vende e kane njohur dhe do ta njohin Kosoven si shtet te pavarur e sovran dhe se te gjitha ato kane kerkuar dhe vendosjen e marredhenieve diplomatike ne nivelin e ambasadave.
Autoritetet kosovare pohojne se faza e tranzicionit, ka filluar me 17 shkurt, kur Kosova deklaroi pavaresine. Bazuar ne pritjet e institucioneve te Kosoves, UNMIK-u besohet se do te largohet nga Kosova ne qershorin e ketij viti, duke lene pas vetes edhe kompetencat qe aktualisht i ushtron shefi i administrates nderkombetare. Me largimin e UNMIK-ut, Kosoves me pas do t'i hapej rruga te funksionoje si shtet mbi bazen e Kushtetutes se saj dhe pakos se Ahtisarit dhe nen mbikeqyrjen civile e ushtarake nderkombetare.
K.J
Krijoni Kontakt