dikujt mund ti duket si pa vend kjo teme ketu por...
dihet se krahas Kinemase e sallave te koncerteve si vende klasike te degjimit e shikimit te filmit e muzikes e teatrit dekadat e fundit doli dhe televizioni e radio si fenomene moderne te degjimit e shikimit te filmit muzikes teatrit etj..
Dhe deri diku njeriu i thjeshte i mesoi te shijoje keto mjete moderne te teknikes per te kenaqur kerkesat e tij artistike shpirterore etj..
Mirpo koha ecen dhe teknika fluturon..e sot gjindemi para nje "katastrofe" te vertete..
Te vjetrit nuk po munden me te vrapojne mbas te rejave ne tekniken elektronike e sidomos kesaj digitales..
Shkon sot ne magazet ku shiten paisjet e fundit te elektronikes dhe mbetemi te tromaksur..
I dinim me pare se.. ja kjo paisje eshte aparat televizori..kjo ketu telefon..ajo radio.. kjo atje manjetofon.. ky ketu kufje me i mbajt ne vesh kjo atje mikrofon.. kjo qaty anten satelit.. kjo ketu altoparlant.. etjetj.. mirpo me cpo shoh.. tani shum nga paisjet qe ekspozohen ne magazet e teknikes.. nuk njihen me nga ne te thjeshtet.. e kjo na veshtirson qe dhe kur i kemi parate ne xhep sdim cte blejme sepse nuk u dime me funksionet e vlerat e menyren e perdorimit..
Prandaj ftoj ketu te rinjte qe nuk i ndahen te rejave nga bota e Teknikes.. qe te na tregojne e shpjegojne se cka po ndodh ne tregun elektronik.. cilat jane paisjet e reja e si perdoren e perse perdoren..
desha te blej nje kompjuter te ri nje dizaj por ajo qika qe prezantonte paisjet me shurdhoj kryet me te dhenat mbi kompjuterin.. jo po ka kete ka ate jo po duhet kjo jo duhet ajo etjetj..sa qe e lash fare kte pune..
Pra cfar dini na tregoni.. e mendoni se para jush ndodhet nje fshatar qe sdi kurgje.. Pra sqaroni gjer e gjate e me durim..
po ju fus ne teme pak..
psh MP3 eshte nje paisje ku teknika dixhitale mundeson komprimimin (pra rrasjen ) e informacionit.. ne nje hapsire me te vogel se sa psh ne nje pllake klasike gramafoni apo nje kasete magnetofoni apo nje CD..
Si te thuash .. ne se ne nje pllake me siperfaqe sa nje buk misrri e kohes se enverit.. teknika ngjeshte brenda 1 ose 2 ose 3 ose 4 kenge labe apo mirditore.. sot ne nje kuticke sa nje shkrepse po themi.. teknika ngjesh brenda informacion ku brenda ka jo 1 e 2 e 3 kenge por dhe 100 a 500 kenge..
Dhe kjo ngjeshje po vazhdon..
Pra na shpjegoni ku jemi e ku po shkojme e na tregoni emrat e funksionet e paisjeve te reja qofte ne paisjet radiotelevizive qofte kompjuterike qofte xhepoiste..pra qe mbahen ne xhep a ne kerr a ne krevat..
Kush di te shkruaje..
Thanx ne advance..
Besoj se dhe shum si une do e kene kete nevoje..
Pra tregoni gjithcka qe dini.. duke menduar se para jush eshte nje krejt i paditur..
Krijoni Kontakt