Steriotipat dhe rolet gjinore.
Çdo kulture krijon kuptimet e veta per termat femer dhe mashkull. Keto kuptime perfshijne nje varg parashikimesh ne lidhje me menyren sesi cdo gjini duhet te sillet. Kur ekzagjerohen keto parashikime kthehen ne steriotipa gjinore. Nese rolet dhe steriotipat e ngurte gjinore bazohen ne pak ndryshime seksuale aktuale, por me sakte bazohen ne nje marredhenie pushteti te diferencuar ndemjet burrave dhe grave. Per me teper, rolet dhe steriotipat e ngurte gjinore e kufizojne seriozisht funksionimin individual dhe kane efekte negative ne marredheniet njerezore, si dhe ne shoqeri.
Cili eshte ndryshimi midis seksit dhe gjinise?
Seksi eshte term biologjik. Njerezve u vihen terma mashkull ose femer ne varesi te organeve te tyre seksuale dhe geneve. Ne te kundert, gjinia eshte term psikologjik dhe kulturor, duke ju referuar ndjenjave subjektive te femrave dhe meshkujve. Gjinia mund ti referohet gjithashtu, vlersimit te sjelles nga shoqeri si mashkullore ose femerore (roli gjinor). Shkalla ne te cilen nje person lidhet me perkufizimet shoqerore te maskilitetit ose feminitetit referohet si identitet i rolit gjinor ose tipizim seksual. Eshte e mundur, ne te vertet e zakonte, per grate dhe burrat, qe te ndryshojne ne karakteristikat e llojit te seksit.
Rendesia e dallimit te termave seks dhe gjini, qendron ne rendesin e dallimit te aspekteve biologjike dhe sociale te te qenurit mashkull ose femer. Njerezit presupozojne se ndryshimet ne sjellje dhe personalitet midis meshkujve dhe femrave jane per shkak te ndryshimeve te sekseve, d.m.th., qe ndryshimet jane te bazuara ne anen biologjike. Per aq kohe sa ekzistojne ndryshimet ne sjellje dhe personalitet midis meshkujve dhe femrave, shumica e tyre ndodhin per shkak te faktoreve social, praktikat e socializimit, shperblimet sociale, ndryshimet ne status, pritshmerite e vrojtuesve etj. Gjinia eshte krijuar nga njerezit, jo nga biologjia, dhe ky krijim percaktohet nga proceset historiko kulturore dhe psikologjike.
Duke pasur parasysh natyren e ndertuar ne menyre shoqerore te gjinise, pse shume njerez besojne ne ndryshimet e seksit? DEAUX dhe KITE sugjerojne se pergjigja gjendet ne nje “sistem besimi gjinor”, i cili i referohet “nje bashkesie besimesh dhe opinionesh” rreth meshkujve dhe femrave dhe rreth cilesive te nenkuptuar te maskilitetit dhe feminilitetit. Nje sistem besimi i tille percakton menyren sesi ne i kuptojme dhe i vleresojme te tjeret. Dy aspekte themelore te sistemit te besimit gjinore jane steriotipat kulturore te grave dhe burrave dhe rolet qe i caktohen grave dhe burrave.
Steriotipat jane pergjithesime te forta per njerezit ne nje kategori te percaktuar sociale. Te tilla besime kane tendencen te shperndahen ne menyre universale brenda nje shoqerie te dhene dhe mesohen si pjese e procesit te zhvillimit ne ate shoqeri. Steriotipat, jo vetem qe nuk mund te jene te verteta per grupin ne teresi, sepse ato jane shume te thjeshtezuara, por edhe nuk munde te jene te verteta per nje anetare te vecante te grupit. Edhe ne rastet kur nje pergjithesim eshte i vlefshem, ne akoma mund te mos e parashikojme sjelljen ose karakteristikat e nje individi. Edhe pse steriotipat jane me shume te thjeshtezuar dhe te ruajtura rreptesisht sesa pergjithesime te tilla, ato akoma kane vlere me pak te parashikueshme.
Kur ne flasim per steriotipat e rolit gjinore, ose steriotipat e rolit te seksit, ne flasim per ato grupe te strukturuar bindjesh rreth cilesive personale te grave dhe burrave. Keto bindje jane normative, ne kuptimin qe ato nenkuptojne qe karakteristikat qe lidhen me gjinine jo vetem qe ekzistojne, por jane dhe te deshirueshme. Steriotipat gjinore ekzistojne edhe ne nivelin kulturor, edhe ne nivelin personal. Ne i perftojme steriotipat gjinore ashtu sic perfitojme informacione per boten dhe rolet tona ne te.
Krijoni Kontakt