-
Vrasja e Baki Taullajt zbulimi pas pėrgjimit nga Antimafia e Torinos.
ELTON QYNO
16/02/2008 Akuza, ende nuk janė zbardhur motivet dhe shkaqet e krimit nė Lushnjė nė fillimin e korrikut 2005
Vrasja e Baki Taullajt nė qendėr tė qytetit tė Lushnjės nė fillim tė korrikut tė vitit 2005, ėshtė regjistruar edhe nė pėrgjimet e Antimafias sė Torinos. Burime konfidenciale pranė organit tė akuzės shqiptare bėnė me dije se nė transkriptimet qė priten tė vijnė nga Italia, ėshtė pėrgjuar mėnyra e marrjes sė vendimit pėrfundimtar, pėr tė ekzekutuar biznesmenin Baki Taullaj.
Sipas burimeve, vrasja nė qendėr tė Lushnjės, e cila u shoqėrua edhe me njė eliminim tė menjėhershėm tė atentatorit tė biznesmenit, ende nuk ėshtė zbardhur plotėsisht, pasi tė dy personat qė dyshohet se kishin konflikt me njėri-tjetrin, mbrėmjen e 4 korrikut 2005 mbetėn tė vdekur.
Si tė dyshuarit kryesorė pėr vrasjen e Baki Taullajt aktualisht janė Aldo Bare, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti, por ky i fundit qė kreu atentatin, u ekzekutua nė ēast nga njerėz tė tjerė qė nė atė moment qėndronin afėr viktimės. Duke mbetur hetimi nė udhėkryq, akuza shqiptare do tė mundė tė marrė transkriptimet e pėrgjuara nga Antimafia italiane dhe me kėtė rast pritet qė tė zbardhen motivet dhe shkaqet kryesore qė kanė shtyrė Leonard Priftin, pėr tė ekzekutuar nė qendėr tė Lushnjės biznesmenin Baki Taullaj.
Ngjarja
Sipas burimeve jozyrtare, shkaku i vrasjes sė viktimės Baki Taullau ka qenė njė gjobė prej gati 150 milionė lekėsh (tė vjetra) qė i superkėrkuari i asaj kohe, Leonard Prifti, i kishte kėrkuar disa muaj mė parė Baki Taullaut nė shkėmbim tė jetės sė tij. Ish-anėtari i bandės tė Aldo Bares, Leonard Prifti, duke u vetėcilėsuar edhe si i fortė dyshohet se i kishte kėrkuar 150 milionė lekė (tė vjetra) nė kėmbim tė qetėsisė sė tij dhe tė familjes.
Nga ana tjetėr, dyshohet se kėsaj kėrkese i ėshtė pėrgjigjur negativisht tregtari i karburantit Taullai. Pas refuzimit tė kėrkesės, rreth orės 22.00 kur tė gjithė qytetarėt e Lushnjės kishin dalė nė shėtitjen e mbrėmjes, mes zhurmės sė madhe ėshtė parė shkėputja nė tokė e trupit tė Baki Taullait dhe rrjedhja e gjakut. Pas pak sekondash, turma e frikėsuar ka dėgjuar krisma tė tjera pistolete duke parė pėrtokė edhe trupin e pajetė tė njė personi tjetėr, i cili nė ato momente nuk mund tė identifikohej prej tyre.
Gjatė hetimeve paraprake dhe pastrimit nga gjaku i dy viktimave, konkludoi se njėri prej tyre ishte Leonard Prifti, i cili njihej ndryshe si anėtar i Bandės sė Lushnjės dhe qė ishte shpallur nė kėrkim nga drejtėsia shqiptare.
Hetimi
Duke u nisur nga vėshtirėsia e zbardhjes sė motiveve tė krimit tė ndodhur mė 4 korrik 2005 para selisė sė Partisė Demokratike nė qendėr tė Lushnjės, njerėzit e akuzės shpresat e vetme i kanė nė transkriptimet qė priten tė vijnė nga Antimafia e Torinos.
Duke u mbėshtetur nė dosjet italiane, tė cilat kanė ardhur nė Shqipėri pėr llogari tė akuzės shqiptare, kjo e fundit ka mundur tė zbėrthejė nė mėnyrė tė dukshme strukturėn e grupit kriminal, i cili gjatė periudhės 1997-2006 mundi tė kryejė njė sėrė krimesh duke filluar qė nga vrasjet deri tek sekuestrimi i pasurive nė mėnyrė tė paligjshme.
Baki Taullaj
Viktima ishte arrestuar nė vitin 2003 me heroinė
Pak mė shumė se 2 vjet para ekzekutimit tė tij, Baki Taullaj ėshtė arrestuar sė bashku me vėllanė e tij, pasi janė kapur me njė lėndė narkotike, e cila dyshohej se ishte heroinė.
Sipas njė njoftimi zyrtar, tė dalė nga Ministria e Rendit Publik mėsohet se mė datė 06 mars 2003 u arrestuan nė flagrancė shtetasit Sajmir Hamit Taullau, 32 vjeē, i dėnuar njė herė pėr vrasje dhe Baki Hamit Taullau, 44 vjeē, pasi nė banesat e tyre iu kapėn njė sasi lėnde e dyshuar pėr heroinė si dhe njė pistoletė, tre armė gjahu, njė sasi fishekėsh dhe njė maskė, tė cilat u bllokuan nė cilėsinė e provės materiale.
Gazeta "Metropol"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt