Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Exclamation Skandali i Qendrës së Stud. Albanologjike-Leter e hapur

    Letër organeve të shtypit dhe kujtdo që i dhimbet

    Zotërinj,

    Shihni ç'po bëhet me institutet albanologjike, se si po sillen me punonjësit e tyre: si po i fyejnë duke u kërkuar të konkurrojnë për vendin e punës me e-mail ne adresën qst.kandidatura@gmail.com, si po i nxjerrin prej zyrave ku punojnë, si po ua marrin me dhunë çelësat, si u bëjnë presione, cilët janë komisarët dhe menaxherët që janë ngarkuar të drejtojnë dhe të menaxhojnë Qendrën e Studimeve Albanologjike, ku kanë punuar dhe ç'kurrikulume kanë këta njerëz. Shihni si po katapultohen në krye të këtyre institucioneve njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me albanologjinë, veç ndonjë artikulli kundër gjuhës që përdoret në hapësirat mbarëkombëtare. Shihni se ç'shkurtime drastike të organikave (vetëm 112 vende për të gjithë Qendrën), në një kohë që këto institute i kanë mbyllur shumë sektorë, se nuk kanë pasur punonjës për to. Kjo nuk ka ngjarë në asnjë regjim, sado diktatorial të ketë qenë.
    Mos heshtni përballë këtyre sjelljeve brutale që asnjë diktator nuk i ka bërë. Për t'u bindur, shkoni takoni punonjës në Qendrën e Enciklopedisë, takoni drejtues dhe punonjës të këtyre instituteve. Vetë jam rrëqethur kur më treguan për mbledhjet në Ministrinë e Arsimit, ku pesë a gjashtë gardianë u rrinin mbi kokë drejtorëve të këtyre Instituteve për të bërë atë kërkonin organizuesit e mbledhjes, kur dëgjova që prof. Emil Lafes i kërkuan të zbrazte kthinën ku punon (një hapësirë 3x2m), se aty do të vendosej drejtori (?) etj.
    Nuk duhet heshtur përpara përbaltjes së institucioneve shkencore dhe universiteteve tona, përpara vlerësimit negativ të punonjësve me tituj e grada shkencore të formuar në këto institucione kombëtare dhe mbivlerësimit të atyre që kanë mbrojtur mastera jashtë, mastera që bëhen me 4-5 mijë euro dhe me ca të dhëna për Shqipërinë të nxjerra nga interneti, me rreth 40-50 faqe (sa një teme diplome e nivelit mesatar e mbrojtur në Universitetin e Tiranës). Mbivlerësimi aprioristik i të diplomuarve në universitetet e huaja, pa pyetur më parë a është diplomuar në Harvard apo në Universitetin e Leçes, në mos janë shfaqje ksenomanie, janë përpjekje për të punësuar fëmijë, kushërinj e militantë që janë pa punë. Po universitet dhe institutet shkencore nuk janë vende pune të rëndomta që t'i mbushësh me militantë. Deri tani ato nuk kanë qenë të politizuara; madje edhe në diktaturë nëpër katedra e sektorë komunistët numëroheshin me gisht. Nëse do vërtet që institucionet shkencore të ngrihen në nivelin e kohës, politika duhet t'u rrijë larg atyre.
    Pse nuk deklarohen për këto veprime akademiket, ku janë Kadareja, Agolli? Ku është Edi Rama, që nuk po lë fshat pa shkuar? Po me profesorët, me punonjësit e shkencës kur do të takohet? Kombit i duhet bukë dhe kulturë. Pse nuk shqiptohen për këto paudhësira si të revolucionit kulturor kinez intelektualët me vepra dhe me vokacion kombëtar? Jo intelektualet e vetëshpallur, me artikuj nëpër gazeta e faqe interneti, që sapo kanë zbritur nga zona të thella, të cilëve u shkon për shtat pohimi i Konicës se për shqiptarin koncepti i atdheut nuk shkon përtej katundit a qytetit të vet, të cilët bashkëfshatarët a bashkëkrahinarët e tyre i shohin si patriotë, demokratë, kurse të tjerët si kundërshtarë, komunistë etj. Janë pikërisht këta të fundit që nuk kanë mësuar të dashurojnë njerëzit mes të cilëve jetojnë, që vazhdojnë të urrejnë si në fshatin e vet, që nuk janë integruar në qytet dhe në jetën kombëtare; që duan të shkatërrojnë, se nuk mund të ndërtojnë, që mendojnë se duke shkatërruar do t'u pëlqejnë shefave, do të bëhen të njohur, do të sigurojnë para dhe pozitë.
    Pyetja ime për Kryeministrin e vendit dhe ministrin e Arsimit është se pse po goditen kështu institucionet? Reformim duke ruajtur vlerat dhe njerëzit që i kanë krijuar, këtë e duam të gjithë, po jo goditje ballore, pa bërë dallim midis të aftëve dhe të paaftëve. I duhet thënë ndal shkatërrimit të institucioneve dhe poshtërimit të inteligjencës. Veprime të tilla, pavarësisht nga qëllimi për të cilin ndërmirren, kanë si rezultat shkatërrimin e vlerave kulturore kombëtare dhe zëvendësimin e tyre me mosvlera ose hiçvlera, kthimin e Shqipërisë në një shkretëtirë kulturore. Këto veprime të kujtojnë pamjet e talebanëve duke shkatërruar me dinamit statujat shekullore të Budës.
    Politika e sotme duhet të nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e shqiptarëve edhe nën shtetin e tyre kombëtar, të cilin e ngritën që t'i mbrothësojë, jo t'i varfërojë materialisht e shpirtërisht. Është për të ardhur keq që një qeverisje që e quajmë demokratike, po vijon traditën e diktaturës komuniste të shkatërrimit të hierarkisë intelektuale të vendit dhe të gjithëçkaje që kjo ka bërë për kombin dhe ngrehinën e shtetit. Po nuk u ndërpre kjo politikë e denigrimit dhe e vrasjes së trurit, shqiptarët do t'i paguajnë injorancës një haraç shumë të shtrenjtë.

    Prof. dr. Rami Memushaj



    PERCILLENI KETE PARALAJMERIM TE SHOKET E JUAJ DHE TE PERSONAT QE KONTAKTONI






    -----------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 16-02-2008 më 10:57

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    që sapo kanë zbritur nga zona të thella, të cilëve u shkon për shtat pohimi i Konicës se për shqiptarin koncepti i atdheut nuk shkon përtej katundit a qytetit të vet, të cilët bashkëfshatarët a bashkëkrahinarët e tyre i shohin si patriotë, demokratë, kurse të tjerët si kundërshtarë, komunistë etj.

    Po lexoja letren e hapur te prof.Memushaj. Me ra ne sy mes te tjerash pjesa e cituar me lart. Prof.Memushaj eshte gje kryeqytetas i regjuar (a te pakten fushor) keshtu qe i lejon vetes cilesime te tilla?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Po lexoja letren e hapur te prof.Memushaj. Me ra ne sy mes te tjerash pjesa e cituar me lart. Prof.Memushaj eshte gje kryeqytetas i regjuar (a te pakten fushor) keshtu qe i lejon vetes cilesime te tilla?
    Kete nuk e di Dita.
    POR di qe ka reputacion ne profesionin e tij, dhe, ka te drejte ne nenvizimin e faktorit "krahinorizem klanor"

Tema të Ngjashme

  1. Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit
    Nga [Perla] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-03-2010, 00:07
  2. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  3. Skandali i grabitjes së rërës shqiptare
    Nga Tirana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-08-2004, 08:10
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:58
  5. Gjendja e rinise shqiptare ne Shqiperi
    Nga blerinarina në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •