Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Si po e presin Pavaresine e Kosoves shqiptaret e Amerikes......!?!

    "Dasėma e Madhe" e pavarėsisė, ka filluar !!!



    NEW YORK CITY : Gati e pa besueshme ! - por ja qė dita erdhi! Tani ajo ėshtė bėrė sa e ndjeshme dhe e prekshme. Pavarėsia e Kosovės, nuk ėshtė mė njė ėndėrr, ose shpresė, por ėshtė njė realitet qė po troket nė zemrėn e ēdo shqiptari. Ndėrsa syt e tė gjithė shqiptarve janė drejtuar nga kryeqyteti i Kosovės - Prishtina, ku kan filluar pėrgatitjet pėr ta veshur nė petkun festiv Kosovėn. Qė nga Sheshi "Bill Klinton" e deri te Sheshi "Zahir Pajaziti" e pėr tė vazhduar te Pėrmendorja e Nėnės Tereze dhe ai i Skenderbeut, Prishtina, kėshtu po pėrgatitet pėr festėn e madhe - shpalljen e pavarėsisė. Pėr pavarėsinė e Kosovės, janė tė pėrgatitur edhe shqiptarėt e Amerikės, "superfuqia" e ēėshtjes kombėtare jashtė trojeve tė tyre.



    Gazeta e pėrditėshme kombėtare Bota Sot, sjell pjesė nga atmosfera festive qė ka filluar tė ndihet kudo nė mes tė Shqiptarve tė Amerikės. "Dasma e Madhe" e pavarėsisė, ka filluar!!! Mbrėmė,si pėr shembull kishte festė nė zyrėn e LDD, nė New York. Kryetari i saj z Agim Rexhaj dhe rreth 30 anėtarė tė kryesisė, festuan deri nė orėt e vona ardhjen e ditės sė Pavarėsisė sė Kosovės.Mė 17 shkurt nė restorantin luksoz "Green Tree Country Club" nė New Rochelle, New York, Albanian American Media Center, nė krye me producentin e mirėnjohur pėr organizimet gala, z. Dervish Jahjaga, organizon Mbremje Artistike pėr nder tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe Shėn Valentinit. Per kete mbremje vjen enkas kengetari i famshem shqiptar, Sinan Vllasaliu.
    Individ e grupe shqiptarėsh janė gati tė nisen pėr nė Kosovė. Ndėrkaq, me pyetjen "Si po e presni ju Pavarėsinė e Kosovės ?", gazeta jonė bisedojė me lider tė komunitetit,artistė, biznesmen, shqiptaro amerikan tė suksesėshėm, duke filluar kėshtu edicionine saj festivė nga SHBA-sė.



    Agim Karagjozi-Kryetar i Organizatės Panshqiptare tė Amerikės "VATRA ",

    Agim Karagjozi-Kryetar i Organizatės Panshqiptare tė Amerikės "VATRA ", i cili me vite tė tėra ka ditur tė ruajė njė raport tė mirė mes shqiptarve, pavarėsisht, pėrkatėsisė fetare, krahonire apo bindjeve tė tyre, ai qė ka dhėnė njė kontribut me vlera historike nė ēėshtjen shqiptare nė Amerikė, thotė se e pretė kėtė ditė sė bashku me vatranėt, ashtu siē e pritėn parardhsit e tij 1912, kur u shpallė pavarėsia e Shqipėrisė.





    Shkrimtari Naum Prifti
















    I tė njėjtit, opinion ka qėnė edhe sekretari i Vatrės, z Naum Prifit, shkrimtari i mirėnjohur,i cili na tha se e pret "Si fitoren mė tė madhe kombėtare, pas Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912."



    Kryetari i degės sė LDK-sė, z Ramadan Gashi,


    Sakaq, kryetari i degės sė LDK-sė, z Ramadan Gashi, shprehet se po e pret me ankth,me padurim,me ngashėrim,me ndjenjėn e ezaltimit tė thellė,nė njė ekstaze shpirtėrore. Ashtu, si mund tė pritet "Njė Lindje Vetme njėherė e nė 100 vjetė. Unė, tha Gashi, dhe gjenerata e ime kanė fatin e rrallė tė pėrjetojnė kėtė mrekulli Biblike.


    Luna Bexheti


    Unė, do shkoj nė Tetovė dhe do gjindem shumė afėr festės, kur edhe do tė shpallet pavarsia, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta pritur, pavarėsinė e Kosovės, ka mendimin e tij Luan Bexheti, producenti, aktori i njohur nga Tetova, ne Nju Jork. “Kam njė ėndėrr, e cila mė duket se u relizua. Dua ta shikoj Kosovėn e pavarur. Ėshtė ėndrra e tė gjithė shqiptarėve. Ata qė nuk do tė jenė aty nuk do tė kenė mundėsi tė thonė se kanė bėrė historinė”, - shpjegon ai.


    Raif Hyseni e Merita Halili

    Sikurse, Raif Hyseni, nga Mitrovica, fiz-harmonikist,kompozitor, muzikant, i mirėnjofur nė SHBA-sė, shprehet se :'Unė Pavarėsine e Kosovės, po e pres si gjithė populli i Kosovės, si tė gjithė Shqiptarėt e tjerė kudo qė ata gjinden sot nė Botė.Thotė njė faljė popullore, kujton mjeshtri i fiz-harminikės "Zoti vonon por kurrė nuk harron", mos tė harrojme e mos tė vonohemi pėr Shqiptarėt jashtė Kosovės e jashtė Shqiperie., thotė ai duke vijuar "Lavdi tė gjithė atyre qė dhanė jetėn dhe mundin pėr Pavarėsinė e Kosovės.Gezuar Pavaresia Kosove e dashur!.


    Kryetari i degės sė LDD-sė,z Agim Rexhaj,



    Pėr kryetarin e degės sė LDD-sė,z Agim Rexhaj, thuhet se "Serbia e ka humbur Kosovėn nė vitin 1999. Nuk ka mė kthim prapa. Nė njė demokraci shumica duhet tė vendos. Nė Kosovė mbi 95 e popullsisė janė shqiptar dhe hulumtime tregojnė se tė gjithė kėta e pėrkrahin pavarėsinė. Serbia e ka humbur tė drejtėn pėr ta sunduar Kosovėn pas asaj qė ka bėrė ndaj shqiptarėve para qershorit 1999: 10 000 tė vdekur, 20 000 femra tė dhunuara, 3 000 persona tė zhdukur, me shumė se 1 milion te zhvendosur me dhunė, dhe 70 % e infrastrukturės ėshtė shkatėrruar. Rasti i Kosovės ėshtė unik, dhe nuk mund tė krahasohet me konfliktet tjera nė botė. Nuk do tė ketė progres nė ekonomi pa pavarėsi.












    Merita Bajraktari McCormack,

    Edhe Merita Bajraktari McCormack, nga Rrjeti i Bashkuar i Grave Shqiptaro Amerikane, thotė se :"Me duket sikur Dita e Madhe eshte shume larg, tani, qe eshte kaq prane!Gdhihemi ne mengjes dhe ne mbremje kur mbyllim diten, se bashku me falenderimet e tjera dhe lutjet, falenderojme Zotin qe jemi gjalle e te deshmojme qe kjo enderr e jona, po behet realitet. Qe kur jemi lindur jemi ushqyer me dashurine per trojet tona,qe kane qene e jane nen sundimin e huaj, dhe kemi shpresuar pikerisht kete ngjarje,Pavaresi!. Eshte nje moment historik per kombin tone dhe le te gezojme kete dite,qe jua kemi borxh trimave te UCK-se, politikaneve e diplomateve te afte shqiptare , Amerikes dhe shteteve Evropiane qe besojne dhe e mbeshtesin ceshtjen shqiptare. Drejtesia mund te vonoje por nuk harron! Ne po perjetojme pikerisht kete, fitimin e se drejtes sone.Gezuar Vellezer e motra te gjakut,gezuar LIRINE!



    Uk Lushi- ish luftetar i UCK dhe profesionist investimesh ne Wall Street


    Opinoni e tij e jep dhe Uk Lushi- ish luftetar i UCK dhe profesionist investimesh ne Wall Street :"Si ish-luftetare te lirise se Kosoves, thotė ai une dhe pjestaret tjere nga Batalionit Atlantiku i UCK-se e shohim pamvarsine e Kosoves si fillimin e agimit te realizimit te enderres sone shekullore per atdheun e bashkuar. Personalisht independencen e Kosoves e projektoj si fillese te integrimeve dhe zhvillimit kombetar, ekonomik dhe civilizues te hapesires shqiptare nga nje pozicion i ri veprimi. Ky hap eshte nje hap tjeter ne rrugen tone drejt qellimit tone madhor te bashkimit shqiptar. Por, perpos entuziazmit per te ardhmen tone, pamvarsia e Kosoves do te duhej te na sherbente edhe si moment reflektimi per mundimet e te kaluares si dhe sakrificat e deshmoreve pergjate historise dhe mese fundi gjate luftes heroike te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Mvehtesia e Kosoves le te jete nje eviniment te fuqizoje ecjen tone drejt ardhmerise me prosperoze dhe stabile si njerez dhe si shqiptare.











    Mimoza Dajēi, Gazetare,


    Gazetarja Mimoza Djaēi, thotė se sipas mendimit tim ceshtja e Kosoves ka te beje me nje teme te rendesishme filozofike, ate te te ndjerit te se mires e te se vertetes. Keshtu dhe ceshtja e pavaresise se Kosoves ka te beje me "rikthimin" te e drejta, te e verteta. Kosova tashme per te miren e saj e te gjithe rajonit shikon te ardhmen e saj me nje vizion evropian duke u integruar si pjese e shendoshe ne kontinentin plak. Rigjetja e rruges se te vertetes ne Kosove tregon se pavaresia e saj eshte e bukur e mireberese per te gjithe ne shqiptaret e evropianet se bashku.

    Prof. Dr Agron F. Fico - albanolog dhe gjuhėtar

    Prof. Dr. Agron F. Fico Nju York, Me emocione tė fuqishme dhe reflektime tė thella e pres ditėn e madhe, ditėn e ndritur tė Pavarėsisė sė Kosovės. Kėto reflektime mė shpien nė vitin 1913 kur traktati emerkeq I Londrės e gjakosi tokėn e shenjtė shqiptare dhe Kosovėn e dashur iu dha Serbise dhe vise tė tjera Malit tė Zi dhe Greqisė. Shqiptarėt kurrėn e kurrės nuk e kan njohur, nuk e kanė pranuar kėtė coptim barbar tė trojeve tė veta. Male me sakrifica, lumenj me gjak dhe luftėra tė vazhdueshme me pene, diplomaci dhe pushke pėrballoi populli heroik shqiptar I Kosovės.

    Pėrkushtimi tim pėr cėshjten e Kosovės ėshtė pjesė pėrbėrėse e dashurisė dhe punės sė pasionuar pėr tė shkruar, folur dhe diskutuar pėr historine, kulturen dhe luften e gjatė e plot sakrifica tė popullit heroik tė Kosovės kundėr sundimit gjakatar sllavo-serb. Kam shkruar artikuj, kam mbajtur kumtesa dhe kam marrė pjesė ne diskutimet qė kanė pasur si Kryefjalė fatin e Kosovės.



    Majlinda Myrto, intelektuale ēame nė SHBA-sė,


    Pedagogėja Majlinda Myrto, intelektuale ēame nė SHBA-sė, veprimtare dhe aktiviste e dalluar e ēėshtjes kombėtare, thotė se emi ne prag te dites me te shenuar qe Kombi Shqiptar pret te perjetoje …. Shpalljen e Pavaresise dhe krijimin e shtetit te Kosoves. Ne raste te tilla njeriu nuk gjen fjale te pershkruaj gezimin qe ndjen dhe fjalet nganjehere duken te teperta. E them kete pasi une personalisht nuk di te kete nje tjeter komb, pervecse atije shqiptar, qe gjate historise se tije t'i jete dashur te shpalle dy here pavaresine e tije.


    Shpallja e dyte e pavaresise (sic do ta konsideroja une) nuk ka arsye te tremb askend, perkundrazi do te jete nje ogur I mire ne rideminsionimin e mardhenieve me fqinjet, nje faktor stabiliteti ne rajonin e Ballkanit, qe do te ndikoje ne mbrojtjen e interesave kombetare brenda kuadrit te se drejtes nderkombetare. E them kete se pa zgjidhjen e plote te ceshtjes shqiptare (perfshi ketu dhe ceshtjen Came) nuk ka se si te kete harmoni te mardhenieve nderballkanike e me gjere.














    Tomė Mrijaj


    Shkrimtari i disa librave nė Amerikė, publicisti,Tomė Mrijaj - Sekretar i Pėrgjithshėm i “Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” me Qendėr nė New York, na tha se po e pret me padurim momentin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Them njohjen pasi Kosova, prej 1999 kur Srebia e humbi Kosovė, ka qėnė e pavarur. E rėndėsishme ėshtė qė tani ta njohin dhe shtetet e tjera dhe institucionet botėrore. Kėto janė momente jo tė lehta, por duhet durim dhe vullnet, tani pas 17 shkurtit kur tė fillojė edhe festa e madhe e Pavarėsisė sė Kosovės.


    Ibrahim Kolari, kryetari i Shoqatės Atdhetare Dibra





    Kryetari i Shoqatės Atdhetare Dibra, zoti Ibrahim Kolari,Panvarsin e Kosoves ne e presim me nje gezim te jasht zokonshem me pa Durim .Per shum shkaqe.Qe kane ndodhur ne at vend. Se pari gjaku i Deshmoreve mos shkon kot ,Bashkimi i lire ipopullit te shqipnis Me at te kosoves ,Pranimi i shipnis dhe Kosoves ne familjen Europjane , Dhe shum e shum qelime te mira Qe do te ndodhin ne gjith reonin e Balkanit . Une mendoj se dhe Srbija me pranimin e Panvarsin te Kosoves Do te ket leverdin e vet mbasi dhe ajo te behet pjese e Bashkimit Europjan, Prandaj te jet nje fitore per te gjith keto vende une mendoj ,




    Prof. Dr. Skėnder Kodra kryetar i Akademisė Shqiptaro Amerikane tė Shkencave


    Kryetari i Akademisė Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, dr.prof. Skėnder Kodra(PHD), vuri nė spikamė rolin e popullit shqiptar tė Kosovės,ShBA-tė, NATO-n dhe UĒK-ėn pėr mbrojtjen e ēlirimin e Kosovės nė vitin 1999. Pavarėsia , thotė ai ėshtė dhurata mė e ēmuar pėr mbarė kombin tonė, i cili po e pret me gėzim tė madh kėtė ditė.Pavarėsia e Kosovės, ėshtė rilindja edhe njė herė pas 1912 e kombit shqiptarė.















    Jonuz Ndreu kryetar i partisė Bashkimi Kombėtar Demokrat nė SHBA-a

    Jonuz Ndreu kryetar i partisė Bashkimi Kombėtar Demokrat nė SHBA-a, atdhetar e patriot i dėshmuar: Kėtė pyetje sot, nė mėnyrėn mė profetike do t'ua kisha, tė parvė tė mi, stėrgjyshit, gjyshit e babit tim njė nga “ikonat” e patriotizmit, Cen Elezit dhe Elez Isufit(Arushės sė Malit). Duke pyetur ata qė e lindėn mbi traditen patriotike nėpėrmjet fisit Ndreu, nė vlerat morale dhe frymėzuese qė edukuan breza tė tėrė, me frymėn e dashurisė pėr kombin dhe pėr lirinė e demokracinė shqiptare. Prej kur edhe fillon qendresa dhe heroizmi i dibranėve me rolin e Elez Isufit si organizator i lufėtrave dibrane pėr pavarėsi kombėtare e pėr t’u pėrcjelle brezave si mesazhe mbi vyrtytet e larta morale dhe kombėtare qė vijnė nga e kaluara si apel edhe pėr ditėt tona deri nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės.





    Dervish Jahjaga, tha se: "Pavarėsinė po e presim me shekuj, kjo ėshtė festa mė e madhe pėr mbarė shqiptarėt anė e mbanė botės. Pėr pavarėsinė e Kosovės u flijuan me mijėra e mijėra shqiptarė, poashtu punuan dhe sakrifikuan pėr kėtė ditė tė madhe tė gjithė shqiptarėt. Pavarėsia e Kosovės ėshtė meritė e tė gjithė shqiptarėve brez pas brezi, tė gjithė kanė ndihmuar nė mėnyra tė ndryshme. Njėherit falenderime tė veqanta Shteteve te Bashkuara tė Amerikės dhe tė gjitha atyre shteteve qė ndihmuan nė realizimin e kėsaj ėndrre. Tė festojmė nė mėnyrė tė dinjitetėshme kėtė ditė. E gėzofshim Pavarėsinė tė gjithė shqiptarėt, kudo qė janė!


    Kryetari i degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Amerikė,



    Tė gjithė shqiptarėt, theksoi kryetari i degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Amerikė, pinjolli i njė familje patriote, z Hakik Mena, po e presin pavarsinė e Kosovės me padurim, me kėnaqsi , dhe gezim tė papėrshkruar, pėr arsye se mė nė fund do kurorezohen me sukses mundi djersa dhe gjaku i bijve dhe bijave tė popullit shqiptarė tė Kosovės tė rėnė nė luftė kundėr pushtimit sllavo- ēetniko-komunistė serb . Fitorja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė mbi tė gjitha shpėtimi i kombit shqiptarė ,dhe fillimi i ngadhjimit tė shqiptarėve nė rajon. Ai bėnė thirrje nė fund, qė le tė shpresojmė qė ēėshtja shqiptare mos tė ndalet vetėm me pavarsinė e Kosovės, por tė hap rrugėn pėr njė Shqipėri Etnike.

  2. #2
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Une per vehte mezi po pres.
    I uroj githe Kosovareve si edhe gjithe Shqipetareve kudo qe ndodhen ne bote GEZUAR PAMEVARESINE E KOSOVES

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •