Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Valentini: Si lindi dashuria në zemrën tuaj?

    Sot është 14 shkurt 2008, dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve. Në këtë ditë të vecantë të vitit, ciftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.

    Duke marrë shkas nga kjo temë ku mund te njiheni me historine e dashurise se jetes te disa prej shkrimtarëve tanë më në zë në vite, më lindi ideja se përse të mos ia shtrojmë këtë pyetje të gjithë anëtarëve të forumit, për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

    Si lindi dashuria në zemrën tuaj?

    Pra jeni të ftuar që të rrëfeni historinë tuaj të dashurisë se si u dashuruat me njeriun tuaj të zemrës. Duke qenë se është një temë sentimentale dhe shumë intime, është e rëndësishme që të mos jepni detaje personale të personave të implikuar, por mund të rrëfeni historinë tuaj të dashurisë.

    Është mënyra më e mirë për të festuar Shën Valentinin, apo jo?!

    Gëzuar Shën Valentinin të gjithë të dashuruarve dhe të gjithë atyre që jane ende në kërkim të dashurisë!

    Albo


    P.S Një postim për anëtar dhe jo replika në këtë temë.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Jetmiraaa (27-05-2024),Neteorm (13-02-2021)

  3. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Jam njohur ne bankat e shkolles.

    Ne Bologna ne Universitet.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #3
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Dashuria te vjen andej nga nuk e pret fare..
    un ndodhi te dashurohesha ne shoqen time, gje qe nuk e prisja te ndodhte, ngaqe nderroja femrat shpesh, dhe dashuria me dukej absurde..
    per te gjitha kto i rrefeja kesaj shoqes sime..derisa dikur fillova te dilja edhe me te..
    dhe ja ku arrita, te qmendem pas saj si per askend tjeter...!!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  5. #4
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sot është 14 shkurt 2008, dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve. Në këtë ditë të vecantë të vitit, ciftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.

    Duke marrë shkas nga kjo temë ku mund te njiheni me historine e dashurise se jetes te disa prej shkrimtarëve tanë më në zë në vite, më lindi ideja se përse të mos ia shtrojmë këtë pyetje të gjithë anëtarëve të forumit, për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

    Si lindi dashuria në zemrën tuaj?

    Albo


    P.S Një postim për anëtar dhe jo replika në këtë temë.
    I nderuari Albo !

    E vërtetë dhe obligim i trajtimit të dashurisë. Sepse shumë shkrimtarë dhe anëtarë të forumit dashuria i ka përflak !

    Ndaj DASHURIA është shërim që i kaplon të gjithë që të sëmuren pastaj gjatë gjithë jetës ! Sepse,
    gëzimi i saj është një çast, ndërsa vuajtja e dashurisë është për tërë jetën ! Të tillë e përjetova vetë dhe pastaj në vazhdime, e krijova Pirgun e dhembjes ...!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  6. #5
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Albo rrofsh per kete teme intime pa detale(dhe thuaj ndonje gje per vehte se as qe mund te pyesin cupat qe jane ne kerkim te nje dashurie dhe te nje cuni te mire si Ti.. per Nr.1 Single ne Forumin Shqiptar apo jam gabim?)
    Albo qofsh nje dashnor i perjetshem ,Gezuar Shen Valentinin; Gezuar te gjithe antareve te Forumit Shqiptar*

    Per dashurine,

    Thjeshte lindi dashuria ime ashtu si thjeshtesia e te dashures time.Ne jetonim ne nje qytet dhe aq afer i kishim shtepiat por piqeshim ne ngadale ose ngadale vinte dashuria per tek ne te dy ...kete nuk arrita ta zbuloj...Na duhej te biem ne dashuri ne nje vend tjeter neve qe aq afer jetonim.. ne si nuk e verenim njeritjetrin ..ose e verenim dhe vetem me nje pershendetje dhe nje buzeqeshje gershetoheshim...Na duhej kohe dhe vend tjeter te biejm ne dashuri...Ne studime ne nje vend tjeter dyqind kilometra larg Vendlindjes mua me gershetoheshin rruget shpesh me vajzen e Vendlindjes time si per cudi. Une isha njezet vjec dhe ajo pa i mbushur nentmbedhjete.....ne nje qytet te rrethuar me shume te rinje si une edhe ajo ,ne qytetin me me shume te rinje jasht Shqiperise Administrative.. na conte fati tek njeritjetri deri sa nje dite nuk mbetem vetem me nje pershendetje... u ulem te pushojme se bashku, per jeten per, interesimet jetesore...per ardhmerine ne folem...njohja jone e perafert fillonte... lam nje takim te qellimte per tu njohur me mire...per nje sheti mbremje...me pastaj nje film...dhe nje koncert se bashku......kishim shume kureshtje te takohemi pak me intimisht ne te dy...dhe takimet qe vinin sa na afronin ...jepnin shkendija per nje zjarr qe nuk do te shuhej ndonjehere..kjo ishte shume moti perpara njezetepese viteve por, mund te kete ndodhur sot tash me as nuk jam i sigurt....jo me detale intime , une me te dashuren time Adilen jam qe athere pas kater vitesh ne dashuri edhe u martuam dhe jemi nje tregim i lumtur dashurie deri ne kete dite ..kemi se bashku Tre femije ,jemi ne dashuri edhe pas njezetepese viteve ,dhe relativisht kemi nje jete te mire.. Ja disa vargje qe i shkrova sot.( ...

    Dashuri e perjetshme

    Vjen dashuria vjen,
    ashtu pa pritur, pa hetuar.
    Zemren nga kraherori ta rremben,
    Te zbraz, te mbush, te le te hutuar.

    Une pa e ditur, zemra Ty te pret;
    Ti erdhe, perjete mbete n'gjirin tim.
    E fresket, gjthmone Ti ke mbet,
    Si dje,.. ashtu sot per Shen Valentin.

    Eshte nje dite e mire per te kujtuar,
    ngjenjen me te lezecme, dashurine.
    Margaritarin me ngjenja praruar,
    dhe sot shkelqen sic nisi me rinine....

    Cdo gje se bashku mbijetuam,
    dashuria t'fluturojme na dha flete.
    Gjalle do ta mbajme, u betuam!
    Ne te mire,ne te keq dhe perjete.

    Ne fund kur botes ti themi lamtumire,
    nuk do te mbaroje JO dashuria.
    Do te jemi...me ne fund te lire,
    T'a leme te rroje tek fryti i saj,tek Trashigimia.






    me nderime per dashurine,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-02-2008 më 18:37
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Per kete teme, thone:" te tregosh sekretet e miqve eshte tradheti ,dhe te tregosh sekretet personale eshte nje budallaki...." mos e mbani dashurine sekret duke u friksuar se do te dukeni budalla ..ja qe dashuria nuk eshte nje sekret , rrefeheni mor njerez...do kete motive edhe per shkrime serioze...apo do ta leni per 2009ten...
    ja kalofshi sa me mire dhe rrini te dashuruar .....

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #7
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    Dushuria ime lindi sic lind nje femije, vetem se qarjet nuk ishin qarje dhimbje, por gezimi. Une doja ta rritja kte dashuri, ti jepja emer, ta shikoja dashurine duke u rritur. Por sic duket, mamaja kishte tjera mendime. Zemra mu thye, femijen e humba.

    Mamaja dike tjeter ka gjetur, per mua jeta vazhdon, me zemer te plagasur, te qarat e dhimbjes, as vet se di nese do pushojne.
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    1

    Smile fnushi

    pershendetje furumi shqiptare ,deshiroi te gjithve te jeni mire.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e vaioletm
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Boten e çudirave
    Postime
    19
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    ....
    une me te dashuren time Adilen jam qe athere pas kater vitesh ne dashuri edhe u martuam dhe jemi nje tregim i lumtur dashurie deri ne kete dite ..kemi se bashku Tre femije ,jemi ne dashuri edhe pas njezetepese viteve ,dhe relativisht kemi nje jete te mire..
    bili99
    Faleminderit per shembullin..kemi shume nevoje ne te rinjte qe jemi te martuar dhe me femije te vegjel te besojme qe dashuria vazhdon ne vite dhe qe forcohet akoma me shume.

    Gjithe te mirat
    Aude et maiora pervenies..[FONT="Georgia"][COLOR="Red"][LIST=1]

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    po mua si spo me mushet menja me u martu !


    PS: kshu per dashuri ste fal po jam icik serjoz.


    shnet.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •