Shkencėtarėt e Harvardit pranė krijimit tė qelizave tė ngjashme me ato embrionale
Shkencėtarėt nė Universitetin e Harvardit kėtu nė Shtetet e Bashkuara thonė se kanė bėrė njė zbulim tė rėndėsishėm drejt krijimit tė qelizave tė ngjashme me ato embrionale, tė cilat mund tė pėrdoren gjerėsisht nė fushėn e mjekėsisė, pėr transplantimin e organeve, si dhe pėr mjekime tė tjera.
Shkencėtarėt e Universitetit tė Harvardit kanė zbuluar njė procedurė pėr kombinimin e qelizave tė zakonshme tė lėkurės me ato embrionale, pėr tė krijuar qeliza me veti si ato embrionalet gjė qė mund tė eliminojė nevojėn pėr shkatėrrimin e embrioneve njerėzore.
Qelizat embrionale janė qeliza tė paformuara mirė, tė cilat mund tė shndėrrohen nė ēdo lloj indi tė njė fetusi qė ėshtė nė zhvillim. Pėr vite me radhė, shkencėtarėt i kanė parė qelizat embrionale si njė mėnyrė pėr krijimin e organeve tė pėrshtatura gjenetikisht pėr transplantime dhe pėr kurimin e kancerit dhe sėmundjeve tė tjera. Por burimi mė i mirė i kėtyre qelizave janė embrionet.
Procesi i ri pėrfshin shkrirjen, apo gėrshetimin e njė qelize embrionale tė marrė nga njė linjė qelizash embrionale tė pėrftuara nė laborator, me qelizėn e lėkurės sė njė personi, pėr krijimin e njė qelize tė re hibride; nėpėrmjet gėrshetimit tė materialit gjenetik, apo ADN-sė sė personit qė ka dhuruar qelizėn embrionale, me ADN-nė dhe vetitė e qelizės embrionale tė rritur nė laborator.
Studiuesit e Harvardit thonė se arritėn tė demonstrojnė se qelizat e shkrira hibride ishin, tė riprogramuara sikur tė ishin embrionale, duke shfaqur karakteristika tė qelizave embrionale.
Doktor John Geahart, studjues i qelizave embrionale nė Fakultetin e Mjeksisė tė Universitetit Johns Hopkins nė Baltimore tė Marylandit, thotė se kėto hibride nuk janė qeliza embrionale. "Duhet ta marrim kėtė studim me rezerva, qė do tė thotė se ky ėshtė vetėm fillimi - kėto qeliza pėrsėri kanė dy grupe kromozomesh dhe tani pėr tani ky ėshtė problemi. Si mund tė shmangim njė grup kromozomesh qė bėjnė riprogramimin e grupit tjetėr?
Do tė duhet tė gjendet njė metodė pėr heqjen e ADN-sė embrionale, nė mėnyrė qė gjenet qė mbeten ti pėrshtaten dhuruesit nė moshė tė rritur, pėr tė cilin do tė krijohet terapia e qelizave embrionale, pra qė ato tė mos kundėrshtohen nga sistemi i tij imunitar.
Studiuesit nė shtetin e Illinoit dhe nė Australi po pėrpiqen pėr heqjen e ADN-sė shtesė nga qeliza hibride. Doktor Gearhart thotė se do tė kalojė njė kohė e gjatė qė kjo procedurė tė hyjė si praktikė pėr kurimin e sėmundjeve."Ne duhet tė demonstrojmė, gjė qė studjuesit tashmė e kanė theksuar, se kemi njė rrugė tė gjatė pėrpara pėr tė treguar se llojet e qelizave qė ata po krijojnė do tė jetė tė sigurta pėr tu vėnė nė pėrdorim si kura".
Teknika e re mund ti lejojė njė ditė shkencėtarėt tė krijojnė linja tė reja qelizash embrionale pa pėrdorimin e vezėve dhe pa shkatėrruar embrionet njėrėzore, njė ēėshtje kjo qė ka ngjallur shumė debate nė Shtetet e Bashkuara.
Ligji amerikan ndalon pėrdormin e fondeve qeveritare pėr kėto lloje kėrkimesh, megjithėse njė projektligj tjetėr qė do ta hidhte poshtė atė tė mėparshmin, ka mbetur pezull nė Kongres. Presidenti Bush ka kėrcėnuar se do ti verė veton kėtij projektligji, por tani ky projektligj po fiton mbėshtetje mes shumė prej mbėshtetėsve tė Presidentitg Bush, tė cilėt i konsiderojnė kėrkime tė tilla shkencore si mėnyrė pėr gjetjen e kurave tė reja premtuese. Doktor Gerhart thotė se ekziston mundėsia qė teknika e re ti kapėrcejė shqetėsimet etike dhe tė bėhet njė burim i rėndėsishėm pėr krijimin e qelizave embrionale.
Ky artikull eshte marre nga faqa e VOA (Voice of America ne Shqip). Mu duk dicka interesante per tu diskutuar ketu ne forum. Do ishit ju dakort qe qelizat embrionale te perdoren per kerkime ne gjetjen e kurave te shume semundjeve vdekjeprurese?
Krijoni Kontakt