Nano: Dhe politika është me ramazan


TIRANE

Nano e krahasoi dje Ramazanin me pastrimin e politikës shqiptare. Gjatë urimeve me rastin e festës së Bajramit, kryeministri Nano bëri një paralele: "Ju vini në këtë ditë pas muajit të madhnueshëm të Ramazanit, që pastron shpirtin dhe organizimin nga akumulimet e tepërta, besoj edhe nga antikorpet negative. Edhe politika shqiptare ka hyrë në lëvizjen për vetëpastrim dhe tashmë nuk besoj se vullneti politik shqiptar kombëtar që reflekton edhe vullnetin shpirtë-ror që ju kultivoni në bashkëjetesë me komunitetet e tjera, nuk lejon që shqiptarët të infektoheshin nga konflikti dhe përçarja, marrja e të drejtave të tjetrit në kundërshtim me vullnetin e Zotit dhe në drejtësinë demokratike". Nano, gjatë takimin me drejtuesit e komunitetit mysliman, foli edhe për çështjen e pronave të komuniteteve fetare.
-----------------------
---------------------------
Oj sharki e lehte si era a , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?