Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    nese rastesisht hyn mesia4ever ktu e ftoj ta lexoj kete me posht :

    " Kjo ėshtė siguria, tė cilėn ua jep robi i All-llahut (Subhanehu ve Teala), Omeri, Udhėheqėsi i Besimtarėve, popullit tė Eilijasė (Jerusalemit). Siguria ėshtė pėr jetėn dhe pronėn e tyre, kishat dhe kryqet e tyre, tė sėmurėt dhe tė shėndoshėt dhe pėr tė gjithė bashkėbesimtarėt e tyre. Kishat e tyre tė mos pėrdoren pėr banim e as tė mos dėmtohen, tė mos u shkaktohet dėm atyre dhe rrethit tė tyre, apo kryqeve tė tyre, dhe tė mos u shkaktohet, ēfarėdo qoftė, dėmi, pronės sė tyre. Tė mos u bėhet atyre presion nė ēėshtje tė fesė, dhe nuk do tė dėmtohen apo tė vuajnė ata nė llogari tė fesė... E tėra qė ėshtė shkruar kėtu, ėshtė nė pėrputhshmėri me Zotin dhe pėrgjegjėsi e Dėrguarit tė Tij (Salallahu ve Selem), e halifeve dhe e besimtarėve, dhe do tė vlejė derisa ata e paguajnė Xhizjen (tatimin pėr sigurinė e tyre), e cila u ėshtė pėrcaktuar."

    Ata prej jomuslimanėve, tė cilėt morrėn pjesė nė mbrojtje sė bashku me muslimanėt, ishin tė liruar nga pagimi i xhizjes, dhe kur muslimanėt duhej tė tėrhiqeshin nga ndonjė qytet, banorėt jomusliman tė tė cilit kishin paguar xhizjen pėr mbrojtjen e tyre, atyre u kthehej taksa e paguar. Pleqtė, tė varfėrit dhe tė paaftit nga muslimanėt dhe nga jomuslimanėt furnizoheshin nga arka e shtetit dhe nga fondi i Zekatit.

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga alDI Lexo Postimin
    O fisnik , thjesht per respekt hiqe Ibn sinen nga aty....si mund ta vesh ate ne list me Halifet e drejte dhe me 4 imamet ?
    Nuk mendoj se eshte bere ndoje gabim i madh ne kete "Renditje",sepse nuk shof ndonje renditje te llojit te Top Listave,por thjesht nje renditje te zakonshme shkrimesh qe ofrojn te dhena nga figura te ndryshme te rendesishme...

    Dhe Ibn Sinen une e shof dhe e konsideroj si perfaqesuesin apo mbasadaorin e akademis se shkencave Islame ne Perendim..Kjo figure ka nje reputacion te mrekullueshem ne shkencen boterore me librat dhe veprat e tij shkencore te kohes Andaluziane...

    Selam dhe Flm per mirkuptim
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jeta e Imam Shafiut

    Ashtu si Ebu Hanife dhe Buhariu, ai e thoshte tė tėrė Kuranin ēdo ditė gjatė namazit, dhe nė muajin e Ramazanit dy herė nė ditė.
    El-Muzani ka thėnė: “S’kam parė njeri me fytyrė aq tė bukur si Shafiu. Po t’ia kapje mjekrėn ajo nuk ishte mė e madhe se grushti i tij”. Ibn Rahujah e pėrshkruante atė nė Mekė tė veshur me rroba tė bardha tė ndritshme dhe me mjekėr shumė tė zezė. Al-Zafarani ka thėnė se kur ishte nė Bagdad nė vitin 195, ai ia kishte lyer mjekrėn me kėna.
    Ebu Ubejd Kasimi ibn Selam ka thėnė: “Nėse do tė bashkohej zgjuarsia e njė kombi tė tėrė, ai do ta pėrfshinte atė”. Nė mėnyrė tė ngjashme, Muzani ka thėnė: “E kam studiuar “Risalan” e Shafiut pėr 50 vjet dhe nuk mbaj mend as edhe njė herė tė vetme qė e kam lexuar dhe nuk kam pėrfituar diēka tė re”.
    Sakhaui nė hyrjen e tij tė “al-Jauahir ua al-Durar” dhe tė tjerė tregojnė se dikush e kritikoi Ahmed ibn Hanbelin se merrte pjesė nė seancat e fikhut tė Shafiut dhe linte seancat e hadithit me Sufjan ibn Ujejnen. Ahmedi u pėrgjigj: “Mos fol! Nėse nuk merr njė hadith me njė zinxhir tė shkurtėr transmetimi, mund ta gjesh atė diku tjetėr me njė zinxhir mė tė gjatė transmetimi dhe kjo nuk ėshtė nė dėmin tėnd. Por nėse nuk ke arsyetimin e kėtij njeriu (Shafiut), kam frikė se nuk do ta gjesh dot kurrė diku tjetėr”. Tregohet dhe nga studentėt e tij Ebu Talibi dhe Humejd ibn Zanjujah se Ahmedi ka thėnė: “Nuk kam parė njeri tjetėr tė mbėshtesė, mbajė e pėrkrahė hadithin mė shumė se Shafiu. Asnjeri nuk ia kaloi atij nė shkrimin e hadithit nė njė libėr”. Kuptimi i kėsaj ėshtė se Shafiu zotėronte kuptimin e hadithit, pas sė cilit u mundua Ahmedi, qė tregohet nga deklarata e mėposhtme: “Sa i rrallė ėshtė fikhu tek dijetarėt e hadithit!” Vetė Sufjani pranonte mendimet e Shafiut nė ēėshtjet e tefsirit dhe fetvasė. Junus ibn ebi Jala ka thėnė: “Asnjė dijetar i hadithit nuk e ka prekur njė shishe boje, ose njė stilolaps pa iu detyruar shumė Shafiut”.
    Shafiu njihej pėr fuqinė e tij tė veēantė nė gjuhėn arabe, poezi dhe filologji. Bejhekiu tregon:

    Huzejmes pėr kelam: “Ėshtė e pėlqyeshme tė mos pėrzihesh me atė qė nuk ke mėsuar”. Duhet tė vėmė re se Shafiu foli gjithashtu dhe pėr dėshirėn e tij qė mos i atribuohet as edhe njė shkronjė e vetme e veprave tė tij, pavarėsisht nga tema.
    Qėndrimi i Shafiut kundrejt tasavufit ishte po aq i rreptė sa me kelamin dhe ai e lavdėroi dhe e denigroi abuzimin me tė nė duart e tė prishurve. Duke kritikuar kėta tė fundit ai ka thėnė: “Asnjeri nuk bėhet sufi nė mėngjes, vetėm nėse nė mesditė bėhet budalla”, ndėrsa nga ana tjetėr ai deklaroi nė “Divan: “Nė tė njėjtėn kohė jini njė faqih dhe njė sufi”. Nė Mekė Shafiu ishte nxėnėsi i Fudajl ibn Ijad. Imam Naveviu nė “Bustan al-Arifin fi al-Zuhd ua al-Tesavuf” (Kopėshti i Gnostikėve nė Asketizėm dhe Tesavuf), ka treguar se Shafiu ka thėnė: “Vetėm i sinqerti mund ta njohė syfaqėsinė (al-rija). Neveviu komenton: “Kjo do tė thotė se ėshtė e pamundur ta kuptosh tė vėrtetėn e syfaqėsisė dhe tė shohėsh hijet e saj tė fshehura, pėrveē atij qė vendosmėrisht kėrkon (arada) sinqeritetin ky njeri pėrpiqet pėr njė kohė tė gjatė duke kėrkuar, medituar dhe duke ekzaminuar gjerėsisht brenda vetes sė tij derisa ai e di, ose di diēka se ēfarė ėshtė syfaqėsia. Kjo nuk i ndodh gjithkujt. Nė tė vėrtetė kjo ndodh vetėm me ata qė janė tė veēantė (Hauas). Por qė njė individ i caktuar tė pretendojė se e di se ēfarė ėshtė syfaqėsia, kjo tregon injorancė nga ana e tij”.
    Shafiu pranoi se imami Ebu Hanife ishte i pari nė themelimin e fikhut duke u shprehur: “Nė fikh, njerėzit janė tė gjithė fėmijėt e Ebu Hanifes”. Ibn Haxher Hejthemi nė kapitullin e 35-tė tė librit tė tij pėr Imam Ebu Hanifen me titull “Hajrat el-Hisan pėrmendi: “Kur Imam Shafiu ishte nė Bagdad, ai shkonte tek varri i Imam Ebu Hanifes, e pėrshėndeste dhe pastaj i lutej Allahut qė tė plotėsonte nevojat e tij me anė tė mjeteve tė tij”.
    Faktikisht Shafiut i atribuohen dy shkolla tė mendimin ligjor ose medhahib, duke pėrfshirė shkrimet e tij dhe mendimet ligjore (fetvatė). Kėto shkolla nė terminologjinė e juristėve njihen si “E vjetra” (el-kadim) dhe “E Reja” (el-Jedid), qė korrespondonin respektivisht me qėndrimin e tij nė Irak dhe nė Egjipt. Trasmetuesit mė tė shquar tė tė resė nga nxėnėsit e Shafiut janė Buvajti, Muzani, Rabi el-Muradi dhe el-Bulkini nė “Kitab el-Umm”. Trasmetuesit mė tė shquar tė sė vjetrės janė Ahmed ibn Hanbeli, el-Karabisi, el-Zaferani dhe Ebu Theur nė “Kitab al-Hujja” (Libri i Provės). Ky qė njihet tani si pozicioni i Shafiut i referohet tė resė, pėrveē se afėrsisht nė 22 ēėshtje, ku dijetarėt dhe muftitė e Shafi’iut kanė mbajtur pozicionet e tė Vjetrės.
    Subkiu ka treguar se dijetarėt Shafii e konsideronin tregimin e Rabit nga Shafiu mė tė fortė nga pikėpamja e transmetimit, ndėrsa e konsideronin tregimin e Muzanit mė tė fortė nga pikėpamja e fikhut, edhe pse tė dy ishin shpallur mėsues tė hadithit. Shafiu i tha Rabitit: “Sa tė dua!” dhe njėherė tjetėr: “O Rabi! Nėse do tė mund tė ta jepja shkencėn si ushqim, do ta bėja”. Kafal Shashi nė fetvanė e tij tregon se Rabii ishte i ngadaltė pėr t’i kuptuar gjėrat dhe njėherė nė njė ligjėratė Shafiu e pėrsėriti njė shpjegim 40 herė vetėm pėr tė, por ai pėrsėri nuk e kuptonte, prandaj u ngrit dhe u largua i turpėruar. Mė vonė Shafiu e thirri privatisht dhe nisi shpjegimin derisa ai e kuptoi. Kjo tregon saktėsinė e deklaratės sė Ibn Rahujas: “Pjesa mė e mirė e kohės time ishte kur e kuptova plotėsisht ligjėratėn e Shafiut”.
    Shafiu e mori fjalė pėr fjalė kuptimin e ajetit
    “Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe” (2:296).“Ju (dijetarėt e hadithit) jeni farmacistėt, por ne (juristėt) jemi mjekėt”. Kjo u shpjegua nga Ali el-**** nė librin e tij “Mutakad Ebi Hanifa el-Imam”: Dijetarėt e hershėm kanė thėnė: “Dijetari i hadithit, i cili nuk ka njohuri pėr fikhun ėshtė si njė shitės medikamentesh, i cili nuk ėshtė mjek; ai i ka ato por nuk di ē’tė bėjė me to; kurse dijetari i fikhut pa njohuri pėr hadithin ėshtė si njė mjek pa medikamente: ai e di kush ėshtė ilaēi, por nuk e ka atė”.
    “Malikun e pyetėn pėr kelamin dhe shkencėn e Njėshmėrisė (teuhidit) dhe ai tha: “Ėshtė e papėrfytyrueshme qė profeti t’u mėsojė njerėzve higjienėn dhe mos i mėsojė pėr Njėshmėrinė e Allahut! Dhe Njėshmėria ėshtė pikėrisht ajo qė profeti ka thėnė: “Jam urdhėruar t’i luftoj njerėzit derisa tė thonė ‘Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut’. Prandaj ēfarėdo qė e bėn gjakun dhe pronėn tė paprekshme, ky ėshtė realiteti i Njėshmėrisė (haqiqa al-teuhid)”. Kjo ėshtė njė dėshmi nga Selefėt kundėr atyre qė, nė kohėt e mėvonshme pėrtėrinė nėnndarje pėr teuhidin ose nxorrėn ligje se kuptimi i tyre, i Cilėsive tė Allahut ishte njė parakusht pėr deklarimin e Njėshmėrisė. Halimi ka thėnė: “Nė kėtė hadith ka dėshmi tė mjaftueshme se deklarata (la ilahe il-Allah) mjafton pėr tė ērrėnjosur tė gjitha llojet e mosbesimit nė Allahun e Plotfuqishėm”.

    “Ngopja e rėndon trupin, ngurtėson zemrėn, largon mendjemprehtėsinė, sjell gjumė dhe e dobėson njeriun nga adhurimi”. Kjo ėshtė njėlloj si pėrkufizimi i tesavufit si ‘uria’ e dhėnė nga mėsuesit e parė, tė cilėt e morėn urinė si njė cilėsi permanente dhe u quajtėn xhu’ixhun. Njė shembull i shquar ėshtė Kasim ibn Uthman el-Abdi el-Dimanshki el-xhu (248), tė cilin Shahabiu e pėrshkruan si “imami, shembulli, veli, muhadith, sheiku i sufive dhe miku i Ahmed ibn el-Havarit”.

    “Nuk jam betuar asnjėhere nė emėr tė Allahut, as me tė vėrtetė as pėr tė mashtruar”. Kjo ėshtė e ngjashme me thėnien e mėsuesit Sufi Sahl ibn Abd Allah el-Tustari qė transmetohet nga Dhehebiu: “Njė nga sjelljet e njerėzve tė virtytshėm, ėshtė se ata nuk betohen asnjėherė nė emrin e Allahut, as nuk pėrgojojnė, as pėrgojimi nuk ndodh rreth tyre, ata nuk hanė deri sa tė ngopen, nėse premtojnė e mbajnė premtimin dhe nuk flasin asnjėherė me tallje”.
    Buajti pyeti: “A duhet tė falem pas Rafidive?’ Shafiu i tha: “Mos u fal pas Rafidive, as pas Kaderive, as pas Murxhiave”. Buejti tha: “Pėrcaktoji ata pėr ne”. Ai u pėrgjigj: “Kushdo qė thotė Besimi konsiston vetėm nė ligjėratė ėshtė njė Murxhi dhe kushdo qė thotė Ebu Bekri dhe Umeri nuk ishin imamė ėshtė njė Rafidi dhe ai qė ia mvesh vetes fatin ėshtė Kaderi”.
    Nga ata shpresoj qė tė mė jepet libri i veprave tė mia me dorėn e djathtė.
    Dhe:
    O familja e tė dėrguarit tė Allahut! Dashuria pėr ju ėshtė obligim
    Provė e mjaftueshme e madhėshtisė tuaj
    Ibn Haxheri ka thėnė se i pari qė ka shkruar njė biografi pėr Shafiun ishte Davud el -Dhahiri (275). Neveviu nė “Tahdhib el-Esma ve el-Lughat”, ka pėrmendur se biografia me e mirė e Shafiut ishte shkruar nga Nejhaqi, pėr shkak tė zinxhirėve tė fortė tė transmetimit. Ibn Haxheri e pėrmblodhi dhe i shtoi “Musnadin” e Shafiut nė “Tauali el-Tasis Mali Ibn Idris”.
    Nė hyrjen e pėrmbedhjes sė tij tė fikhut tė Shafiut tė titulluar “el-Mexhmu”, el-Nevevi pėrmend se Shafiu mbante njė bastun dhe kur e pyetėn se pse e mbante bastunin nuk ishte i sėmurė ai u pėrgjigj: “Qė tė mė kujtojė se nė kėtė botė jam vetėm njė udhėtar”.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #14
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Ibn Sina dhe Ibn Tejmijeh ne nje linje!

    Citim Postuar mė parė nga alDI Lexo Postimin
    O fisnik , thjesht per respekt hiqe Ibn sinen nga aty....si mund ta vesh ate ne list me Halifet e drejte dhe me 4 imamet ?
    Ibn Sina dhe Ibn Tejmijeh jane ne te njejten linje persa i perket "Ekzistences se Botes".
    Ibn Sina ne filozofine e tij aristoteliane del ne perfundimin per "Kidem el-Alem" - Ekzistenca pafillim - e amshuar - e botes".
    Ibn Tejmijeh edhe pse e cileson kufer kete perfundim te Ibn Sinase, pretendon per "Kidem Neu'i El-Alem" - Ekzistenca e pafillimt e "llojit" te botes".
    Qe me shkoqur do te thote qe: Ibn Sina: Bota ka ekzistuar me Allahun, Ibn Tejmijeh: Lloji i botes (tipi) ka ekzistuar me Allahun, ndersa individet jane incidentale (muhdetheh) te krijuara nga Allahu"
    Te dyja doktrinat jane te refuzuara.
    Per referenca nese nevoitet do t'ua shkruaj me vone, nese mi kerkoni, sepse nuk eshte tema, thjesht tregova se jane te nje linje.
    Me falni per nderhyrjen.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  5. #15
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Rapsod je ber i bajatshem me kete muhabet a nuk e kupton?
    Si mundet nje njeri me dy pare mend dhe qe e mban veten per nxenes dije te bej Ibn tejmijen kafir?
    Do thuash ti po un se bera kafir....po a nuk eshte kafir nje qe beson se Allahu eshte trup? se xhehenemi do zhduket....dhe tani te thuash se ka besuar se lloji botes ka ekzistuar me Allahun.
    A nuk eshte kafir nje qe ka kete akide?

    Un nuk do ti kthehem te sjell ty prap se cfare kan thene per Ibn tejmijen dijetaret e medhenj sepse u be boz ky muhabet...ti vazhdo me mashtrimet dhe me shtremberimet e tua se mir e ke.

    Betohem ne Allahun se kam degju Abdul kadir arrnautin duke treguar se nje dite i erdhen ne shtepi disa nxenes dije nga libani dhe duke ber muhabet ata i than se ibn tejmije ka ber kufer dhe po te dush te sjellim argumentat (delilet) dhe abdul kadri u tha atyre: a jeni ju nxenes dije? po than ata jemi dhe ne ta argumentojme se ibn tejmije ka qen kafir....
    Abdul kadri thot: dilni nga shpija ime mos tu shof me ketu ...ukhruuuuuuuuxh min hunaa.

    Kete video e kam ne pc-n time por esht mbi 1gb e madhe dhe se hedh dot ne youtube.
    Ky do ish dhe perfundimi jot o rapsod po tja thoshe keto fjale Shejhut te nderuar Abdul kadrit me qe ke pasur dhe fatin ta shofesh .

    Nga fundi i biografis se Ibn tejmijes Imam sujuti thot: Shejhul islam ,hafidhi, fakihu, muxhtehidi, mufesirii dalluar gjeja e rralle e kohes se tij, dijetari i te devotshmeve.
    Tabakat el hufadh faqe. 516 nr. 1114 dhe el Esbah ue el-Nedha’ir’3/683 e es-Sujutit..

    Si mundet nje dijetar si Sujuti te thoj keto fjale per ibn tejmijen kur ai na paska besu se Allahu eshte trup dhe xhehenemi do zhduket etj etj .?????????

    Kaq nuk llogjikon?
    .

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vellezer Musliman kerkoj nga ju qe te mos replikoni ne kete temė qe kam hapur,noshta kam te drejtė ta kerkoj nje gje te tillė pasi qe Jam ai qe e kam hapur kete temė...

    Thjesht kjo temė nuk eshte hapur per polemika dhe replika,por vetem te i lexoni ,apo edhe te postoni ndonje biografi te vertetė (keni frigė Allahun nese e fshehni te verteten)...

    Sidomos kjo verejtje apo sygjerim i drejtohet Rapsod it,pershkak te nderhyrjeve te panevojshme te cilat po nxisin diskutime te panevojshme..

    Kjo temė eshte hapur per ti lavderuar keto figura per veprat e tyre te mira e jo per ti ofenduar dhe shpifur ndaj tyre...

    Te ftuar jeni qe te beni dua per keto Krijesa me domethenje,dhe asesi te flisni kunder dhe te shpifni...

    Allahu ju shperbleft per mirkuptim dhe permbajtje...

    kontribuoni qe qetesoni dallget,dhe jo te nxisni dhe ti qrregulloni ato..
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #17
    jam shum dakord qe kjo tem nuk esht per polemika,po te pergojosh ibn tejmijen me kto injoranca ,nuk mun d te rrish pa un kunderpergjigjur....
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Imam Malik ibn Enes


    Njė nga emrat e mėdhenj padyshim ėshtė Malik ibn Enes, jurist dhe imam i medhhebit Malikij. Emri i plotė i tij ėshtė Ebu Abdullah Malik ibn Enes ibn Malik ibn Ebi Amir ibn Amėr ibn el-Harith ibn Gajman ibn Husajil ibn Amr ibn el-Harith el Hashabi.
    Malik ibn Enes ka prejardhjen nga fisi jemenas Asbe. Gjyshi i tij i shpėrngulur nė Medine ka qenė njė nga dijetarėt tabiin. Nuk dihet saktėsisht viti i lindjes sė tij. Shumė thonė se ai ėshtė i lindur nė vitin 93 hixhri. Ishte i stolisur me butėsi dhe zgjuarsi. Nė trup ishte i gjatė dhe kishte mjekėr tė bardhė porsi dėbora. Diturinė e fitoi pranė dijetarėve mė tė famshėm tė Medinės si Ibn Shib dhe Nafi Mevla Abdullah ibn Omer. Nga i pari (Ibn Shib) merrė 232 hadithe dhe nga i dyti (Nafi Mevla Abdullah ibn Omer) 80 tė cilėt i fut nė "Muvetta"-nė e tij tė njohur. Nė baz tė transmetimeve tė pėrcjellura nga Tirmilliu, vetė Pejgamberi a.s. paralajmėron ardhjėn e tij si dhe tė Ebu Hanifes dhe Shafiiut.
    Dijetarėt e asaj kohe me rastin e vizitės sė varrit tė Pejgamberit a.s. nė Medine, takoheshin edhe me Imam Malikun. Bėhen takime dhe biseda tė shumta fetare me ērast dituria e tij pėrcjellet nė shumė territore tė hilafatit.
    Maliku ėshtė themeluesi i shkollės juridike tė hixhazit, karakteristikat e sė cilės janė Suneti i Pejgamberit a.s. dhe traditat e popullit tė Medinės, prandaj edhe emri i kėsaj shkolle ėshtė "shkolla e synetit" ose "shkolla e traditės".
    Imam Maliku e njihte mirė shkencėn e hadithit. Nė ligjiratat e tij, tė cilat ishin nė zė, vinin nga tė gjitha anėt, e kishte nga ata tė cilėt udhėtonin me muaj tė tėrė pėr tė ndėgjuar ligjiratat e tij. Nė pyetje jepte pėrgjigjje tė qarta dhe kurrė nuk lente qė pėrgjigjja e tij tė ketė dy kuptime. Legjenda thotė se ai ka fituar dituri tek 900 dijetarė nga tė cilat 300 ishin tabiinė.
    Halifja Harun er-Rashid me njė rast kur kryen haxhin kthehet nė Medine me qėllim qė tė ndigjoj Imam Malikun me ērast qon fjalė qė tė vij Imami tek ai. Nė kėtė i pėrgjigjet: "Kush don qė tė mėsoj diqka ai shkon tek dijetari sepse dituria askujt nuk i vjen nė kėmbė." Kur haroni dėgjon ngritet nė kėmbė dhe shkon te shtėpia e Malikut pėr ta ndėgjuar atė (pėr tė kėrkuar dituri nga ai). Me atė rast Imam Maliku ia thotė hadithin e Pejgamberit a.s. :
    "Nė qoftė se njė dijetarė e transmeton diturinė e tij vetėm tek njė njeri, nga ajo dituri nuk ka dobi as marrėsi i saj e as transmetuesi."
    Kur Halifja e dėgjon kėtė hadith urdhėron qė gjithė shoqėria e tij tė mblidhet e tė dėgjojė ligjiratėn. Imam Maliku ligjiratėn e tij e fillon me Hadithin: " Kush pėr kėrkim tė diturisė nėnshtrohet Allahu do ta lartėsojė." Kur Halifja e kuptoi domethėnien e kėtij hadithi la vendin e tij dhe u ul sėbashku me tė gjithė dėgjuesit e tjerė.
    Maliku gjatė jetės sė tij ka shkruar shumė vepra. Vepra e tij Kitabul-Muvetta ėshtė vepra juridike Islame mė e hershmja. Dituria e tij (Medhhebi Malikij) ėshtė i pėrhapur kryesisht nė Tunizi, Algjeri, Marok, pjesėve tė tjera tė Afrikės dhe Spanjės muslimane tė asaj kohe.
    Imam Maliku vdiq nė vitin 179 h. nė moshėn 85 vjeē.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje kendeveshtrim tjeter...
    OMER Ibn El-Hattab

    Jeta e tij para Islamit
    Omer r.a. i pėrkiste familjes Ad nga fisi Kureish. Prejardhja e familjes sė tij, nė gjeneratėn e 8 lidhet me atė tė Profetit a.s. Kunja e tij ishte Ebu Hafsa dhe El-Faruk ishte titulli i tij i vurė nga Profeti a.s. Ai u lind me 583 rreth dyzetė vjetė para Hixhreti. Jeta e hershme e hazreti Omerit nuk njifet nė detale. Nė rininė e tij ai ishte njė luftėtarė, orator i famshėm dhe njeri i guximshėm. Ai ishte njė nga tė paktėt njerėz nė Meke qė dinin shkrim dhe liximin. Kryesisht ai merrej me tregėti. Kur Profetit a.s. i erdhi shpallja dhe i thėrriste njerėzit nė Islam; Omeri ishte armik i pėrbetuar i Islamit dhe i Profetit a.s. dhe nuk ngurronte qė ti dėmtonte muslimanėt dhe Islamin nė ēdo rast.

    Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
    Ishte viti i 6 i misionit tė Profetit a.s kur Kurejshėt bėnė njė mbledhje pėr tė gjetur njė vullnetar pėr vrasjen e profetit a.s. Omeri e pranoi kėtė detyrė dhe ēdonjeri qė ishte prezent aty thanė se ai ishte tamam pėrsoni pėr atė gjė. Kur ai po ecte drejt rrugės me shpatė nė dorėn e tij ai takoi Sa'd Ebi Vekas i cili e pyeti se ku po shkonte. Omeri i tergoi se po shkonte pėr tė vrarė Profetin a.s. . Gjatė diskutimit nė mes tjerash Sa'di i tha: "Nė fillim kujdesu pėr familjen tėnde, motra dhe kunati juaj kanė pranuar Islamin" Kur dėgjoi kėtė Omeri ndryshoi drejtimin e tij dhe shkoi drejt e tek shtėpia e motrės sė tij. Kur Omeri po i binte derės, ata tė dy ishin duke mėsuar Kuranin e Shenjtė qė jua kishte dhėnė Hazreti Kaba r.a. Motra e tij Fatima kur dėgjoi zėrin e Omerit e friksuar mundohej qė ta fshehte pjesėn e Kuranit qė po lexonte. Kur Omeri hyri nė shtėpi ai menjėherė i pyeti pėr Islamin,dhe e kuptoi qė ata dy me tė vėrtetė kishin pranuar Islamin. Ai filloi qė tė rrifte kunatin e tij,motra e tij ndėrhyri por ai e goditi atė shumė nė fytyrė saqė fytyra e saj u mbulua me gjak. Pas kėsaj Fatimja i tha Omerit "Bėn ēfarė tė duash ne e kemi vendosur qė tė vdesim musliman ". Kur Omeri r.a pa gjakun e motrės sė tij ai ndaloi dhe u ul i turpėruar. Ai e donte Fatimen shumė por nuk mundte ta duronte pranimin e saj tė Islamit. Megjithatė ai i tha Fatimes qė tia tregoje fletėt nė tė cilat ishte i shkruar Kur'ani. Ajo i tha "Ju nuk mund ta prekni atė po mos tė laheni dhe tė pastroheni". Ai lau trupin e tij dhe pastaj lexoi. Ishte fillimi i Sures TAHA (pjesa e 20 e Kur'anit tė Shenjtė ). Kur ai lexoi ajetin : "Vėrtet, vetėm unė jam Allahu, nuk ka zot tjetėr pos Meje, pra Mua mė adhuro dhe fal namazin pėr tė mė kujtuar Mua." Omeri r.a bėrtiti "Sigurisht qė kjo ėshtė Fjala e Allahut. Mė merrni dhe mė qoni tek Muhamedi a.s ". Kur dėgjoi kėtė Hazreti Kaba r.a i cili ishte i fshehur, doli jashtė dhe tha, "O Omer ! Mė vjen mirė pėr ty. Kjo do tė thotė se lutja e Profetit a.s i cili e tha mbrėmė u plotėsua. Ai ju lut Allahut "O Allah, tė lutem forcoje Islamin mė shumė Omer Ibn El-Hattabit ose Omer Ibn Hisham". Omeri pastaj shkoi tek Profeti a.s. Kur e pa Profeti a.s e pyeti: "Omer, ēfarė tė solli kėtu ?" Ai ju pėrgjigj: "Unė kam ardhur kėtu pėr tė pranuar Islamin ". Kur dėgjuan kėtė muslimanėt u kėnaqėn dhe bėrtitėn me gėzim "Allahu Akbar" (Allahu ėshtė mė i madhi) dhe zėri i tyre u dėgjua nė tė gjithė hapsirėn e Mekes. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a ishte njė goditje pėr moralin e jobesimtarėve. Abdullah bin Masud ka thėnė :Pranimi i Islamit nga Omeri ishte njė triumf i madh, emigrimi i tij nė Medine njė pėrforcim i fuqishėm dhe ardhja e tij nė Kalifatė ishin tė mira pėr muslimanėt.

    Omeri r.a merr titullin El Faruk
    Konvertimi i hazreti Omerit r.a. e fuqizoi Islamin. Muslimanėt jetonin me frikėn e jobesimtarėve dhe shumica e tyre e mbanin tė fshehtė besimin e tyre. Muslimanėt tashin ishin tė aftė qė tė falnin namazin publikisht. Kur Hazreti Omeri r.a u bė musliman, ai e deklaroi besimin e tij haptazi para kryetarėve tė kurejshėve.Atėherė ai kėrkoi nga Profeti a.s pėr ta falur namazin nė Qabe. Mbasi mori lejen ai u drejtua me njė pjesė tė muslimanėve pėr atė vėndė. Edhe hazreti Hamzai, i cili kishte pranuar Islamin disa ditė para hazreti Omerit r.a. e udhėheqte njė grup tjetėr. Kur arritėn nė Qabe ata sė bashku falėn namazin. Profeti a.s. e drejtoi pėr herė tė parė namazin haptazi me njė grup kaq tė madh besimtarėsh. Pėr kėtė akt kurajoz dhe tė guximshėm tė hazreti Omerit r.a., Profeti a.s. i dha titullin El Faruk qė do tė thotė ai qė bėnė dallimin nė mes tė drejtės dhe tė gabuarės.

    Emigrimi nė Medine
    Kur muslimanėt u urdhėruan qė tė migrojnė nė Medine, shumica e tyre e lanė Mekėn fshehurazi, kurse hazreti Omeri r.a. atė e deklaroi haptazi. Ai u armatos dhe shkoi nė qabe, pasi fali namazin ai tha me zė tė lartė: "Unė jam duke emigruar pėr nė Medine. Nė qoftė se ndonjėri don tė mė ndalojė lė tė dalė para. Unė jam i sigurtė se nėna e tij do tė qaj pėr tė." Nuk ishta asnjė njeri nė Meke qė pranoi sfidėn e hazreti Omerit r.a., pastaj ai vazhdoi rrugėn pėr nė Medine.

    Shėrbimet e hazreti Omerit r.a. pėr Islam para se tė bėhet Halif
    Hazreti Omeri r.a. kishte njė dashuri tė madhe pėr Allahun xh.sh. dhe Profetin a.s.. Ai mori pjesė pothuajse nė tė gjitha luftrat e mėdhaja: nė Bedr, Uhud, Ahzab, Hajber, Huejn etj. Nė ekspeditėn e Tabukut ai dha gjysmėn e pasurisė sė tij pėr hirė tė Allahut. Ai zinte vėndin e dytė mbas hazreti Ebu Bekrit pėr sa i pėrketė sakrificės sė mė sė dashurės pėr hirė tė Allahut xh.sh..
    Profeti a.s. gjithashtu e donte shumė atė. Njė herė ai ka thėnė; "Sikur do tė kishte Profet qė do vinte mbas meje ai do tė ishte Omeri." Nė njė hadith tjetėr i transmetuar nga Buhariu, hazreti Ebu Hurejra r.a. tregon se Profeti a.s. ka thėnė: "Nė Beni Israil (Izraelitėt) ndodheshin njerėz tė cilėt nuk ishin profet por flisnin pėr Allahun. Nė qoftė se do tė jetė ndonjėri nga ymeti im sikur ata njerėz, ai do tė jetė Omeri."
    Vdekja e Profetit a.s. ishte njė tronditje e madhe pėr tė, dhe ai s'mund ta besonte atė pėrderisa hazreti Ebu Bekri r.a. ia kujtoi atij ajetin e Kur'anit tė shenjtė. Ai pastaj shkoi nė sallėn e mbledhjes sė bashku me hazreti Ebu Bekrin r.a. ku njerėzit e Medinės ishin mbledhur pėr tė zgjedhur Halifin e parė. Hazreti Omeri r.a. ishte njeriu i parė qė e la atė detyrė nė dorėn e hazreti Ebu Bekrit r.a. dhe e ndihmoi atė gjatė halifatit tė tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 20-02-2008 mė 06:25
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ne vijim do paraqesim ,disa figura qe senzbilizuan kapacitetet apo potencialet intelegjente te muslimaneve ne shkencė ,para botes duke dhene kontributė te veqantė ne shkencen e tashme modernne me veprat e tyre shkencore...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 24-02-2008 mė 10:10
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Adresa website-s te figurave te njohura shqiptare
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2002, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •