Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350

    Drafti pėr Unitet

    Kjo temė u aktivizua me kėrkesėn e anėtarėve dhe Lexuesve tė forumit "Liria Kombėtare" me qėllim tė mundėsimit tė tė gjithė tė interesuarve tė kontribuojnė nė pėrpilimin e pikave tė DRAFT-it qė do t'i dorėzohet partive politike si propozim-udhėrėfyes pėr krijimin e njė platforme tė pėrbashkėt nė prezentimin e interesave shqiptare para palės tjetėr.

    Sa pėr informim, njė draft iniciues veē ėshtė duke qarkulluar ndėrmjet anėtarėve tė forumit tonė dhe vazhdimisht pėson ndryshe me shtojcat dhe sygjerimet e anėtarėve dhe atyre qe duan tė kontribuojnė nė kėtė drejtim.

    Mundohuni tė jeni sa mė konstruktiv dhe vlerėsoni kėtė temė si serioze. Ata qė do tė mundohet nė tė gjitha format tė minojnė kėtė temė do tė largohen nga forumi dhe te gjitha shkrimet e tyre do tė fshihen.

    Mund tė shkruani lirshėm pėr tė gjitha opcionet e mundshme demokratike dhe pa dhunė. Nuk do tė thot tė kufizoheni nė vetėm njė zgjidhje. Dėshira pėr liri e njė individi apo populli nuk duhet tė heshtet, por duhet tė frymėzojė lirshėm. Ju mund t'i quani si tė doni plan A, plan B, zgjidhje konvencionale, diplomatike apo e pranueshme, por mos lejoni qe pseudopolitika te ndikoje ne imagjinaten tuaj si udhėrėfyes i propozimeve tuaja.

    Ne nuk do tė durojmė mė totalitarizėm, urejtje dhe vuajtje, por do tė jetojmė nė liri, dashuri dhe lumturi. Me pėrpilimin e kėtij drafti do tė mundohemi tė gjejmė format mė tė mira se si mund tė arrijmė kėte.

    Faleminderit pėr kontributin tuaj konstruktiv.
    Mendimi juaj ėshtė me rėndėsi!

    P.S. Kėtė temė e nxorrėm kėtu qė edhe anėtarėt e forumit shqiptar tė mund tė prononcohen lidhur me draftin mė lartė! Tė tregohet interesim ėshtė mirė pasi qė ka tė bėn pėr unifikim qėndrimesh pėrballė palės sllave.
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Deshem apo jo kaloresit shqiptar jane Ali Ahmeti, Menduh Thaci dhe Bardhyl Mahmuti. Pavaresisht kush sa ka rejting me te madh per momentin, apo kush nga kush eshte i pranuar, keto tre emra vendosin per fatin tone. Une mund te mos e pelqej njeri apo tjetrin por per nje iniciative te tille duhet shume ndjesi per situaten, njerez te afert ne te tre kampet dhe peshe politike te iniciatives. Ajo, si e tille eshte shume fisnike dhe unversale por per jetesimin e saj duhet me shume sesa nje deklarate bashkimi. Te gjithe ne kudo qe jemi duhet te mendohemi mire dhe ta peshojme interesin tone personal me ate te pergjithshem. Cdo komb ne momente te caktuara ka nxjerr njerez apo grupe njerezisht qe me urtesine e tyre i kane cuar gjerat perpara. Ne rastin e shqipeve te Maqedonise keto njerez me me pak a me shume perjashtime, kane kontribuar ne percarje dhe tensionim brendashqiptar prandaj pervec faktorit nderkombetar qe eshte ne gjendje ti "qetesoje" apo eventualisht edhe ti "bashkoje", personalisht nuk shoh se dikush tjeter mund te bej nje gje te tille. Perjashtimi i njerit apo tjetrit prej iniciatives, ne fakt nuk sjell pajtim por perkundrazi edhe me shume percarje. Urime per iniciativen dhe pacit sukses. Ardhmeria e shqipeve eshte tek evropianizimi i mentalitetit te dhunshem tipik osmanli nje mbeturine e se te kaluares se dhunshme dhe te dhimbshme te popullit shqiptar. Kjo tek shqipet e Maqedonise madje ne kohera te reja ka marre trajta te reja nga lindja.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Pershendetje per temen. Eshte nje teme teper e rendesishme dhe qe duhet trajtuar si e tille. Pa hyre akoma ne mendimet e mia persa i perket temes do u kerkoja moderatoreve qe te moderonin me kujdes kete teme.

    Uniteti i Shqiptareve te Maqedonise, e kam shprehur dhe here te tjera eshte me e mira per te gjithe Shqiptaret. Nqs te gjitha partite Shqiptare te Maqedonise do ndanin qendrime te njejta persa i perket ēeshtjeve te rendesishme per Shqiptaret e Maqedonise, me siguri qe Shqiptaret e Maqedonise do te jene te barabarte me qytetaret Maqedonas.

    Per mendimin tim, te gjitha partite politike Shqiptare duhet te bashkepunojne me njera-tjetren dhe ti paraqesin nje draft qeverise Maqedonase per te drejtat e Shqiptareve. Por qe te ndodh kjo se pari duhet te:

    1- Krijohet nje ekip uniteti me perfaqesues te te gjitha forcave politike Shqiptare ne Maqedoni.
    2- Kryetari i ketij grupimi te ri, nese mund ta quaj keshtu, duhet te zgjidhet ne menyre periodike nga ēdo force politike. Pra, te kene nje mandat pak a shume 6 mujor ose 1 vjeēar.
    3- Te gjitha partite politike duhet te hartojne nje plan per te drejtat e Shqiptareve te Maqedonise dhe t'ia paraqesin ate parlamentit per miratim. Ne hartimin e ketij plani patjeter qe duhet te jene pjese edhe akademiket Shqiptare, perveē forcave politike.
    4- Ne parlament, partite politike Shqiptare te veprojne ne menyre te bashkerenduar dhe te ndermarrin veprime politike te perbashketa persa i perket ēeshtjes se Shqiptareve te maqedonise.

    Ka dhe shume pika te tjera per te cilat mund te flas, por per mendimin tim keto jane me imediatet. Pa dallim feje, krahine e ideje, Shqiptaret e Maqedonise duhet te luftojne te bashkuar per te drejtat e tyre.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    ° Ekipi i Unitetit tė pėrbėhet gjithashtu edhe nga intelektual tė pavarur dhe
    ekspertė tė ndryshėm shqiptarė. Gjithashtu edhe nga komunitetet fetare shqiptare tė ketė pėrfaqsue
    s.
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  5. #5
    Grupit Unitetit

    1. Realizimi i menjehershem i Marveshjes se Ohrit, te caktohet afati.


    2. Shoqatave te dala nga ish UCK-ja, te organizojne nje ceremoni ku do te vendosin ne nje Arkivol Marveshjen Kornize te Ohrit, te dergohet deri tek varri dhe kur te skadoj afati i parapare te voroset. (sepse edhe ashtu, kjo marveshje nje kembe ne varr nje mbi varr e ka)


    3. Statusi i Shqiptarve ne Maqedoni te jete Republika e Ilirides,(si Serbet ne Bosnje)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Nėn kėtė temė tė postohen vetėm propozimet pėr Draftin.

    Ja njė prej atyre qė vec janė pėrpiluar nė Draftin nismėtar:

    - Asnjė parti nuk ka tė drejtė tė vendos pėr ēėshtjet kyēe kombėtare pa aprovimin e sė paku 2/3 tė shqiptarėve nė IRJM.

    Sqarim: pėrdorimi i termit IRJM ėshtė me rėndėsi kyēe pėr njė numėr tė madh tė anėtarėve. Emri Maqedonia i ėshtė imponuar popullit shqiptar nė tė njejtėn formė sikurse ish Jugosllavia prandaj pėr ne shqiptarėt mund tė jetė vetėm Ish Maqedonia shikuar nga aspekti historik apo politik. Por edhe ky propozim ashtu si qė pėrmenda mė lartė mund tė jetė objekt diskutimi. Me njė fjalė tė gjitha opcionet janė tė hapura.

    Faleminderit pėr mirėkuptim!

    Administratori i forumit Lira Kombetare
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    MIRAN propozon:


    Dokumenti i tė pėrmban resoret shtetėrore si:

    1.Kryetari i shtetit
    NESE KRYETARI I SHTETIT ESHTE MAQEDONE

    2.Kryetari i Parlamentit
    ME NDRIME SIPAS MARREVESHJEVE PARTIAKE NE PARLAMENT
    3.Kryeministi i shtetit
    ATEHER PATJETER KRYEMINISTRI SHQIPTARE

    4.Ministri i punėve tė brendshme

    MINISTRI I PUNEVE TE MBRENDSHME CDO HER SHQIPTARE.


    5.Ministri i punėve tė jashtme
    NDRIME NE CDO DY VITE
    6.Ministri i financave
    MINISTRIA 6 DHE 7 DUHET TE JENE SHQIPTARE.
    7.Ministri i Ekonomisė

    8.Ministri i komunikacionit dhe lidhjeve

    9. MINISTRIA E SHENDETSISE
    CFARE NA DUHET MINISTRIA E SHENDETSISE KURRE KREJTE DREJTORAT JANE MAQEDONE DHE NUK E MARIN NE DORE MINISTRIN SELMANI
    MINISTRITE QE NGELEN LE TE NDAHEN SIPAS DISKUTIMEVE PARTIAKE.
    NESE NUK FUTEN NE KUSHTETUTE KETO DRAFTE ATEHER CDO KATER VITE DO TE LUFTOJME PER TE NJEJTAT GJERA. NESE PER NJI KOHE TE SHKURTE NUK MIRATOHEN PROPOZIMET ATEHER 45% E TOKES TE HAPSIRES GJEOGRAFIKE MAQEDONE E SHPALLIN TIRANEN KRYEQYTET.
    NGA KARADAKU SHKUP DERI NE PREPSE, MANASTIRE DHE OHER, NUK NA DUHET KRUSHEVA DHE PRILEPI DHE T.VELESI.

    MIRAN
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shpesh ne nga pamundesia per te pare popullin tone ashtu sic deshirojme edhe i hyjme kesaj pune me pergjegjesi duke gjykuar me qellimin tone te mire absolutikisht me qellimin tone te mire..Por, shpesh edhe nuk dalllojme realen nga idealja.Idealja nuk do te ndodhi dikund ne bote dhe aq me pak tek Vendi yne , as perafersisht bile per ne duke llogaritur ngritjen e pergjithshme kombetare dhe arsimimin dhe kulturen e pergjithshme ne Vendin tone..Per nesmetaret dhe hallexhinjte per kete teme une kam simpati sic kam pasur ne te kaluaren dhe sic do te keme deri sa te rroj me njerezit qe ceshtje kombetare i brengos, nuk rrine indiferent dhe jane gjithmone ne kerkim te ndryshimeve per te mire per popullin e vet, jane gjithmone ne kerkim te Lirise Kombetare realisht dhe perfundimisht.....
    Lene anesh idealizmin dhe atdhedashurine do te them vetem dy tri fjale per nisjet, rinisjet dhe nderprerjen e kontinuitetit ne veprim.Ne stadin qe arriti ceshtje kombetare shqiptare ne regjionin qe ne e emruam -Iliride , pas nje lufte te shkurter 2001 por me domethenje te madhe dhe me fryte konkrete qe mund ti mohojne vetem te pakenaqurit kujdestar dhe te perjetshem.Nuk duhej te kete kethim mbrapa pas luftes si akt perfundimtar dhe sublim ne zgjedhjen e nje ceshtje kombetare..qe mos te mbesi kjo vetem nje analize qe e dini te gjithe dhe shume vete edhe me mire bile qellimi im eshte ketu se ne nuk mund te krijojme shkatrrojme dhe fillojme dhe rifillojme fillimin ne mbarim dhe anasjelltas...ky vellezer quhet vetnumrim dhe ne nuk kemi ndonje perspektive te ndritshme as ne ate regjion dhe as si komb ne pergjithesi me mentalitetin qe duam ne nga fillimi te nisim pa njohur perkushtimin dhe arritjen gjithepopullore deri ketu ku kemi arritur....
    Keshill Kombetar duhet te formohet atje gjithesesi , sepse subjektet politike shqiptare shume shpejt harrojne per cka kane ardhur ne pushtetin qe ne fakt nuk egziston per ata si shqiptare...Keshilli kombetare perseri eshte tek ai vetnumrimi se perseri jane keta njerezit qe i ka permendur 'Shkupi', nuk kemi njerez qe mund te bejne ndonje mobilizim aq te madh kombetare qe le qe do te rreshtoheshim ne te gjithe ne nje ane por edhe te tre lideret e lartpermendur...

    1.Kusht vendimtar i keshillit kombetare o si te duani quanje do te jete te shfrytzohet mundi qe eshte arritur deri ketu, mos jemi ne ata qe mohojme nje marrveshje te garantuar nderkombtarisht se ndoshta bashkesia nderkombetare nuk do te garantoje gje tjeter ne ardhmerine e afert..Marrveshjen e Oherit duhet ta jetsojne absolutikisht dhe me afat jo me shume se njevjecar.
    2.Vetadministrimi lokal- decentralizimi i plote i shtetit..qe i hap rruge ndarjes..
    .....
    ne ardhmeri ridefinimi i shtetit : ndarja e plote e shtetit qe eshte treguar barbarik per ne si shqiptar.,mundesisht me nje marrveshje paqesore dhe ne menyre shume humane ne ate regjion te eger Ballkanik, une besoj se eshte e mundshme...ketu llogaris edhe levizjen e lire te popullates- kembimit te prones dhe popullates me marrveshje Perendim-Lindje dhe anasjelltas.....Por ky do te jete nje proces qe nuk mund te parashikohet ne dinamiken e politikes rajonale sot per sot, por nuk mund as te mendohet qe mund te ndodhe...mund edhe te shpetoje Maqedonia edhe per 100 vitet qe vijne dhe ne mund te bejme kete qe bejme sot...A do te shpetoje Maqedonia edhe per njeqind vjet? kjo mvaret nga ne per ate them as qe e di pergjigjen se ne nuk e kemi gjetur pozicionin tone kombetare ne Iliriden tone qe e permendim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 15-02-2008 mė 10:54
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Netrama shkruan:


    Tė nderuar!

    Ne e dimė se nė tė kaluarėn ka pasur tentativė pėr UNITET por dikush ėshtė bėrė shkaktarė qė kjo mos tė realizohet! Mos vallė duhet tė vazhdojmė deri nė pakufi tė ndarė e pėrēarė nė tė gjitha drejtime?

    Ne e dime se lufta solli njė marveshje, e keqe e mirė, atė e nėnshkruajtėn dy parti politike qė pėrfaqsonin shqiptarėt me mbėshtetje tė udhėheqėsve tė luftės, apo atyre qė dolėn si bartės tė luftės! Kjo marveshje, pėr ndryshe quhet MARVESHJA E OHRIT dhe ka 3 verzione: 1.Nė gjuhėn sllave 2. Nė gjuhėn shqipe 3. Nė gjuhėn angleze! Me veshėt e mi e kam dėgjuar se e vetmja valide ėshtė ajo nė gjuhėn angleze, qė dtth se kėto nė gjuhėn sllave dhe shqipe nuk merren parasysh nėse palėt nuk ju pėrbahen marveshjes!!! Po mirė, kaluan 3 (prej kur ėshtė dashur tė pėrfundon implementimi komplet i marveshjes) vite dhe askund nuk shohim implementimin e kėsaj marveshje! Ēka thuhet nė kėt marveshje nė gjuhėn angleze, e din dokush? E dinė kėtė liderėt politik tė partive shqiptare? Nuk ma mer mendja se e dinė, prandaj, qė tė kuptojnė se ēka thuhet aty, duhet tė kėrkojnė tė gjitha partitė shqiptare tė regjistruara nė IRJM pėrveē PDSH-s, nga lehtėsuesit ( ndėrkobėtarėt pra, ato qė gjithashtu e kanė nėnshkruar kėtė marveshje) qė t'ju shpjegojnė shqiptarėve se ēka thuhet nė atė marveshje famoze?!! Dhe, kur tė kuptojnė se ēka thuhet tė pyesin pse nuk implementohet? Kush ėshtė fajtori pėr kėtė?

    Me qė shqiptarėt aspak nuk janė fajtor pėr mosimplementimin e Marveshjes sė Ohrit, kanė tė drejtė atė ta varrosin dhe tė dalin me opcione tjera mė tė vendosur se kurrė! Prandaj edhe mundohemi qė tė gjitha partitė politike dhe intelektualėt e pavaraur si dhe pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare shqiptare t'i ulim nė tryezė tė rrumbullakėt dhe tė gjithe tė sjellin vendim unanim tė prerė pėrballė sllavofolėsve. Ne nuk jemi pak dhe unė pajtohem plotėsisht me kėtė konstatim, ne jemi shumė dhe o do bėjnė si themi ne o le tė tėrhiqen e mos t'i dalin zot vatanit e popullit.

    Ju pėrshėndes
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  10. #10
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Marrveshja e Oherit nuk duhet te varroset nga shqiptaret per kete nuk duhet te kete medyshje asnje shqiptare.Duhet te realizohet - jetesohet nga ne dhe nderkombetaret. Perderisa nderkombetaret jane nenshkrues dhe garantues ata do te ndihmojne ne jetesim pike per pike dhe kjo eshte e thjeshte por, duhet persistence dhe perkujtim permanent per nderkombtaret per dinamiken e ecjes se Marrveshjes...eshte i tejdukshem nje fakt per ne si shqiptare se jemi krijues te shume organizatave qe ne fakt kurre nuk arsyetojne qellimin perse krijohen- ne fakt krijohen dhe mbesin si te tilla pa jetesuar ndonjerin nga qellimet themelore qe i shtyri te krijohen....Keshtu edhe subjektet politike shqiptare- pa perjashtim harruan se nje dokument ne leter si Marrveshja e Oherit nuk vlen nese nuk realizohet ne praktike- nuk jetesohet pra...Por, harruan se jetesimi kerkon mund dhe pune me shume se vete lufta.Ketu calojne shqiptaret ne Iliride dhe si komb ne pergjithesi:eshte nje te sjellish zgjedhje ne dokument dhe eshte tjeter Ti jetsosh ato zgjedhje ne realitet...Pra eshte nje te thuash dhe tjeter te besh...Tash njehere duhet ata qe sot merren me politike atje ta marrin dokumentin e Marrveshjes ta lexojne kush nuk e ka lexuar( ka qe edhe nuk e kane lexuar-per politikanet flas se per popullaten e thjeshte shumica absolute nuk e ka lexuar), dhe te bejne nga nje kopje perkujtimi ta mbajne me vehte dhe ti rreken punes per jetesim ne praktike.Kur t'ju hasi sharra ne gozhde nga oponentet sllavomaqedonas te thirrin intervenimin e garantuesve nderkombetare dhe keshtu ti japin nje afat per jo me shume se 1 vit kesaj marrveshje qe nuk duhet te varroset kurre pa u jetesuar(Marrveshja e Oherit eshte e kapshme dhe e realizueshme dhe e garantuar nga Nderkombetaret ...te tjerat .. vetem mos flas kot se nuk jemi ne nivel te nje objektivi me te madh gjithekombetare.,ende jo, sot jo.....llafe jane planet e pergjitheshme per rrethanat e sodit..sigurisht qe ideali do rri gjalle deri ne jetesim por nje kohe tjeter)
    Kjo eshte pyetja legjitime per subjektet politike shqiptare: Kure do te jetesojne Marrveshjen e Oherit, deri ku kane arritur me objektivat ne kete Marrveshje?...sa here jane mbeledhur se bashku te diskutojne se deri ku jane? sa here kane informuar Nderkombetaret per ecurine e jetesimit te Marrveshjes?...sa here kane kerkuar ndihmen konkrete per pengesa qe kane ne jetesimin e kesaj Marrveshje?...c'thone nderkombetaret per garantin per jetesimin e marrveshjes...?...
    Pergjithesisht interesi Yne kombetare-lokal eshte perfshi ne suaza te optimales per kohen , per rrethanen, per faktoret ne rajon dhe ne bote...optimum i pranuar qe duhet te jetesohet absolutikisht dhe bota e pranon dhe mbeshtet absolutikisht POR- qe te na perkrahe bota ta jetesojme NE ( subjektet shqiptare ) duhet te punojme ne jetesimin komplet.
    Keshillat dhe mobilizimet e pergjithshme, populizmi dhe sentimenti kombetare u perdoren, dhe do te perdoren perseri POR kjo nuk mjafton per jetesim te asaj qe thua...dhe ja ne veper i kemi subjektet politike shqiptare qe sigurisht kane avansuar ceshtjen kombetare shqiptare ne Maqedoni as qe duhet te kontestohet kjo nga asnje njeri qe ka mend por, as ne gjysem te rruges nuk kane arritur dhe dinamika e zgjedhjes eshte shume e ngadalshme per kohen qe jetojme, per dinamiken e pergjitheshme rajonale dhe boterore....eshte shume proces i ngadalshem per nje Marrveshje qe ne fakt duhet te implementohet absolutikisht dhe momentalisht, pa pritur asnje dite..eshte nje Marrveshje e pranuar dhe nenshkruar nga shqiptaret-nderkombetaret-sllavomaqedonasit...thjeshte eshte kjo JU JETSONI MARRVESHJEN , JU SUBJEKTET SHQIPTARE SE MARRVESHJA U BE PER NE...DHE KERKONI NDIHME KUR TE KENI PENGESA,NDERKOMBETARET QE NE FAKT JANE GARANT.
    Une nuk jam per asnje fillim ne ceshtje te pergjitheshme, kur ka rruge te kaluar, kur ka kapital te arritur dhe te pashfrytezuar...Jam per risi ne vazhdim te rruges nga ketu ku jemi sot... dhe varrimin i Marrveshjes se Oherit une personalisht do ta pranoja vetem nese nenkupton varrimin e shtetit-sllavomaqedonas te Maqedonise qe ne fakt eshte dhe vazhdon te jete nje i tille..per ndryshe nuk do te pranoja ne asnje menyre .Deri tek ajo Marrveshje eshte arritur me nje perpjekje te pergjithsme kombetare dhe qe eshte me me rendesi edhe me gjak fisnik atdhetar dhe ishte marrveshje madheshtore kur u arrit,kete nuk duhet ta harroje asnjeri ne Maqedoni dhe sigurisht KURRE nuk duhet ta harrojne dhe nuk duhet ta varrosin ata qe merren me politike atje- duhet te bejne te kunderten a cmojne, ta jetesojne pike per pike keshtu e cojne edhe nje hap ceshtjen tone perpara, keshtu ne nje menyre arsyetojne idealin dhe gjakun e derdhur, keshtu JU dalin Zot deshmorve qe rane per Lirine Kombetare se per tu dale borxhit kjo eshte shume e veshtire te behet as me perpjekjen me te madhe nuk mund tu dalim borxhit Atyre qe dhane me te shtrenjten- jeten qe ne fakt Marrveshja e Oherit u mbeti si Lapidari i Lirise Kombetare...do leme ne ky Lapidare te varroset kjo eshte nje pyetje tjeter? se kjo mvaret nga ne , ne duhet ta jetesojme kush tjeter?.( Marrveshja nuk eshte ideale, por asnjehere nuk do te kete nje ideale kur duhet te besh marrveshje dhe eshte tjeter te marrish fatin ne duart tua dhe mos ulesh me kurre per marrveshje me sllavomaqedonasit..por kjo eshte nje periudhe tjeter ne zhvillimin tone te pergjithshem kombetare...eshte nje hap tjeter drejt Lirise Kombetare te plote..)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 15-02-2008 mė 14:46
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nje KOmb-Nje Shtet
    Nga Beqari002 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 19:16
  2. Uniteti islam: Fetva: Sheltuti (sunni) dhe Khomeini (shiia)
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 15:13
  3. Sa unitet (te bashkuar) kemi ne shqiptaret?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 11:13
  4. Per te dashuren Shqiperi!! Daut Daku
    Nga ukdaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-12-2002, 05:15
  5. Pėr Shqipėrinė
    Nga onchesmos nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-10-2002, 20:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •