Nje gje eshte e sigurt, nese Shqipria ka per t'pas ndonjeher Minister Sulmi ai ka per t'qen Hyj-Njeriu![]()
Nje gje eshte e sigurt, nese Shqipria ka per t'pas ndonjeher Minister Sulmi ai ka per t'qen Hyj-Njeriu![]()
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
Batute e bukur drity,po cdo ceshtje realisht duhet kapur nga te gjitha anet edhe nga ato qe mund te duken si te padobishme...
Problemi i nje bashkesie nuk eshte i thene te zgjidhet brenda nje brezi edhe sikur gjithe bashkesia te perpiqet ,keshtu qe duhet pare gjithmone se ku kanalizohet energjia e bashkesise,kush eshte burimi i energjise e pastaj se si degezohet apo vijon...
Energjia e nje populli eshte si Lumi... Sado diga te ngresh ,lumi ne det(a liqen) do derdhet.... Po ashtu si lumi,energjia vjen nga malet...
Jo me kot bashkesite e fuqishme ndodhen gati gjithmone prane lumenjve te medhenj,apo nje sistemi te percaktuar gjeografik...
Pavaresisht ndikimeve te jashtme,nje popull(aristokracia) eshte i detyruar te ndjeke rrugen e energjise se vet.... Psh merr rastin e Maqedonise.... Lumi Vardar derdhet ne Egje...Normal qe energjia e 'detyron' Maqedonine te shikoje drejt detit egje,sado qe ne shqiptaret i kemi hapur Durresin...
Ne kete kendveshtrim kuptohet lehte perse Maqedonasit po mendojne seriozisht te ndryshojne emrin...
Ne kete kendveshtrim kuptohet perse(jo vetem per kete por eshte domethenes ndikimi) Maqedonia antike ishte me e prirur ta bente jeten e saj ne egje e jo ne bashkesine Ilire....
Shih Kosoven.... Ka kundershti te brendshme Kosova.... Njera perfaqesohet nga rrafshi i Dukagjinit,qe ka tentativa lidhjeje me bregdetin ku derdhet drini,(lidhja e famshme gjakovar-shkodran) tjetra shkon drejt veriut ,pra novizpazarit e shumadise,nje tjeter eshte me e prirur drejt lugines se moraves ,kurse krejt kundershtite bien dakort per 'gllaberimin' e Shkupit,jo vetem sepse eshte shqiptare por sepse eshte natyra e fuqise,zgjerimi i saj.... Gjithmone kush ka pasur ne dominim kosoven,qe prej dardaneve,serbeve e turqve,ka pare qe energjia e saj tenton drejt shkupit e me poshte akoma.....
Problemi me i madh i kosoves eshte qe te arrihet kohezioni i kundershtive te brendshme,ashti sikunder jane drejt shkupit,ta bejne drejt Durresit....Rruga Durres- Prizren eshte e nje rendesie te jashtezakonshme,jo per energjine e Rep.se Shqiperise,por per energjine e Kosoves....
A do arrihet te behet ky kanalizim energjie? Me cpo shihet sot shume veshtire....Nese Kosova plotesohet me shkupin e me novipazarin e luginen e Moraves atehere energjite e saj do gjejne rrugen drejt Durresit,si ne kohen e Monunit ,qe dominonte prej Nishit deri ne Durres,si stefan Dushani perkohesisht,si donte serbi deri ne shkumbin....
Kuptohet qe energjia e nje territori eshte vetem nje prej faktoreve ne nje vleresim te shkurter kohor,por nese flet per dicka shekullore,behet faktor shume i rendesishem....
Shiko mbreterine ilire te ardianeve,sesi u zgjeruan drejt jugut pa mbarim e nuk u futen thelle ne malet e bosnjes e ne kosove....
Shiko sesi kane ngelur kroatet ne dalmaci e ne hercegovine,pra vetem ne lumenjte qe derdhen ne adriatik....
Nese Kurrizet malore jane skeleti,lumenjte jane arteriet...Atje ku jane me te trasha arteriet atje ka me shume Fuqi e prej nga vershon fuqia drejt pikave te tjera,ne drejtim te kundert me skeletin....
Gjithe ceshtja shqiptare nder shekuj,mbahet peng nga 4 pika qe burojne nga skeleti qe thashe nje postim me pare.... Ne antikitet u ndertuan 4 shtete pikerisht per kete arsye,sot po njesoj,pas shqiperise kosoves,dalin teori per shtetin e trete ne maqedoni dhe po te ishte cameria ne te njejten situate ,plot me shqiptare ,do flitej per nje te katert ne cameri...
Turku i ndau ne 4 vilajete,jo rastesisht,Roma me perafersi ,po ashtu....
Cfare na ngelet ne sot....te kuptojme qe vetem shqiperia natyrale e 1878 eshte zgjidhja e vetme,'organike' qe energjite te kanalizohen ne nje drejtim,perndryshe secila nga 4 pikat do shikoje jeten e vet,do shikoje energjine e vet....
Po i dolem kunder trupit tone,duke i dhene me pak ushqim se cdo do e me pak pergatitje fizike do ngelemi gjithmone te dobet apo te dhjamosur e pa pike fuqie.....
Shqiperia Natyrale e 1878 eshte e vetmja zgjidhje 'organike' qe na lejon zhvillimin .... Heret e vone do ndodhe,kur skeleti te jete i bashkuar e mos te kete mbi kurriz 'pesha' te jashtme qe ta kerrusin.... E nisi Teuta me marrjen e Epirit,si hallke e pare ,por e nderpreu Roma....
Tani drejt dardanise po na ndalon prape 'Roma' moderne dmth Brukseli ne bashkepunim me Romen e trete ,Mosken.....
Por natyren ne perjetesi se ndalon dot kush....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
• Tre senator amerikan përfshirë edhe kandidatin demokrat për president Barack Obama kanë paraqitur një rezolutë në Senat (S. Res. 300), duke përkrahuar dhe "ngrefosur" , lobin grek në SHBA-së, rreth qëndrimit të tyre me emrin e Maqedonisë, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.
Rezoluta S. Res. 300 akuzon Maqedonin për irredentisëm për këtë pjesë të popullsisë, të cilën Greqia e njeh me inicialet FYROM. Ajo përmend edhe shembuj sipas saj që ushqejnë irredentismin maqedonas tek tekstet shkollore, ose librat e publikuara nga Akademia Ushtarake “General Mihailo Apostolski” në Shkup, botimin e hartave me Maqedonin e Madhe, të cilat e përkufizojnë kufirin e Maqedonisë deri në e Olimpit dhe zgjaten përtej maleve Pirin në Bullgari. Qeveria e Shkupit shkojë edhe më larg, thuhet në rezolutën S.Res. 300 të mbështetur edhe nga kandidati Obama, saqë dhe aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Maqedonisë të vendosë emrin e Aleksandrit të Madh - “Alexander the Great Airport”.
Rezoluta S.Res.300, e cila është përkrahur nga 75 anëtarë të Kongresit amerikan i është dorzuar zyrtarisht edhe ambasadës greke në Ëashington D.C, dhe tregon se Obama dhe përkrahsit e saj janë duke mbështetur shqetësimin e grekërve të Amerikës, të cilët me anë të lobit grek në SHBA-së e kanë sugjeruar Obamën dhe tre senatorët që inspiruan nxjerrjen e kësaj rezolute e cila deri tani është firmosur nga 75 kongresistë të dy partive në Capitol Hill
Rezoluta S. Res. 300 i kërkonë Maqedonisë(FYROM) që t'i jap fund pretendimeve të saj për çështjen e zgjedhjes së emrin bazuar në "emocione nacionaliste". Ajo i kërkon Maqedonisë të pranojë obligimet e saja që ka marrë si shtet anëtare e OKB-së, në bazë të ligjit" Article 7 " i cili është vendosur më 1995 "United Nations-brokered Interim Accord'. Me anë të këtij ligji u arritë edhe një Marrveshje e cila u nëshkrua nga të dy palët, dhe direkt u bënë thirrje të dy vendeve t'i përmbahen marrveshjes, pa provokuar njëra tjetërn. Rezoluta, S. Res. 300, është sipas Obamës dhe tre senatorve të cilët janë edhe bashkësponsorizuesit e saj një akt që do të bashkojë të dy vendet të pajtohen me marrëveshjen e arritur dhe që as Athina dhe as Shkupi të mos provokojnë veprime që do ti "mëshojnë" destabilitetit dhe rrezikojnë sigurinë në Ballkan e rajon. Rezoluta S. Res. 300, thotë se ajo mënjanon sipas saj konsekuencat që mund të ketë çështja e emrit të Maqedonisë për paqen dhe stabilitetin në Europën JugLindore.
Lobi grek në SHBA-së, thuhet si ka premtuar kandidatit demokrat Barak Obama, mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, në fushatën elektorale për presidenti ardhëshëm i SHBA-. Burime konfidenciale kanë thënë se lobi grek ka për të votuar pro Obamës, dhe se do të mbeshtes atë fuqishëm, pohojnë grupe lobiste greke në SHBA-së.(Beqir Sina-INA)
http://www.ina-online.net/index.php?id=5652
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Shih shih...Po pse valle? C te kene kunder Hilarise?Lobi grek në SHBA-së, thuhet si ka premtuar kandidatit demokrat Barak Obama, mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, në fushatën elektorale për presidenti ardhëshëm i SHBA
Kjo puna e rezolutave eshte shume interesante![]()
Mirembrema edhe nga mua. Eshte nje teme mjaft interesante.
Sipas mendimit tim, (dhe shume te tjereve) Maqedonia sdo kete dhe shume vite jete akoma, (per arsye te ndryshme). Dhe kur te vije ajo ore e shperberjes se saj, uroj te behet me qetesi dhe pa lufte.....se pastaj na piu e zeze. Dhe sa per te gjithe ata (ketu brenda, qe enderrojne lufte) o tu kujtoj, fjalet e te madhit Aizenhauer (strategut te madh Amerikan."Luften e duan vetem ata qe skan luftuar" .
Me larte u analizuan, afersisht forcat ustarake te Turqis e Greqis. Ketu pash shume gabime. E para, Greqia ska per tu bazuar te raketat kundrajrore (ato kan thjesht rolin e tyre, ne teren dhe sidomos kunder raketave toke-toke.), por te forcat ajrore te saj. Ku e bazoj kete? Thjesht, turkia sot ka rreth 216 F-16 (avionat e brezit te trete, perbejne thelbin forcat ajrore te ketyre 2 shteteve,prandaj nuk do permend avionat F-4.) ndersa Greqia ka reth 136 F- 16 +
45 Mirage 2000 ( franceze, te barabarte me f-16). Pra nje shume prej 181 perkundrejt 216 te Turqise. Ndrersa ne 2009, greqia merre 30 f-16 te reja, dhe e con numrin ne mbi 210, ndersa Turqia pas 2011 ka per te marre 30 f-16 te reja. dhe do ta coj numrin ne 246. Pra doja te pyesja, Ku e shikoni ketu, Dominimin e plote te forcave ajrore Turke?
E dyta, lexova, se Turqia ka 3000 Tanke Moderne. (tani ja kepusni kote?) Tanku me moderne qe ka Turqia, eshte Leopard 2 A4 (dhe ka 300 cope te tilla). Ndersa tanket e tjera jane, leopard 1 a1/a3 M-48(tank shume i vjeter, dhe ka mbi nje mije tanke te tille) dhe M-60(Tank shume i vjeter). Pra i vetmi tank modern qe ka Turqia eshte Leo 2 A4.
E treta, pika e dobet e Greqis eshte Qiprua, pasi gjendet mjaft larg, dhe jo Thraka, Pasi kjo zone eshte pika e dobet e Turqis. Po te shikoni terrenin, do kuptoni se thraka perendimore, eshte krejtesisht zone malore, ndersa Thraka lindore, eshte krejtesishte fushe. Pra Eshte teje e veshtire per turqin te eci ne Thraken Greke, Pasi zona eshte teper e ngushte, dhe smund te hap gjithe forcen e saj.(Dhe se mbrojtja e Greqis atje nuk do jet si vija Mazino (nje Mbrojtje Statike) por mbrojtje Dinamike) Shoku qe permendi vujen Mazino, shpresoj, ta dije diferencen e mbrojtjes statike me ate dinamike)
Sa per ata qe thane se Bullgaria do kaloj pro Turqis, (mos te jene shume te sigurte).
Ne analize, duhet te veme dhe tubacionet, qe do kalojne nga rajoni, nga te cilat parashikohet tre prej tyre, te kalojne nga Greqia. Pra kjo sjell diferenca te medha, pasi dy tubacione do kalojne nga Epiri (Cameria), nga te cilat do te Furnizohet pjese e madhe evropes me Gaz (mes tyre edhe Sqiperia). Cto te thote kjo? qe ne sthetet, qe kalojne tubacione, sic eshte Greqia, Turqia, Bullgaria, e shume te tjera, nuk duhet te behen luftra, pasi sduhet te pritet, rjedha e naftes dhe e Gazit.
Sa per parat, qe japin te dya shtetet, per armatim,(nje shoke me larte, tha se Turqia jep trefishin e greqis). As qe ja ka iden fare. Turqia jep ne vit rreth, 10-12 miliard dollar ne vite. Ndersa Greqia jep 6-7 (here edhe 8) milliard Euro ne vit. Pra ku eshte ketu trefishi?
Rajoni gjithnje ka qene si depo baruti, dhe theme prape, mos te shpertheje dicka, se sot nje lufte ballkanike, fare thjeshte mund te coje ne lufte Boterore.
Nje parameter tjeter eshte programi, berthamor i Iranit. Si na prek kjo? Diten qe do vertetohet se Irani ka Bomba berthamore, te njejten dite, Turqia ka per te nxjerr Program, per prodhimin e armeve berthamore (qe te kete ekuiliber me Iranin). Kete vite fillon dhe ndertimi i stacioneve berthamore ne Turqi.
Nje gje tjeter qe duhet te kemi parasysh, eshte se ne qoftese Turqia, prodhon Arme Berthamore, te njejten Gje ka per te bere dhe Greqia. (kan filluar e degjohen llafe se greqia planifikon Stacion berthamor per ne Thrake.) qe te kete ekuiliber me Turqin.
dhe e mbyll ketu me nje shprehje qe kane Diplomatet Anglez "NUK EKZISTOJNE MIQESIRA TE PERHERSHME, POR INTERESA TE PERHERSHME"
Ndryshuar për herë të fundit nga Nick_ : 31-03-2008 më 14:41
Kaçi e ka mbivlersu shumë Greqinë siç e ka sqaru dhe njoni sipër. Më duken marrëzi këto plane... ska për të leju njeri më të diskretitohet Nato siç ka ndodh më parë...por nëse nëse ndodh ne po na lënë pa armatime dhe kshu që vetëm të na shalojnë si gjithmonë
Maqedonia nuk ka për t'u shkrirë, shumë më vonë po, po tashi për tashi jo. Prish shumë ekuilibra në Ballkan, aq më shumë që me një ndarje të tanishme ne si komb vetëm do të humbnim territore, të cilat nuk mund t'i pretendojmë për më vonë. E keni parë shpërndarje e popullsisë në Maqedoni? Shqiptarët mgjth zyrtarisht zënë 26% të popullisisë kanë territor shumë më të pakët. Është interesant fakti që popullsia sllavo-maqedonase është vendosur dendur ngjitur me shqiptarët, ndërkohë që pjesa lindore është krejtësisht bosh, a thua se është e planifikuar (.). Ne si komb në Maqedoni do të marrim vetëm një cep territori, duke lënë jasht territore të tëra që kanë qenë historikisht tonat, që na janë marrë me procese genocidi, dhunimi dhe asimilimi. Do t'i humbim zyrtarisht përgjithmonë.
Vetëm një rrugë ka: seks-politik. Të shtohen lindjet, të shtojmë numrin në Maqedoni -duke përfituar edhe nga shterpësia sllave, në këtë mënyrë përparojmë dhe gjallojmë territoret historikisht tonat. Organet seksuale na shpëtojnë.
Po shtuam numrin, nuk kemi nevojë ta ndajmë Maqedoninë...mund ta marrim të gjithën.
----
Siç e ka thënë edhe Hyj-Njeriu (respekte) roli i Bullgarisë është zmadhuar. Bullgarët teorikisht janë popull në vdekje e sipër...çdo vit me minus para janë. Jo vetëm që kanë 1 milion e ca turq, po kanë mbi 700 mijë romë (këtë fakt e kam vërejtur edhe vetjakisht, romët ishin shumë). E imagjinoni vetë situatën, turq e romë që shtohen...e bullgarë që pakësohen.
Sa për raportin e forcave Greqi/Turqi, turku nuk është Persia e dikurshme. Grekët kanë popullsinë më të plakur në Europë...për çdo 7 turq ka një grek...turku shtohet si lepri 700 mijë veta në vit. Demografia luan rol në një luftë të mundshme. Pastaj turku po përparon me hapa galopant në ekonomi...nuk duken ditë të mira për grekët.
Lufta për emrin bëhet thjesht për shkaqe historike. Njerëzit po bëhen gjithnjë e më injorantë, nuk dinë gjëra aktuale, e lëre më fushën historike, është e kuptueshme që edhe Aleksandrin e Madh do ta për sllav (mgjth edhe grekët e sotëm s'duhet ta pretendojnë). Teoria e Kaçit nuk qëndron për mendimin tim.
Life's too short to remove USB safely.
Shume analizim intersant Nick, por rajoni nuk eshte me depo baruti. Mund te jete depo skrapi po sa per barut...aha ka sosur.
Ballkanin depo baruti, e kane konsideruar thjesht per urrjentjen nderetnike, gje e cila behet e pademshme nese katandisesh ne ate fare feje sa te rrihesh me shpulla me armikun.
Normalisht qe lufta ne Ballkan mund te pershkallezohet fare lehte ne lufte boterore, sepse shprehja e atij diplomatit anglez zhvleftesohet dhe interesat e demtuara sjellin nevojen per aleanca. Realiteti historik ka treguar se shqiptaret gjithnje kane qene te vetmit qe nuk kane pasur aleanca me asnje prej fqinjeve.
Sot, ka edhe nje force te re ne Ballkan, e cila nuk ka qene kurre me e interesuar se tashme-SHBA.
Armet nukleare Greqia i ka pasur, por nuk eshte puna ne i ke por a i perdor. Momenti qe do te perdoren ne Ballkan arme te tilla, bye bye...s'ka me fitimtare.
Po qe se e kane planifikuar nje lufte te trete, te jesh i sigurt se armet nukleare do te jene akullore ne lidhje me ato te tjerat qe pak kush i deshmon se i ka-armet e gjenerates se re, qe s kane fare lidhje me barutin.
Jam shume dakort me : "Luften e duan vetem ata qe skan luftuar" edhe pse nuk kam luftuar.
Megjithate, Ballkani do te kete paqe vetem me zgjidhjen e plote te ceshtjes shqiptare, e cila tashme ka hyre ne listen e interesave amerikane. Per shqiptaret mjafton ideja se do te jne shteti qe do te kete bazen amerikane me te fuqishme ne Europe, se shpresat qe te jemi vete superfuqi kane vdekur njehere e mire
Turqia ka kapacitet ta mposhte greqine ne ajer kur te doje,jo vetem per superioritetin ajror te padiskutueshem,pasi eshte edhe ne gjendje te prodhoje avione vete(ka patenten e F-16,te pakten keshtu me kane genjyer revistat ushtarake ne Itali) ,ndersa greqia duhet ti bleje,keshtu qe ne rast lufte te zgjatur si pasoje e ndonje heroizmi alla termopilian (qe dyshoj ) turku ka kapacitet industrial ta mposhte ....
Te dhenat e 3 fishit jane mbase cik te ekzagjeruara,po informatat e fundit te miat jepnin 12 miliard turqia dhe 5 miliard greqia...Une e rrumbullakosa 3 kurse ti i ke shtuar per ti bere me pak se 2 here.
Ajo qe e ben 3 here eshte se greqia shpenzon me shume para per te njejtin mall sepse i blen shumicen e armatimeve kurse turqia nje pjese te mire(tanke e aviona) e prodhon ne vend... Rrogat greke jane shume me te larta se ato turke e nje ushtar grek kushton per mbajtje sa per disa turq,keshtu qe superioriteti numerik nuk ndikon ne pjesen e shpenzimeve per armatim.
Ajo linja greke mazhino eshte linje per te genjyer robte....Lufterat moderne kane treguar se potenciali tank-avion nuk lejon funksionimin e linjave mazhino...linja mazhino eshte relike e mentalitetit te luftes se pare boterore...Vetem mali jep avantazh real e jo bunkeret. bunkeret ne fushe 'hane buken kot'. Kufiri greko-turk eshte fushe,shko hap harten....
Dhe sa per te gjithe ata (ketu brenda, qe enderrojne lufte) o tu kujtoj, fjalet e te madhit Aizenhauer (strategut te madh Amerikan."Luften e duan vetem ata qe skan luftuar" .
Ajzenhauer nuk i perket ndonje kombi luftarak,i perket nje kombi qe deri ne luften e dyte boterore luften e konceptonte si 'Gjah mbi Indianet' ku topa e pushke kishin per kundershtare me se shumti tomahok e harqe,keshtu qe shprehja e tij eshte e kuptueshme.
Te kujtoj romaket qe thonin 'Paqja eshte pjesa midis dy lufterave' apo 'pergatit ne paqe c'te duhet per ne lufte'
Kete zbaton amerika sot.
Nje populli qe e ka luften ne gen ,nuk mund t'ja ndrydhesh dot genin,instiktin luftarak me shprehje te tilla...
Lufta per mbrojtjen e trojeve etnike eshte lufte e urdheruar nga Zoti e nga te Paret tane....Na ngelet vetem te bindemi.
Po sic e ka thene Nice.
Futja e nenshtrimit si element thelbesor per jetesen, e ben nje popull te harroje Zotin e tij dhe te Paret e tij.
Kete po propogandojne sot e ti nder ta,te harrojme zotin e te paret tane e ta mbajme nenshtrimin si element thelbesor per jetesen tone....
Vecse ne nuk jemi popull femer ,jemi popull mashkull,me fjalet e nices serisht ne mbarsim,popujt e tjere pjellin.
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Mic, Ajzenhaueri i përket kombit anglo-sakson që nuk ka pushuar së luftuari që kur hyri në histori. Në qoftë se prapë i referohesh vetëm amerikanëve, para luftës së dytë botërore nuk luftuan vetëm me indianët, por luftuan edhe në luftën e parë botërore, edhe me Spanjën në 1812, edhe në Filipinë, edhe me Meksikën, edhe me anglezët, edhe luftë civile. Mund të mos kenë patur eksperiencën fjala vjen të gjermanëve por nuk mund t'i quash edhe të ''virgjër''.Ajzenhauer nuk i perket ndonje kombi luftarak,i perket nje kombi qe deri ne luften e dyte boterore luften e konceptonte si 'Gjah mbi Indianet' ku topa e pushke kishin per kundershtare me se shumti tomahok e harqe,keshtu qe shprehja e tij eshte e kuptueshme.
Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.
Gott mit Uns
Krijoni Kontakt