Siē dimė, ASTROLOGJIA studion ndikimin e yjve nė jetėn e njerėzve.
Kjo ėshtė njė SHKENCĖ E LASHTĖ, qė pėr qėllim ka - ta njohim vetveten nė radhė tė parė, e, duke njohur vetveten, t'i njohim edhe tė tjerėt.
▪ "Ēdo gjė qė lindet apo krijohet nė momentin e caktuar, ka vetitė e momentit." Kėshtu qė, nuk mund tė injorohet, as mohohet, edhe ndikimi i planetėve dhe i kushteve tė caktuara natyrore nė botėn e gjallė, e posaēėrisht nė njeriun.
Astrologėt thonė se situata nė qiell nė momentin e lindjes, si dhe raporti i tė gjithė planetėve ndaj njėri-tjetrit pėrcaktojnė fatin dhe
karakterin e njeriut, sidomos duke pasur parasysh ndikimin e planetit qė dominon atė vit. Sipas astrologėve e psikologėve, po tė jetė e sigurt data e lindjes, si dhe vendi i lindjes, mund tė definohet tipi i njeriut: karakteri i tij, qėllimet, prirjet, shėndeti, sjelljet... Por, natyrisht, nuk mund tė mohohen as faktorėt tjerė, si: rrethi, trashėgimia, edukata dhe arsimimi.
Pra, edhe astrologjia, si shkencė, shėrben nė radhė tė parė pėr t'i ndihmuar njeriut ta njohė vetveten dhe tė tjerėt nė bazė tė ZODIAKUT (zodiak nga gr. rrethi i jetės, qė nėnkupton qiellin mbi ne, mbushur projeksione botėrash tė largėta).
Njohuri elementare
Siē dimė, kemi dymbėdhjetė shtėpi, ku nė secilėn dominon planeti i caktuar; dhe, secila shtėpi ka shenjėn e caktuar, qė pėrfshin periudhėn e caktuar kohore (pėrafėrsisht njė muaj). E kėto shtėpi janė:
1. Shtėpia e I-rė: sundon MARSI (dashi)
2. Shtėpia e II-tė: sundon VENERA (demi)
3. Shtėpia e III-tė: sundon MERKURI (binjakėt)
4. Shtėpia e IV-t: sundon HĖNA (gaforja)
5. Shtėpia e V-tė: sundon DIELLI (luani)
6. Shtėpia e VI-tė: sundon MERKURI (virgjėresha)
7. Shtėpia e VII-tė: sundon VENERA (peshori)
8. Shtėpia e VIII-tė: sundon MARSI (akrepi)
9. Shtėpia e IX-tė: sundon JUPITERI (shigjetari)
10. Shtėpia e X-tė: sundon SATURNI (capi)
11. Shtėpia e XI-tė: sundon URANI (ujori)
12. Shtėpia e XII-tė: NEPTUNI (peshku)
Kėshtu, kemi dymbėdhjetė shenja horoskopi; e kėto janė:
Secila nga dymbėdhjetė shenjat e horoskopit ka njėrin nga katėr elementet kryesore tė natyrės: tokėn, ujin, zjarrin apo ajrin. Prandaj, kemi shenjat e tokės, shenjat e ujit, tė zjarrit dhe tė ajrit.
Shenjat qė element kanė TOKĖN: demi, virgjėresha, capi
Shenjat qė element kanė UJIN: gaforja, akrepi, peshku
Shenjat qė element kanė AJRIN: binjakėt, peshorėt, ujorėt
Shenjat qė element kanė ZJARRIN: dashi, luani, shigjetari
Para se tė fillojmė t'i paraqesim shenjat e Zodiakut njė nga njė, duhet tė theksohet dhe tė kihet parasysh se HOROSKOPI, ASTROLOGJIA nuk e nėnkupton fallin, parashikimin e gjėrave, parathėnien e kėshtu me radhė, siē zakonisht mendojnė ende njė pėrqindje e konsiderueshme e njerėzve. Kjo nėnkupton njohjen e vetvetes, nė radhė tė parė, e, pastaj, edhe tė tė tjerėve, tė atyre me tė cilėt mund tė kemi punė, kontakte, marrėdhėnie.
Pėr shembull, po patėm njohuri nga astrologjia, ne do ta kishim parasysh se: Po qe se na duhet njė pėrfaqėsues simpatik tregtarėsh - rekomandohen individėt me shenjėn BINJAK. Pėr sekretaresha pedante - preferohen VIRGJĖRESHAT. Pėr dizajnerė imagjinativė - do tė preferoheshin GAFORRET. Pėr drejtor, shef sipėrmarrjeje, kush do t'i tejkalonte LUANĖT e kėshtu me radhė.
Pėrpilimi i horoskopit personal, nuk ėshtė vetėm njė rutinė e thjeshtė "Mė tė qėlluar rastėsisht tė gjėrave", ashtu sikur mendojnė disa laik. Por, ajo ndėrtohet nga njė sėrė veprimesh operative mė shumė detaje teorike-rituale tradicionale, matematikore-llogaritare dhe principeve tjera karakteristike, me anėn e tė cilave arrihet deri te tėrėsia kallėzimore parathėnėse pėr shenjėn e caktuar konkrete.
▪ Nga tė gjitha veprimet e nevojshme tė formulimit tė parathėnies pėr shenjėn konkrete tė horoskopit, njė rėndėsi tė veēantė luan edhe kriteri i klasifikimit tė saj nė grupin e njėrės prej katėr elementeve: ajrit, zjarrit, ujit dhe tokės. Sipas urtėsisė sė lashtė okultiste, ēdo veprim apo aktivitet fizik dhe psikik mund tė pėrcaktohet nė nivelin e karakteristikave tė kėtyre katėr elementeve metaforike.
Ajri gjithnjė ėshtė ideja, zjarri ėshtė procedura si reagim i veprimit nė rrugėn e realizimit tė idesė, uji simbolizon bymimin dhe gjendjen e joformės, ndėrsa toka ėshtė faza e produktit tė ri pėrfundimtar (materializimi i idesė sė transformuar). Varėsisht nė cilėn prej kėtyre fazave zhvillimore universale gjendet njė proces i caktuar, ato kanė edhe karakteristikat e tyre vetjake qė mė parė janė tė pėrcaktuara. T'i shohim cilat janė kėto karakteristika tė pėrgjithshme tė grupit tė shenjave konkrete nga horoskopi nė pėrputhshmėri me karakteristikat e katėr elementeve universale:
AJRI
Nė elementet e ajrit si shenja tė horoskopit janė: Peshorja, Ujori dhe Binjakėt.
Ne tė gjithė e pėrdorim ajrin pėr frymėmarrje, d.m.th., ėshtė njėra prej elementeve themelore jetėsore. Njerėzit qė i pėrkasin shenjės sė horoskopit me karakteristikat e kėtij elementi shpėrndahen kudo me kėnaqėsi, ose thėnė mė konkretisht, janė prezent kudo. Ata janė tipa transparent, tipa kameleonėsh, tė pakapshėm. Nė kėrcimet e tyre, pothuajse tė tipit akrobatik, janė plot energji dhe kureshtar pėr ēdo gjė dhe se interesat e tyre janė tejet tė gjera. Ata e duan gazin dhe dėshirėn pėr jetė. Problemet dhe kundėrshtitė nuk i takojnė natyrės sė tyre. Pėrkatėsisht e grupit tė kėtij elementi i duan gjėrat abstrakte dhe kėrkesat mė tė larta nė jetėn e tyre janė, tė qenėt plotėsisht tė lirė. Mu kjo ėshtė arsyeja qė ata shpesh kanė frikė pėr lidhjet e ngushta. Njėkohėsisht, ata kėrkojnė qė tė kanė rregulla tė rrepta, por edhe t'i krijojnė vetė ato, duke pasur princip edhe nė respektimin e saktė tė tyre. Pasi qė janė inteligjent mbi mesataren edhe mendimet e tyre e idetė qė i prodhojnė mund tė jenė mbingarkesė pėr tė tjerėt. Edhe pse vetė besojnė fuqimisht nė idetė e veta, rrethi nuk i kupton ata, sepse vetė faza elementare e ideve, nė tė cilat inistojnė ėshtė nė fillimin e transformimit - AJRI.
Njerėzit ajėr duan veprimin urgjent. Pėr kėtė ju pėrgjigjen elementet e zjarrit. Mirėpo edhe fantazia e ujit krijon harmoni me mėnyrėn e tė jetuarit tė ajrit.
ZJARRI
Nė shenjat e zjarrit nė horoskop hyjnė: Dashi, Luani dhe Shigjetari.
Shprehur figurativisht, zjarri digjet pandėrprerė dhe ėshtė i qėndrueshėm gjatė tėrė natės. Ėshtė i nxehtė, shkėlqen dhe shoqėrohet nga tė tjerėt me plot respekt. Njerėzit e kėtij elementi nuk duan qė tė bien nė ngushtica, ata zotėrojnė mė shumė vetveten, ngase shihen. Gjakimi i zjarrtė, pėrflaktės, bėn shpesh tė jetė tip eksplodues. Njė zjarrmi si cytje e brendshme atė e shndėrron qė tė jenė pėrherė nė lėvizje. Njerėzit-zjarr pretendojnė pushtetin. Nevojat e tyre pėr para dhe me vetėdije tė lartė egoizmi tė shprehur, i bėjnė shpesh fanatikė, ndėrkaq, kanė aftėsi tė jashtėzakonshme qė tė tjerėt t'i bindin me idetė e veta. Jo kot flitet pėr ata se, dikush ka mbajtur "njė fjalim tė zjarrtė". Njėkohėsisht, kėta tipa tė zjarrtė janė tė aftė edhe si organizatorė tė talentuar. Janė tė aftė pėr t'i entuziazmuar tė tjerėt dhe optimistė, por edhe kanė nga pak prirje ta veprojnė. Njė njeri-zjarr kurrė nuk do tė shtrojė pyetje vetė. Ai ėshtė nė qendėr tė vėmendjes nė botėn e tij, rreth tė cilės mund tė mblidhen edhe tė tjerėt. Mirėpo edhe elementet tjera shpeshherė ia lehtėsojnė punėn. Ideal pėr partner ky tip ka elementin e ajrit, qė e ushqen zjarrin, ndėrkaq zjarri e ngroh ajrin-njė lidhje me shumė pėrparėsi.
UJI
Shenjat e rrethit shtazor tė ujorit nė HOROSKOP janė: Gaforrja, Akrepi dhe Peshku.
Pėrherė nė lėvizje, asnjėherė nė sulm, duke ndryshuar veten pandėrprerė - ky ėshtė uji. Dhe i tillė ėshtė edhe njeriu, element i tė cilit ėshtė uji. Ai ka shumė fytyra, ėshtė plotė fantazi dhe artist i nduar-nduarshėm. Megjithatė, uji nuk rrjedh vetvetiu: ai ka nevojė pėrherė pėr njė shtysė-pėr njė person, qė i thotė atij ku duhet vepruar mė gjatė. Nėse njeriu-peshk, sidoqoftė njė herė merr nė shėnjestėr njė qėllim, atėherė askush nuk mund ta ndalė dot nga ky qėndrim. Ai ėshtė kokėfortė, e gjen pėrherė rrugėn e vet, shumė mirė i pėrshtatet rrethanave tė reja. "Uji qė pikon pėrherė e gėrryen gurin", dhe kush ėshtė i lindur nė elementin e ujit, kėtė fjalė tė urtė e njeh mirė dhe mund ta dėshmojė realisht. Njė njeri-peshk kurrė nuk i pėrfillė kufijtė dhe pengesat e mundshme. Pėrherė do tė punojė nė drejtim tė atillė qė, ēdo pengesė, ngadalė i sigurt dhe me kohė ta kalojė. Por, meqė, nė parim, ai ka nevojė pėr njė person qė i jep ide, njeriu-peshk ec pėrherė nė teh tė shpatės., qė do tė dorėzohet nė prehrin e varėsisė nga tė tjerėt. Nėse ėshtė i vetvetes, atėherė mėrzitet shpejt. Njė partner ideal pėr kėtė tip tė njeriut do tė ishte njeriu i elementit tė tokės. Toka i jep ujit qėndrueshmėri dhe e bėn atė pjellore.
TOKA
Kafshėt tokėsore tė shenjės sė tij nė horoskop janė: Bricjapi, Demi dhe Virgjėresha.
I pranishėm pėrherė nė tokė. Shpesh ngėrthehen nė gjendje tė atilla, ndėrkaq kundrejt tė tjerėve reagon plogėsht dhe pa fleksibilitet. Nė fakt mundet qė ndonjėri i lindur nė elementin e tokės, do pandryshueshmėri. Personat nė kėtė element kurrė nuk do tė lejojnė qė dikush t'i shtrijė pėrtokė. Ai ėshtė njė pol i qetė, nė tė cilėn mund tė mbėshtetesh dhe tė ndėrtosh shumėēka. Tipat e tokės janė tė durueshėm dhe tė guximshėm, dashamirės tė paqes dhe tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsitė qė kanė. Njeriu mund t'iu bie shumė nė qafė, qė tė mund tė provokohen dhe tė nxiten. Pastaj, ata pothuajse nuk dėgjohen fare! Shpėrthejnė si vullkan! Zemėrimi i tyre i ngjet tėrmetit! Nėse njė njeri-tokė e keni si partner, mund tė konstatoni se jeni me fat. Shėrbimi pa kushte dhe besnikėri tė plotė si dhe lojalitet, ky ėshtė qėllimi i jetės sė tyre. Kush ka durim dhe hulumton me shije thellėsinė e kėtyre tipave, ai do tė ketė si dhuratė njė shpirt plot ar. Elementet tokė dhe ujė i shkojnė mirė njėri-tjetrit. Mirėpo, edhe elementet ajėr-tokė mund tė organizohen dhe bashkėpunojnė me njėri-tjetrin.
Shenjė qė element e ka ZJARRIN
Planeti dominues: MARSI
Nėnshenja: GAFORRE
Ai ėshtė fillimi i gjithēkahi. SIMBOL I FILLIMIT.
▪ Personat qė mbajnė kėtė shenjė horoskopi, ēojnė jetė mė dinamike se shenjat tjera. Janė tė prirur pėr aksion, luftė, afirmim. Kanė edhe agresivitet nė vetvete. Nė jetė ecin me devizėn "unė i pari", "unė ekzistoj", "unė jetoj" (unė, unė, unė...). E kjo mund tė manifestohet edhe si veti konstruktive, edhe si veti destruktive. Nėse manifestohet si veti destruktive, atėherė personi dėshiron "krejt ose kurrgjė", anon kah ekstremiteti, ka tendenca pėr konflikt, fanatizėm, egoizėm, munges tė madhe tolerance.
Dashi s'e duron dot qetėsinė e monotoninė, meqė vuan nga "aksioni kronik". Ai ėshtė kampion i fillimit tė gjėrave, qoftė nė planin fizik apo nė atė intelektual. Por, e ka tė metė tė njohur se shpesh nuk iu shkon gjėrave deri nė fund. Domethėnė, nuk i arrin qėllimet, sepse pa e kryer njėrėn punė, ndėrkohė veē kur shohim se ia ka filluar tjetrės. Pa e pėrfunduar njėrėn rrugė, e ka marrė rrugėn tjetėr.
Pėrgjithėsisht, personi DASH nuk i beson tė rėndomtes. Ai ėshtė pionier i modės, kreator, i krijuar pėr luftė. I dėshiron rrahjet, luftimet, sė paku nė tė zbrazėt. E dėshiron rrezikun, aventurėn. Janė kamikazė.
Inteligjencėn e ka intuitive; reagon pa menduar gjatė.
Kah fundi i jetės bėhen mė mendimtarė, mė tė urtė, pajtohen edhe tė jenė "tė klasės sė dytė".
Janė njerėz tė ekstremeve: Ose donė, ose urrejnė, kur nuk iu shkon pėr huji. Kur donė - donė, kur urrejnė - e apostrofojnė atė.
I donė armėt dhe aventurat. Mund tė jenė edhe romantikė, por jo tė tepruar. Trupin rėndom e kanė muskuloz dhe tė ndėrtuar.
Kanė besim tė madh nė vetvete, kjo iu ndihmon qė t'i mohojnė vėshtirėsitė.
KARAKTERISTIKA TJERA TĖ TYRE JANĖ: Dėshirojnė tė jenė tė parėt, tė sundojnė (si tė gjitha shenjat e zjarrit). Shpesh janė shkurtpamės; ose "qelaven" herėt; ose thihen; gratė e ndėrrojnė tenin.
Marsi i ndjek deshtė, duke i bėrė ta duan jetėn plot aksione dhe tė harxhojnė sasi tė mėdha energjish dhe nervash. Marsi i bėn vetėmohues, tė pafrikėsueshėm, luftarakė dhe agresivė.
Mund tė jenė edhe artistė, por nuk janė shenjė artistike. Dashi ėshtė shenjė sunduese.
Rėndom s'kanė miq, se nuk janė mjaft elastikė.
Kėnaqen nė udhėtime, ndėrrime tė pėrjetshme.
Janė entuziatė dhe aksionarė. E donė fjalėn kryesore, si dhe rolin udhėheqės.
Megjithatė, sjelljet e tyre janė tė sinqerta.
Kokėn e kanė tė fortė, ndaj fatmirėsisht durojnė shumė tė rėna. Nuk janė ruajtės tė sė keqes. Janė tė prirur tė jenė prind tė mirė dhe tė moralshėm.
Edhe gratė e kėsaj shenje MARSI i shtyn tė jenė agresive, mashkullore; shpesh bėhen shefe, drejtoresha, gjė qė i privon nga femėrorja tipike, butėsia, emotiviteti.
TĖ METAT: shpesh janė konfuzė dhe i pėrcjell mungesa e qėmdrueshmėrisė: gjėrat s'i ēojnė deri nė fund, veēse ia fillojnė! Iu jepen shumė aventurave. Gjithnjė janė tė gatshėm pėr pėrjetime. Pikė e dobėt e tyre ėshtė edhe ajo se shpesh dėshirojnė tė imponohen. Janė impulsivė dhe aksionarė, shpesh konfliktuozė e kontradiktorė. Arsyeja iu vie mė vonė nė jetė. Kjo mund t'i sjellė deri tek agresiviteti, prandaj shpesh nė mesin e tyre ka mjaft dhunues, rebelė, tė krisur.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Kanti, Dekarti, Bizmarku, Hitleri, Van Gogu, Goja, Rafaeli, Bodleri, Zola, Krushqovi, Jesenini, Klaudia Kardinale...
KOMBINIMET: Me PESHORIN - respekt i dyanshėm.
Me SHIGJETARIN - tė lumtur sė bashku
Me LUANIN - jetė epshore intensive, por nuk preferohet (pėrpos kontakteve tė shkurtėra)
Me GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN - fare...
ASPEKTE SHĖNDETĖSORE: Nuk sėmuren, as qė kanė kohė pėr tė; por, janė tė prirur tė marrosen. Zakonisht kurrė nuk sėmuren, sidomos me sėmundje infektive e kronike. Ilaēi mė i mirė pėr ta, sidoqoftė, ėshtė gjumi. Pika tė dobėta tė tyre, megjithatė, mund tė jenė: koka, sytė, veshėt, dhėmbėt. Janė pacientė tė papėrshtatshėm, kurrė s'e kryejnė terapinė deri nė fund.
Element: TOKA
Planeti dominues: VENERA
Nėnshenjė: LUANI
Ngjyra astrologjike: E BLERTĖ DHE VJOLLCĖ (tė kthjellta)
▪ DEMAT janė shenjat mė pozitive, mė reale, mė konkrete tė Zodiakut. Mbi ta sundon VENERA, planet i dashurisė, dhe u fal kėtyre shenjave lidhshmėri me tokėn, kuptim, shėndet. Demat rėndom kanė ndėrtim tė fortė, janė dinamikė, simpatikė, me sharm. I fitojnė tė gjitha betejat, por jo me fuqi e dhunė, por me qėndrueshmėri, dhe duke u sjellė pėrherė - esull.
Me kėnaqėsi lidhen me ndonjė shpirt romantik, me imagjinatė tė pasur.
Pra, demat janė tipa dinamikė e energjikė, por tė kujdesshėm. Janė entuziastė e optimistė tė mėdhenj. Tepėr kokėfortė. Me kuptim praktik. Jo sa duhet fleksibilė. Dėshirojnė tė jenė pėrherė tė drejtė.
Janė tipa konservativė. Ikin nga risitė, aventurat. Shenja materialiste.
Intelektin e kanė tė qetė. Rėndom, janė pa ambicie tė mėdha, por metodistė dhe prakticistė tė mėdhenj.
Vėshtirė hidhėrohen, vėshtirė pajtohen. Nė dukje janė tė qetė, pėrbrenda vullkan. Por janė shumė tolerantė, edhe pse xhelozė, posesivė, tė dhėnė pas kėnaqėsive tė kėsaj bote.
Pėrpiqen t'iu qėndrojnė besnikė parimeve dhe t'i mbrojnė tė drejtat e veta, me ēfarė krijojnė autoritet, edhe pse shpeshherė nuk kanė tė drejtė. Vendimin qė njėherė e sjell demi, s'e ndėrron lehtė. E mban fjalėn dhe premtimin.
Edhe pse e donė jetėn e mirė, harxhimet, madje edhe shfrenimin, ky nuk ėshtė stil i jetės sė tyre.
Edhe pse ēon dashuri dhe bashkėshortėsi stabile, i dėshiron "fluturimet" jashtėmartesore, pasi qė mbi ta sundon VENERA - planet i dashurisė...
Dashuria ėshtė fushė, ku ai, me ēdo kusht, dėshiron tė afirmohet. Prandaj, DEMI merret si dashnori mė i madh i Zodiakut (edhe pse flertuesit mė tė mėdhenj janė shkorpionėt). Pa dashuri vuan tmerrėsisht. Duhet tė dojė, qoftė edhe personin e gabueshėm (veēanėrisht e do tė vjetrėn, duke kėrkuar tek ajo dashuri amėsore)! Shumica e DEMAVE nuk mund t'i hiqen tėrheqshmėrisė sė bukurisė, sidomos tė trupit tė femrės, prandaj janė shumė epshorė. Ata janė ledhatues tė pasionuar, pėr tė cilėt dashuria ėshtė ēdo gjė.
Por, edhe pse "tė butė", "tė kujdesshėm", si dashnorė, s'janė tė aftė pėr shprehje tė pasionuar tė dashurisė, pavarėsisht qė DEMAT janė tipa seksipilė dhe dashurinė e kanė opsesion.
Janė plot optimizėm dhe besim nė vetvete, me shije pėr estetikė.
Nuk shquhen pėr inteligjencė tė jashtėzakonshme.
Meqė i takojnė shtėpisė sė dytė nė horoskop, shtėpisė sė begatisė materiale, DEMAT janė materialista tė mėdhenj. Pėr vete, mund tė jenė harxhues tė mėdhenj, robė tė komforit. Sakaq, pėr tė tjerėt rėndom janė dorėshtrėnguar. Sidomos, tipat e ulėt tė DEMIT janė tė prirur pėr haje e pije, dhe nė mes tyre ka shpesh dorėshtrėnguar e koprracė tė mėdhenj, deri nė vetiakėsi.
Materialisht qėndojnė mė mirė nė pjesėn e dytė tė jetės.
Megjithatė, esencialisht DEMAT janė tipa pozitivė.
Kanė zė tė qartė, mund tė jenė kėngėtarė tė mirė. Edhe pse DEMI nuk ėshtė shenjė artistike, ai di ta dallojė tė mirėn nga e keqja, dhe jeton me tė bukurėn.
MASHKULLI-DEM ėshtė i qetė, i qėndrueshėm, i prirur pėr mendime, por jo ambicioz. Tėrė energjinė e konsumon nė dashuri. Aq e adhuron jetėn familjare, saqė edhe e tepron nė atė drejtim. Prej saj nuk ftohet kurrė. Shpesh martohet me persona nga shtresa e lartė, vetėm sa pėr ta tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve pėr "suksesin". Dhe, derisa tė gjitha shenjat tjera tė Zodiakut ftohen nga martesa pas njė periudhe tė caktuar, tek DEMAT meshkuj kjo nuk ndodh qė ata tė ankohen pėr kohėn djaloshare dhe jetėn e kirė.
GRUAJA DEM: i intereson familja, burri, fėmijėt. Ėshtė materialiste. E do begatinė materiale. E ēmon veten. Shpeshherė me pretendime dhe jorealiste. Rėndom kokėfortė, qė vėshtirė i pėrshtatet mendimit tjetėr. Nė punė: praktike. Me sens pėr fitim. Deponon para. E do luksin, shtėpinė e mirė, gjėrat e shtrenjta. S'harxhon kot, as ėshtė e shfrenuar.
Edhe pse nuk ėshtė shenjė artistike, e do artin, tė bukurėn, kėngėn, muzikėm.
E META E TYRE MĖ E MADHE: Ēdo gjėje vėshtirė ia fillojnė.
IU SHKON: drejtėsia, ekonomia, politika, ndėrtimtaria.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Marksi, Lenini, Frojdi, Makiaveli, Golda Meiri, E. Karuzo, O. Vels, Balzaku, S. Dali etj.
KOMBINIMI: DEMAT pajtohen me VIRGJĖRESHĖN, BRICJAPIN (deri nė 30 vjet) dhe me PESHKUN, GAFORREN (pas 30 vjetėve).
Shumė pajtohen me GAFORREN: tė dytė e donė shtėpinė, janė tė lidhur pėr familjen; janė gurmanė tė mėdhenj; bashkėsi harmonike, si edhe me PESHKUN.
SHĖNDETI: vėshtirė sėmuren; pothuajse kurrė. Megjithaė, pikat e tyre tė dobėta janė: qafa, fyti, zorrėt, majmėria (meqė, vėshtirė e pėrmbajnė veten nė haje e pije). Mund tė pėsojnė edhe kriza nervore
Element: AJRI
Planeti dominues: MERKURI
Nėnshenjė: VIRGJĖRESHA
Ngjyra astrologjike: binjakėt i duan ngjyrat E MBYLLTA, GRI.
▪ Binjakėt janė persona tejet tė paqetė, dinamikė; mendja e tyre ėshtė nė lėvizje tė pėrhershme, prandaj nė ēdo gjė qė i rrethon kėrkojnė diēka qetėsuese, tė butė.
Binjakėt janė tejet vitalė dhe inteligjentė. E duan jetėn dhe dinė tė jetojnė, duke iu falėnderuar para sė gjithash lehtėsisė me tė cilėn i kalojnė pengesat.
Me kėtė shenjė udhėheq MERKURI, qė ua fal BINJAKĖVE vetitė e shpejtėsisė dhe tė ndryshueshmėrisė. Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje kanė karakter tejet tė ndryshueshėm, lehtė binė nėn ndikim, janė tė prirur pėr ndryshime. Dualista.
BINJAKĖT janė si zhiva. Vėshtirė mund tė definohen. Pėrplot intuicion. Tepėr tė gjindshėm. Tejet kurreshtarė. (Binjakėt janė skajshmėrisht kurreshtarė dhe s'ka gjė qė nuk do ta prishnin pėr tė parė se "ē'ka brenda"!)
Janė oratorė tė mirė. Nė shoqėri janė jashtėzakonisht tė pėrshtatshėm, relativisht dinakė. Tė llojllojshėm e tė kėndshėm; prandaj zėnė shumė simpati e miq.
Kanė shumė sukses nė jetė. Madje, edhe kur ndonjėherė bijnė nė situata tė vėshtira, dinė tė dalin, tė tėrhiqen me mjeshtri.
Sytė i kanė tė shprehur, plot gjallėri. Veti e tyre e padiskutueshme ėshtė se janė vėshtirė tė definueshėm, pasi qė aty ėshtė MERKURI - zot i tregtarėve dhe hajdutėve - i cili i shkakton tė gjitha kėto. Kėshtu edhe shpjegohet dualiteti i kėsaj shenje.
Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė krijesa tė njė inteligjence tė lartė, edhe pse jo gjithaq ambiciozė. Janė spirituozė dhe tė pajisur me dhantinė pėr gjykime logjike. Dinė tė gjenden dhe janė tejet spirituozė. Inteligjenca e tyre ėshtė gjithnjė mbi mesataren, edhe pse shpeshherė janė vetėm punėtorė tė mirė, mė tepėr sesa krijues kreativė imagjinativė. Janė njerėz tepėr praktikė, me shpirt tregtari. Janė tė prirur edhe pėr diplomaci. Janė tė shkathtė nė vlerėsimin e situatave, dhe dijnė pėrherė kur duhet tėrhequr potezin.
BINJAKĖT dėshirojnė tė ndihmojnė, por i pengon fakti se dinė tė jenė llogaritarė tė mėdhenj. Anojnė kah artet. Janė si era. Tė kthjellėt, por sipėrfaqėsor. Komunikativė dhe absolutisht pa komplekse. Kritikė. Pa iluzione. Sugjestibilė. Lehtė qajnė (por ndjenjat i kanė sipėrfaqėsore). Suksesojnė lehtė, shkaku i logjikės. Merkur-istė. Janė tepėr tė aftė, diplomatė tė zhdėrvjelltė. Tė talentuar pėr shumėēka, sidomos pėr tregti dhe art.
E urrejnė vetminė, heshtjen, rreptėsinė. Janė tė shumėllojshėm dhe interesantė. Nė dashuri shpeshherė "pėrjargėēa". Pėr ta shpesh dashuria di tė jetė "bisedė e mirė". Mė tepėr e "luajnė" dashurinė, sesa e pėrjetojnė atė.
MESHKUJT BINJAKĖ: janė diplomatė tė mėdhenj dhe tė aftė qė nga ēdo situatė tė nxjerrin pėrfitime. Synimi i tyre jetėsor ėshtė real. Lehtė kyēen nė ēdo ambient. Iu pėrshtaten mentaliteteve tė huaja, por nuk iu bėn dhe gjithaq pėr mendimet e tė tjerėve.
Spontanisht zėnė shumė miq, falė komunikimit tė lehtė; por, pėr kohė tė shkurtėr humbin interesimin pėr personin tjetėr, si nė dashuri, ashtu edhe nė miqėsi.
Pak a shumė janė egoista, edhe pse nė shikim tė parė duken shpirtgjerė; kurse me dinakėrinė e vet dhe truqet, ēdo situatė e kthejnė nė dobi tė veten.
Edhe binjakėt meshkuj, edhe femra, nuk mund ta jetojnė jetėn e qetė dhe monotone. Aty iu duket se po ngulfaten. Sepse i duan ndėrrimet, flertet, gjithnjė duke kėrkuar "tė vėrtetėn".
KOMBINOHEN: Deri nė 30 vjet partnerėt mė tė mirė pėr ta janė PESHORET dhe UJORĖT; pas 30 vjetėsh: DASHI dhe LUANI; pas 42 vjetėsh: SHIGJETARI. Pra, kombinohen kėnaqshėm me PESHORET dhe UJORĖT (shenja ajri), por edhe me shenjat e zjarrit: LUANIN, DASHIN, SHIGJETARIN. (Shenjat e ujit dhe tė tokės me ta janė disharmonike). Nėse binjaku do tė dėshironte tė qetėsohej, LUANI do tė ishte partneri i tij mė i mirė.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Sartri, Xh. London, Kenedi, H. Fonda, Lorenc Olivie, Merlin Monro, Zherar Filipi etj.
Element: UJI
Planeti dominues: HĖNA
Nėnshenjė: PESHORJA
Metali: ARGJENDI
Guri i ēmueshėm: MARGARITARI
Bima: ANEMONA
Numri i fatshėm: 26
Ditėt me fat: E HĖNĖ, E MĖRKURĖ
▪ Ngjyra astrologjike: E BARDHA - simbol i pastėrtisė dhe gėzimit bėn ndikim pozitiv nė gaforret. Sepse, meqė ata pėr nga ntayra janė tė shqetėsuar e nervozė, gjejnė paqe e devotshmėri nė qetėsinė e kėsaj ngjyre. E KALTRA E SHNDRITSHME, po ashtu, pėrmban ndikim qetėsues. Kjo madje iu rekomandohet posaēėrisht GAFORREVE, tė cilėt pėrjetojnė neuroza.
GAFORRJA Ėshtė shenjė artistike e UJIT, mbi tė cilėn sundon HĖNA.
Ndodhet nė luftė tė pėrhershme nė mes tė intelektit, qė e udhėzon nė arsye, dhe fuqisė sė hėnės, e cila e nxit tė reagojė ekskluzivisht me emocione. Hėna ndikon emocionalisht nė shpirtin e tyre.
GAFORRET pazakonshėm kanė nevojė pėr BUTĖSI dhe MIQĖSI. Janė tejet tė ndijshėm. Tė hapur pėr tė gjitha emocionet qė lėvizin nga gėzimet mė tė pastra e gjer tek melankolia mė e thellė.
Mund ta teprojnė nė tė mirė e nė tė keq.
Dhe, meqė janė shumė tė ndijshėm, hipėrsensitiv, ata kanė nevojė pėr mbėshtetje nė dikė. Nė vetvete fshehin shumė melankoli, pesimizėm, nervozė. Kanė lidhshmėri tė madhe me familjen. Kanė shumė nevojė pėr dashuri, qetėsi dhe art. Shpesh janė tė prekur nga kompleksi i inferioritetit. Idealistė tė mėdhenj, me shpirt tė paqetė. Tepėr lehtė iu ndėrron disponimi, meqė janė fėmijė tė HĖNĖS, disponimi i tyre ndėrron siē ndėrron edhe HĖNA..
Nuk ka pėr ta jetė pa dashuri e ushqim shpirtėror.
Janė gurmanė dhe i donė ushqimet e zgjedhura.
Gjatė e ruajnė dukjen rinore, deri nė mesojetė.
Iu besojnė njerėzve, kjo shpesh mund t'i bėjė tė palumur.
Intelektin e kanė intuitiv. Karakterin tė komplikuar, mė tepėr kontradiktor, si tė gjitha shenjat artisitke. Plot frymėzim e parandjenja. Ndryshimet jetėsore nė vitin 28 apo 36 tė jetės.
Pjesa e dytė e jetės mė e mirė.
TĖ METAT: turpi, frika, hiperndjeshmėria. Janė sugjestibilė, impulsivė, neurotikė, alogjik. Rėndom s'janė nė gjendje qė jetės sė vet t'ia japin drejtimin e duhur.
S'kanė guxim tė mjaftueshėm dhe janė tė ēuditshėm - ose janė tepėr tė shoqėrueshėm, ose tepėr tė tėrhequr.
Edhe kur duken tė qeshur (e rėndom vetėm duken), nė vete fshehin doza tė thella melankolie.
Janė shumė tė lidhur pėr familjen.
Frikacakė, pak luftarakė, por bėjnė rezistencė pasive.
Idealista tė mėdhenj. Lehtė iu ndėrrohet disponimi. (Muzika tek ta ėshtė fuqia e dytė ndikuese, pas HĖNĖS).
Nėse ju duken krenarė, sigurisht ua shihni vetėm gėzhojėn.
Gaforrja ėshtė pikėrisht si veja: jashtė i fortė, pėrbrenda tejet i butė, lėng. Vetėm "ēileni" pak dhe do tė shihni sesi bie mekanizmi: nė esencė janė aq tė pėrzemėrt, tė dashur dhe miqėsorė.
Ndėr tė metat e tyre mė tė mėdha mund tė jenė edhe hipohondria, egocentrizmi, ndjeshmėria tej mase (ndonjėherė madje janė edhe mė tė ndijshėm se fėmijėt), si dhe mungesa e guximit, qė ndonjėherė i bėn tė mos i argumentojnė madje as qėndrimet e veta dhe lejojnė qė tė tjerėt t'ia japin kahjen rrugėtimit tė tyre jetėsor.
Kah suksesi shkojnė nė stilin e gaforres: "dy hapa para, njė mbrapa", por kur janė afėr qėllimit - rrufeshėm e rrėmbejnė!
Kanė natyrė tejet komplekse dhe karakter tejet tė komplikuar (si tė gjitha shenjat e ujit, shenjat artistike). Janė tė pėrshkuar nga kontradiksionet, tė cilat bėjnė qė nė njė moment tė jetė tepėr i interesuar pėr njė gjė, sakaq nė momentin tjetėr plotėsisht indiferent.
Suksesi nė pjesėn e dytė tė jetės.
Edhe pse i nevojitet shumė dashuria, qetėsia dhe lumturia familjare, GAFORRJA MASHKULL ėshtė "gjagadur" qė gruas, megjithatė, i hipėn nė kokė...
Shkurtimisht, ja fotografia e sublimuar e GAFORRES: mendimtar, ėndėrrimtar, frikacak, hipohondėr, i dehur nga bukuria dhe ėndrrat, nė atmosferė tė vdekjes, nė kėrkim tė tė fshehtave mė tė mėdha tė jetės - tė vėrtetave tė saj, duke e shikuar guximshėm universin; spiritualistė, intuitivė, tė prirur artistikisht, deduktivista....
GAFORRJA ėshtė tip romantik.
Dėshiron grua energjike, qė tė mund ta udhėheqė dhe komandojė. Rėndom e dashuron gruan mė tė vjetėr se veten. Nė dashuri GAFORRJA pajtohet me AKREPĖT dhe PESHQIT (shenja romantike, tė ujit), pastaj me tokėsorėt: DEMAT, VIRGJĖRESHAT, CJEPTĖ (me akrepėt kombinohen mirė mė tepėr si dashnorė, gabojnė kur lėshohen nė bashkėshortėsi). Pėr martesė - DEMAT janė idealė. Edhe PESHQIT janė partnerė diealė pėr tė dy llojet e gaforreve, meshkuj e femra.
VIRTYTET: idealistė tė mėdhenj. Poetikisht tė prirur. I tėrheq ēdo gjė enigmatike dhe pamjaftueshmėrisht e hulumtuar.
E META E TYRE MĖ E MADHE: drejt qėllimeve nė jetė shkojnė nė stilin e gaforreve: "dy hapa para, njė prapa".
PUNA: studimet filozofike, filologjike dhe artet. Prej tyre ka shumė muzikantė, poetė, piktorė, gazetarė.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Jul Ēesari, Bajroni, Kolumbo, Rusoi, H. Hese, F. Kafka, Rembranti, Shuberti, Hemingueji, Fransua Sagan, P. Neruda, Vitoria de Sika, Xhina Lolobrixhita, Lui Amstrong etj.
PIKA TĖ DOBĖTA SHĖNDETĖSORE: mushkėritė, barku, nervat. I shtrohen gastritisit. Janė pak a shumė anemikė.
Element: ZJARRI
Planeti dominues: DIELLI
Nėnshenjė: PESHORJA
Ngjyra: E PORTOKALLTA dhe E VERDHA E ARTĖ
▪ LUANI ėshtė shenjė intuitive, inteligjente e praktike. Rrezaton magnetizėm. Pėrherė i sigurt nė vete. S'ėshtė frikacak dhe s'bie nėn ndikim. Ka dėshirė tė flasė mirė pėr veten dhe ta lavdėrojnė tė tjerėt.
E do organizimin, sundimin. Logjika tek ta ėshtė mbi zemrėn. Nė esencė janė optimistė dhe shpirtmėdhenj. Me krenari LUANORE. Por, fisnikė. Nuk kanė aftėsi tė urrejtjes, madje as armikun. Janė tė prirur t'i hyjnė rrezikut, vėshtirėsive.
Nuk e durojnė dot monotoninė.
Dėshira pėr t'u imponuar i bėn madje edhe tiranė.
I donė ceremonitė, gazmendet, ku ata imponojnė aftėsitė e veta.
Shpesh narcisoidė: Kanė dėshirė qė "bota tė sillet rreth tyre". Duan zhurmė, bujė: "Le tė dihet se kush jam unė"! (Siē thoshte dikur Luigji XIV: "Shteti, jam unė"!) Ėshtė tip spektakular, dėshiron t'i duartrokitet.
Si shenjė fikse qė ėshtė, rrugėn kah suksesi e ka tė garantuar.
Por, LUANI, si mbret qė ėshtė, di tė jetė ngandonjėherė edhe i pakėndshėm: superior dhe arrogant!
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Luigji XIV, Napoleon Bonaparta, Musolini, Garibaldi, Jungu, Aleksandėr Duma (ati dhe biri), B. Sho, S. Alende, F. Kastro, A. Hiēkok, D. Aligeri etj.
KOMBINOHEN: me DESHTĖ (tė cilėt iu pėrgjigjen pėr nga intensiteti i pasionit) mund tė kombinohen pėrkohėsisht. Po ashtu, edhe SHIGJETARI (femrat shigjetare donė t'i provojnė tė gjitha, sė paku njėherė; prandaj, meshkujt LUANĖ i donė shumė).
Shenja mė harmonike me LUANIN janė BINJAKĖT pėr tė dyja polet, si dhe PESHORET. (Apo: deri nė 30 vjet - shenjat qė element kanė zjarrin: DASHI, SHIGJETARI. Pas moshės 30 vjeēare - shenjat qė element kanė ajrin: BINJAKĖT, PESHORET).
PIKA E DOBĖT SHĖNDETĖSORE E LUANIT: ėshtė zemra dhe sistemi i qarkullimit tė gjakut.
▪ VIRGJĖRESHAT janė tipa realistė, me shikim tė qartė nė jetė, racionalista dhe mendjemprehtė nė tė vėrejtur, veti kėto qė ua fal Merkuri.
Janė tipa analitikė, praktikė, me shpirt komercial. Por, planeti i tyre dominues, MERKURI, nė bashkėsi me SATURNIN, ndonjėherė lind edhe gjeni.
Domethėnė, kėta janė persona tė cilėt e duan precizitetin, me memorie tė fortė dhe logjikė tė pabesueshme; me aftėsi pėr tė depėrtuar nė esencėn e gjėrave.
Tė gjindshėm nė ēdo situatė.
Me aftėsi tė mirė oratorike dhe me kuptim.
Rėndom kanė shtat mesatar dhe ndėrtim proporcional.
Derisa MERKURI tek BINJAKĖT ėshtė tejet i paparashikueshėm, meqė kjo ėshtė shenjė ajrore, te VIRGJĖRESHA ėshtė krejtėsisht rast tjetėr. Tek kjo shenjė ai ėshtė mė stabil dhe praktik.
VIRGJĖRESHAT janė analitikė tė mėdhenj, inteligjentė, tė cilėt posedojnė kartotekėn e ēdo gjėje me tė cilėn kanė pasur tė bėjnė ndonjėherė.
PUNA ėshtė PERĖNDIA e tyre.
Veti kryesore e tyre ėshtė: logjika, rendi, puna, analiza, rutina. Apo, karakterizimi i tyre vetėm me njė fjalė, do tė mund tė ishte: PRAKTICISTA.
Pėr ta asgjė s'ėshtė e pamundur, por as "imtėsirat" nuk janė pa domethėnie.
Ndonjėherė mbesin robė tė punės dhe detyrimeve. Dhe, duke u ngjitur kah majat e ambicieve tė veta, shpeshherė e shkatėrrojnė mundėsinė e pėrjetimit nė kėnaqėsitė e pėrditshme. Dhe, edhe po qe se mund tė kaplohen nga gjendjet e kėqija, pasi qė ata pėrherė e kanė fasadėn e jashtme tė kontrolluar, askush s'arrinė t'iu vijė nė ndihmė, meqė askush nuk di se ē'po ndodh me ta.
Nuk kanė reputacion aq tė mirė astrologjik, sepse merren si persona tepėr me sy kritikė, gjagadurė e cikėrrimtarė, dhe shpeshherė i mjaftojnė vetvetes, duke qenė racionalistė tė mėdhenj.
Zemra e tyre e gjakon DASHURINĖ, s'ėshtė e ftohtė, por punė ka aq shumė, qė duhet tė kryhen, prandaj s'mbetet kohė pėr dashuri e argėtim. Kėtė shpesh e paguajnė nė jetė: mbesin pa shokun e jetės!
Deviza e tyre ėshtė: "Mendoj, prandaj ekzistoj". Pėrndryshe, kanė sharm tė ftohtė diplomatik, pak a shumė melankolik, plot instikte dhe manire tė bukura.
MESHKUJT-VIRGJĖRESHA thjesht janė tė paaftė pėr tė pėrvetėsuar femėr. Ai tregon tregime, s'ėshtė i interesuar pėr femrat qė duan kėnaqėsi e aventura. Nėn kėtė shenjė s'ka donė zhuanė, por planerė, inzhinierė, ekonomistė, rrallėherė edhe artistė.
Partneri mė i mirė pėr virgjėreshėn (mashkull apo femėr) ėshtė po ashtu VIRGJĖRESHA; shkaku se janė tė njėjtė. Atyre s'u ka mbetur shumė tek pasionet, romantika. Ata martesėn e marrin si punė ortakėsh, tregti.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Luigji XVI, Gėte, Shatobrian, Tolstoj, A. Kristi, Hegeli, Onazisi, Greta Garbo, Sofia Loren, Ingrid Bergman, R. Velē etj.
ASTROMEDICINA: si persona me logjikė tė fortė dhe vetėdisiplinė tė lartė, virgjėreshat janė shumė tė kujdesshėm: pak njė simptomė, dhe i rrahin tėra kumbonat. Paksa janė tė prirur edhe kah hipohondria. Sakaq, pika mė tė dobėta tė tyre janė organet e tretjes, shpnetka, mėlēia, idhėza.
KOMBINIMI: deri nė 30 vjet astrologjikisht pajtohen me DEMIN dhe BRICJAPIN. Pas 30 vjetėsh edhe me tri shenjat e ujit: GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN.
LUANI ėshtė shenjė intuitive, inteligjente e praktike. Rrezaton magnetizėm. Pėrherė i sigurt nė vete. S'ėshtė frikacak dhe s'bie nėn ndikim. Ka dėshirė tė flasė mirė pėr veten dhe ta lavdėrojnė tė tjerėt.
E do organizimin, sundimin. Logjika tek ta ėshtė mbi zemrėn. Nė esencė janė optimistė dhe shpirtmėdhenj. Me krenari LUANORE. Por, fisnikė. Nuk kanė aftėsi tė urrejtjes, madje as armikun. Janė tė prirur t'i hyjnė rrezikut, vėshtirėsive.
Nuk e durojnė dot monotoninė.
Dėshira pėr t'u imponuar i bėn madje edhe tiranė.
I donė ceremonitė, gazmendet, ku ata imponojnė aftėsitė e veta.
Shpesh narcisoidė: Kanė dėshirė qė "bota tė sillet rreth tyre". Duan zhurmė, bujė: "Le tė dihet se kush jam unė"! (Siē thoshte dikur Luigji XIV: "Shteti, jam unė"!) Ėshtė tip spektakular, dėshiron t'i duartrokitet.
Si shenjė fikse qė ėshtė, rrugėn kah suksesi e ka tė garantuar.
Por, LUANI, si mbret qė ėshtė, di tė jetė ngandonjėherė edhe i pakėndshėm: superior dhe arrogant!
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Luigji XIV, Napoleon Bonaparta, Musolini, Garibaldi, Jungu, Aleksandėr Duma (ati dhe biri), B. Sho, S. Alende, F. Kastro, A. Hiēkok, D. Aligeri etj.
KOMBINOHEN: me DESHTĖ (tė cilėt iu pėrgjigjen pėr nga intensiteti i pasionit) mund tė kombinohen pėrkohėsisht. Po ashtu, edhe SHIGJETARI (femrat shigjetare donė t'i provojnė tė gjitha, sė paku njėherė; prandaj, meshkujt LUANĖ i donė shumė).
Shenja mė harmonike me LUANIN janė BINJAKĖT pėr tė dyja polet, si dhe PESHORET. (Apo: deri nė 30 vjet - shenjat qė element kanė zjarrin: DASHI, SHIGJETARI. Pas moshės 30 vjeēare - shenjat qė element kanė ajrin: BINJAKĖT, PESHORET).
PIKA E DOBĖT SHĖNDETĖSORE E LUANIT: ėshtė zemra dhe sistemi i qarkullimit tė gjakut.
Nuk kanė shumė fat, por lehtė pėrshtaten nė ēdo situatė.
Shquhen pėr bukuri. Jetojnė nė tė tashmen, pa u preokupuar shumė me tė kaluarėn dhe pa u brengosur shumė pėr tė ardhmen.
Kanė karakter tė dashur e tė sinqertė, posedojnė inteligjencė tė shkėlqyeshme dhe shpirt fisnik me ndjenja fisnike. Problemin mė tė madh, pothuajse absurd, e kanė nė kėrkimin e pėrsosmėrisė (vetė janė tė pėrsosur, e kėtė e kėrkojnė edhe tek tė tjerėt).
MESHKUJT-PESHORE janė sharmerė tė mėdhenj.
FEMRAT-PESHORE rėndom janė bukuroshe tė vėrteta. Zakonisht elegante. Sytė i kanė shprehės dhe hundėn rėndom e kanė krrute, si sqepi i zogjve. Ėshtė e prirur pėr dashuri tė shpejta, pėr tė cilat ėshtė e gatshme edhe tė flijohet. Por, shpesh i ndėrron "objektivat" e flijimit!
Edhe pse janė relativisht tė shoqėrueshėm, PESHORET kanė pak miq (ata miqtė i filtėrojnė nė filterė tė posaēėm subtilė).
Janė, siē thamė edhe mė lart, tejet inteligjentė, por ajrorė (shenja qė element kanė ajrin), prandaj pa ndonjė pėrgjegjėsi tė madhe. Interesat personale i vėnė mbi interesat e tė tjerėve.
Dinė tė bėhen edhe viktima tė kėnaqėsive tė shkurtėra.
Tek kjo shenjė vėrehet dukshėm ndikimi i VENERĖS, prandaj, pėrpos bukurisė, tek kėta persona - pėrfaqėsues tė kėsaj shenje - hasim edhe komplekse tė ndryshme, si kompleksi i turpit, kompleksi i devijimeve morale (kurtizane) etj.
Krejt e donė paranė, paraja mė sė tepėrmi i do PESHORET dhe DEMAT.
Rėndom mbesin tė pamartuar pėrjetėsisht.
Edhe pse shenjė artistike joambicioze, megjithatė, peshorja jep shumė artistė tė mėdhenj: muzukantė, poetė, kėngėtarė, aktorė.
Domethėnė, mashkulli-peshore; lehtė e krijon besimin, lehtė harxhon pas dashnoreve, luan me tė holla, huazon, gabon, pastaj i pėrmirėson e kėshtu me radhė.
Femra-peshore: e rafinuar, e bukur, tėrheqėse, nuk ėshtė e gatshme ta refuzojė koketimin; nuk i do tė fuqishmit, mė tepėr i do don zhuanėt. Di tė kėshillojė edhe nėse ėshtė e shfrenuar; flerton edhe nėse ėshtė motėr nderi.
Tė lindur nė kėtė shenjė: D. Didėro, A. Rembo, O. Vajld, Lermontov, Niēe, Iv Montan, Rita Hejvord, Xh. Lenoni, Gandi etj.
Element: UJI
Planeta dominuese: MARSI
Nėnshenja: BRICJAPI
Ngjyra astrologjike: E KUQJA (me tone tė mbyllta) dhe E GJELBĖRA e mbyllėt, e cila iu shėrbem pėr qetėsim nervash; (kjo e fundit iu konvenon posaēėrisht akrepėve).
Metali: ARI I KUQ
Guri i ēmueshėm: RUBINI
Bima: MIMOZA (lulet me ngjyra tė gjalla)
Numri i fatshėm: 100
Veti tė pėrgjithshme: vdekja, seksualiteti, metamorfozat, krizat nervore, vizionariteti. Janė ngushtė tė lidhur me ēdo gjė qė ėshtė e errėt.
▪ AKREPĖT pėr nga natyra janė enigmatikė, prandaj i donė netėt, hijet, ambientet e pandriēuara; ēdo gjė e ndritshme dhe e bujshme - i pengon.
Natyra e tyre ėshtė e begatė me kontraste, ku ekziston lufta e pandėrprerė midis arsyes dhe pasioneve.
Janė krenarė, dhe, edhe pse shenja uji, dėshirojnė tė dominojnė.
Janė shenja artistike. Shpesh janė gjenialė.
Janė mė tė rrezikshėm nga tė gjithė ujtarėt. Dinė tė jenė kryeneē, por edhe tė ashpėr; prandaj, vėshtirė ėshtė pėr t'i kuptuar. Janė enigmatikė. Tė padefinueshėm. Kompleks.
Planet e kanė MARSIN e natės. Janė misteriozė. Me shkathtėsi fshehin anėt e tyre tė dobėta. Iu ndihmon INTUICIONI i thellė.
Edhe pse tė preokupuar shumė me vdekjen, dhe pesimistė nė esencė, megjithatė janė plot jetė e dinamikė jetėsore.
Tej mase tė ndjeshėm nė simpati dhe antipati. Kurrė s'e harrojnė padrejtėsinė qė iu bėhet. S'i hiqen luftės, e as qė e pranojnė disfatėn.
Tė qėndrueshėm nė vendime, tė qėndrueshėm nė aksione. Janė nė gjendje qė tėrė energjinė ta koncentrojnė pėr qėllimin qė ia kanė caktuar vetvetes.
Mendjemprehtė, tė hapur pėr koncepte tė reja, me inteligjencė tė fortė dhe me mendime tė zjarrta. Janė tipa tė guximshėm, luftarakė. Por, janė mė efikas nė mbrojtje sesa nė sulm.
Fizikisht, rėndom, janė joproporcionalė, disharmonikisht tė projektuar, por nė tė shumtėn e rasteve - ēuditėrisht - kanė njė "bukuri djallėzore": shikim tė mprehtė dhe sharm tė papėrballueshėm.
Zėrin e kanė tepėr shqetėsues, shqetėsim i kėndshėem.
Kanė forcė tė kontrollohen. Tė pasionuar. Nuk bėjnė asgjė gjysmake, qoftė ajo mirė apo keq. Me energji tė madhe, shpesh seksualistė tė tepėruar. Shpeshherė tė ndarė nė mes tė: neokonformizmit, ekscentricitetit dhe racionalitetit.
Plot ndjenja tė thella, intensive, shqetėsimplote. Ofendimet nuk i fal lehtė. Shpesh me pasione dinake. Shpesh vdesin befasisht, papritmas. Kanė mė tepėr sukses nė pjesėn e dytė tė jetės.
Akrepėt dinė tė jenė edhe destruktivė dhe autodestruktivė. Kjo pėrmasė madhore e shpirtit tė tyre - prirja pėr tejkalimin e ēdo gjėje, madje edhe tė vetvetes - lidhet me vizionin e vdekjes, dhe i bėn sadista tė mėdhenj, sidomos nė dashuri. Ata ndiejnė nevojė tė flertojnė me vdekjen, dhe ky aspekt iu vėrehet nė zėrin e tyre, qė ka ngjyrė erotizmi.
Edhe pse shenja uji, janė "zjarr qė rrjedh", me shikim pabesueshmėrisht depėrtues dhe me gjakim kah pėrsosmėria.
Duken rėndom tė qetė, frikacakė. Kjo ėshtė vetėm sipėrfaqėsore.
E njohin mirė vetveten. S'kanė kohė pėr tė tjerėt. E dinė se janė absolutistė tė papėrmirėsueshėm. Nėnēmojnė krejt ēfarė ėshtė e zakonshme, e pavėrtetė, mediokre, duke qenė tė vetėdijshėm se rreth tyre ēdo gjė ėshtė shkėlqim i rrejshėm, maskė, aktrim.
Nėse dėshironi MIQĖSI, do ta gjeni tek AKREPI. Pėrndryshe, akrepėt paraqesin elitėn nė horoskop dhe nė kategoritė e njerėzve.
Si tip luftarak qė ėshtė, pėr qėllime tė vetat lufton "me duar e me kėmbė".
Janė shenja mė seksuale e Zodiakut. Tėrheqin si magnet nė seksualitetin e tyre superior, qė iu buron nga sytė.
Kryesisht tipa tė natės: fantazues, magjikė, shohin gjėra qė tė tjerėt nuk i shohin. Objekt kanė: shpirtin, seksin,misterin.
Kjo shenjė jep krijues tė mėdhenj nė fushėn e krijimtarisė shpirtėrore.
Ekzistojnė tipat e ulėt dhe tipat e lartė tė akrepit. Tipat e lartė: posedojnė gjakimin faustian pėr tė njohur jetėn dhe vdekjen; posedojnė vetėdisiplinė, vetėkontroll, shpirt tė koncentruar; janė dinjitozė, krijimtarė, tė guximshėm, simpatikė, magjikė.
MASHKULLI AKREP: ėshtė prepotent, xheloz, hakmarrės, tiran, absolutist (madje, edhe nė dashur e miqėsi). Edhe pse gjenialė, me kėta meshkuj ėshtė shumė vėshtirė tė jetohet, sepse janė tiranė dhe despotė tė lindur. Martesa me ta rėndom ėshtė tragjike, ai e maltreton gruan nė tė gjitha mėnyrat e mundshme.
Mashkujt-shkorpionė, kur barten nė krahėt e epsheve, sillen si sadistė, e mundojnė partnerin.
FEMRA-AKREP ėshtė plot pasion, e padefinuar, shpeshherė e ēuditshme, mistike, ndonjėherė impulsive dhe sentimentale, por lucide dhe depėrtuese; gruaja-shkorpion rėndom paraqet enigmė, madje edhe pėr atė qė e njeh kaherė. Sharmi i saj ēmend secilin qė e ka pranė, por ėshtė rėndom e paprekshme, refuzuese, dhe njerėzit e nderojnė duke e kundruar si "grua fatale". Tė fascinon mė tepėr me magjinė e pashpjegueshme tė saj, sesa me bukuri. Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errėt, derdhet epshi qė ofron aventurė fatale. Dėshiron tė koketojė e tė pėrvetėsojė; thjesht tė ta vėrė "lakun". Suksein nė kėtė plan e ka tė garantuar kur kėtė e dėshiron. Me tė nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan. Shkorpioni-femėr kėnaqet nė pėrvetėsim dhe koketim, nė diskrecion dhe misteriozitet tė caktuar, shpesh duke i munduar partnerėt. I nevojitet partner i fuqishėm pėr ta mbajtur dhe pėr ta shpėtuar nga sadomazohizmi i saj i lindur.
Oreksi i saj seksual ėshtė greminė, qė duhet pėrmbushur.
FEMRA-AKREP ėshtė e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, nė kufijtė e sė mirės dhe tė sė keqes. I mbetet besnike qėllimit tė vet, por me aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, mė sė pari e dėmton vetveten. Ėshtė e pajisur me plot kėrkesa e hire. E padefinueshme. Shpesh e pakėnaqur, shpesh i ndėrron krevatėt (ėshtė e prirur); lojėrat dashurore nuk i adhuron gjithaq, sa ndėrrimin e partnerėve. Ajo ėshtė dashnore qė dėshiron tė koketojė, pastaj me lehtėsi e hedh partnerin. Vėshtirė e gjen partnerin e vėrtetė. Pėrkundėr tėrheqshmėrisė magjike qė posedojnė, ato dijnė tė jenė shpeshherė tejet tė errėta, e mbajnė shumė mend tė keqen, me predisponim pėr shumė bashkėshortėsi. MARSI, planeti sundues i shkorpionėve, iu jep energji tė madhe, pasione, gjakim, andaj edhe shkorpionėt janė shenjat mė seksuale tė Zodiakut.
Erotizmi ėshtė arma e saj mė e mirė dhe mė e ligė. Planeti qė sundon mbi kėtė shenjė, pėrpos MARSIT - Zot i luftės dhe katasttrofės, qė shkorpionin e mbush zjarr e pasion, ėshtė edhe PLUTONI - princ i mjegullės dhe zot i tė vdekurve, i cili sundon nė mbretėrinė e ferrit, dhe ky i bėn ato agresive, tė ashpra, posesive dhe nė kėtė periudhė ato janė nė gjendje tė bėjnė ēdo gjė.
Kanė mė tepėr tė fshehta se ēdokush tjetėr.
Tek ajo ka dashuri apo urrejtje, deri nė fund.
Ndodhet nė luftė tė pėrhershme nė mes trupit dhe shpirtit; ndaj ajo ėshtė herė mė e zezė se djalli, herė mė e bardhė se engjėlli.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.
KOMBINOHEN: partnerėt e tyre mė tė mirė mund tė jenė PESHQIT dhe GAFORRET, pastaj vijnė "tokėsorėt": DEMAT, VIRGJĖRESHAT, BRICJEPTĖ. Disharmonikė me ta janė shenjat "e ajrit" dhe 'tė zjarrit".
PESHQIT janė partnerėt mė tė mirė pėr SHKORPIONĖT. Ata pėr gratė-shkorpionė janė burra dhe dashnorė tė mirė. GAFORRET janė tė ngjashėm me peshqit, por pak mė tė rrezikshėm. Edhe GAFORRET i nėnshtrohen "zotėrisė" sė vet, por... Pėr gratė-shkorpionė GAFORRET mund tė jenė dashnorė tė mirė, por s'iu preferohen si bashkėshortė (s'janė tė qėlluar), sepse shpeshherė edhe ata vetė janė vetiakė, tė pasigurt, ndonjėherė edhe agresivė. Pėr lidhje tė shkurtėra dashurie vijnė nė konsiderim edhe "tokėsorėt": DEMAT, BRICJEPTĖ dhe - optimistėt e tė kthjelltit e fisnikėt e Jupiterit: SHIGJETARĖT; edhe ata mund tė jenė dashnorė tė mėdhenj pėr femrėn-shkorpion.
Shumė nga shkoprionėt (femra), pėr shkak tė energjisė sė madhe dhe pasionit - kėrkojnė partnerė edhe tek shenja e DASHIT dhe LUANIT.
Thjesht: ata mund tė kombinohen me GAFORREN; me PESHKUN - kombinim i mirė dhe i dobishėm; me BRICJAPIN - tė krijuar pėr njėri-tjetrin; me DEMIN - jashtėzakonisht tė lumtu; me SHKORPIONIN - bėn; me tė tjerėt nuk janė harmonikė.
Apo: deri nė moshėn 30 vjeēare - partnerėt mė tė mirė janė gaforret dhe peshqit (sehnja tė ujit), sepse kėta i durojnė dhe i kuptojnė; kurse pas kėsaj periudhe, tė pėrshtatshėm janė bricjeptė - filozofė dhe deri diku tė qetė; dhe virgjėreshat - tė ftohta dhe racionale (shenja tė tokės).
***
Shkorpionėt janė feniksė qė pėrsėri lindin nga hiri i vet; raki qė krijohet nga vluarja e vet.
Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė shumė tė frymėzuar me vdekjen, sepse vetėm me vdekjen zbulohet e fshehta e jetės.
Prandaj, ata pėrherė ndodhen midis jetės dhe vdekjes.
Gjenialiteti i tė pavetėdijshmes s'mund tė gjejė pėrfaqėsues mė tė mirė sesa tek kjo "kafshė e zezė" - SHKORPIONI, njėri prej banorėve mė tė hershėm tė tokės, shtaza e vetme qė e asgjėson vetveten (bėn autodestruksion), vetitė simbolike tė sė cilit i karakterizojnė pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje. Ėshtė karakteristike, se edhe kėta e dėshirojnė natėn, terrin, muzgun, i ikin diellit, dritės, duke i ndjekur vrimat, zgafellat, shpellat.
Shkorpioni ėshtė pėrfaqėsues nė flamurin e pasioneve, dhe ka qenė emblemė e popullit hebre. Ai udhėheq me fuqinė qiellore tė shqiponjės dhe me ambivalencėn e ēuditshme midis jetės e vdekjes. Tek kjo shenjė, bashkė me vlerat negative: vuajtjen, tė ligėn, dramėn, absurdin, asgjėsimin, vdekjen, shkojnė edhe vlerat pozitive tė jetės: rilindja, ripėrtritja dhe vlerat tjera shpirtėrore e materiale. Domethėnė, njėkohėsisht kanė kreativitet dhe destruktivitet.
Krijoni Kontakt