Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bujar Leskaj, Deputeti që i gjendet Vlorës çdo ditë

    Deputeti që i gjendet Vlorës çdo ditë


    (13.02.2008)

    Ka një peshë në qytetin e tij të lindjes dhe sigurisht që nuk mund ta kalojë lehtë. Të hënën në kuvend i kërkoi kryeministrit që për 54 familje që po shkojnë buldozerët të shpronësohen më parë dhe pastaj të shkojnë ushtria e mjeteve të motorizuar për shkatërruar mundin dhe djersën e tyre


    Ka një peshë në qytetin e tij të lindjes dhe sigurisht që nuk mund ta kalojë lehtë. Të hënën në kuvend i kërkoi kryeministrit që për 54 familje që po shkojnë buldozerët të shpronësohen më parë dhe pastaj të shkojnë ushtria e mjeteve të motorizuar për shkatërruar mundin dhe djersën e tyre. Dhe kryeministri Berisha e quajti pikërisht të drejtë këtë arsyetim të deputetit nga qyteti jugor. Dhe nuk ishte rastësi kjo kërkesë e këtij deputeti. Bujar Leskaj është dhe duhet shënuar në regjistrin e nderit të qytetit bregdetar nga të vetmit, të paktët, dhe nga më të mirët që guxon dhe kërkon ndërhyrje për çdo banor që i përket zonës së tij elektorale Nr 94 e konfiguruar mes shumë lagjesh në qytetin bregdetar. E ndjen e ka detyrë apo është i sugjestionuar me qytetin e tij. Është i shkrirë tërësisht me zonën e tij elektorale. Edhe kur gjendet ne parlament, pra në kryeqendër të vendit, madje dhe sytë i ka të drejtuar në jug të vendit, atje ku është zona e tij elektorale. Ndjek lajmet, shfleton gazetat që kanë shkrime për qytetin e tij, bisedon ne telefon vjen ikën dhe kthehet sërish. Si do t’i kanalizoja unë veprimet e këtij deputeti të parlamentit shqiptar? 1-I palodhur dhe i pagjumë. Ndërsa iku nga karrigia e ministrit u kthye sërish tek elektorati i vet. Shpalli një platformë tepër moderne për zhvillimin e kulturës në qytetin bregdetar. Vitin 2007 e quajti viti kulturor i Vlorës. Si u përshkruan veprimtaritë dhe cilat ishin ato? a-Romanet e shkrimtares Vilehmma Vranari ose siç e quajnë vlonjatet “Petro Markon me fustan”. Mbi 200 vetë morën pjesë në këtë veprimtari dhe zgjati mbi 3 orë. Ardhja e Presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë ndërmori supozimin miqësia shqiptaro- amerikane me lektor deputetin Leonard Demi, etj. Në bashkëpunim me klubin kulturor Ali Asllani zhvilloi këto veprimtari”Eqrem bej Vlora”. Librin e studiuesit Uran Butka, “Lufta civile në Shqipëri”, librin e Enver Memishës, nëpër greminat e përgjakura komuniste. Pjesëmarrja: Sallat, Pallati i Kulturës dhe Shtëpia e Beut kanë parë një spektator e shikues që ka ndjekur me vëmendje veprimtaritë me pjesëmarrje nga të gjitha moshat. 2-Zgjidhja e kërkesave të elektoratit që përfaqëson. Fillimi i muajit shkurt koincidoi për lagjet e sipërme të qytetit në zonën Nr 94, të përmbytura. Deputeti i kërkoi qeverisë një fond për një kanalizim që eksiton që po përmbyt vazhdimisht prej vitesh këto zona,nga ujërat që sjellin kodrat me ullinj të qytetit. Fondi 100 milionë ju akordua këtij rrjeti kullimi për ujërat e sipërme te qytetit. Dje deputeti i Vlorës erdhi enkas në qytet. Nuk kishte aktivitet, por një çast të përzishëm. Iku nga jeta kompozitori Piro Cakrani. Deputeti mori njoftimin i hipi makinës, u nis për në Vlorë. Thënia se deputeti duhet të gjendet pranë elektoratit nuk janë vetëm këto raste të cituara më sipër. Ai ka financuar nga financat e tij sportistë dhe mjaft të talentuar për aktivitet jashtë vendit. Është mik i reportereve të qytetit bregdetar. Dhe në fund është një ndër ata që e nderon partinë që e ka zgjedhur deputet. 3-Ngritja e zërit në parlament. I keni vënë re deputetët e mykur. Kur dielli dhe drita e podiumit ka kohë pa i vrarë. Veç të strukur dhe kokulur. Te heshtur kalojnë përpara saj. Kanë mjegullina nëpër mendje. Mandati po u mbyllet dhe viti elektoral po zgjat krahët, që do të thotë ka mjegull shumë nëpër rrugë, furtunë, shi, rrebesh, kohë garbi. Ndërsa me B.Leskajn ndodh veç e kundërta. Është i lirë dhe kërkon, jep mendime, kundërshton kur e sheh se cenohet nderi apo dinjiteti i qytetarëve. Nuk ka zhgun murgu veshur, por ka mësuar se jeta e parlamentarit të atyre viteve dhe atyre burrave që bënë Shqipërinë është e ndritshme sa dielli sepse mandati është i shkurtër, por punët, fjalët vepra në fund të fundit mbetet. Prandaj kërkon të dritësojë veprat me fjalët. Kërkon që diçka nga qenia e tij ,nga puna e tij të materializohet në zonën e tij ku tre vite me parë shkoi për votat e tyre. Rrënqethet, jo kur deti sjell erën e ftohtë,por kur ndien se ka mangësia tek qytetari, kur kryhen veprime ta paligjshme, dhe kur kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht, qoftë edhe në emër të tij. Unë do ta quaj misionar, ndryshe nga ata që ikën nga qyteti tyre dhe vështirë e kanë të kthehen njëherë,por të rronin një ditë pranvere në kryeqytet. Ky deputet nuk ka nevojë për urdhra për të zbritur tek zona e tij, nuk ka nevojë t’i thuhet çfarë duhet të bëjë sepse ai është atje dhe e ndjen peshën e saj, forcën e saj, hallin e saj, është një banor i përhershëm i qytetit të tij.

    Nga Gëzim Llojdia

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Detyre e tij ka bere!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    21
    Ja dhe deputeti i pare qe pas vdekjes do shkoje ne parajse!
    Don't underestimate the power of stupid people in large groups

  4. #4
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Sikur ta dija qe e ka shkruar ne Gazeten 55 Fahri Balliu dhe na e ka servirur elektronikisht ne Forum shoku pionier i Enverit Brari!
    Amon mer ca boni kshu, i besoni keto pallavra. Po ktheheni ne lajmet e ZP ne kohen e Dulles qe tejkalohej plani 120 per qind, jo po e ndertuam traktorin me forcat tona, jo po filan byroist u ul gju me gju me popllin e te tjera si keto.
    Populli nuk ka nevoje per llogje kavaje por per pune
    FLANGO MA NON FLECTO

  5. #5
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga theeea Lexo Postimin
    Ja dhe deputeti i pare qe pas vdekjes do shkoje ne parajse!
    Jo ky eshte i dyti se i pari eshte ai vlonjati tjeter Sabit Brokaj qe dha doreheqjen si deputet.... Pastaj do kalojne ne parajse dhe kopeja me 140 koke me ne krye dashin me brire president.....
    FLANGO MA NON FLECTO

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Brari urime per punen e re.
    Me thane qe kishe filluar ke 55 si redaktor politik.
    Per Bujarin kam rrespekt. E kam takuar ne durres parvjet kur ishte minister me te vertete burre laberie.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po e vertet eshte o shijak nerjaku i zp-se..
    i bere ndonje djallezi Leskajt mo..

    cthot mafia.. o velo..

    cdetyra te reja ke marre..

    sikur spo ben me hilera kohet e fundit..

    uroj te benesh burr camerie dhe ti nje dite..se vegel ska lezet ter jeta..

    nejse..

    uroj te mos e mashtroje mafia vlonjate kurre Bujarin e mire e trim e parimor..

    ai bizhdili i top chanellos se llako cakulve.. qe luan rol katundari mirditoro-matjan tek pord.hi kali.. .. kishte shkuar ne usa te bente axhitacion kunder sales.. degjova..
    cfar krimbo-militanti i keq haleshë i ngrati..
    raja e neveritshme..

    ..

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sa te ulet dhe te neveritshem jane disa ketu ne kete forum ... si puna e shokit fatos ati siper ...

    kane per etalon nje komunist 24 karatesh si puna e saliut ...

    vetem ate komunistin sali mos e ngisni, flisni budallalleqe te bukura, hajvanlleqe te pashoqe, genjeshtra hashiqare, etj, dhe e keni mire ne forum, shoki fatos iu ben ndonje "furçe", ndersa te tjeret nuk iu ngacmojne temat apo postimet ...

    e kam thene edhe here te tjera me lart, por po e beni shurdh veshin mor shoki fatos e sali komunista te tjere ne forum: sali berisha eshte shpresa e fundit e nomenklatures, e partive te medha e te vogla te dala nga punistet, sigurimset, gjinushet, kapoistet, xhuvelistet ... deri edhe zabitoistet.

    jane te zhdervjellet shume komunistet e saliut ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sapo del nga mbledhjet e celules enveriste dujsivja.. shkruan kunder komunistave..

    sa zp ist i shkathet je mor kameleon..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Brari urime per detyren si redaktor politik i 55
    mos ta ndjej fare cthone komunistet ti vazhdo misionin e shenjt per te zhdukur faren e kuqe nga Shqiperia
    edhe njeher urime dhe ishalla doktori te fut ne listen e kandidateve per deputet se atij parlamenti i duhen trima e te zgjuar si puna jote qe ti mbyllin gojen brace zepistit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •