Deputeti që i gjendet Vlorës çdo ditë
(13.02.2008)
Ka një peshë në qytetin e tij të lindjes dhe sigurisht që nuk mund ta kalojë lehtë. Të hënën në kuvend i kërkoi kryeministrit që për 54 familje që po shkojnë buldozerët të shpronësohen më parë dhe pastaj të shkojnë ushtria e mjeteve të motorizuar për shkatërruar mundin dhe djersën e tyre
Ka një peshë në qytetin e tij të lindjes dhe sigurisht që nuk mund ta kalojë lehtë. Të hënën në kuvend i kërkoi kryeministrit që për 54 familje që po shkojnë buldozerët të shpronësohen më parë dhe pastaj të shkojnë ushtria e mjeteve të motorizuar për shkatërruar mundin dhe djersën e tyre. Dhe kryeministri Berisha e quajti pikërisht të drejtë këtë arsyetim të deputetit nga qyteti jugor. Dhe nuk ishte rastësi kjo kërkesë e këtij deputeti. Bujar Leskaj është dhe duhet shënuar në regjistrin e nderit të qytetit bregdetar nga të vetmit, të paktët, dhe nga më të mirët që guxon dhe kërkon ndërhyrje për çdo banor që i përket zonës së tij elektorale Nr 94 e konfiguruar mes shumë lagjesh në qytetin bregdetar. E ndjen e ka detyrë apo është i sugjestionuar me qytetin e tij. Është i shkrirë tërësisht me zonën e tij elektorale. Edhe kur gjendet ne parlament, pra në kryeqendër të vendit, madje dhe sytë i ka të drejtuar në jug të vendit, atje ku është zona e tij elektorale. Ndjek lajmet, shfleton gazetat që kanë shkrime për qytetin e tij, bisedon ne telefon vjen ikën dhe kthehet sërish. Si do t’i kanalizoja unë veprimet e këtij deputeti të parlamentit shqiptar? 1-I palodhur dhe i pagjumë. Ndërsa iku nga karrigia e ministrit u kthye sërish tek elektorati i vet. Shpalli një platformë tepër moderne për zhvillimin e kulturës në qytetin bregdetar. Vitin 2007 e quajti viti kulturor i Vlorës. Si u përshkruan veprimtaritë dhe cilat ishin ato? a-Romanet e shkrimtares Vilehmma Vranari ose siç e quajnë vlonjatet “Petro Markon me fustan”. Mbi 200 vetë morën pjesë në këtë veprimtari dhe zgjati mbi 3 orë. Ardhja e Presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë ndërmori supozimin miqësia shqiptaro- amerikane me lektor deputetin Leonard Demi, etj. Në bashkëpunim me klubin kulturor Ali Asllani zhvilloi këto veprimtari”Eqrem bej Vlora”. Librin e studiuesit Uran Butka, “Lufta civile në Shqipëri”, librin e Enver Memishës, nëpër greminat e përgjakura komuniste. Pjesëmarrja: Sallat, Pallati i Kulturës dhe Shtëpia e Beut kanë parë një spektator e shikues që ka ndjekur me vëmendje veprimtaritë me pjesëmarrje nga të gjitha moshat. 2-Zgjidhja e kërkesave të elektoratit që përfaqëson. Fillimi i muajit shkurt koincidoi për lagjet e sipërme të qytetit në zonën Nr 94, të përmbytura. Deputeti i kërkoi qeverisë një fond për një kanalizim që eksiton që po përmbyt vazhdimisht prej vitesh këto zona,nga ujërat që sjellin kodrat me ullinj të qytetit. Fondi 100 milionë ju akordua këtij rrjeti kullimi për ujërat e sipërme te qytetit. Dje deputeti i Vlorës erdhi enkas në qytet. Nuk kishte aktivitet, por një çast të përzishëm. Iku nga jeta kompozitori Piro Cakrani. Deputeti mori njoftimin i hipi makinës, u nis për në Vlorë. Thënia se deputeti duhet të gjendet pranë elektoratit nuk janë vetëm këto raste të cituara më sipër. Ai ka financuar nga financat e tij sportistë dhe mjaft të talentuar për aktivitet jashtë vendit. Është mik i reportereve të qytetit bregdetar. Dhe në fund është një ndër ata që e nderon partinë që e ka zgjedhur deputet. 3-Ngritja e zërit në parlament. I keni vënë re deputetët e mykur. Kur dielli dhe drita e podiumit ka kohë pa i vrarë. Veç të strukur dhe kokulur. Te heshtur kalojnë përpara saj. Kanë mjegullina nëpër mendje. Mandati po u mbyllet dhe viti elektoral po zgjat krahët, që do të thotë ka mjegull shumë nëpër rrugë, furtunë, shi, rrebesh, kohë garbi. Ndërsa me B.Leskajn ndodh veç e kundërta. Është i lirë dhe kërkon, jep mendime, kundërshton kur e sheh se cenohet nderi apo dinjiteti i qytetarëve. Nuk ka zhgun murgu veshur, por ka mësuar se jeta e parlamentarit të atyre viteve dhe atyre burrave që bënë Shqipërinë është e ndritshme sa dielli sepse mandati është i shkurtër, por punët, fjalët vepra në fund të fundit mbetet. Prandaj kërkon të dritësojë veprat me fjalët. Kërkon që diçka nga qenia e tij ,nga puna e tij të materializohet në zonën e tij ku tre vite me parë shkoi për votat e tyre. Rrënqethet, jo kur deti sjell erën e ftohtë,por kur ndien se ka mangësia tek qytetari, kur kryhen veprime ta paligjshme, dhe kur kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht, qoftë edhe në emër të tij. Unë do ta quaj misionar, ndryshe nga ata që ikën nga qyteti tyre dhe vështirë e kanë të kthehen njëherë,por të rronin një ditë pranvere në kryeqytet. Ky deputet nuk ka nevojë për urdhra për të zbritur tek zona e tij, nuk ka nevojë t’i thuhet çfarë duhet të bëjë sepse ai është atje dhe e ndjen peshën e saj, forcën e saj, hallin e saj, është një banor i përhershëm i qytetit të tij.
Nga Gëzim Llojdia
55
Krijoni Kontakt