SELMAN HARADIN BALA - (1918-1989)


Selman Bala u lind nė vitin 1918 nė Korroticė tė Epėrme, Komuna e Drenasit (ish-Gllogovcit).

Selman Bala qysh nė moshėn e fėmijėrisė i priu fati jo i mirė, pėr tė mos shijuar rininė me bashkėfshatarėt e vet. Babai, Haradin Bala ishte i ndjekur politikishtė nga UDB serbe, u detyrua tė shpėrngulet sė bashku me Selmanin dhe iku nė shtetin amė, nė Shqipėri rreth vitit 1929 ku ishte 10-11 vjeēar.

Nė Shqipėri Selman Bala, jetoi pėr 14 vite me rradhė, kthehet nė Kosovė rrreth vitit 1944. Vit ku edhe fillon kėngėn me pėr vite tė tėra. Filloi tė kėndonte me Halil Cėrvadikun, ku vazhdoi me 7-8 vite me rradhė. Pastaj nė vitin 1953 kėndoi me Adil Dugollin he kusheriun e tij Rrahman Balaj deri aty ka viti 1960.

Mu atė vit edhe ndėrpret kėngėn, nga jo vetėdėshira, dėnohet nga UDB-a e Serbisė me tri vjet burg. Pas lirimit iu bashangjitė Rapsodit Rizah Bllaca pėr njė vit e gjysmė.

Pėrsėri iu bashkangjit Adil Dugollit ku me ta kėndooi edhe Elmi Plakiqi me violinė nga fshati Nekovc Komuna e Drenasit, ku edhe nuk iu nda Selmanit deri nė fund tė kėngės, nė vitin 1980 pėr shkaqe shėndetėsore.

Nė vitin 1980 filloi tė kėndonte edhe djali i Selmanit, Abedin Bala ku kėngėn e mori si trashėgimi nga babai.Por, fatėkeqėsishtė as Abedinit nuk i priu pati. Burgoset nė vitin 1981 nga gjakatarėt serb dhe dėnohet pėr 10 vite.

Kėngėn nuk e ndali as nė burg. Aty kėndonte kėngė patriotike si pėr shembull: Azem Bejtėn e Shotė Galicėn. Ndėrroi jetė nė vitin 1985 nga maltretimet serbe nė burgin famėkeq tė Serbisė.

Qė nga vdekja e Abedinit, Selman Bala prej mėrzisė katėr vitet e fundit tė jetės sė tij, nuk shkeli pragun e shtėpisė. Nėrroi jetė me 24 prill 1989.

Selman Bala ėshtė edhe babai i Haradin Balajt qė ėshtė dėnuar nga Tribunali i Hagės me 13 vite burg.

Me respekt, Fadil Bala

RAPSODET.com