Autobiografi janar 2006

I lindur me 21.06.1921.

Jemi kan ni familje e madhe 48 antarėsh.Unė qysh se i vogėl kam shkue me bagėti, sikur edhe shumė moshatarė tė mi.I kam ra fyellit, nrrojsave, meshnicave, knojsha si i vogėl me bagėti.

Nė atė kohė bėjshin dasma e fjala tė nuseve e vishin nė kullėn tonė, bėjshin dajre kėngėtarėt e vjetėr, kurse unė i ngojsha dhe i mėsojsha kėngėt menjėherė. I mbaj mend kėngėtarėt e vjetėr: Cuf Kadishani prej Tėrsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci. Kam mėsue shumė kėngė tė vjetra prej tyne. Mas ni kohe kam kėndue me njė djalė tė migjes pa vegla kur vishin musafiret nė oda. Mė vonė e morra njė sharki edhe u mėsova me i ra . E kėndojsha me ni Beqir Prelezin, ai i raike ēiftelisė shumė mirė. Tani jam bashkue me Halil Cėrvadikun, babai i Shaqir Cėrvadikut, Halili ka qenė kėngetar mė i vjetėr se unė, ai ka kendue me vėlla edhe me babė tė vet njė kohė tė gjatė. Tani u bashkue me mue edhe kemi kendue shtatė vite bashkė. Afėr ,diku nė vitet 57-tės. Mas tina jam bashku me Hashim Shalen kish pas dit nga pak me kėndue tani e mėsova edhe e aftėsova. Edhe kemi kėndue bashkė nė Radio stacion tė Prishtinės, edhe nė television. Mas ni kohe u bashkangjit Qamili i Vogėl me ne. I bejshum disa ushtrime nė oden time, jemi shkue ne Zagreb nė JugoTon edhe kemi inqizue pllaka tė gramafonit. Mas ni kohe jemi njoftue me ni daneze Birthe Traerup e kish pas studjue folklorin botror ajo u njoftue me neve edhe marrke kėngė historike edhe e bejshim njė libėr nė 5 gjuhė me len nė Institutin Albanologjik tė Evropės.

Nje kem da me Hashimin e jam bashkue me Osman Gllareven e me Qazim Berishen.Qazim Berisha ka qen i njoftur pėr muzikė sidomos pėr instrumente, i ka ra mirė violins. E na ka marrė ajo danezja nė vitin 1966 e na ka que ne Kopen Hagen e i kemi dhanė 22 koncerte nėpėr Danimark. Edhe ka qen njė festival nė Danimark, moren pjesė 17 shtete edhe na morem pjesė nė at festival edhe na e dhan vendin e parė si solistat mė tė mirė edhe shkruen gazetat ne faqet e para edhe Danezja thojke se jam shum e lumtur qe e dhat ket emission edhe u murret vendin e par dhe po shkruajn gazetat per ju kaq bukur.

Mas ni kohe kemi marr pjes ne Bruksel-Belgjik kur e kan marue permendoren e Skėnderbeut emigracioni shqiptar nė 78-79, nuk mė kujtohet sakt. Kemi marrė pjesė unė, Osman Gllareva, Qazim Berisha , Qamili i Vogėl, Mani, Maroshi dhe Augustini. Kemi kalue shumė bukur 17 ditė kemi nejt nė Bruksel.

Pastaj jemi Bashkue prapė me Hashim Shalen e kemi shkue prapė nė Danimark nė vitin 1981 me Hashimin e me Qazim Berishėn. Bitja na percilke edhe i kemi dhan disa koncerte, edhe kemi kėndue nė radio stacion te Kopenhagenit edhe ka qen emision i hapur edhe nė tae kohė ka pas puntor ton shqiptar duke punue ne Danimark edhe u thijke danezja atyre shqiptarve thuni sikur nėpėr oda tė Kosoves: “Hajt burra ju lumt goja”. E na kan ndėgjue mbar Danmarka, Suedia, Gjermonia se u kan emisionin e hapur nė telvizion.

Pastaj kemi marr pjesė me Hashim Shalen nėpėr klube tė shqiptarve qė jan ba nėpėr Gjermoni e nė Zvicėrr. Nė Austri ne kemi mar pjesė nėpėr tė gjitha kėto klube.

Me Hashimin kemi shkue mas pari ne Amerikė kujtoj ne vitin 1979, kemi nejt afėr dy muaj, kemi kėndue dasmave tė shqiptarve atje kemi dhan koncerte. Katėr herė kam qen nė Amerikė, dy herė me Hashim Shalen, dy Her me ni Shaban Baksin, edhe ai ka qen kėngėtar.

Nė Kosovė kam kėndue mė kėngetaret e njoftun qė kan qen Sali Bajrami, Ferizi, me Rizah Bllacen, me Sef Mleqanin kėta jan kan kėngetar tė vjetėr. Mas ni kohe u bėn edhe kėngetar tė ri. Kam kėndue me Durmish Kadishanin, me Demir Krasniqin, me Bajrush Doden, me Augustinin. Edhe ken dal orkestra popullore Hajdar Dushi kemi dhan koncerte sė bashku me ta nėpėr Kosovė edhe u kan Asambli i Rugovės edhe kan qen do kėngėtare tė reja: Shahine Baderjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha.

E une kam marr pjesė me te gjithė kėta kėngetar edhe kam kėndue nė popull prej 1948 nėpėr dasma e nėpėr koncerte. Kemi marr dhurata e mirėnjohje shumė herė nėpėr koncerte. Edhe kėngėt i thuri vet me tekst me melodi e me muzikė. I kam shkrue afėr 70 kėngė tė herojve tė Kosovės e tė Maqedonisė dhe nuk i shkruej askund krejt, i mbaj nė mend e i kendoj menjeherė. E tash hala po kendoj me Hashim Shalen edhe pse i kalova 80 vjet.

Ki shum tė fala prej meje edhe kur te vish nė pushim merre ni kamer tė mirė dhe ta mbushi njė kaset me kėngė qė si ke ndegjue kurrė.

Tahir Drenica.

RAPSODET.com