Trofta i pershendet te gjithe ata qe para 11 vjetesh mbushen sheshet dhe rruget ne perkrahje te ndryshimeve demokratike qe kishin nisur ne Shqiperi. Sot shume prej atyre njerzve te cilet hapur u ndeshen me rregjimin dhe forcat e veglat e tij mjerane, nuk jetojne me sepse forca dhe idete e tyre pluraliste dhe kombetare ua zune syte pushtetarve te sotem. Ata u pushkatuan ose u vrane ne krye te detyres se tyre duke mbrojtur me jeten e tyre repartet dhe institucionet shteterore. Cdo shqiptar e din mire rolin dhe pozicionin e tij ne te shkuaren e hidhur qe jetuam shumica jone. Sot mbas 11 vitesh pritet qe opozita te mbledh edhe njehere ne Sheshin Skenderbej mijera demokrate nga e gjithe Shqiperia ne oren 17.30 ku ne mes tyre do te jene krahperkrah besniket dhe tradhtaret e Opozites me te persekutuar ne vendet ish komuniste te Evropes. Si gjithmone ishstudentat dhe lideret e atyre diteve, do te jene prezent por jo si atehere ne ballle por qosheve dhe teper te zhgenjyer per nivelin e zhvillimit politik dhe ekonomik te Shqiperise. Ndoshta mitingu i sotshem do te jete edhe mitingu i ndryshimit te klimes politike ne Shqiperi dhe nisja e nje pune te gjate e te lodhshme per te gjitha shtrersat tona me qellimin e vetem; Paqe- Liri e Demokraci ashtu sic i ka hije nje vendi teper te lashte ne Evrope.
Trofta
Krijoni Kontakt