Nga Fatos Nano*

Kur u ftova per te mbajtur nje fjalim ne kete forum te larte, skena boterore ishte mjaft e ndryshme nga ajo qe eshte tani. Ngjarje te ritmeve te shpejta e kane perballur vendimarrjen me ceshtje thelbesore te sigurise globale, jo vetem persa u perket atyre, por edhe kur behej fjale per zhvillimet e se ardhmes. Kur mesuam lajmin per aktin terrorist te 11 shatorit, pak e kuptuan se kishte ndodhur dicka vertet e vecante dhe e nje rendesie mjaft te madhe. Ne papritur hapem syte dhe kuptuam se terrorizmi kishte qene ne mesin tone. Ai ishte ushqyer nga fondamentalizmi fetar dhe ideologjik, varferia, dhe zhvillimet kaotike, ksenofobia dhe intoleranca, mungesa e demokracise dhe shteti ligjor.

Ne realitetin global te vlerave te shkembyeshme, une besoj se cdo qeveri demokratike duhet te tregohet me e ndjeshme ndaj zhvillimeve globale dhe akoma me shume ndaj cdo rasti mosrespektimi dhe dhunimi te te drejtave te njeriut, si parimi baze per nje jete normale demokratike kudo ne bote. Ne nuk mund ti mbyllim syte,- ashtu si nuk i mbyllem as per Kosoven apo Afganistanin- kur qeverite dhunojne sistematikisht te drejtat e njeriut. Une nuk mendoj se parimet e ligjeve nderkombetare, sic eshte sovraniteti dhe mosnderhyrja ne punet e brendshme, te perdorura shpesh per te gjykuar raste te njejta si keto, mund te vecohen dhe te perdoren te ndara nga parimet baze te te drejtave te njeriut, apo kercenimet ndaj sigurise globale. Nje ndarje e tille shkakton kaosin e mesazheve qe bota e civilizuar dhe demokratike i con regjimeve anti-demokratike dhe diktatoriale. Ka ardhur koha qe konventat dhe dokumentet e tjera qe rregullojne marredheniet nderkombetare te jene ne te njejtin nivel me konceptin e te drejtave nejrezore, parimeve te demokracise dhe ekonomive te hapura e konkuruese. Vetem atehere, cdo vend do te kene mundesi reale per bashkepunim dhe si rrjedhim do te jape nje kontribut te drejtperdrejte ne zhvillimet demokratike globale.

Perkundruall ketyre zhvillimeve, Shqiperia adoptoi nje pozicion qe ishte vazhdimi dhe thellimi logjik i politikes se saj te re, sensitive dhe integruese ne institucionet Euro-Atlantike. Qeveria Shqiptare ishte nder te parat qe e vuri veten ne radhet e koalicionit anti-terrorist. Vendi im ka treguar gatishmerinee dhe aftesite e tij per te luftuar terrorizmin. Trupat tona jane ne Bosnje-Hercegovine, Afganistan dhe kane dale vullnetare ne mbeshtetje te operacioneve paqeruajtese dhe demokracise ne Irak. E lodhur tashme nga nje izolim i gjate, Shqiperia po provon se eshte nje vend me stabilitet. Sic mund t'ju kujtohet, 5 vjet me pare, u desh qe ushtare europiane te prire nga Italia te rivendosnin autoritetin e shtetit pas renies se skemave piramidale. Tani, ne kontribuojme per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan dhe ne bote.



Per shkak te potencialit etnik dhe padrejtesive historike qe kane qene shkaku i problemeve te panumerta, shqiptaret kane luajtur dhe vazhdojne te luajne nje rol kyc ne rajon. Ne kundershtim me ate qe nje pjese e propagandes se vjeter, e identifikueshme me nje mentalitet gjithmone ne tkurrje, te gjithe levizjet shqiptare, asnjehere nuk kane qene te frymezuara nga ambicje territoriale, apo teorite nacionaliste, por nga kerkesat e tyre per respektimin e te drejtave te njeriut. Vlen te permendet rasti i Prishtines, tjetri eshte ai i Shkupit. Respekti qe kosovaret kane treguar per here te trete per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe puna qe po bejne per ngritjen e institucioneve veteqeverisese dhe ekonomise, aq shpejt sa eshte permendur edhe mundesia e nje ftese nga Bashkimi Europian per te filluar negociatat e Marreveshjes se Asociim- Stabilizimit me Kosoven- cka tregon se aksioni nderkombetar kunder regjimit komunist me nuanca fashiste te Milloshevicit, ishin plotesisht te justifikuara. Ishin shqipetaret ata qe shmangen rrezikun e copetimit te fqinjit tone lindor, nepermjet ofertes se tyre per paqe dhe e ndihmuan Shkupin te ece ne rrugen e progresit demokratik me permbushjen e Marreveshjes se Ohrit. Ata provuan se vetem dialogu dhe bashkepunimi, jo konflikti, eshte e ardhmja e vendit te tyre dhe e te gjithe rajonit. Shqiptaret e Malit te Zi jetojne ne nje mjedis mjaft interaktiv. Statusi i tyre tregon se kur shqipetaret duhet te ofrojne bashkepunimin e tyre, jo nenshtrimin, ata e ofrojne ate bujarisht.

Une besoj se te qeverisesh ne menyre demokratike do te thote te perballosh sfidat. Ne e kemi pranuar kete! Por, ne nje cep te psikikes se vjeter, dredhite e daleboje te politikes kercenojne qeverisjen ne te gjithe rajonin. Kur qeverite s'arrijne te perballojne sfidat demokratizuese dhe integruese ne vendet e tyre, verehet rritja e rasteve te kthimit tek nje e kaluar e rrezikshme. Instiktivisht, politikanet i rikthehen strofkave, ne dukje me te sigurta, te nacionalizmit dhe populizmit te vjeter, duke fajesuar fqinjet e tyre te rajonit per krizat dhe veshtiresite e tyre. Per te ndryshuar keto mentalitete, puna dhe perpjekjet e qeverise dhe politikaneve nuk do te jene asnjehere te mjaftueshme. Shoqeria civile, media dhe akademiket kane nje rol te pazevendesueshem ne farketimin e shoqerive multikulturore dhe te hapura. Perfundimisht, vetem perqafimi i modelit te demokracive multi-etnike do t'i jape formen se ardhmes se Ballkanit. Nese kjo nuk arrihet, integrimi yne do te mbetet i rrezikuar.



Europa Jug-Lindore po perjeton nje realitet te ri politik dhe ekonomik. Te gjitha Qeverite e rajonit jane zgjedhur nepermejt votes se lire. Te gjitha shtetet kane vendosur te behen anetare te organizmave Euro-Atlantike. Vetem dy muaj me pare Komisioni hapi driten jeshile per fillimin e negociatave mbi marreveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Republikes se Shqiperise, duke pasuar keshtu marrveshjen e NATO-s dhe Keshillit te Europes. Kjo eshte nje fitore historike per 12 vitet e pluralizmit ne Shqiperi, sepse pas pese shekujsh ne po kthehemi ne ambjentin tone natyral, ne vendin qe na takon: ne Europe. Te njejten rendesi ka ky fakt edhe per te gjitha vendet e tjera qe kane hyre ne kete proces. Sidoqofte, duke patur parasysh procesin e zgjerimit si thjesht permbushjes se standarteve dhe kondicionaliteteve, pamja e procesit te zgjerimit i ngjan akoma nje gare individuale per anetaresim ne Bashkimin Europian. Duhet te kemi parasysh se hyrja ne BE do te jete nje proces i gjate edhe per ato vende qe kane bere tashme nje progres te konsiderueshem. Sidoqofte, i gjithe procesi i afrimit, do te mbetet i rrezikuar nga fqinje me te dobet dhe bashkepunim i pamjaftueshem.

Kam bindje te plote se vendet e Ballkanit duhet te veprojne per te bashkerenduar perpjekjet e tyre ne nje rryme te vetme sipas nje "acquis communitaire" te BE-se pershtatur me specifikat rajonale dhe qe do te percaktoje nje Karte Rajonale te te drejtave dhe detyrimeve per vendet tona. Zonat e tregtise se lire, Bashkimet Doganore, apo krijimi i Shengenit Rajonal, mund te jene disa aksione konkrete per te realizuar kete qellim. Veprime te tilla, te shoqeruara me nje perfshirje te devotshme ne projektet e zhvillimeve te medha, sic eshte korridori Veri-Jug dhe Lindje-Perendim, padyshim do te ridimensionojne infrastrukturen e tregjeve tona; gjithashtu do te krijojne struktura te perbashketa per te luftuar krimin e organizuar, trafikimin ilegal dhe sigurine ne rajon. Kjo skeme mund te diskutohet ne te gjithe detajet e saj dhe te orkestrohet nga perfaqesues te institucioneve rajonale te ngritura per kete qellim. Ne frymen e integrimit, kufijte me lehtesisht te kalueshem dhe te sigurte jane te nje rendesie te dores se pare nese do te duam te ndertojme modele te perbashketa te vlerave dhe integrimit Europian.

Ndersa krimi i organizuar shtrin doren pertej kufijve, ai paraqet nje kercenim serioz ndaj te gjitha vendeve tona. Une propozoj se ne duhet t'i pergjigjemi me lufte atij duke krijuar nje Task Force rajonale, e cila do te mobilizoje te gjitha burimet e gatshme e forcave ushtarake dhe policore. Ndersa kriminelet ne rajonin tone arrijne te merren vesh lehte me njeri-tjetrin, ne nuk duhet te humbim kohe per te forcuar strukturat tona per te konsoliduar ligjin, paqen, sigurine dhe te pershpejtojme integrimin per te gjithe rajonin.

Une besoj se se bashku me koleget e mi, ne mund ta realizojme kete, dhe te thellojme bashkepunimin politik, ekonomik dhe shoqeror midis vendeve ne rajon. Dimensioni i ri i integrimit Ballkanik, te cilit i duhet te ece larg ndarjeve ideologjike dhe nacionaliste, eshte boshti baze i integrimit me te gjere rajonal. Ne nuk na duhet te ri-shpikim, ne duhet vetem te perqafojme me guxim nje model te testuar per me shume se nje gjysem shekulli, ate te BE-se. Shqiperia eshte e vendosur te jape kontributin e vet ne kete proces.



* Fjala e mbajtur ne Forumin e gazetes "The Ekonomist" ne Athine