Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 137

Tema: Afsh!

  1. #71
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Sot natyra ka marrė njė pamje parajsore dhe na mundėson tė marrim frymė lirshėm. Tek po e vėshtroja tė veshur me petkun e saj tė ri jeshil, pėr pak do tė thoja “Jeta ėshtė e bukur”. Por, jo gjithmonė sytė reflektojnė shpirtin. Sot jam zgjuar e shqetėsuar, minutat dhe orėt qė kalojnė mė shqetėsojnė akoma mė shumė. Unė s’di ku jam nisur dhe ku do tė vete, aq sa e ndjej se si rrotullohem nė njė vend. Kurrė se kam bėrė njė gjė tė tillė. Akoma pa pirė kafenė e mėngjesit, dola tė sodisja natyrėn, tė flisja me tė, kisha shumė nevojė. Por, ose unė isha e shurdhėr ose ajo ishte memece. Qėndronim dhe shkionim njėra tjertėn. Dhe nuk ndodhi as njėra as tjetra. Unė e dėgjoja pėrderisa ajo mė fliste nė heshtje dhe nganjėherė lėnkundte dhe kokėn. Tė gjitha mesazhet qė mi pėrcillte kishin tė bėjne me vdekjen time. U rrėnqetha. E ndjeva aq afėr, e ndjeja si me hudhin tokėn mbi suratin tim dhe mė flisnin ca rreshta nė njė gjuhė qe se kuptoja. Pse vallė duhet tė pėrfundoj kėshtu? Rruga ime s’duhet tė mbarojė kėtu. Rruga ime ėshtė mbi tokė, ku puthitet edhe parajsa edhe ferri. E di qė jam vetėm njė copė mish, e di qė s’jam e pėrjeteshme, megjithatė e di edhe se nuk dua tė pėrfundoj nėn dhe. Nuk i perkas. Dua tė vazhdoj tė jem pjesė e pandarė e jetės, dua tė digjem, dua hiri im tė shpėrndahet gjithandej. Nuk ėshtė me rėndesi se ē’thonė fetė apo ligjet. Unė dua tė jem shpirt i lirė.
    ti je nje shpirt i lire...shpirtrat e lire takohen gjithmone,dhe ne largesi.

    shpirtrat e burgosur jo,dhe afer fare te jene.

  2. #72
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    ...
    Drania: -Mirėserdhe. Ulu!
    Kėshilli miratoi kėrkesėn tuaj. Kam edhe disa pyetje formale pėr ju dhe besoj qė pėrgjigjet tua nuk do tė ndikojnė nė vendimin pėrfundimtar. Vulosjen e mirėseardhjes. Mos u brengos e dashur. Tė gjitha e kanė kaluar kėtė sfidė. Ajo qė na bėri pėrshtypje nga kėrkesa juaj, ishte shumė prekėse. Ku e keni takuar djallin?!
    Oreada: -Nė shtėpinė time.
    Draina: -Ėhė, edhe…?
    Oreada: -Kishte fytyrė femre. Kishte lindur katėr vite pėrpara meje. Kur nėna mungonte ajo kujdesej pėr mua. Kur ajo mbushi pesėmbėdhjetė, takoi njė djalė. Dhe ai shpesh vinte tek shtėpia jonė. Mua s’mė pėlqente aspak. Andaj pėr te mbajtur gojėn time tė mbyllur, ata abuzuan me mua pėr shumė vite me rradhė.
    Draina: -Nė ē’mėnyrė?
    Oreada: -Tė gjitha. Shpirtėrore dhe fizike. Shumė shpesh zgjohesha natėn nga ulėrimat e saj. Ēdo qėllim e arrinte nė kėtė mėnyrė. Njė hėrė mė dogji trupin me ujė tė vėluar, njė herė me hodhi shkallėve. Shenjat akoma i kam nė trup. U rrita nėn hijen e saj, gjithnjė e heshtur.
    Draina: -Do tė kemi kohė pėr detajet. Qė tani tė shoh si pjesė e jona. Por kur u rrite e dashur, nuk u bėre e zonja e vetes tėnde, ia the dikujt?
    Oreada: -Isha e suksesshme vetėm nė shkollė, ndėrsa nė shtėpi isha vetėm njė frymor i tepėrt. Shpesh herė mundohesha tė flisja. Por, askush nuk mė besonte. Ajo kishte mbuluar fytyrėn me petk ėngjullor.
    Draina: -Po ajo ē’bėnte?
    Oreada: -Ajo merrej me biznes bashkė me burrin e saj. Gėnjyen, shkelėn, tradhėtuan dhe arritėn nė majen e suksesit. Sėrish isha dėshmitare e heshtur. Pastaj, i blenė tė gjithė, edhe prindėrit e mi. Paraja tė bėn tė fortė, kėtė e dija, por paraja tė blejė dhe dashurinė kėtė e mėsova nga ajo. Pėrsėri mbeta nėn pushtetin e saj.
    Draina: -Provove tė dashurosh?
    Oreada: -Nuk takova njė njeri tė mirė. Vetėm njerėz.
    Draina: -Pėrse zgjodhe komunitetin tonė?
    Oreada: -Jeta mė dha vetėm dy rrugė. Nuk dėshiroja qė mishi im tė ishte ushqim djajsh. Dua tė ndihmoj, ashtu si ē’bėni dhe ju.
    Draina: -Dicka tjetėr qė do tė thuash?
    Oreada: -Nuk jam e virgjėr.
    Draina: -Mbetem e shurdhėr… Maria do tė tė shoqėrojė deri tek dhoma juaj. Formalitetet tjera do t’i bėjmė nė darkė.
    Oreada: -Amin!
    ...
    stil i jashtezakonshem,proze e persosur.

  3. #73
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    gji i zhveshur,i zbehur ne driten e vet
    asnje fjale nuk ben jehone ne nate
    asnje frymemarje nuk prek me kohen e saj
    veshtronte gjate syte qe qanin
    ne nje pasqyre te quajtur
    "projekt hyjnor"
    -shume shpesh zemra e saj ndalonte per nje ēast-
    asnje vuajtje nuk kulloi me ne gjoksin e saj
    nuk ka me hapesire per dhimbjen
    ...as dridhje ne kofshet e saj
    ka humbur harmonine,gjethe dhe lule
    dhe tani ky trung nuk eshte veēse nje tra
    degjon te gelltitet nga gjuhet e flakes
    nga i cili ne nje kohe te humbur i kishte dhuruar frymemarje
    [me nguli thiken ne gryke me qeshjen e saj te paqete]
    ajo arratiset ne male...dhe kendon ēmenduri
    ka delirin qe i pushton gjithe koken
    ...asaj ju dhurua tehu i kohes
    per te prere rrugen e eres
    hije,spekter mozaiku i shperbere nga toka
    kafshon gishtat per te gervishtur torturen
    por eshte toka pa naten
    ..dhe dita pa driten
    vetem nje engjell i shperbere ne frike ekstreme
    qe ngadale zhvesh lekuren
    ka fytyren te vulosur plot me shenja
    dhe zemren qe vret ne ēdo rrahje
    nuk ka mbetur me prej saj asgje prej gruaje
    as e bardha e zbehte,ngjyra e pritjes
    del nga goja cdo gje qe mbetet nga mishi
    perkedhel kofshet e saj
    ...dhe zhytet ne delir

    [thunderstruck....9.janar.2008]

    ps.per ty qe thith ēdo germe te ketyre vargjeve,per ty qe njeh dhe skutat me te thella te shpirtit tim

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar land pėr postimin:


  5. #74
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    endrra
    kujtime
    precipitojne,
    te dobeta
    fruta te pjekura.

    mendime,
    qe vendosen,
    mbi duar te ftohta bosh.

    zbuloj deboren,
    pa uje.
    e shkrire nga dielli

    (thunderstruck21.07.2008)

  6. #75
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    sa fjale dalin
    nga buzet e tua...
    si gjethe te zverdhura
    qe bien nga nje peme
    gjysem e kalbur..

    si nata e nje kenge
    romantike
    gervisht veshet e mi
    duke premtuar shpresa boshe...

    ja....atje poshte!

    mund ti shikoj...
    te pikturuara nga dora e nje mjeshtreje
    me boje te kuqe!

    mund ti degjoj
    mund ti shoh
    mund ti prek...
    ...te shkruara ne librin e jetes time

    (thunderstruck21.07.2008)

  7. #76
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    bukur L.....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #77
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Nuk ishte dielli qė lėvizi, por ishte era qė fryu njė tufė re tė ngrysura dhe sollėn papritur atė dizgė shi. Disa pushues nuk u trazuan, u pėlqente tė bėnin dush natyror nė dallgėt e liqenit, qė lehtė fėrkonin trupin e tyre. Disa tė tjerė vraponin tė mblidhin fėmijėt, ēadrat, plaēkat e t'ia mbathnin sa mė shpejtė. Edhe ne vrapuam pėr tek vetura jonė. Ishte krijuar njė gjendje kaotike. Kėshtu bėhet vetėm kur bie shi me rrėshekė dhe kur mbahen mitingje politike. Njerėzit lėvizin si tė dehur, tė ēorroditur. Ngaqė nuk dinė ku janė dhe ku duhet tė shkojnė. Kolona kishte arritur deri nė qytet. Ishte e pamundur tė ēanim rrugėn. Andaj, unė ktheva timonin kah njė rrugicė dhe e dija shumė mire se ku do tė na shpiente. Shoqja ime vonė e kuptoi qė unė kisha humbur rrugėn, por kjo nuk ishte e vėrtetė. Unė isha nisur pėr tek fshati i tė kaluarės time, tek vend i dallėndysheve, qė tashmė kishin migruar dhe s’kishin lėnė as edhe njė pupėl tė vetme. Pėrpos mallkimit. hijeve dhe fantazmave. Kanė kaluar shumė vite qė aty mė s’ka jetė. Tė rinjtė e braktisėn, pleqtė vdiqėn. Pėrgjatė rrugės ajo mundohej t’mė bind qė tė ktheheshim, ai vend nuk i fliste asgjė. As qė e degjoja. Unė mė veē kisha shkelur pragun e tė kaluarės dhe gjithēka vėshtroja me sytė e fėmijėrisė. Fshati ishte po ai, po me atė emėr, po ato rrugica, po ato drita qė tashmė ishin ndezur nga hija e pėrhirtė. Shiu kishte pushuar. Por retė akoma mbulonin diellin dhe kishin thurur njė velo tė ngrysėt, nga ditė nė natė. Nganjėherė edhe bubullonte. Shoqja ime kishte frike dhe vendosi t’mė priste nė makinė. Disa herė mė pėrsėriti tė mos vonohesha, ndėrsa unė me padurim prisja t’i afrohesha shtėpisė sė gėzimeve dhe kujtimeve. Por, jo vetėm unė kisha ndryshuar. Gjithēka kishte ndryshuar. Liqeni nuk dukej mė nga kallėmėt murranė. Mollat dhe kumbullat qė dikur mė shijonin fort, ishin tharrė. Ai vend kishte vdekur. Shpirtėrat sorolateshin lirshėm ngaqė varret i kishin larg. Tė ngecur nė mes dy botėve, as kėtu, as atje. Mezi dallova shtėpinė, ishte mbuluar nga shkurret kacavarėse. Rrugica e hollė me pllaka, qė dikur e laja ēdo ditė, ishte thurur si rrjetė marimange nga kullosat e egrra. U shtanga tek porta duke vėshturar. Nuk kisha nga tė hyja, e shtyja portėn fort, me tėrė fuqinė time, por ajo mė kundėrshtonte. Ishte gozhduar. Sapo u nisa tė kėrcej mbi gardh, dėgjova zėrin e gjyshit tim. “Mos! Sa herė tė kam thėnė kujdes nga gjarpėrrijtė.” U rrėnqetha nga zėri i tij, ktheva kokėn ta kėrkoja nga mė fliste, por asgjė nuk dukej. Kishte vetėm mjegull e turbullirė. “Eja, tė thėret gjyshja, llokumet janė gati” mė foli pėrsėri. Tashmė porta ishte hapur, pllakat e rrugicės shkėlqenin, aroma e llokumeve kundėrmonte gjithandej. Gjyshja dhe tezja Nurie ishin ulur nė verandė dhe me buzėqeshnin. Ndjeva shumė mall, oh sa shumė mall. Vrapova drejt tyre qė ti pėrqafoja fort, por zilja e celularit mė riktheu nga pėrhumbja ime e vragshme. ”Kthehu, ky vend ėshtė i mallkuar.” ishte shoqja e tmerruar. Edhe unė dridhesha si fletėt e plepit, pėrderisa tėrhiqja kėmbėt pėr tek vetura. Jo nga frika, por nga zhgėnjimi vrasės. Fėmijėria ime kishte vdekur bashkė me bukuritė e saj. Kisha mbetur vetėm unė me dhembjet e jetės, e bėrė xurxull. “Ikim, shpejtė” i thash. Ktheva kokėn pėr ta parė pėr tė fundit herė. Ishte vetėm tezja Nurie qė na shikonte e pėrshėndette nga dritarja e dhomės sė saj. Ajo kishte njėmbėdhjetė vite qė kishte vdekur.
    nje prej tregimeve me te mira qe kam lexuar... ;
    pahetueshem- estetikisht-artistikisht, deperton ne mendjen e lexuesit, ngjall emocionin gradualisht, te fut brenda, te amorf-izon, te jep formen, te dergon larg, te kthen ne aktualen...te jep komplet atmosferen-dramen e brendeshme-dikotomine ne subjekt te personazhit, te fut thelle aty, te nzjerr dhe lotet...
    ky esht ART, me nje fjale.
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ABSOLUTE pėr postimin:


  10. #78
    Kush mė mer ėndėrrėn
    heshtje e pathėn
    ti vetvete, qe me vret pa meshire
    fije bari pa uje, qe e digjesh ngadal
    ėndėrrat janė ndjenjė,
    jane klithmė e shurdhėr,
    errėsirė e pafund, ku ajo nuk ėshtė…,
    Ka ikur
    Ka ikur…

    O ėndėrr e harbuar, s’mund tė tė ndal,
    Pse mė ngulfat, pa mėshirė…
    Pse me vjen, dua te vdes dhe pa ty!
    Ajo ka ikur,
    Ka ikur
    Me shiun e atij muzgu.

    Larg, shumė larg ėsht…..
    Ne ket zbrazetire, askund nuk duket…
    E mori nata dhe se ktheu kurre me…
    Ka ikur,
    Ajo ka ikur,
    Si ky gjeth i mekur, qe bie ne ket,
    ….Vjeshte…,m’ėsht bėr kjo zemer…
    Ajo ka ikur,
    Ka ikur
    Me shiun e atij muzgu….

    Dhe ti enderr, prap me vie pa meshire
    T’me vrasesh me makthin e saj…,
    ka ikur me valet e detit,
    Ka ikur,
    me perendimin e diellit,
    kur ret, mberthyen qiellin,
    Ne ate muzge me shi,
    Asnjėher s’preka trupin e saj
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  11. #79
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Sot gjithe diten ka rene shi.......E vetme,kam qendrua dhe sodit liqenin nga xhamat e makines.
    Veshtrimin e kam ngulitur te pikat e shiut.Disa perplasen ne xham ,te tjerat treten ne ujin e pafund te liqenit.
    Ato mbi xham, i shof ne ngjyre blu.......interesant.......ato kane te njejten ngjyre te ndenjes time......A mos valle e kuptojne, ate, cka mua me shqeteson?
    Dhe si per cudine time dhe kenga ne vazhdim ishte...o mami mami blu.....
    U ndjeva e lumtur se mu duk sikur te gjithe jetonin me ndjenjen time.......dhe kjo ma zbuti dhimbjen.
    Wild and crazy can't be lazy

  12. #80
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    e coptuar zemra dhe truri
    nga nje afeksion i vdekur,
    me lote mbolla pasionin
    dhe mbi driten e forte hodha erresiren.
    ripreka jeshilen e gjetheve
    pergjate rruges ne kte ecje te shkurter.
    duke mbledhur nje thes me ndjenja te thyera si copa xhamash
    mendimet e mia te lodhura dhe te shkaterruara
    programi ndryshoi

    (thunderstruck21.07.2008)

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar land pėr postimin:


Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •